
Së këndejmi, as të trija fetë e as kombi shqiptar nuk është duke përjetuar kurrfarë krize as katarëze brenda qenies së vet për shkak se shumica e tij dërrmuese i përket fesë islame. Përkudrazi, jeton në paqe dhe harmoni, që nga krijimi i KOMBIT SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE.
Kryesorja është se, shqiptarët myslimanë në Ballkan nuk po i pengojnë as Evropës Perëndimore e as Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por boshtit tradicional sllavo-helenik: Rusisë, Serbisë, Greqisë, Qipros, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Sllovakisë etj., si dhe disa hyzmeqarëve të tyre shqiptarë, të viktimizuar nga tezat e ndërruara dhe të falsifikuara të kuazishkencës, të politikës, të propagandës kishtare dhe shtetërore të tyre, me theks të posaçëm kundër shqiptarëve myslmanë në Ballkan.
Hyrjen në Evropën Perëndimore, tanimë, e kemi siguruar në favorin e mbështetjes sonë, jo me “hana, as me kryqe”, as me përralla, por me angazhim konkret, me sjellje dhe me veprime të sinqerta, me bashkëpunim dhe me bashkëveprim të ndërsjellë në ndërtimin e mirëbesimit dhe të mirëkuptimit në rrugën e përbashkët të mbrojtjes së vlerave universale (të lirisë, të rendit, të drejtësisë, të zhvillimit dhe të përparimit ekonomik dhe të mirëqenies) të stabilitetit, të paqes, të sigurisë dhe të demokracisë në dimensione evropiane dhe botërore.
Konvertimi është çështje individuale, jo kolektive e asnjë populli, ndaj, as e popullit shqiptar.
***
Sami Frashëri: “Shqiptari është shqiptar para se të jetë mysliman a i krishterë.”
***
Pirro Prifti: “Ri-kovertimi në fenë e të parëve, një opsion i nevojshëm” (www.gazetasot.com,më 9 gusht 2008)
***
Autori, përkundrazi, është i dëmshëm, regresiv dhe vetëvrasës për shqiptarët. “Ri-konvertimi” i sugjeruar, “i nevojshëm” i Prirro Priftit, do të ishte i parapëlqyerë dhe, me interes të madh vetëm për krishterimin romak, bizantin greko-serb, i cili që nga zanafilla e shfaqjes, e mbijetesës e deri në përfundimin-shembjen e tij nga Perandoria Osmane, ka qenë në funksion të konvertimit fetar, të shtypjes, të shfrytëzimit dhe të shfarosjes së shqiptarëve, si dhe të shlyerjes së identitetit etnik, historik, gjeografik, kombëtar, shtetëror dhe territorial të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Fati i madh i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike është që Rilindja Kombëtare Shqiptare nuk ka filluar, as nuk ka pasur asnjë “eksponent” sikurse Pirro Prifti dhe Aurel Plasari, që janë marrë me fenomenologjinë e konvertit dhe të rikonvertit të shqiptarëve, sepse, ku ta dinim, se çfarë feje, çfarë race, çfarë kombi dhe, çfarë atedheu a shteti, do t’i përkisnin shqiptarët sot.
Fenomenologjia e tezës toksikologjike “DIVIDE ET IMPERA” për “rikonvertimin” e shqiptarëve të përkatësisë myslimane, është e re, zë fill për së mbrapshti, që në vitet e 90-ta të dekadës së fundit të shekullit XX( pas rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri), me botimin e librit skandaloz dhe tendcioz të Aurel Plasarit me titull: Vija e Teodosit-nga t’ia mbajnë shqiptarët, Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë, 1995.
* *
Është me interes për lexuesit dhe për opinionin publik shqiptar se “jusitifikimin” historiko-filozofik dhe politik të tezave, të koncepteve dhe të pikëpamjeve tlidhur me konvertimin e shqiptarëve të përkatësisë së besimit mysliman, të parashtruara në përmbajtjen e librit të theksuar të Aurel Plasarit, e pat kundërshtuar në mënyrë vehemente të argumentuar objektive, filozofi shqiptar nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi, me ç’rast qe zhvilluar një polemikë e ashpër ndërmjet Aurel Plasarit dhe Shkelzen Maliqit.
Pavarësisht se, ç’thotë historia e hidhur e konvertit të shqiptarëve nga sundimtarët e tyre pernadorakë shekullorë (romakë, bizantinë, osmanë etj.), riaktualizimi i “ri-konvertit” të shqiptarëve të fesë myslimane, nuk është temë për debatim as për propagandim (qoftë në kuptimin politik, apo në atë shkencor, publicistik a informativ masmedial shqiptar as ndërkombëtar), sepse i përket të së kaluarës së largët shekullore të shqiptarëve, ku sot, asgjë nuk mund të korrigjohet, të riparohet, as të revizionohet në atë drejtim, por duhet pranuar kështu si është gjendja faktike me të tri fetë që i kemi, të cilat, janë shembull karakteristik poztiv në botë të ekumenizmit dhe të përbashkësisë fetare, kombëtare dhe shtetërore, sepse, asnjëherë në historinë e derisotme të ekzistencës së tyre nuk kanë pasur asnjë mosmarrëveshje, asnjë konflikt, asnjë problem, asnjë viktimë as në aspekin fetar, as në atë politik, kombëtar atdhetar dhe shtetëror shqiptar.
Prandaj, pa marrë parasysh faktet, se çfarë na thotë historia e dikurshme mijëravjeçare se çfarë kanë qenë shqiptarët me përkatësi fetare dhe se, sot (vetëm në dy dekadat e fundit të viteve 1990-2008), çfarë thonë “tezat e reja” të Pirro Priftit dhe të Aurel Plasarit për rikonvertimin e shqiptarëve të fesë myslimane në “fenë krishtere të të parëve të tyre”, gjendja, statusi faktik, juridik dhe shoqëror i të tri feve (myslimane, ortodokse dhe katolike) të kombit shqiptar janë të pandryshueshme, të pacënueshme dhe të paprekshme në asnjë aspekt dhe, në asnjë segmengt të tyre, iu pëlqeu kjo apo jo, pirrove, plasarëve dhe sulltanëve osmanllinj anadollakë.
Ne, mund t’i “thyejmë dhëmbët” dhe të shkruajmë, dhe të botojmë me “tonelata” analiza, komente dhe libra për “rikonvëertimin” e shqiptarëve, por kjo gjendje faktike e të tri feve të shqiptarëve, nuk mund të ndryshohet kurrë as me dialog paqësor, as me dhunë, as me terror e as me gjenocid.
Prandaj, është absurd i absurdit, utopi dhe primitivizëm të merremi me “temën” e “rikonvertit”, të aktualizuar nga ana e autorëve të theksuar, si dhe nga bashkëmbështetësit e tyre, ndër të cilët është, edhe një akademik-historian i shquar shqiptar, i cili gjatë tërë jetës dhe veprës së tij (si pedagog universiteti dhe, si shkencëtar dhe patriot i shquar shqiptar ka dhënë një kontrbut të paçmueshëm në fushën e ndriçimit të shkencës historike shqiptare). Miirëpo, në këtë pikëvështrim, kur është fjala për “rikonvertimin” e shqiptarëve, nuk i jap të drejtë, sepse shqiptarët nuk mund t’i ndërrojnë fetë e tyre që kanë mbase ato nuk janë parti politike e as grupe të interesave të ndryshme politike, ideologjike, ekonomike dhe tregtare të “biznesmenëve”, të “demokratëve”, të “besimtarëve” dhe të “patriotëve” të kohës së sotme konsumatore.
T’i ndërrojmë partitë politike, jo FENË, as ATDHENË!
Pse jo, për hir të interesit të përgjithshëm kombëtar, fetar, atdhetar dhe shtetëror, kurdo që e lypë nevoja, le t’i ndërrojmë dhe, t’i reduktojmë partitë politike, jo të tri fetë që i kemi, sepse këto, që nga krjimi i shtetit të parë shqiptar e deri më sot, në historinë e tyre, kurrë nuk kanë qenë pengesë për bashkëjetesën fetare, kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, e as për zhvillimin dhe përparimin e tyre të përgjithshëm kulturor, demokratik, politik dhe shtetëror si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm ndërkombëtar.
Në historinë e tyre të derisotme të tri fetë (myslimane, ortodokse dhe katolike) të shqiptarëve kurrënjëherë nuk kanë qenë, dhe nuk janë kurrfarë problemi, shkaku as pasoje, pse shqiptarët që më se 100 vjet janë të kolonizuar dhe të robëruar nga sundimi shtetëror dhe i krishter bizantin greko-serb sllav, por shkak dhe pasojë kanë qenë, dhe, fatkeqësisht, edhe sot janë partitë dhe ideologjitë e ndryshme politike, si dhe interesat e tyre heterogjene të ngushta personale, mahallore, nahiore, tregtare, ekonomike, pushtetore karrieriste, antifetare, antikombëtare dhe antishtetërore shqiptare, që historikisht (dikur dhe sot) kanë qenë në funksion të PËRCARJES dhe të VËLLAVRASJES së shqiptarëve, e jo as FEJA MYSLIMANE, AS FEJA ORTODOKSE E AS FEJA KATOLIKE E SHQIPTARËVE.
Me një fjalë, për të gjithë minusat e derisotëm, dhe të sotëm lidhur me status quo-n e moszgjidhjes së problemit kombëtar shqiptar në Ballkan, është fajtore politika dhe elitat politike shqiptare, së bashku me aleatët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, e jo as KISHA, E AS XHAMIA. Ndaj, nuk kemi asnjë nevojë, asnjë motiv dhe, asnjë arsye morlale, as profesionale, as politike, as kombetare e as fetare, që të kërkojmë ndryshimin e feve ekzistuese të shqiptarëve (myslimane, ortodokse dhe katolike).
Pa marrë parasysh qëllimin e shtruarjes së kësaj teme, që në asnjë mënyrë nuk është “temë” me interes të dobishëm për shqiptarët, askush (qoftë shkencëtar, politikan, publicist, analist, gazetar apo shtetar) nuk e gëzon atë të drejtë, dhe liri të pakontrolluar dhe arbitrare (të thërras popullin shqiptar për “ri-konvertim”), që të dalë në opinionin publik shqiptar, duke propaganduar tezën e rrejshme dhe të falsifikuar armiqësore, se shqiptarët e besimit mysliman, duhet të “RI-NKOVERTOHEN në fenë e krishterë të të “parëve të tyre”, sepse fenomeni i konvertit ose i rikonvertit, është çështje private individuale, e jo çështje, as problem kolektiv gjithëshiptar, as i dy shteteve ekzistuese shqiptare (Shqipëria dhe Kosova), as i hapësirave të tjera të Shqipërisë Etnike (Ilirida, Anamorava, Malësia e Madhe e Mbishkodrës dhe Çamëria). Shkurt e shqip, fenomeni i “rikonvertit” të Pirro Priftit dhe të Aurel Plasarit, nuk duhet të jetë i pranishëm në asnjë kokë shqiptare, që mendon, frymon, vepron dhe që flet shqip, sepse ai është me bazë regresive fataliste bizantine sllave, që ka për qëllim të na përçajë, të na konfrontojë edhe mbi bazën fetare dhe të na rikthej prapa për disa shekuj, atje, ku edhe ka zënë fill gjenealogjia e tij antishqiptare-në Bizantin greko-serb të car Stefan Dushanit në shekullin XIV.
Propagandimi i “ri-konvertimit”, është vepër e dënueshme me ligj!
Populli shqiptar nuk ka as më të voglën arsye, asnjë nevojë, dhe asnjë leverdi që të “ri-konvertohet” as në krishterizëm, as në myslimanizëm, pavarësisht nga ndonjë rikonvertim individual a familjar, të cilat duhet kuptuar vetëm si raste izoluese , e jo kurrfarë dukurie me përmasa kolektive shqetësuese, gjë që në atë rast, do të ishte e nevojshme, ndërhyrja e shtetit dhe e institucioneve fetare dhe shkencore shqiptare.
-Mjaft jemi asimiluar, konvertuar-rikonvertuar dhe copëtuar-ricopëtuar, kolonizuar-rikolonizuar në rezervatet dhe në “kopshtet zologjike” të vendeve fqinje kolonialiste të krishtera bizantine dhe heleniste (Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria). Tanimë, një status i këtillë i shqiptarëve, është bërë i padurueshëm, kështu që, veç luftës dhë përpjekjeve të parreshtura për LIRI DHE PËR RIBASHKIM, nuk njeh kurrfarë tezash, as shembujsh individual privat të KONVERTIMIT-RIKONVERTIMIT në asnjë fe, as të “parëve e as të mbramëve” të tyre.
Kujt t’ia kana, le të konevertohet, rikonvertohet, le të “rikvercohet” dhe, le të shkojë atje në “detet e nexehta krishtere” bizantine dhe helenike; le ta “thyejë qafën”, ku ta “gjejë më ngrohtë, më mirë dhe më lirë...” , sepse “Ri-konvertimi” i propozuar nga Pirro Prifti nuk është çeshtje fetare, as kombetare, as politike e as shkencore e shqiptarëve, as e Shqiperisë Etnike, por kjo, thejsht, është çeshtje private dhe inidividuale “qejf për njeri, tim për shtëpi”, që nuk ka të bëjë as me politikën zyrtare, as me shkencën shqiptare, as me Kuranin e as me Biblën, sepse as në kuadrin e shkencës, as të Kuranit e as të Biblës nuk është i parashikuar “Ri-kovertimi” i shqiptarëve.
Pse t’i kthehemi fesë së krishterë të të “parëve”?!
– Sikur të kishim pasur asifarë të “parësh fetarë” të krishterë, sigurisht se, shqiptarët, që disa shekuj me radhë, nuk do të jetonin pikërisht në errësirën dhe në shtypjen barbarike mesjetare të krishterimit të tyre bizantin sllav. Por, pikërisht, pse nuk kemi pasur asifarë të “parësh” krishterë, edhe sot, jemi në këtë gjendje të mjerueshme: të asimiluar, të copëtuar, të robëruar, të konvertuar, të rikonvertuar, të kolonizuar dhe të terrorizuar nën tutelën e krishterimit bizantin sllav dhe helenik.
Pavarësisht nga synimet dhe nga tendecat e rrezikshme dhe regresive për “rikonvertim”, të propaganduara nga “zëdhënësit” e kuzhinave të ndryshme të krishterimit bizantin helenist ( të Moskës, të Athinës, të Beogardit, të Podgoricës, të Shkupit etj..), ka dashur Zoti që historia e formimit të kombit dhe të shtetit shqiptar në Ballkan ka zënë fill me të madhin Skënderbe, si dhe me pasardhësit e tij të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të cilët kurrënjëherë në veprimtarinë e tyre krijuese dhe kombëtare atdhetare shqiptare, nuk e kanë parë të arsyeshme, që të ëndërrojnë dhe të propagandojnë tezën panheleniste, se shqiptarët me përkatësi të fesë myslimane, duhet të “konvertohen” në fenë e krishterë.
Përkundrazi, si Skëndërbeu, ashtu edhe pasardhësit e tij rilindës, si dhe të gjitha lëvizjet e mëpastajme çlirimtare kombëtare shqiptare për liri, për drjetësi, për pavarësi dhe për bashkim të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kanë luftuar me pushkë dhe me penë në dorë kundër çdo forme dhe trajte të asmimilimit dhe të konvertimit të shqiptarëve në fe të ndryshme, pavarësisht nga “ofertat” e ndryshme politike të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.
Kjo strategji fetare, kombëtare dhe shtetërore e Skënderbeut, dhe më pas e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe e të gjitha lëvizjeve çlirimtare kombëtare (1878-2002), është baza dhe mburoja kryesore që shqiptarët i mbron nga çdo lajthitje, nga çdo mashtrim, nga çdo manipulim, nga çdo indoktrinim panhelenist dhe panislamist me përmasa terroriste dhe fundamentaliste (ngado dhe, nga kushdo që përhapen dhe, propagandohen ato në hapësirat e Shqipërisë Etnike, dhe ndër shqiptarët, kudo që ndodhen dhe, kudo që veprojnë në botë), nga çdo përpjekje dhe, nga çdo tendencë barbarike aqrmiqësore e asimilimit, e konvertimit, e rikonvertimit, e shfrytëzimit, e kolonizimit, e rikolonizimit, e ripushtimit, e terrorizimit dhe e gjenocidit qoftë me bazë të krishterë bizantine, apo qoftë me bazë panislamiste fundamentaliste.
Vaso Pashë Shkodrani: Kundër fenomenologjisë së “ri-konvertit” panislamik, panhelenist dhe të krishterë të shqiptarëve
Ndër të tjera, këtë konkluzion tonin kundër ndryshimit të feve ekzistuese të shqiptarëve përmes “rikonvertit” të Pirro Priftit dhe të Aurel Plasarit, e provon edhe ky apel historik kombëtar dhe patriotik i pavdekshëm i Vaso Pashë Shkodranit, se: “...FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”, E JO KY ABSURD politiko-propagandistik me primesa bizantine dhe panheleniste i Pirro Priftit, se: “Ri-kovertimi në fenë e të parëve, një opsion i nevojshëm” (www.gazetasot.com,më 9 gusht 2008).
Siç theksuam më lart, s’ka asnjë dilemë se , Fati ynë i madh është që historia dhe kultura jonë kombëtare dhe shtetërore shqiptare nuk ka filluar me pirro priftët dhe me aurelë plasarët, por me Skënderbeun, me “PRIJËSIT” e Rilindjes Kombëtare Shqiptare( Vaso Pashë Shkodrani, Sami, Naim dhe Abdyl Frashëri, Jeronim De Rada, Thimi Mitko, Jani Vreto, Zef Jubani, Zef Serbe, Fan S. Noli, Asdreni, Çajupi, Kristoforidhi, Hil Mosi, Mihal Grameno, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Luigj Gurakuqi,Filip Shiroka, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Ismail Qemali...etj.), ku asnjëri prej tyre, në asnjë vepër të tyre krijuese letrare, politike dhe historike, nuk u angazhua që të merrej me “rikonvertin” e shqiptarëve të përkatësisë së fesë myslimane, por me mbrojtjen e identitetit të gjithëmbarshëm të qenies shqiptare; me bashkimin, me çlirimin, me pavarësimin, me zhvillimin, me përparimin dhe me qytetërimin e shqiptarëve pa dallim feje, besimi dhe krahine. Kjo ishte ideja dhe rruga e drejtë krysore strategjike, e shtruar nga Skënderbeu, dhe e ndjekur me konsekuencë nga të gjithë brezat e Rilindjes dhe e Lëvizjeve Kombëtare Shqiptare për mbrojtjen, për shpëtimin, për lulëzimin dhe për afirmimin e identitetit kombëtar, fetar, atdhetar dhe shtetëror të shqiptarëve dhë të Shqipërisë Etnike në Ballkan dhe në Evropë.
Këtë shembull pozitiv, duhet ta ndejkim edhe të gjithë ne, sepse çdo rrugë tjetër, sikurse kjo e “patentuesve” të rinj (plasar – pirro) të tezës së “rikonvertimit” të shqiptarëve të fesë myslimane në “fenë e krishterë të të parëve të tyre”, është rrugë e gabueshme dhe e pakrye, siç thotë, populli ynë i urtë. A, pak po iu duket pirrove dhe plasarëve se jemi “kirshterizuar” dhe shfarosur nën terrorin gjenocidal dhe kolonial hegjemonist të krishterimit ortodoks nën Greqi, nën Serbi, nën Mal të Zi dhe nën “Maqedoni”, që më se 100 vjet, e kursesi shqiptarëve t’iu njohin të drejtat dhe liritë e tyre, që iu përkasin sipas së drejtës natyrore, sipas së drejtës historike dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare, kur është fjala për përdorimin e gjuhës shQipe, të traditave, të zakoneve, të arsimimit dhe edukimit të tyre në gjuhën shqipe, dhe për deklarimin e tyre se janë shqiptarë dhe se i përkasin Shqipërisë Etnike (jo Greqisë, as Serbisë, as Malit të Zi e as “Maqedonisë”).
Në këtë kontekst, rast negativ drastik është Greqia, ( e cila, edhe pse i ka asimiluar dhe konvertuar me qindra dhe me mijëra shqiptarë, duke ua mohuar gjuhën, kulturën, traditat, përkatësinë etnike shqiptare, si dhe, me anë të dhunës, të terrorit, të gjenocidit ua ka konfiskuar dhe, ua ka tjetërsuar territorin e tyre etnik shqiptar, Epiri-Çameria), ndonëse, edhe pse shumica e shqiptarëve arvanitas i përkasin fesë ortodokse, ajo që nga themelimi i saj (pikërisht, me ndihmën e të parëve ortodoksë shqiptarë), e edhe sot, mbi asnjë bazë nuk njeh etnikumin shqiptar. Këtë praktikë negative, antihistorike, antiligjore, antidemorkatike, antikombetare dhe antishqiptare, me të gjitha mjetet e palejueshme, e mbron edhe politika zyrtare dhe kishtare e Greqisë së sotme e Anastas Janullatosit, “kryetar” i Shqipërisë së Sali Berishë dhe i Fatos Nanos.
Ky rast dratsik i shqiptarëve të asimiluar dhe të kolonizuar kobëtarisht, adimistrativisht dhe terroritorialisht në Greqi, politikisht dhe fetarisht, do të thotë, shqiptarët mund ta ndërrojnë fenë e tyre, edhe njëqind e njemijë herë, po qe se duan, por nuk iu “bën punë”, sepse Greqia ortodoksiste dhe gjenocidale nuk do të pranojë kurrë që shqiptarëve t’ua njohë të drejtat e tyre natyrore dhe historike në shtëpitë dhe në tokat e të parëve të tyre, edhe pse kanë qenë të krishterë, edhe pse i përkasin të së njëjtës fe ortodokse.
Ky shembull antihuman, antiligjor, antihistorik, antifetar dhe antikombëtar shqiptar i Greqisë, i apelon të gjithë shqiptarët, të gjitha fetë shqiptare, të gjitha politikat shqiptare, të gjitha shkencat shqiptare, se nuk kanë asnjë arsye, dhe kurrëfarë nevoje që të “lodhen” , të “rraskapiten”, të “sakatosen” dhe të “syrgjynosen” siç thoshte Fan Noli ynë i madh, e as të hasmërohen, të përçahen në “njëmijë tabore e çeta”, të konfrontohen mes veti, për gjetjen e “formulave” dhe të “flamurtarëve” të “ri-kovertimit” të shëiptarëve, që i përkasin fesë myslimane, sepse ajo do të ishte edhe një dështim më shumë për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike.
Ky është problemi, dhe kjo është arsyeja kryesore, pse shumica e shqiptarëve të fesë myslmane nuk kanë arsye të pranojnë kurrfarë “rikonvertimi”, sepse nuk është në interesin e tyre, as të kombit e as të Shqipërisë, por në interesin e fesë së krishterë dhe, të gjeopolitikës “lebensraum” kishtare dhe shtetërore të Greqisë, të Serbisë, të Malit të Zi dhe të “Maqedonisë” etj.
Bile, bile, po të ndodhte një targjedi e tillë e “rikonvertit” të sugjeruar dhe të propaganduar nga autrorët dhe mbështetësit e tij, të theksuar, do të vinte në shprehje rikonfirmimi dhe rilegalizimi nga vetëshqiptarët i tezave dhe i programeve ekspansioniste dhe hegjemoniste të krishterimit bizantin greko-serb-malazez-maqedon mbi tokat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Vetëm mbi këtë bazë, grekët, serbët, malazezët dhe maqedonët, do të kishin pranuar që shqiptarët myslimanë, të “rikonvertoheshin në fenë e të parëve të tyre”. Nryshe, në asnjë mënyrë, pavarësisht nga dëshira dhe “nevoja opsionale” e patentuesve të theksuar të “RI-KONVERTIT”, që për mua është iracional, qëllimkeq, tendencioz dhe i papranueshëm, sepse nuk është në interes të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por, para së gjithash, në interes të shkombëtarizimit dhe te shformimit të IDENTITETIT të tyre, edhe si komb edhe si shtet shqiptar në Ballkan.