Nëna Tereze – Një pikë uji në gurin e nxehtë! -1

Në verën e vitit 2007, pasi kishin ngritur bustin e Nënë Terezes në Ulqin, më erdhi një mik i imi për vizitë. Në bisedë e sipër, krejt rastësisht, hapëm temën e busteve dhe emërtimeve të shumëta të Nënës Tereze, të cilat mua më dukeshin të tepërta edhe po të ishin të vërteta ‘të gjitha ato të mira’ që ajo kishte bërë për njerëzimin!? Pyetja vehten edhe mikun tim: çfarë merite kishte busti i Nënë Terezes në Ulqin[1], çfarë kishte bërë ajo për Ulqinin që ta meritonte një nderim të tillë? Ulqini kishte pasur personalitete të njohura detare, politike e fetare, kishte pasur bëmirës e të devotshëm, por asnjëri nuk ishte nderuar në këtë shkallë.

Çfarë nderimi u bë për Mehmet Gjylin e Haxhi Mehmet Becin që flijuan jetën dhe pasurinë si aktivistë të denjë të lidhjes së Prizrenit në luftë kundër aneksimit të Ulqinit nga Mali i Zi? Veç rasodit, a i njeh kush emrat: Hasan Ulqini, Mustafë Broçi, Cano Begu, Daut Pelinku, Halil Beci, Veli Man Bratica etj, që të shtyrë nga atdhetarizmi shkuan për t’u flijuar në betejën e Krricës? Atdhetarët Hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, Caf Canka dhe Zyhdi Fici, u pushkatuan (15 dhjetor 1944) te “Laku i Hoxhës” në Braticë dhe të gjithë bashkë i varrosen në një varr, edhe sot pa asnjë shenjë dalluese[2]! As që u muar iniciativa së paku të ç’varrosen prej një varri të përbashkët për t’i rivarrsur me ceremoni të veçantë?! Për atdhetarët e pushkatuar (4 nëntor 1944): Dom Nikollë Tusha, Hodo Alibegu[3], e shumë të tjerë me to nga Ana e Malit e Kraja[4], nuk u dihen as varret, a u muar ndonjë iniciativë për gjetjen e tyre?

Duke harruar meritat e njerëzve të vet tani popullata e Ulqinit për gjithë jetën, për çdo mëngjes në hyrje të qytetit do të përballet me bustin e Nënë Terezes. Madje edhe fëmijët që do të lindin, të parën gjë që do të shikojnë jashtë shtëpisë së maternitetit, në boten e re, do të jetë ikona e Nënës “së madhe” Tereze që kishte lindur në Shkup, por që kishte jetuar e kishte vdekur në Kalkutë të Indisë(?!). Përballë maternitetit, Rruga “Nënë Tereza”/’Majka Tereza’, apo nuk tingëllon mirë? Përse dhe për kë, gjithë ky nderim...?

Unë jam i sigurtë se miku im intelektual ishte plotësisht injorant, ashtu siç isha unë, për jetën dhe veprën e Nënë Terezes së ‘madhe’, jo pse ai nuk kishte lexuar për të, por për arsye se ato që kishte mund të lexojë në mediat shqiptare, ishin asgjë më pak se një propagandë e hiperbolizuar tridhuese. I gjithë asryetimi i tij, për këtë nderim, ishte se ajo kishte mbërri famë, se ishte shqiptare dhe se kishte fituar “Çmimin Nobël” me të cilin kishte nderuar çdo shqiptarë! Po a i nderojnë shqiptarët heronjt e sajuar?

Pasi u ndava me mikun, mbeta vetëm. Pa e harruar Ulqinin, kujtova fushatat “nëntereziane’ që dukshëm vështrohen, jo vetëm në Ulqin, por në secilën skutë të Shqipërisë Etnike. Këtë emër (“Nënë Tereza”) mban aeroporti i vetëm Ndërkombëtarë i Shqipërisë. Kështu quhet spitali më i madh shtetëror në Tiranë. Kështu quhen një seri rrugësh, sheshes, shoqatash, e organizmash në gjithë Shqipërinë[5]. Në Prishtinë u rezervua ky emër për liceun “Lojola”, për një pjesë të oborrit të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, për internat të kishës, emri i sheshit kryesor të Prishtinës, sipërfaqja tokësore sa sipërfaqja e një lagjeje të qytetit për “Tempullin e Paqes” (!?!) dhe brenda natës u vendos shtatorja “Nënë Terezë”, në vendin e legalizuar për shtatoren[6] e heroinës kombëtare Shotë Galica!?[7]. Kush e di sa shtatore të tilla, si në Ulqin, gjenden të vendosura përgjatë qyteteve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Figura e Nënë Trezes u bë aq e rëndësishme, saqë edhe Kryemenistri Berisha, urdhëroj që në reçetat mjeksore të shtypet gjithmonë fëtyra e Nënë Terezes (mbase si hajmali). Pluhur i madh u çua nga elita ‘intelektuale’ e politike për të vendosur këtë fëtyrë edhe në kartat e identitetit për shtetasit e Shqipërisë(?!) si “nënë e të gjithë shqiptarëve”. Për nderë të shenjtërimit të saj, më 19 tetor 2003, në Shqipëri periudha njëvjeçare (nga 19 tetor 2003 deri 18 tetor 2004) do të quhet "Viti i Nënë Terezës". Kështu Nënë Tereza u shëndrrua në një mit aq të madh, sa në mjediset e kësaj elite shqiptare, ju mund ta kritikoni Zotin por jo Nënë Terezën! Si jemi nisur, ka rrezik që nga një Nënë Tereze që i kemi ‘dhuruar’ botës, të kthehemi në komb "Nene Tereze", rreth sloganit për Evropën e Bashkuar!?[8]

Kritiku Zuko Xhumhur, ka një thënije kuptimplote: “Sikur të kishte krijuar Zoti Don Kishotin dhe Sanço Pançon, moti do të kishin qenë të vdekur. Meqë ata i krijoi vjershëtori, kurrë nuk do të vdesin...”[9]. Natyrisht, miti i Nënë Terezes është i natyrës së tillë. Kjo natyrë e ka hiperbolizuar në kategori e emërtime të shumëta, të pameritueshme e skandaloze: Nëna Tereze: ‘Nderi i kombit’, ‘Krenaria kombëtare’, ‘Murgesha e vogël, me zemër të madhe’, ‘Nobeliste e Paqes dhe Simbol i Dashurisë’, ‘Gruaja më e madhërishme e botës’, ‘Figura më e shëndritshme e historise kombetare’, ‘Nëna jonë e madhe’, ‘Mishërim i mëshirës dhe mirësjelljes’, ‘Nëna e të gjithë njerëzimit’, ‘Shenjtorja e tërë planetit’, ‘Engjelli, hyjnesha e shenjtorja e fundit’,  ‘Nënë e madhe e botës", “qytetare e botës, e popujve, e feve dhe qytetërimeve[10], “grua më e fuqishme mbi tokë”, “OKB-ja”, ‘paqa e botës"[11], "Lajmëtare guximtare të dashurisë së Krishtit"[12],shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”[13], “heroina e kohës"[14], dhe jo vetëm kaq: “Nga të gjitha gjërat që ka krijuar Zoti, më e madhja ishte Nënë Tereza”[15]...

Emërtimet e këtilla kanë kaluar në ekstermitet, bile edhe në marrëzi: se madje edhe modelizimi i bashkëjetesës dhe tolerancës në qytetin e Shkodrës, do të ishte i mangët pa madhështinë e Nënë Terezës[16]. Se vepra dhe mirësia e saj botërore e ngriti shumë lart shpirtin Shqiptar...[17]. Edhe 101 marrëzi të tjera të kësaj kategorie! Aq e madhe dhe aq e vyeshme sa vazhdimisht thërrasin: “Shqiptar! Merr pak lavdi nga lavdia e saj, pak virtyte nga virtytet e saj, pak mirësi nga mirësitë e saj, pak humanizëm për të mjerët dhe të varfërit nga humanizmi i saj, pak sakrifica nga sakrificat e saj, pak guxim nga guximi i saj që, të bëhesh më i mirë, më njerëzor, më i qytetëruar, më i virtytshëm, duke u orientuar kah njerëzorja, dashuria dhe guximi për të triumfuar mbi të keqen”.

Eshtë thënë, madje shumë herë edhe se “pa Nënë Terezen nuk do të ishte e mundur Pavarsia e Kosovës!”  Prandaj ajo “meritonte” manifestimin tradicional "Ditët përkujtimore të Nënës Tereze" në Prishtinë dhe në Prizren[18]. Manifestime me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezes në Shkup[19] e manifestime të tjera të panumërta. A kam të drejtë të pyes, sa manifestime janë bërë për nderë të Adem Jasharit dhe bijve të tjerë që e lanë me gjak lirinë e Kosovës? Sa ditëlindje u janë festuar atyre? Pse në Kosovë nuk është emërtua asnjë rrugë, asnjë shesh, asnjë shoqatë e asnjë institucion me emrin “Nëna Zahide”, nënës së komandantit legjendar, që dha 20 kurbanë për lirinë e Kosovës…(?!). Ku është nderimi i Dervish Hatixhesë[20], një humaniste e madhe shqiptare e fillimshekullit të XX-të që shpetoi sa e sa jetë njerëzish në Shqipëri?!

Në një peticion të publikuar, Ismail Kadare[21] ishte ndër të nënshkruarit dhe thirrësit për përshpejtimin e ndërtimit të katedrales katolike në Prishtinë për ta madhëruar kështu Nënën Tereze. Athuase katedralet nuk ndërtohen për të bërë fe por për të mbajtur emra...?! Me mendimin e Kadaresë ishte e gjithë elita politike kosovare, në kohen kur kërkesat e herëpasherëshme të BIK-ut, për ndërtimin e një Qendre Islamike në Kryeqendren Kosovare, me 95% të konfesionit islam, u injoruan e u kundërshtuan. Le të mos injorohet rasti kur KFOR-i nuk dëshironte të lejonte ndërtimin e xhamisë në Lladov të Gjilanit, ndërkohë që në një mjedis shqiptar musliman, si në Rugovë, ku nuk dihet kurrë të ketë patur shqiptarë katolikë, ngrihet kisha roman-katolike!

Vëni re, tek po bënte zbulimin e bustit të ‘humanistes së madhe’ në Klinë (Kosovë), Ibrahim Rugova u la porosinë kosovarëve: "sot me shtatoren dhe sheshin e vet do të jetë e panishme në jetën e përditshme të qytetin tuaj, do të jetë shenjë e orientimit dhe një shenjë e pranisë së saj këtu... se... Nëna Tereze është simbol i kombit modern kosovar dhe shqiptar dhe një ndër simbolet të mbarë njerëzimit".  A kam të drejtë të pyes, cila është shenja e orjentimit që u kërkon Rugova Kosovarëve? Sa herë u kishte kërkuar Rugova atyre që për shenjë të orjentimit të ndiqnin gjurmët dhe shembullin e Adem Jasharit dhe të UÇK-së? Për nderë të Nënë Terezes u zhvilluan sesione shkencore, ekspozita, koncerte “Grand Gala” në sheshe e katedrale, konkurse skulpture e shumë të tjera... Çka u organizua për nderë të trimave legjendarë të Kosovës?[22]

Nëse shqiptarët duhej vlerësuar për kontribute të shquara që u kishin dhënë në vende të tjera, për njerëz të botës, kishte shumë më të lavdishëm, madje edhe se vetë Nënë Tereza. Dinastia e madhe e Qyprilijve për disa shekuj kishin dhënë drejtues perandorakë. Mehmet Ali Pasha - themeluesi i shtetit modern të Egjiptit. Këta natyrisht nuk i përmendi kush sepse ata nuk i kanë mësuar në librat e shkollës. Fatkeqësisht nuk u përmendën as Balshajt, që kanë pasur shtetin më të madh shqiptar, para Skënderbeut, as Bushatlinjtë që kanë pasur gjithashtu shtet më të madh, më të fuqishëm e më të organizuar pas Skënderbeut, gati të parin shtet kombëtar në Ballkan[23].

Sa ‘intelektual’ arrogantë sot shprehen haptas dhe shpallin ‘arrogantë’ e ‘antishqiptarë’ të gjithë ata që nuk do të përmendin Nënë Terezën (ose ndonjë tjeter si puna e saj), e lere më të flasish e të shkruash për të në vështrimin kritik. Në raste të shumta flagrante përkatësia në besimin katolik e ‘mirëbërëses’ së Kalkutës në Indi duhej të kishte lidhje me vetë historinë e kombit shqiptarë, ose duhet të përballohesh me nofkën “antishqiptar” (?!).

Derisa të vazhdojmë të mashtrojmë veten kështu, ne nuk do të paraqesim gjë tjeter veç një llojë majmuni që di shkrim e lexim, që mashtron veten  për ditët e bardha që do të vijnë. Si ka mundësi ende të mos shohim se e vërteta dhe e pavërteta nuk janë vëllezër por armiq, armiq  të përbetuar që vazhdimisht rekrutojnë ushtarë të rinj për të mashtuar. Por e pavërteta është si balta e gjallë, sa më shumë të lëvizësh e ajo më shumë të gëlltitë në vetvete dhe të përbinë duke mos treguar kurrëfar mëshire. Ne mund të trumpetojmë si të duam, por kemi bindjen se jemi ulur këmbëkryq në ballë të oxhakut të atyre që nuk mësojnë as nga gabimet e veta as nga gabimet e të huajve, si gjithnjë “këngë trimërie në robëri” – robëri intelektuale. Kishte të drejtë Unamuno, kur në veprën “Ndjenja tragjike e jetës” thoshte: “Shkenca e vërtetë na mëson, para së gjithash që të dëshojmë dhe të jemi të vetëdijshëm sa pak dimë”.

Miku im iku, por mua më la në siklet. Si mund ta mohoj unë këtë “nënë të madhe” me gjithë këto që më servohen përpara?! Kush jam unë të mohoj ‘meritën’ e saj të fituar me sakrificat e një jete? I etur për të gjetë përgjigjet në pyetjet që vetë ja shtroja vetes, pasi u ktheva prej pushimeve, takova Z. Richard Knight, një ish profesor në “Columbia University” me të cilin na ka lidhur një debat qysh prej Luftës së Kosovës (1998/1999). Pasi i tregova ‘hallin’, ai më sygjeroj një literaturë, një pjesë të së cilës e kishte vetë dhe ma mundësoj, ndërsa pjesën tjetër e bleva apo e huazova në librarinë e Manhatanit. Por më shumë, më inkurajoj me një artikull të të përjavshmes “Time” për publikimin e letrave të Nënë Terezes, dhe për librin e Brian Kolodiejchuk-it (postulat në procesin e shenjtërimit të Nënës Terezë): “Mother Teresa – Come Be My Light” ku ishin publikuar ato letra në tërësi. Afërsisht në këtë kohë ishte shqipëruar edhe një vepër kritike për Nënë Terezen: “Mother Teresa – The Final Verdict”, të gazetarit Aroup Chatterjee të lindur e të rritur në vendin e Kalkutës, aty ku e kishte kaluar pothuaj tërë jetën dhe kishte vdekur kjo ‘nënë e madhe’.

Një dëshirë e zjarrtë më mbërtheu për të hequr injorancën që më kishte përvetësuar për këtë nënë “të madhe”, për të cilën unë ‘gabimisht’ kisha menduar se nuk e meritonte gjithë këtë respekt që po i bëhej. A nuk e kishte pasur bota mjaft nga propaganda e Nënë Terezes? Parreshtur tërë zhurmë, duke përshpëritur, duke bërtitur, mërmëritur, pa pushim për dekada të tëra. A nuk e ndiejm veten të obliguar që të mbajmë ekuilibrin duke kërkuar anën tjetër të medaljes? Tek e fundit, edhe po të ishin të gjitha ato që përfliteshin për të, të vërteta, prapë ishte i tepërt gjithë ai nderim, që më shumë gjasonte në një propagandë me një qëllim të dyshimtë, sesa në një nderim të mirfilltë! A nuk u duket edhe juve diçka e tillë?...

Tashmë sa herë është përsëritur, ajo fjala e saj me rastin e marrjes së çmimit Nobël, një e vetme arsye që ajo duhet nderuar, respektuar e madje edhe adhuruar! Punë e madhe nëse Nënë Tereza me këtë rast kishte thënë se "Nga gjaku dhe origjina, jam shqiptare". A mjafton kjo për të qenë ‘e madhe’. Çka bërë ajo për Shqipërinë dhe për shqiptarët? Asgjë! A na nderon pra ky idol i rrejshëm me surratin e së cilës kemi mbushur çdo skutë të Shqipërisë Etnike?! Aspak!

BIOGRAFIA

Siç na thuhet, Gonxhe (Anje) Bojaxhiu, fëmiju i tretë[24] i Kolë[25] e Drane[26] Bojaxhiut[27], lindi në 27 gusht të vitit 1910[28]  në një lagje vllehe të Shkupit[29] (nën Perandorinë Osmane).

Në lidhje me me biografinë e kësaj “nëne të madhe”, të dhënat shumë herë nuk janë të njëjta, duke paraqitur kështu kundërthënie. Sipas një verzioni, familja e saj zhvendoset në Tiranë pasi i ati i saj vdes i helmuar nga sllavët gjatë një udhëtimi për në Beograd ku kishte shkuar për të hapur një shkollë shqipe(?)[30]. Kjo familje e ka prejardhjen nga një familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditës që pasi u shpërngul në Prizren kaloi në Shkup. Në një verzion tjeter, familja kaloj në Shkup nga Shkodra (dhe jo nga Prizreni) pak para se të lindëte Gonxhja.

Biografi i saj zyrtar Navin Chavla më 22 prill 1996, shkruan se Tereza e kishte mërzi dhe thuajse ofendohej kur nofka “grua e thjeshtë fshatare shqiptare” përdorej për të. Ai tha se Nenë Tereza i kishte treguar ati, se familja e saj në fillim ishin tregtar venecian, përkatësisht nga Italia, të cilët emrigruan në Shqipëri[31]. Sipas një verzioni, babai i saj Nikolas Bojaxhiu, ishte një “farmacist”[32], “një sipërmarrës ndërtimesh dhe një shitës me shumicë ushqimesh”[33], apo një “ndihmës doktorr”[34]. Sigurisht, këtu nuk ka rëndësi aspak çka qenë i ati i saj, por vetëm tregon sinqeritetin e biografëve, prej të cilëve nuk mund të presim shumë edhe kur bie fjala për gjëra të rëndësishme, si për Terezen dhe për Kalkutën?

Aurel Plasari, mbështet mendimin se Nënë Tereza kishte të ëmën katolike shqiptare, kurse të atin shqiptaro-vllah nga familja vllahe e Bojaxhinjve, që jetonte në lagjen e vllehëve[35]. Ai përkujton një intervistë të Kryetarit të Unionit për Kulturën të Aromanëve në Maqedoni Dimo Dimcev, i cili kishte përshkruar me korrektësi prejardhjen e familjes së Gonxhe Bojaxhiut në një intervistë për NIN-in. Megjithëse reagimet[36] ‘intelektualëve’ nuk munguan, ata nuk sollen asnjë provë bindëse për të mbrojtur tendencat e tyre. Ata madje nuk patën aftësi të logjikojnë se fjalë si bojë (në shqip ngjyrë) dhe bojaxhi, me të cilën argumentojnë, janë huazime nga turqishtja dhe si të tilla kanë hyrë në më shumë se një gjuhë të Ballkanit[37].

Sidoqëftë, në moshën 18 vjeçare, Gonxhja hyri në “Urdhrin e Motrave të Zonjës tonë të Loretos” në Irlande, ku u bë murgeshë dhe më 1930 mori titullin Nëna Terezë për nderë të të shenjtit Teresa të Avilës, një shenjtorë spanjol të shekullit XVI-të. Me pas u vendos ne Kalkutë të Indisë ku do ta kalojë gjithë jetën e saj.

Sipas Artistes së Popullit Marija Kraja dhe njëkohësisht mike e familjes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës së saj ditën kur për herë të pare pas 50 vjetësh vizitoi Shqipërinë[38] në vitin 1989[39]. Me këtë rast, ajo  bashkë me shoqen e diktatorit – Nexhmijen, shkoi te varri i Enver Hoxhës me një buzëqeshje e tufë lule në dorë, për t’a nderuar diktatorin[40], i cili kishte ndaluar të gjitha besimet në Zotin! Ajo i kish dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Një tjetër letër ia kish nisur ish-Presidentit të Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjetë, kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”[41].

Ardian Vehbiu, vështronte se ”lidhjet e mirëfillta të veprimtarisë së Nënë Terezës me jetën dhe kulturën në Shqipëri janë të dobëta për të përligjur tërë këtë bujë bombastike, pa përmendur indinjatën histerike dhe logorrenë nacionaliste të të gjithë "nënë-terezistëve" të orëve të fundit; as ka kuptim t'i jepet ndonjë farë ngjyrimi i spikatur etnik ose kombëtar një figure si Gonxhe Bojaxhiu...“[42]. Në një intervistë, dhënë të përdistshmes italiane “Corriere Della Sera” (nuk me kujtohet data), dhe të përkthyer e të botuar shqip në “Java”, tregohet kur në fillim të intervistës, gazetari e kishte pyetur Nënën Tereze: “A jeni shqiptare?”. Si përgjigje ajo i ishte përgjigjur shkurt: “Unë jam katolike!”. Në fund të intervistës, gazetari kaloi prapë në pyetjen e fillimit: “A jeni shqiptare?”. Edhe nëna terezë i ishte përgjigjur njëjtë: “Unë jam katolike!”. Asgjë të keqe nuk ka në përgjigjen që kishte bërë Tereza. Por, athua se gazetari nuk e dinte se ajo ishte katolike? Përse ajo nuk i pranoj gazetarit, se ishte shqiptare, nuk dëshironte të ishte e tillë, apo nuk e ndiente veten të sigurtë si e tillë?!

Franka Xambonini gazetare e njohur Italiane, e nderuar me çmime nderkombetare te gazetarise ka shkruar librin: “Tereza e Kalkutes - lapsi i Zotit” (1992). Në këtë libër, janë shënuar bisedat që ajo kishte bërë me Nënë Terezen. Në një rast, ajo e kishte pyetur: “Është ëndërra juaj vajtja në Shqipëri. Nënë Terezë?”. Në përgjigjen e sajë, nuk kishte asgjë sentimentale, asgjë nostalgjike: “Jo, nuk është ëndërr e imja. Tani nuk kam njeri atje. Është diçka për të cilën Shqipëria ka nevoje. Shkoj në Shqipëri jo sepse është kombi im, por sepse duhet t’i çoj Krishtin.... Vajtja ime do të jetë hapi i parë... Sepse unë nuk hap një shtëpi po nuk pati kishë. Dhe në kishë unë vë kryqin. Po pranuan një shtëpi timen, pranojnë edhe Krishtin. Dhe për ta pranuar duhet të ndryshojnë ligjin...” (Faqja 157). Mirë për 10%-shin e trungut kombëtarë katolik, po për mazhorancën muslimane a meriton të quhet ‘simbol kombëtarë’? Ajo ishte thjeshtë një predikuese e nderuar e krishtrimit, nëse ishte edhe e tillë?!

Një i urtë ka thënë se gjuha e përcakton atdheun, prejardhjen... Poqëse vdes ajo, nuk ka gjë më të dhembshme...[43] Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip[44]. Dhe kur ajo nuk dinte të fliste shqip, ç'lartësim e meritë kishte si shqiptare?

Bota ishte informuar, se kur Gonxhe Bojaxhiu zbriti nga një anije në Kalkutë, kjo e re kishte braktisur një jetë plot të mira për të ardhur në një vend të egër dhe të shkatërruar. Përkundrazi, duke vështruar gjendjen ekonomike dhe politike të viteve të ’30-ta në Maqedoninë e sotme, një vend persekutimesh e konfliktesh, e njëkohësisht edhe standardet e një qyteti dhjetë milionësh si Kalkuta, që ishte kryeqytet i Perandorisë Britanike, dihet se ajo nuk kishte braktisur një jetë plot të mira dhe nuk kishte shkuar në një vend të egër[45].

Pozicionimi i saj real kundrejt vuajtjeve të të varfërve, më së miri pati ardhur në shprehje në një intervistë të vitit 1981 në Washington. Në pyetjen nëse ajo i mësonte të varfërit që ta akceptonin fatin e tyre, ajo qe përgjigjur: „Besoj se është një gjë shumë e bukur që të varfërit ta akceptojnë shortin e tyre dhe ta ndajnë atë me vuajtjet e Krishtit. Besoj se vuajtja e njerëzve të varfër përbën një ndihmesë të madhe për pjesën tjetër të botës“. Kështu ishte tejet e rëndësishme një „vdekje e bukur“. Mos ishte e bukur një vdekje pa dhimbje? Natyrisht që jo – një nga anekdotat më të dashura për Nënë Terezën ishin fjalët e një gruaje që po vdiste nga kanceri. „Jezusi po të puth“, - i paskësh shpjeguar ajo gruas që po përjetonte dhimbje të mëdha. „I thuaj atëherë që të mos më puth më“ – qenkësh përgjigjur gruaja[46]. Histori të tilla në qarqet katolike gjithnjë janë të mirëseardhura për të bërë humor!

Më 28 nëntor 1996, gazeta britanike “The Independent” doli me artikullin në faqen e saj kryesore me titullin: “Nënë Tereza – Unë dua të vdes”. Artikullin e shkruante korrospondenti i gazetës Andrew Gumbel nga Roma e Vatikani, që i linte përshtypjen lexuesit që reportazhi të ishte si rezultat i punës së tij në Kalkutë. Në artikull thoshte se si Nënë Tereza thuajse i urrente trajtimet e sofistikuara mjeksore, por pranonte se “kishte një ushtri me doktor që punonin 24 orë për t’i shpëtuar jeten”. Z. Gumbel na tregonte se meqë Nënë Tereza ishte “me një këmbë në qiell” ajo “ndihej në ankth dhe në siklet” që ishte akoma gjallë. Një ditë pas botimit të artikullit, Tereza pati një angioplasti që e mbijetoj, dhe kjo për moshën 86 vjeçare nuk ishte një mrekulli, por ajo çuditërisht reflektoj dëshirën që të mos vdesë.

Më 1983, në Spitalin “Gemelli” në Romë ku ishte e shtruar Nënë Tereza, doktorri i saj doli para medias dhe tregoj se ajo (Tereza) kishte refuzuar të merrte medikamente lehtësuese “ajo donte t’i ofronte vuajtjet e saja para Zotit”. Por më pas ajo mori ilaçet për të lehtësuar dhimbjet. Ajo kurrë nuk i refuzoj ato, sikur do tu tregonin shumë infermjere në Woodlands. Ajo nuk e duronte dhembjen dhe ankohej shumë herë për to, veçënarisht kur ajo dendej me gjilpëra. Por prapëseprapë, fajelt e doktorit të Romës u raportuan të nesërmen në gjithë median e globit[47].

Në “Ladies Home Journal” një nga revistat më të njohura të grave të shtresave të larta, në prill të vitit 1996, Daphne Barak, pasi kishte bërë një bisedim me Nënë Terezën, në një rast e kishte pyetur: “A mendon për vdekjen?” Nënë Tereza ju përgjigj: “Kur te me vijë koha, unë thjeshtë do të zë një shtrat  në kaligat dhe do të pres për fundin”. Në fund të këti viti (1996) ajo u sëmu rëndë dhe në ankth të madh menjëherë shkoj për kontroll në njërin nga klinikat e qytetit Woodland Clinic dhe Birla Heart Institute. Ajo shpenzoj në pak javë të qëndrimit të saj në klinikë më shumë se të ardhurat e gjithë jetës së një familjeje të klasës së mesme. Shpenzimet i mbuluan klinikat[48]. Nënë Tereza “dëshironte të vuante si Jezusi dhe të vdiste si e varfër”, Dhoma e saj ishte e pajisur me dy oksimetra (që masin furnizimin e gjakut me oksigjen) me vlerë prej $ 10.000 (14 vjetë pune për një mësues në Indi) dhe një dollap të mbushura me ilaçe kardiake, me vlerë prej $ 15.000... Ajo vdiq në Kalkutë të Indisë më 5 shtator 1997. Shuma Raha shkruante se truma e madhe e njerëzve që ndiqnini trupin e pajetë të Rabindranat Tagorës per t’u djegur në turrën e druve, ju sulën trupit të poetit, duke i shkulur mjekrren që ta mbanin si kujtim. Ashtu përmendë edhe funeralin e Satyajit Ray e Uttam Kumar[49] Vdekjen e Nënës Terezes, gazetarja Patricia Smith[50] e deklaroj[51] “Në qetësi, nuk pati asnjë vajtim, asnjë qarje të mbytur, asnjë e dhënë pas vajtimit torturues...”

Sipas editorialit në “Ananda Bazaar Patrika” një ditë pas funeralit, të vetmen meritë që një kalkutas i kishte dhënë Nënës terezë ishte se: “e ka paraqitur qytetin tonë si një nga vendet më të errëta të planetit”

FAMA

Kishte shumë të drejtë Abdi Baleta, kur shkruante: “Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit, Tereza do të kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë, sikurse kanë mbetur me mijëra që kanë bërë sakrfica njerëzore ndoshta edhe më të mëdha. Tereza Bojaxhiun e bëri të famshme me emrin ‘Nënë Tereza e Kalkutës’ më shumë propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa përkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjë, kot hyn të bëjë analiza... Në OKB Tereza nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit...“[52]

Historia mediale e ‘shqiptares së shenjtë’ aq të përshpëritshme, fillon me anglezin Malcolm Muggeridge (1903-1990)[53], gazetar me një pozicion unik dhe me mundësi të plota për përdorimin e medias së shkruar dhe asaj televizive në Britani dhe SHBA: “Pa të, bota ndoshta as që do të kishte dëgjuar ndonjëherë për Nënë Terezën”, shkroi pas vdekjes së tij, “Catholic Times”[54].

Muggeridge, një konservator fanatik, i cili liberalizmin sekular e quante si “më të madhen nga të gjitha fuqitë shkatërruese”, bënte pjesë në grupin e gazetarëve të sponsorizuar nga "Congress for Cultural Freedom". Ishte fjala për një organizatë të CIA-s, e cila donte të themelonte një antikulturë proamerikane për t’ia kundërvënë komunizmit[55].  Sigurisht që shumë shpejt, këtë mision e morën në dorë edhe të tjerë, por është shumë e sigurtë, siç bënte të ditur “Cathiolic Times”, pesë javë nga vdekja e Nënë Terezes, se ajo do të kujtohet edhe kur Muggaridge të jetë harruar.

Ja si filloj ngjarja. Një ditë në marsin e vitit 1968, në shtëpinë e tij në Robertsbridge, Muggeridge e mori në telefon Oliver Hunking – drejtues i programit për çeshtje fetare në kanalin televiziv BBC dhe i kërkoj të intervistonte për emision të radhës një “Murgeshë Indiane” të quajtur Nëna Terezë, që në atë kohë po vizitonte Londrën. Oferta ju pranua.

Atëbotë, murgesha e lindur në Shqipëri, Tereza, drejtonte akoma në mënyrë modeste shtëpinë e saj të vdekësve në Kalkuta, aty ku para se të vdisnin jetëndërruesit - kungoheshin në fshehtësi. Në krahasim me misionin hindian ‘Ramakrishna’ dhe misionin Amerikan “Assembly of God”, që vepronte atje, urdhëri i Terezës deri në fund mbeti një pikë ujë mbi shkëmbin e nxehur. Sidoqoftë, Muggeridge dhe Nënë Tereza u takuan për herë të parë në manastrin “Holy Child” në sheshin “Cavendish Square” të Londrës. Kjo ishte edhe hera e parë që Nënë Tereza po qëndronte para një kamere televizive, në marsin e vitit 1968. Në këtë intervistë, Muggeridge e mori vesh se Tereza nuk ishte indiane, por shqiptare, gjë që e gëzoj, sepse ai ishte përkrahës i flaktë i katolicizmit në Evropën Lindore dhe kishte lidhje me grupe të fshehta katolike që financoheshin nga CIA dhe Vatikani. Intervista u transmetua në Kanalin Televiziv BBC, në maj të vitit 1968 dhe u ritransmetua më pas, meqë u pëlqye nga publiku. Shprehjet: “Unë marr njerëz nga rruga” dhe “Kur prekim të varfërin prekim trupin e Jezusit”  nuk u përdorën nga Tereza, ata u vendosen më vonë nga Muggeride. Por prapë, me kete rast nuk u krijue asnjë mit, asnjë yllë.

Muggeridge nuk u dorzua. Ai mendoj se mënyra më e mirë për të vënë heroinën e tij në qender të vemendjes së botës, do të ishte përmes një realizimi të një filmi, që do ta bënte BBC në zonën e Kalkutës. Vetë Nenë Tereza në fillim ngurroj për filmin, por Muggeridge e nxiti atë përmes mikut të tij Kardinalit Hinan të Londrës. Ajo ra dakord por nuk ishte aq entuziaste: “Nëse ky program televiziv do t’i ndihmojë njerëzit që ta njohin më mirë Zotin, atëherë le ta realizojmë[56]”. Kurse Muggeridge i shkroj këto fjalë: “Le të bëjmë diçka të bukur për Zotin”. Filmi, që u filmua për pesë ditë, u bë në mars të vitit 1969 dhe u shfaq për herë të parë në ekranin televiziv me titull: “Nënë Tereza e Kalkutës” dhe me nëntitull “Diçka e bukur për Zotin”, të përcjellë nga një libër ‘bestseller’, me të njëjtin titull. Në film, ka një skenë ku Nënë Tereza shfaqet me një vajzë të verbër indiane dhe me doren e saj fërkon vazhdimisht sytë e vajzës. Pas kësaj, shprehja e fëtyrës së vajzës ndryshon, dhe ajo shpërthen në një buzëqeshje engjëllore. Gjërat e vetme që mungonin në këtë skenë ishin balta dhe pështyma të përdorura nga Jezusi për të kthyer shikimin e të verbërit[57]. Filmi u shpall legjendar, sipas një pohimi të Muggeridge, sepse gjatë xhirimit të tij, në shtëpinë e Terezës, me dritare të vogla nga të cilat hynte një dritë tepër e zbehtë, qenkësh konstatuar një „mrekulli fotografike“ – njëfarë drite e vakët midis errësirës së dhomës, dukuri teknikisht e ‘pashpjegueshme’[58]. Shumë vjetë më vonë, në vitin 1994, kameramani Ken Macmillian, sqaroi se atëbotë kishte provuar për të parën herë një film të ri, nga firmat Kodak: “Kur pamë versionin final të filmit, doja të ngrija në qiell meritat e Kodakut, mirëpo Muggeridge ma ndaloi këtë…”

Por, Muggeridge përjetoj edhe një ‘mrekulli’ tjeter gjatë xhirimeve në Kalkutë, kur zbuloj se automjeti i Nënë Terezes, kishte motorrin në një vend të ndryshëm nga ai që duhej të ishte. Madje me ‘të drejtë’ ai kishte pyetur veten ‘Nëse rrotat e makinës janë në dorë të Zotit apo të ndonjë force tjetër jashtëtoksore

Filmi u prit mirë në Angli, por në Amerikë, pothuaj krijoj një gjendje histerike. Falë filmit dhe propagandës së vazhdueshme të Muggeridges për Nenë Terezen, në fillim të vitit 1970-të, Nënë Tereza, njihej në Britani nga njerëzit e rëndomtë, ndonëse në rrugët e Kalkutës pak kush dinte për të! Edward Finch, drejtues i Dioqezës Anglikane të Shelmsfordit, në vitin 1970 tregon një ndodhi  që i kishte treguar Nënë Tereza më 1973: “Ajo më tha se kishte qenë duke ecur në një rrugë të Londrës, kur një shitës lulesh i kishte thënë: ‘A je ti Nënë Tereza e Malcolm Muggeridge’s’. Kjo pyetje e kishte bërë atë të qeshte”[59].

Mrekullitë e sajuara të Muggerige’s ‘ngjasin’ tek një e krishterë, por kur bëhej fjalë për mrekulli jokrishtere, Muggeridge nuk ishte shumë entuziast. Duke qenë përkrahës i flaktë i aktivitetit luftarak amerikan, ai shkoj në Hiroshima për ta thyer atë që ai e quante një mit. Ai foli me një “prift të moçëm” dhe arriti në përfundim se të gjithë ato histori mbi duart fosile njerzore të mbetura nëpër mure, apo të biçikletave të shkrira pas bombës atomike, nuk ishin të vërteta”[60].

Protestantë me shumë ndikim në SHBA, si Billy Graham, dhe katolikë si F. Buckley, Jr. krijuan shprehjen fluturake për „shënjtoren e gjallë“, e cila po i mblidhte nga rrugët e Kalkutas ’më të varfrit e të varfërve’ (Një pohim që në fakt doli i rremë, mirëpo që nga vetë Tereza u përsërit shumë herë me mirënjohje).

Vlersimi im për Muggeridge’n – thotë Chatrterjee – është i ngjajshëm me atë të vajzës së Stalinit, Svetlanës, e cila kje kthye në kristjane e që u miqësua me Muggeridgen, më vonë miqësia e tyre u prish dhe ajo i shkroj këto fjalë: “Ti je nga ato qenje të pushtuara nga djalli, e që duhet shmangur me çdo kusht. Këto qenje sjellin fatkeqësi në jeten e të tjerëve dhe i shkatrrojnë ata. Njerzit e mire janë modest e të heshtur (siç është Kiti yt). Por ki kujdes, Zoti e sheh sqimen dhe kryelartësinë e atë nuk e mashtron dot”[61]

E përjavshmja globale Amerikane “Time” ka qenë prej propaganduesve të saj më të mëdha. Ajo (Time) e beri te famshme me titullin “shenjtore e gjallë”. Më 1999 TIME hapi shontazhin në internet për të zgjedhur “njeriun e shekullit”[62]. Që  në fillim Nënë Tereza mbante vendin e dhjetë[63].

ÇMIMET

A na nderon Nëna Tereza si laurate e çmimit Nobël për Paqë (1979)[64]? Pse të na nderojë ky çmim? S’ka dyshim, se vetë historia e saj dëshmon se ky çmim është plotësisht politik, që për mendimin tim, më shumë të poshtëron sesa të nderon, për asrye se deri më sot ky çmim nuk i është dhënë asnjëherë merituesit. Gandi, apostulli më i madh i paqës në shekullin XX-të, megjithëse i propozuar pesë herë[65], nuk është vlerësuar kurrë me këtë çmim! Në konkurimin e vitit 1947, pas pavarsisë indiane, Kryetari i Komisionit Gunnar Jahn, në ditarin e tij, shkruante: “Përkrahë faktin se ai është personaliteti më i madh në mesin e të propozuarve. Për të mund të thuhen shumë e shumë gjëra të mira – Ne duhet të mos harrojmë se ai nuk është vetëm një apustull i paqës, ai pikësëpari dhe mbi të gjitha është një patriot... Për më tepër, ne duhet të mbajmë në mend faktin se Gandi nuk është naiv. Ai është një jurist dhe avokat i shkëlqyer...” Këtu paska një kusht të çuditshëm, që personat e vlersuar, të jenë naivë kurse patriotizmi të ketë kriter shkualifikimi. S’do mend se patriotizmi i Gandit shetësonte qeverinë Britanike (?!)[66].

 Më 1906, çmimi Nobël për paqë, ju dha njërit nga presidentët më luftarak të SHBA-ve – Roosevelt. “Philadelphia Ledger” bënte një koment kritik ndaj këtij veprimi. Duke cituar, të bente mjaft përshtypje fakti që “predikuesi i jetës së zellëshme, shfarosësi i sëmundjes së paqës afatgjatë, kampioni ushtarak i ushtrisë dhe flotës së madhe, zotruesi i ‘shkopit të madh’ të kurorëzohej si pacifisti më i madh i Amerikës”. The New York Times shkruante: “Një buzëqeshje e madhe iluminoi fëtyrën e globit kur çmimi ju dha qytetarit më luftëdashës të SHBA-ve...” Në fakt, në autobiografinë e tij, laurati për çmimin e paqës, pa asnjë llojë hezitimi deklaron: “Sipas gjykimit tim personal, shërbimi më i madh që unë i kam bërë paqës, është udhëtimi në detë me flotën luftarake rreth e përqark botës...” Në vitin kur ai mori çmimin “Nobël për Paqë”, ai po dërgonte trupa të armatosura në Ishujt Karibe[67].  

Më 1912 çmimi “Nobël për Paqë” ju dha Ministrit të Luftës Elihu Root. Duke mos harruar sasinë e madhe të parave që vinin nga ky çmim, dokumentohet se “Çmimi Nobël i Paqës” nuk kishte fare të bënte me dashurinë për paqën as me ruajtjen e saj. Shiko lauratin e saj të vitit 1953, që ju dha shefit të Shtabit të Forcave të Përgjithëshme Ushtarake të SHBA-ve: George Marshall. Pa dyshim një çmim politik për të kënaqur SHBA-të që nuk kishte fare të bënte me paqën. E njëjta gjë u përsërit  edhe në lauratin e vitit 1973, kur komisioni Norvegjez ja dha çmimin e Paqës Henry Kisinger-it – Sekretar i Shtetit në Admisistraten e Nixon-it dhe njëri nga arkitektët kryesor i Luftës së Vjetnamit, përgjegjës për miliona të vrarë e të gjymtuar në këtë luftë. Njëkohësisht urdhërues i bombardimeve në Kamboxhë dhe Laos. Falë këti laureti të Paqës, vdiqen së paku 350.000 njerëz në këto dy vende. Ai kurrë nuk ishte avokat i paqës dhe më i njohuri për përdorimin e forcës kundër shteteve që ai u quante jomike. Ishte mik i ngushtë i tiranit Pinoçet, që duke punuar me CIA, rrëzoj qeverinë demokratike të Salvador Allende’s. Pas dhënies së këti çmimi, dy antarët e Komisionit dhanë dorëheqjen me neveri, ndërsa Kisingeri kurrë nuk shkoj në Oslo për të marrë çmimine tij “Nobël” nga frika e shpërthimit të demeonstaratave të dhunëshme kundër tij. Në vitin 1946, çmimi ju dha evangjelistit John Mott-it, mbështetësit të flaktë të Luftës së Parë Bortore.

Churchili ishte laureat i çminit ‘Nobel për letërsi’ ndërsa njihej si politikan[68]. Ndërkohqë filozofi francez Sartre e kishte refuzuar “Çmimin Nobël”, sepse i ishte dukur “tepër perëndimorë”.

Në vitin 1958, çmimi “Nobël për paqë” ju dha priftit katolik Belg At Dominiko Pire, për të cilin nuk kishte dëgjuar askush, madje as në Belgjikë. Telegrami nga Osllo u dërgue në qytetin e gabuar dhe ju rikthye dërguesit. Kur gazetari i “The New York Times”, pyeti Ambasaden Belge dhe Misionin Belg pranë OKB-së se kush ishte laureati i emruar, as ata nuk kishin dëgjuar për të. Në fakt, gazeta duhej të kishte pyetur Vatikanin që mund të kishte njohuri edhe për lauratin e vitit 1930-të, të Nathan Soderblom-it, i cili s’kishte ndonjë kualifikim veç se ishte kryepeshkopi i Upsaala’s. Laureati i vitit 1983 ishte Lech Walesa, mik i ngushtë i Papa Gjon Palit, shkaktar i ndarjes së Polonisë, i cili kur humbi një raund në zgjedhjet presidenciale, refuzoj të pranonte vullnetin e popullit madje refuzoj t’i uroj fitoren kundërshtarit të tij. Edhe një pasqyrë për të shikuar veten, çmimi mijëvjeçarë i vitit 2000 ju dha presdentit të Koresë së Jugut Kim Dae-Jung, për shporrjen e komunizmit dhe për aleancen me SHBA-të. Por, një pikë tjetër, mbase e parëndësishme ishte se ai në moshen 50 vjeçare u konvertua  në fenë katolike dhe u pagëzua me emrin St Thomas More[69].

Njerëzit magjepsen nga çdo çmim prendimorë që mund ta përfitojnë “njerëzit më të lartë” dhe arsyetohen: “Po.. ajo ka marrë çmimin Nobël për Paqë!”. Por, për çmimin e saj Papa Gjon Pali i II-të falënderoj Z.Muggeridge, i cili kur e vizitoj (idhullin e tij Papën), mori falënderimin për ‘zbulimin’ (shpikjen) e Nënë Terezes. Ndoshta, dhënia e çmimit ‘Nobël’ për një murgeshë katolike nga Shqipëria, do të ishte një goditje e madhe për qeveritë komuniste të ati vendi si dhe për të gjitha qeveritë tjera socialiste. Në fund të fundit, ishte pikërisht Lenini ai që kishte thënë në fillim të shekullit XX-të, se Komunizmi në Londër do të vinte nga Kalkuta, në atë kohë kryeqytet i perandorisë Britanike). Bile, aleat në fushatën e çmimit të Nënë Terezes ishte edhe ‘njeriu i paqës” Robert Strange McNemara, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes gjatë kohës më të madhe të Luftës së Vjetnamit, një njeri tepër i etur për luftë. Në afkt, ai e propozoj atë tri herë: më 1975 (kur fitoj Sarahovi), 1977 (kur fitoj “Amnesty International”) dhe më pas më 1979 që rezultoj të ishte një sukses i vërtetë[70].

Por çmimi “Nobël për Paqë” nuk ishte i vetmi për Nënë Terezen. Në prill të vitit 1962, kryetari i shtetit të Indisë, dr. Rajendra Prasali i dorëzon Nënë Terezes dhuratën "Shir Medal" për shërbime të jashtzakonshme. Në gusht të këti viti Qeveria e Filipineve i dha shpërblimin "Ramon Magsaja". Nëntë vjetë më vonë, më 6 janar 1971, në Vatikan, Papa Pali VI i dorëzoi dhuratën "Gjoni i 13- Për Paqen”. Po këtë vit në Nju-Jork e nderojnë me dhuratën ndërkombëtare "John Kenedy”[71], kurse Universiteti i Washingtonit e bëri doktore nderi (?!)Më 1972 u nderua në Indi me mirënjohjen "Nehru"[72]. Një vit më pas, princi i Edinburgut, Filipi, në praninë e mbretëreshës së Anglisë, Elizabetës së Dytë, i dha mirënjohjen "Tempelton"[73]. Më 1978 mori çmimin "Balsam" nga qeveria italiane për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes popujve. Në qershor të vitit 1981, Tereza mori medaljen “Discovery” nga Marquette University (Milwaukee) Më 1983 u shpërblye me Rendin e Meritorëve nga Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta. Më 1985 i jepet dhurata "Medalja e Lirisë", që njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA. Më 1986 i jepet shpërblimi më i lartë i Rusisë, "Medalja e Paqes"...

Nënë Terezes ju dha medalja e Kongresit Amerikan (nga Jesse Helms dhe Jesse Jackson) dhe përfundimisht SHBA-të e bënë “Qytetare Nderi” – nderë vërtetë i rrallë pak para se të vdiste[74]. Ajo ishte gjithashtu e nderuar me pashaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia[75]. Qysh më 1971 Muggeridge i profetizoi Nënë Terezës “Çmimin Nobël”, ashtu siç u parashikua edhe shenjtërimi i saj shumë kohë para se të vdiste. Shndërrimi i Terezës nga një murgeshë në një figurë mediale ishte në rritje, tani ajo udhëtonte rreth botës në takime të ndryshme ndërkombëtare, si përfaqësuese e Papës, madje edhe midis qarqeve liberale. Pas dy nismave të dështuara asaj do t’i ndahej me 1979 çmimi Nobel, si rezultat i një fushate të paguar mirë, dhe ajo shfrytëzoi rastin të prezantonte me këtë rast për opinionin edhe platformën e saj politike[76].

vazhdon: http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1541

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme