Metoda e Ebu Hanifes në Fikh

Njëra ndër veprat më të mira e cila shpjegon jetën e imamit edhe në gjuhën tonë (boshnjakishte, M.A.) është libri i dijetarit Shibli Numani, “Jeta dhe vepra e Ebu Hanifes”, të cilën të gjithëve me ngrohtësi do të ua rekomandoja. Ibn Xhevziu, në Mumtedhimu, thotë: “Njerëzit nuk kanë mospajtueshmëri në çështjen e inteligjencës së madhe të Ebu Hanifes dhe në të kuptuarit e tij të fesë. Sufjan eth-Thevri dhe Ibn Mubarek kanë thënë: “Nga të gjithë njerëzit Ebu Hanife më së miri e njeh fikhun. Kadi Ijadi në Tertibu-l-Medarik thotë: “I ka thënë Lejsi imam Malikut: Të shoh që je i djersitur!”, në çka imam Maliku i është përgjigjur: “Më ka djersitur Ebu Hanife, vërtetë ai është i pari i egjiptianëve”. Për Ebu Hanifen janë përcjellë edhe lëvdata të tjera të shumta që i kanë thënë dijetarë të ndryshëm. Njëra nga karakteristikat më të rëndësishme të medh’hebit të tij është fakti së është i ndërtuar mbi surin, që do të thotë bashkëpunim dhe punim me ekuipazh. Që nga as’habët, Allahu qoftë i kënaqur me to, është pranuar nga grupi në grup. Më këtë nuk identifikohen medh’hebet e tjera, sepse ato në shumicën e rasteve janë përmbledhje e ixhtihadit të imamëve të tyre. Imam Tahavi transmeton me zinxhirë nga Mugire ibn Hamze që numri i shokëve të Ebu Hanifes, të cilët bashkërisht me të e kanë kodifikuar dhe venduar dispozita fikhore, ka qenë dyzet dhe se të gjithë kanë qenë kolosë në mesin e kolosëve. Tahaviu, gjithashtu transmeton nga Esed ibn Furati që numri i atyre të cilët i kanë ndihmuar Ebu Hanifes në kodifikimin e fikhut është dyzet, ndërsa në mesin e atyre dallohen: Ebu Jusufi, Zufer ibn Huzel, Davud et-Tai, Esed ibn Amr, Jusuf ibn Halid, njëri nga mësuesit e imam Shafiut, Jahja ibn Zekerija ibn Ebi Zaidi i cili tridhjetë vjet e ka luajtur rolin e shkronjësit të fikhut. Esed ibn Furati transmeton se këto dijetarët kanë diskutuar për çështje të caktuara duke i nxjerr qëndrimet e veta dhe çdo njëri prej tyre kanë dhënë nga një përgjigje që në fund ato t’i shtrojnë përpara Ebu Hanifes, i cili i ka dëgjuar ato dhe në fund ka dhënë përgjigjen përfundimtare. Pas kësaj, për çështjen në fjalë, kanë hulumtuar edhe tri ditë dhe në fund e kanë shënuar pas një konsensusi të plotë. Ishak ibn Ibrahim transmeton që shokët e Ebu Hanifes kanë hulumtuar për një çështje me të dhe kur Afij ibn Jezid nuk ka qenë prezent, Ebu Hanife ka thënë: “Mos ma ekspozoni problemin gjersa të vij Afiju”, ndërsa kur vinte Afiju dhe pajtoheshe me të tjerët, Ebu Hanife thoshte: “Tani mund ta shkruani”. Zuferi transmeton: “Ne shpesh e vizitonim Ebu Hanifen, mirëpo ku me ne ishin Ebu Jusufi dhe Muhammed ibn Hasan, atëherë na lejohej të shkruanin nga Ebu Hanifja. Kështu që një ditë prej ditë Ebu Hanife i tha Ebu Jusufit: Ki kujdes o Jakub, mos e shkruaj menjëherë gjithë atë që dëgjon prej meje. Unë jam njeri dhe qëndrimin që e marr sot e lë nesër dhe e nxjerr tjetrin për ta lënë pasnesër”. Shihni se si i ka ndaluar shokët e tij që mos nguten në shënimin e çështjeve përfundimtare pa mos u kontrolluar dhe hulumtuar në detaje. Prandaj, nëse përsiat mbi këtë që u tha do të vëresh vërtetësinë e fjalëve të Muvefak el-Mekija kur thotë (pasi që i përmend shokët më të rëndësishëm të Ebu Hanifes): “Ebu Hanife medh’hebin e tij e ka ndërtuar mbi principin e “surit” me shokët e tij”. Ky është ixhtihadi i tij në fenë e Allahut duke zvarritur deri në skaj principin se feja është këshillë për Allahun, të Dërguarin, s.a.v.s., dhe për besimtarët. Kështu që ata i kontrolluan çështjet njëra pas tjetrës dhe i shkëmbyen mendimet dhe traditat sa që ndonjëherë kanë vazhduar me muaj e më shumë (të debatojnë për ndonjë çështje, M.A.), gjersa nuk janë pajtuar për një zgjidhje të cilën do ta shënonte Ebu Jusufi në përmbledhje. Kjo mënyrë është më autentikja, më e sigurta dhe më afërmja e së vërtetës. Atë e pranojnë zemrat dhe në të qetësohen. Nga kjo shihet se Ebu Hanife nuk i sugjeronte shokët e tij që përnjëherë ta pranojnë çështjen të cilën ai ua shtronte, por i sugjeronte që të marrin qëndrimet e veta në mënyrë që çështja të qartësohet si dielli. Në këtë mënyrë ata e kanë përqafuar qartësinë e argumentit ndërsa e kanë anashkaluar atë që argumentet i ka pasur të dobëta. Imami thoshte: “Askujt nuk i lejohet që të flet për fjalët tona gjersa të njoftohet me argumentet tona”. Kjo është edhe sirena e fshehtë e medh’hebit të tij në lindje e në perëndim. Njëherësh kjo është edhe arsyeja kryesore që duke gjurmuar pas fikhut janë dëfryer më të dhe kjo është arsyeja dhe epërsia e tyre, sepse, njëkohësisht, kjo ishte edhe metoda e ushtrimit dhe mësimit të fikhut. Prandaj, Ibn Haxher el-Mekiu në Hajratu-l-hisanu thotë që asnjë nga imamët e islamit nuk kanw pasur shokë dhe nxënës sa që ka pasur imam Ebu Hanife. Thotë që edhe dijetarët edhe njerëzit e thjeshtë nuk kanë pasur dobi nga dikush tjetër sa kanë pasur nga ai. Mexhd ibn el-Ethir thotë që sikur kjo të mos ishte vullnet i Allahut, xh.sh., gjysma e ummetit nga kohët më të lashta e deri më sot, ibadetin nuk do ta bënte në medh’hebin e këtij imami. Si përfundim mund të konkludojmë se karakteristika e këtij medh’hebi është ajo se ai u ruajt dhe u rregullua në bazë të principit të “surit” (punimit në ekuipazh). Po ashtu principet fundamentale të tij i kanë pranuar grup pas grupi që nga gjenerata e as’habëve, të cilët konsiderohen si burim i fikhut të begatshëm. Është me rëndësi të përmendet edhe puna permanente e shumë juristëve për t’i shpjeguar problemet e reja dhe atë grup pas grupi gjersa do të dojë Allahu kështu të shkoj, sepse medh’heni shkon krahas nevojave të kohës dhe nevojave qytetëruese të njeriut.

Përktheu dhe përgatiti nga arabishtja: Adnan Kozarcanin

Përshtati nga boshnjakishtja: M. Alija

Literatura e shfrytëzuar: 1/ Kalimatu an fiqh ahl al-Iraq, Muhamed Zahid al-Kavthariya; 2/ Sharh Musnad Abi Hanife, Mulla Alia l-Qari; 3/ Usul Al-Shashi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme