Satanizimi teologjik dhe politik

Befas zbrazëtira në njërin kamp, pas pesëdhjetë vjetësh, prishi ekuilibrin. Ndjenja e zbrazëtisë, që rezultoi, për pasojë, është shprehur në teorinë e (amerikanit me origjinë japoneze A.S.) Francis Fukajama, në të ashtuquajturin ‘Fundi i historisë’. Kërkimi për një armik të mëvonshëm, që do të zinte vendin e të më hershmit, gjeti shprehje në veprën e (amerikanit me origjinë çifute A.S.) Samuel Huntington ‘Përplasja e civilizimeve’, një hipotezë dashakeqe, e pa argumentuar dhe e paqëndrueshme shkencërisht, e cila është larg asaj që t’i elaborojë gjërat objektivisht.” [1]

Margaret Thatcher, në takimin e Nato-s që është mbajtur më 7 Qershor të 1990, para rënies së sistemit komunist, thotë: “Gjatë veprimtarisë më të madhe të ekzistimit të Nato-s, detyra jonë ishte që të mbronim mënyrën tonë të jetesës, nga një armik agresiv me ideologji ekspansioniste… Tani, pamja e shteteve, që i kemi njohur mirë, duke shikuar kah lindja, po ndryshon në mënyrë radikale. Komunizmi është dërmuar… Çdo kush që pyet se: A ka Nato të ardhme? - i përgjigjemi me zë të lartë: Po! Nuk është e largët koha, kur disa prej nesh u desh të shkonin në Gjirin Persik, në mënyrë që të ruanim procesin e furnizimit me naftë. Përsëri, në shekullin e ardhshëm, do të jemi shumë të varur nga nafta e Lindjes së Mesme. Me përhapjen e armëve të sofistikuara dhe teknologjisë ushtarake në rajone, sikurse është Lindja e Mesme, kërcënimi i mundshëm ndaj territorit të Natos, mund të vijë, më shumë jashtë Evropës.” [2]

Pesë vjet më vonë, në vitin 1995, sekretari gjeneral i Nato-s, Willy Claes, deklaron se Islami militant sot është kërcënim strategjik i njëjtë, sikurse që ishte Bashkimi Sovjetik në kohën komuniste. Kurse, duke iu përgjigjur reaksioneve të disa vendeve anëtare, Willy Claes thotë se ndërhyrja e Nato-s nuk bëhet që të luftojë kundër Islamit, por kundër trendëve radikale, të cilat po paraqiten në vendet muslimane dhe të cilat po kërcënojnë sigurinë në ato zona. Këto dy deklarata, të dhëna nga dy përfaqësues të rëndësishëm dhe me pozita të larta të aleancës Perëndimore, tregojnë se disa në Perëndim, duke përcjellë rënien e komunizmit dhe të Bashkimit Sovjetik, kërkojnë një armik imagjinar, i cili do të ishte kërcënim potencial, për fuqinë e tij ushtarake, që të justifikojë rëndësinë e Nato-s dhe të garantojë kontinuitetin e saj. Sipas disave, ky kërcënim, u gjet tek Islami.”[3]

Ndërkaq, Robin Kuk, thotë se “Ka zëra që thonë se Perëndimi ka nevojë për një armik dhe se tani që lufta e ftohtë ka mbaruar, Islami do të zërë vendin e ish Bashkimit Sovjetik. Ata thonë se do të ketë ‘përplasje ndërmjet qytetërimeve’ dhe se kjo është e pashmangshme. Unë them se ata që flasin kështu e kanë gabim, shumë gabim. Jo vetëm që nuk kemi nevojë ta kemi Islamin armik, por është në interesin tonë që ta kemi veçse mik. Kultura dhe besimi ynë fetar mund të jenë të ndryshëm, por kjo nuk do të thotë që mirëkuptimi ndërmjet nesh është i pamundur. Pra, është e nevojshme që të punojmë së bashku, që ky parashikim i përplasjes të mos bëhet realitet.”[4]

Profesori i shkencave politike, në Free University në Berlin, dr. Hajo Funke, thotë: “S’ka kuptim, me të vërtetë, madje është kundër-produktive, që disa shkencëtarë politikë, sikurse është Samuel Huntington në SHBA dhe të tjerë në Gjermani, të thonë: ‘Ne duhet të fillojmë një betejë të re ndërmjet Perëndimit dhe Islamit.’ Wolfgang Schauble, ish-kryetar i unionit Kristiano-Demokrat, ka deklaruar, se: “Nuk mund të vazhdojmë t’i shohim pamjet, sikurse që janë ato, që i kemi parë viteve të fundit (në Bosnje, A.S.). Është obligim i ynë moral si Evropian, që të bëjmë çdo gjë, që është e domosdoshme, që ta ndalojmë këtë dhe të ndryshojmë kursin e ngjarjeve.“[5]

Princi Çarls thotë se “bota islame dhe ajo perëndimore, janë disi në udhëkryq në marrëdhëniet e tyre. Ne nuk duhet t’i lëmë të mbeten të ndara. Unë nuk pranoj se ato shkojnë drejt përplasjes në epokën e re të antagonizmit. Jam thellë i bindur se dy botët tona kanë për t’i ofruar shumë njëra tjetrës. Ne kemi shumë gjëra për të bërë së bashku.”[6] Mendoj se nuk duhet të lejojmë që dy botët të jenë të ndara nga një hendek mosbesimi reciprok, i cili me kalimin e kohës do të rritej”.

Keran Armstrong, autore angleze, në librin e saj “Ekspeditat kryqtare”, konstaton se të tri religjionet, gjatë historisë, kanë njohur faza të ndryshme të bashkëjetesës së qetë dhe të grindjeve ushtarake, por ajo konstaton se megjithatë, në asnjërën prej këtyre tri religjioneve, nuk ekziston ndonjë koncept i veçantë luftarak. Ajo shkruan: “Prandaj, do të duhej ta kemi të qartë, se metodat e luftës së shenjtë, që janë zhvilluar në të tri religjionet, nuk kumtojnë kurrfarë gjakpirje ataviste, apo çfarëdo qoftë jotolerance imanente.”[7]

Nëse, muslimanët dhe të krishterët, Perëndimi dhe bota islame, duan të jetojnë bashkë pa paragjykime dhe qetë, atëherë duhet të arrihet deri te ndryshimi: Në vend të satanizimit teologjik dhe politik, konglomeratit historik dhe krijimit gazetaresk të panikut, duhet të arrihet vetëdijesimi rreth trashëgimisë së përbashkët të krishterëve dhe të muslimanëve: për të dy religjionet është besimi i përbashkët në një Zot dhe historia e jonë e përbashkët.[8] Prandaj nuk duhet të habitemi, kur shohim frikësime të ndryshme dhe imagjinare, sepse njohja e vërtetë për Islamin, nga perëndimorët, është shumë e kufizuar.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ekmeleddin Ihsanoglu, Zapad i Islam ka Dijalogu, op. cit., f. 15.
[2]Ibid. f. 13, 14.
[3] Ibid, f. 14.
[4] Një Dialog i Ri me Islamin, Drita Islame, nr. 21 (151), op. cit., f. 3.
[5] Këto fjalë janë thënë ma rastin e luftës në Bosnje, por pamje të tilla ne kemi përjetuar edhe në Kosovë, dhe sot po shohim në Çeçeni, Palestinë. Shih Prof. Dr. Hajo Funke, Bosna Izazov za Evropske Drzave pod Krscanim i Muslimanskim Utjecajem, në: Ekmeledin Ihsanoglu, Zapad i Islam ka Dijalogu, op. cit., f. 50.
[6] Një thirrje e Princit Çarls, botuar në The Guardian, Rilindja, Tiranë, 5 Nëntor, 1997.
[7] Kristian Hoffmann, I Shtrirë nga të gjitha anët, op. cit., f. 79.
[8] Ibid, f. 77, 78.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme