Mu për këtë, ne vendosem qe si përkujtim për vete dhe vëllezërit tanë, te përgatisim një artikull modest, nga i cili do te kenë dobi tërë muslimanët, e ne veçanti ata qe do ta mësyjnë Qabenë e lavdishme. Artikulli ynë nuk është përshkrues i ritualit, jo, ai me tepër ka te beje me stimulime dhe nxitje për vizitën e tij, mirësitë dhe dobitë e tij, mësimet, këshillat dhe urtësitë qe përfitohen prej, dispozita përkitazi me te, e gjera te ngjashme.
Qabeja është vend më i mire në sipërfaqen e tokës, te cilën e dalloi Allahu, siç thotë:
" وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ
Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, ". (Kasas, 68)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" والله، إنّك لخير أرض الله، وإنّك أحبّ أرض الله إلى الله، ولولا أني أُخرجتُ منك ما خرجت
Pasha Allahun! Ti je vendi me i mire i Allahut, ti je vendi me i dashur i Allahut tek Allahu, dhe sikur te mos me nxjerrin banoret tu prej teje (me dhune) kurrë nuk do te lija". (Ahmedi dhe Tirmidhiu)
Mekka është vend i shtëpisë se Allahut.
Në Mekke gjendet shtëpia, e cila është shtëpi e Allahut, ne te cilën adhurohet dhe nuk i përshkruhet shok. Thotë Allahu:
"ِإنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكاً وَهُدىً لِلْعَالَمِينَ
Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin". (Ali Imran, 96)
"وَأَذِّنْ فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالاً وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِنْ كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ
Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta". (Haxh, 27)
Qabeja është ndërtuar nga Ibrahimi, alejhi's selam.
Sigurisht se njeriu për ta arsyetuar bukurinë e shtëpisë, veturës, punimit, etj, do te thoshte "Po këtë e ka ndërtuar-punuar-shkruar filani", dhe ne, muslimanët, themi se këtë shtëpi te madhërishme e ka ndërtuar njeri nga te dërguarit e Allahut, i shquar dhe dominuar prej Allahut me epitet te larta, si: baba i pejgamberëve, i dashur i Allahut (Halilu'rr Rrahman), ummet, njëri nga ulul azmi-t, ai është Ibrahimi, alejhi's selam se bashku me të birin, Ismailin, alejhi's selam. Thotë Allahu:
" وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَذَا بَلَدًا آَمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آَمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآَخِرِ قَالَ وَمَنْ كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَى عَذَابِ النَّارِ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (127) رَبَّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِنْ ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُسْلِمَةً لَكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَا إِنَّكَ أَنْتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ (128) رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آَيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".
127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.". (Bekare, 125-129)
Vjetërsia e Qabesë.
Thotë Allahu:
" إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكاً وَهُدىً لِلْعَالَمِينَ
96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin". (Ali Imran, 96)
Ka thënë Ibni Kethiri:
"Allahu na lajmëron se shtëpia e pare e vene ne toke për adhurim për te gjithë njerëzit, te cilën e bëjnë tavaf, falen ne te dhe bëjnë I'tikaf ne te është ne Mekke, respektivisht Qabeja, te cilën e ndërtoi Ibrahimi, alejhi's selam…".
Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Dherr'rri se ai ka thënë:
"قلتُ: يا رسولَ الله، أيُّ مَسجِد وُضِع في الأرض أوَّلُ؟ قال: "الْمسْجِدُ الْحَرَامُ". قلت: ثم أَيُّ؟ قال: "الْمسجِدُ الأقْصَى". قلت: كم بينهما؟ قال: "أرْبَعُونَ سَنَةً". قلتُ: ثم أَيُّ؟ قال: ثُم حَيْثُ أدْرَكْت الصَلاةَ فَصَلِّ، فَكُلُّهَا مَسْجِدٌ
E pyeta te dërguarin e Allahut: Cila është xhamia e pare e ndërtuar ne toke? Tha: Qabeja. Pastaj cila? Tha: Mesxhdi Aksaja. Thashë: Sa ka ndërmjet tyre? Tha: 40 vite. Thashë: Pastaj cila? Tha: Kudo që të të zë namazi falu ngase ajo (toka) e tëra është xhami". ([1])
Ibni Ebi Hatimi rrëfen se Aliu ka thënë ne koment te këtij ajeti (Ali Imran, 96):
" كانت البيوت قبلة، ولكنه كان أول بيت وضع لعبادة الله
Shtëpitë ishin kible ndërsa Qabeja është shtëpia e parë për adhurimin e Allahut".
Sudiu mendon se Qabeja është shtëpia e pare e ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës, si për adhurim po ashtu edhe si ndërtesë.
Disa thonë se Qabeja nuk është shtëpia e vene e pare ne toke porse vendi net e cilin është vendi ku për here te pare është ndërtuar shtëpi ne toke.
Disa kane thënë se kjo nuk është shtëpia e pare e ndërtuar ne toke, jo, por është shtëpia e pare e ndërtuar për adhurim ngase para saj ne toke kishte shtëpi te shumta. Është rrëfyer se kur Aliun e kishte pyetur një njeri:
" ألا تخبرني عن البيت؟ أهو أوّل بيت وُضع في الأرض؟
A nuk me tregon diç për Qabenë se a është shtëpia e pare ne toke?, kishte thënë:
لا ولكنه أول بيت وضع في البرَكة مقامِ إبراهيم، ومن دَخَله كان آمنًا
Jo, ajo është shtëpia e pare e vene ne begati ne mekamin e Ibrahimit, dhe ai, qe hyn ne te është i sigurte".
Ngjashëm me këtë ka thënë edhe Metari, i cili thotë:
" قد كانت قبله بيوتٌ، ولكنه أول بيت وُضع للعبادة
Ka patur shtëpi edhe para saj porse Qabeja ehte shtëpia e parë për adhurim".
Janë rrëfyer thënie te ndryshme përkitazi me ndërtimin e Qabesë, te cilat ne do t'i sjellim ne forme përmbledhëse:
Është ndërtuar para se te krijohen shtate pale toke, te cilat me pas janë vene nen te,
Allahu e ka krijuar Qaben 2000 vjet para se ta krijoi token ndërsa Arshi i Tij ishte mbi ujë,
Allahu se pari krijoi Qabën e pastaj vendosi token nen te,
Allahu krijoi Qabën paralel me token kështu qe si krijoi token e vuri ne te Qabën,
Ajo është shtëpia e pare e vene ne toke, rreth te cilës bene tavaf Ademi, alejhi's selam dhe njerëzimi më pas,
Qabeja ka zbritur se bashku me Ademin prej Xhennetit, rreth se cilës ai beri tavaf. Kur ndodhi tufani, ku u fundos populli i Nuhut, alejhi's selam, Allahu e ngriti atë dhe e pastroi ne mënyrë qe te mos e godet dënimi i banoreve te tokës. Ajo u be Bejtu'l Ma'muri ne qiell derisa erdhi Ibrahimi, alejhi's selam, i gjeti gjurmët e saj dhe e ndërtoi ne po ato themele.
Ebu Xha'feri mendon se thënia me e qëlluar është ajo qe Allahu përmendi ne ajet se ajo është shtëpia e pare e ndërtuar për adhurim.
Kanë polemizuar se kush e ndërtoi i pari Qabenë:
Melaiket para Ademit,
Ademit, alejhi's selam,
Thuhet se Ademit e ka ndërtuar nga pese kodra: Kodra Hira, Turi Sina, Turi Zejt, kodra e Libanit dhe kodra El Xhudijj. Ky mendim është i çuditshëm (i pasigurte)
Është thënë se i pari e ka ndërtuar Shiti, alejhi's selam, i biri i Ademit, alejhi's selam.
Sido qe te jete, këto mendime janë te transmetuara nga ithtarët e librave qiellore dhe janë te natyrës, qe as nuk bën te vërtetohen dhe as te mohohen përderisa nuk ka ndonjë tekst qe vërteton autenticitetin apo dobësinë e tyre.
Siguria e Qabesë.
Thotë Allahu:
" وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ
126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave ". (Bekare, 126)
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ الَّذِي جَعَلْنَاهُ لِلنَّاسِ سَوَاءً الْعَاكِفُ فِيهِ وَالْبَادِ وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ
25. S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët". (Haxh, 25)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَوْمَ الْفَتْحِ فَتْحِ مَكَّةَ لَا هِجْرَةَ وَلَكِنْ جِهَادٌ وَنِيَّةٌ وَإِذَا اسْتُنْفِرْتُمْ فَانْفِرُوا وَقَالَ يَوْمَ الْفَتْحِ فَتْحِ مَكَّةَ إِنَّ هَذَا الْبَلَدَ حَرَّمَهُ اللَّهُ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فَهُوَ حَرَامٌ بِحُرْمَةِ اللَّهِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَإِنَّهُ لَمْ يَحِلَّ الْقِتَالُ فِيهِ لِأَحَدٍ قَبْلِي وَلَمْ يَحِلَّ لِي إِلَّا سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ فَهُوَ حَرَامٌ بِحُرْمَةِ اللَّهِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَا يُعْضَدُ شَوْكُهُ وَلَا يُنَفَّرُ صَيْدُهُ وَلَا يَلْتَقِطُ إِلَّا مَنْ عَرَّفَهَا وَلَا يُخْتَلَى خَلَاهَا فَقَالَ الْعَبَّاسُ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِلَّا الْإِذْخِرَ فَإِنَّهُ لِقَيْنِهِمْ وَلِبُيُوتِهِمْ فَقَالَ إِلَّا الْإِذْخِرَ
Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë ditën e çlirimit te Mekkes: Nuk ka migrim me prej Mekkes por ka xhihad dhe nijet. Nëse iu thërret udhëheqësi për lufte (jashtë Mekkes) përgjigjuni atij…Këtë vend e ka bere të shenjte Allahu ditën kur krijoi qiejt dhe token. Ai është i shenjte (i ndaluar për ta përdhosur) me shenjtëri prej Allahut deri ne Ditën e Kijametit dhe se lufta nuk i është lejuar askujt para meje dhe as mua, me përjashtim te një pjese te vogël te ditës.
Ai është i shenjte me shenjtëri prej Allahut deri ne Ditën e Kiametit; nuk prehen ferrat e tij, nuk trembet gjahu i tij, nuk merret sendi i gjetur përveç nëse e njeh atë dhe nuk pritet bari i tij. Ibni Abbasi e pyeti: Përveç idh'harit ([2]) ngase ai është për farkëtarët dhe shtëpitë e tyre. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Pra përveç idh'harit (ky lejohet te prehet)". ([3])
Hixhreti (migrimi) nga Mekka ne Medine para çlirimit te Mekkes ishte obligim, por pas çlirimit, ky obligim ra ngase Mekkeja u be vatër islame. Kjo sa i përket migrimit nga Mekka, ndryshe migrimi nga vendet joislame, ku feja nuk praktikohet lirshëm, mbetet detyrim deri ne Kiamet. Ja disa komente te dijetareve rreth hixhretit:
Pas çlirimit te Mekes, Mekeja është bere vatër islame kështu qe me nuk ka nevoje te lëshohet nga frika e pabesimtareve.
Nuk ka hixhret qe ka vlere siç ka patur hixhreti prej Mekkes ne Medine ne kohen e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, siç thotë Allahu:
" وَمَا لَكُمْ أَلَّا تُنْفِقُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لا يَسْتَوِي مِنْكُمْ مَنْ أَنْفَقَ مِنْ قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ أُولَئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِنَ الَّذِينَ أَنْفَقُوا مِنْ بَعْدُ وَقَاتَلُوا وَكُلّاً وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَى وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
E, ç'keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni". (Hadid, 10)
***
" إن إبراهيم حَرَّم بيت الله وأمَّنَه وإني حرمت المدينة ما بين لابتيها فلا يُصَادُ صيدها ولا يقطع عضاهها
Ibrahimi e ka shenjtëruar Mekken dhe e ka siguruar atë ndërsa unë e kam shenjtëruar Medinën kështu qe çdo gjë, qe ehte ne mes dy vijave (harr'rreve ne lindje dhe perëndim) nuk lejohet as te trembet gjahu dhe as te priten ferrat".
Meqë ne hadithin e lartpërmendur citohet se ajo është shenjtëruar prej Allahut te Madhëruar ndërsa këtu nga Ibrahimi, alejhi's selam, dijetaret për përputhjen e këtyre haditheve kane dhënë këto mendime:
Ajo ka qene e shenjte prej kur Allahu krijoi qiejt dhe token porse shenjtëria e saj iu fsheh njerëzve derisa erdhi Ibrahimi, alejhi's selam dhe e shpalli atë. Ky njehnit është mendimi me i qëlluar.
Ajo deri ne kohen e Ibrahimit, alejhi's selam nuk ishte e shenjte kështu qe me ardhjen e tij ajo merr këtë status.
" لا يحل لأحد أن يحمل بمكة السلاح
Në Mekke askush nuk lejohet të bart armë".
" إن إبراهيم كان عبد الله وخليله وإني عبدُ الله ورسوله وإن إبراهيم حَرَّم مكة وإني حرمت المدينة ما بين لابتيها، عضاهَها وصيدَها، لا يحمل فيها سلاح لقتال، ولا يقطع منها شجرة إلا لعلف بعير
Ibrahimi ishte rob i Allahut dhe i dashur i Tij ndërsa unë jam rob dhe i dërguar i Allahut. Ibrahimi e shenjtëroi Mekken ndërsa shenjtërova (bëra te ndaluar) Medinën, respektivisht atë, qe është brenda zonës se Labitejve (harr'rreve ne lindje dhe perëndim), ferrat dhe gjahun. Nuk bartet arma për mbytje dhe nuk priten pemët-drunjte (barishtet) e saj përveç për ushqim (sane) deveje".
Dijetaret islame janë dakorduar për ndalimin e prerjes se drunjve, te cilët nuk i mbjell njeriu por polemizuan për drunjte, qe i mbjell njeriu.
Maliku thotë se njeriu kështu bën mëkat por nuk ka nevoje për shpagim,
Ebu Hanife dhe Shafiu thonë se duhet shpagim porse Shafiu mendon se për pemën e madhe duhet dhënë një lope ndërsa për pemën e vogël një dele. Ngjashëm me këtë ka thënë edhe Imam Ahmedi.
Ebu Hanife thotë se duhet dhënë vlerën e saj-pemës. Shafiu mendon se vlera jepet për barin e haremit-zonës se shenjte, ndërsa nëse lopa han barin kjo lejohet, sipas tij, derisa Imamët Ebu Hanife, nxënësi i tij, Muhammedi dhe Imam Ahmedi, nuk pajtohen me te. Këta thonë se nuk lejohet.
Kështu nuk lejohet as gjahu i Mekkes, respektivisht zonës se shenjte. Disa thonë se nëse gjahu ik dhe hyn ne zonën shenjte atëherë lejohet therja e tij. Ndërsa Ebu Hanife dhe Imam Ahmedi kane thënë se kjo gjë nuk lejohet. Sipas tyre gjahu ndalohet përherë dhe ne çfarëdo rrethane qofte njeriu (muhrim apo jo). Nëse e vranë gjahun duhet dëmshpërblim.
"عن أبي هريرة، رضي الله عنه، قال: كان الناس إذا رأوا أول الثمر، جاؤوا به إلى رسول الله صلى الله عليه وسلم، فإذا أخذه رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: "اللهم بارك لنا في ثمرنا، وبارك لنا في مدينتنا، وبارك لنا في صاعنا، وبارك لنا في مُدِّنا، اللهم إن إبراهيمَ عبدُك وخليلك ونبيك، وإني عبدك ونبيك وإنه دعاك لمكة وإني أدعوك للمدينة بمثل ما دعاك لمكة ومثله معه" ثم يدعو أصْغَرَ وليد له، فيعطيه ذلك الثمر. وفي لفظ: "بركة مع بركة" ثم يعطيه أصغر من يحضره من الولدان
Ebu Hurejre transmeton: Kur njerëzit shihnin frutat e pare te pemëve ia sillnin Pejgamberit disa dhe ai kur i merrte lutej O Allahu ynë! Na jep bereqet ne frutat tone, ne beko Medinën tone, na beko sain dhe mundin (njësi matëse) tone.
O Allahu ynë! Ibrahimi ishte robi, i dashuri dhe pejgamberi e edhe unë jam robi dhe pejgamberi yt. Ai te luti për Mekken ndërsa unë te luta për Medinen ngjashëm siç te luti Ibrahimi për Mekken dhe një here me shume (te lus unë për Medinën). Pastaj thërriste fëmijën me te vogël dhe ia jepte ato fruta. Ne një version: "Bereqet me bereqet", pastaj ia jepte ato (frutat) fëmijës me te vogël. (Muslimi)
" إن هذا البلد حَرَّمه الله يوم خلق السموات والأرض، فهو حرام بحرمة الله إلى يوم القيامة. وإنه لم يحِل القتال فيه لأحد قبلي، ولم يحل لي إلا ساعة من نهار، فهو حرام بحرمة الله إلى يوم القيامة
Këtë qytet e ka shenjtëruar Allahu ditën ku krijoi qiejt dhe token. Ai, me shenjtëri te Allahut, mbetet i shenjte gjer ne kiamet...". (Muslimi)
Ushtria e Ebrehese kishte ardhur me elefantë ta shkatërronte Qaben e ndritur. Kur u afruan afër Mekkes, Allahu, subhanehu ve teala, ua dërgoi disa shpeze, te cilat i sulmonin me gurë te ndezur flake duke mbetur përfundimisht sikurse pema e krimbur.
Allahu, subhanehu ve teala, kishte obliguar nje shpend te caktuar për një ushtarak te caktuar; te cilin do ta gjuante me këtë guri qe trupin e tij dhe te elefantit do t'i digjte për te rene te vdekur/ngordhur qe te dy ne te njëjtën kohe.
Një ushtar kërceu nga shpina e elefantit te tij dhe iku e u fsheh ne Qabe. Ky shpend, i cili e kishte për obligim ta mbys këtë njeri qëndroi ne dege te një pemeje dhe priste. Shkuan shpendët tjera dhe u qetësua vendi. Doli njeriu duke u përvjedhur dhe shikonte ne qiell. Mendoi se shpëtoi por me te dalur nga zona e Haremit, vendit ku ndalohet mbytja, shpendi nxitoi dhe e sulmoi me guri duke rene njeriu menjëherë i vdekur për toke. Ja kështu u realizua fjala e Allahut, subhanehu ve teala:
" وَمَنْ دَخَلَهُ كَانَ آمِناً
dhe kush hyn në te, ai është i sigurt ". (Ali Imran, 97)([4])
Edhe një gjë, qe duhet përmendur, ne mënyrë qe te mos keqkuptojmë. Edhe pse Qabeja dhe Medineja janë te shenjta megjithatë njeriu qe bën krime e strehohet ne këto vende nuk do te thotë se ka siguri. Kur Amr b. Seidit i ishte përmendur hadithi për shenjtërinë e Mekës, qe ne përmendëm disa here pak me larte, here si tërësi e here si pjese-pjese, ai kishte thënë:
" إن الحرم لا يعيذ عاصيا و لا فارا بدم و لا فارا بخربة (بلية)
Haremi (vendi i shenjte) nuk mbron mëkatarin, vrasësin dhe as kriminelin". (Buhariu)
Allahu largon te keqen prej Mekkes, Qabës.
Në Kur'an thuhet:
" جَعَلَ اللَّهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِلنَّاسِ
All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz". (Maide, 97)
Ne koment te këtij ajeti është thënë:
"Për hire te madhërimit te kësaj shtëpie, Allahu ua largon te keqen. Ibni Abbasi ka thënë: Sikur njerëzit te mos e bënin haxhin, Allahu do t'ua hidhte qiellin mbi koke…".
Vizita e Qabesë shkas për te shpëtuar prej dënimit te Xhehennemit.
Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an:
" جَعَلَ اللَّهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِلنَّاسِ وَالشَّهْرَ الْحَرَامَ وَالْهَدْيَ وَالْقَلَائِدَ ذَلِكَ لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ (97) اعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ وَأَنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
97. All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç'ka ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve)". (Maide, 97)
Ata që sulmojnë Qabën e nuk ndëshkohen le ta dinë se kjo është vetëm një mashtrim për ta.
Thotë Allahu:
" وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَذَا بَلَداً آمِناً وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ قَالَ وَمَنْ كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلاً ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَى عَذَابِ النَّارِ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai". (Bekare, 126),
d.t.th., se Allahu iu jep afat e pastaj i ndëshkon ashpër, siç thotë Allahu:
" وَكَأَيِّنْ مِنْ قَرْيَةٍ أَمْلَيْتُ لَهَا وَهِيَ ظَالِمَةٌ ثُمَّ أَخَذْتُهَا وَإِلَيَّ الْمَصِيرُ
Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë". (Haxh, 48)
Ne dy sahihët qëndron:
" لا أحد أصبر على أذى سمعه من الله؛ إنهم يجعلون له ولدا، وهو يرزقهم ويعافيهم
Nuk ka askush qe bën durim me shume se Allahu; Atij i thonë se ka fëmijë ndërsa Ai i furnizon dhe i shëron".
Ne një hadith tjetër qëndron:
" إن الله ليملي للظالم حتى إذا أخذه لم يفلته
Allahu i jep afat tiranit por kur ta ndeshje nuk i shpëton dot",
pastaj lexoi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nga Kur'ani:
" وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ
102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër". (Hud, 102). ". (Buhariu)
Allahu obligon nderimin e Qabesë:
"وَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا آَمِنًا وَيُتَخَطَّفُ النَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَكْفُرُونَ
67. A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?".(Ankebut, 67)
" وَقَالُوا إِنْ نَتَّبِعِ الْهُدَى مَعَكَ نُتَخَطَّفْ مِنْ أَرْضِنَا أَوَلَمْ نُمَكِّنْ لَهُمْ حَرَمًا آَمِنًا يُجْبَى إِلَيْهِ ثَمَرَاتُ كُلِّ شَيْءٍ رِزْقًا مِنْ لَدُنَّا وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
57. Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë". (Kasas, 57)
Të mirat kudo qe janë ne bote gjenden atje.
Bazuar ne ajetin kur'anor:
" وَقَالُوا إِنْ نَتَّبِعِ الْهُدَى مَعَكَ نُتَخَطَّفْ مِنْ أَرْضِنَا أَوَلَمْ نُمَكِّنْ لَهُمْ حَرَمًا آَمِنًا يُجْبَى إِلَيْهِ ثَمَرَاتُ كُلِّ شَيْءٍ رِزْقًا مِنْ لَدُنَّا وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
57. Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë". (Kasas, 57), dijetaret kane përmendur se nuk ka e mire ne këtë toke dhe nuk ka asnjë lloj pemësh qe nuk gjendet atje: ose mbjellën atje ose nëpërmjet tregtisë shiten atje".
Allahu obligoi çdo muslimani ta vizitoje këtë shtëpi ashtu siç duhet.
Ai në lidhje me vizitën thotë:
"وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ
vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". (Ali Imran, 97),
Megjithatë vizita duhet te jete e sinqerte, duhet te jete e pastër, duhet te jete e zhveshur nga çdo forme e kote adhurimi, siç thotë Allahu:
"فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَذَا الْبَيْتِ الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ
Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, 4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!". (Kurejsh, 3-4)
Mu për këtë qellim, ne muslimanet, gjate vizitës se Qabesë, gjate haxhit por edhe jashtë kohës se tij, ne nuk e adhurojmë Qaben, por e adhurojmë Zotin e Qabesë. Qabeja për ne është vetëm vend drejtim për lutje. Adhurimi ne Qabe nuk është forme politeizmi sikur bën pabesimtaret, qe adhuroni e adhurojnë puta duke thënë:
" أَلا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى إِنَّ اللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِي مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ إِنَّ اللَّهَ لا يَهْدِي مَنْ هُوَ كَاذِبٌ كَفَّارٌ
Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar". (Zumer, 3).
Jo, Qabeja për ne nuk është ndërmjetësuese tek Allahu, neve vetëm urdhërohemi qe gjate lutjes te kthehemi kah ai vend dhe nuk e kemi te kushtëzuar qe te falemi ne te. Për neve kudo qe te jemi, me përjashtim vendeve te ndyta, toka është xhami-faltore.
Është kible e muslimanëve.
Thotë Allahu:
"َقدْ نَرَى تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِي السَّمَاءِ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةً تَرْضَاهَا فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَحَيْثُ مَا كُنْتُمْ فَوَلُّوا وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُ وَإِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِنْ رَبِّهِمْ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ
Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhurruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata". (Bekare, 144)
"وَمِنْ حَيْثُ