Një dëshmi e përgjithshme e verbërimit të këtyre çështjeve mizore të historisë së këtij ishulli është fakti se punimi më i mirë për historinë e Sicilisë myslimane është ai i shkruar nga Majkëll Amari, në shekullin 19, dhe i ribotuar pas disa dekadave më vonë nga Italian Nallino. [1] Ky libër në gjuhën italiane ka qëndruar thuajse i lejuar, dhe gjitha informatat unike që ka përmbajtur kanë qenë totalisht të paqarta. Kështu, është e nevojshme për ndonjë përvijim të Sicilisë së paku të sillen disa çështje kryesore të kësaj historie, derisa , ndoshta punimi i Amarit rilind, apo një punim sa më i mirë të mund të shpërndahet te publiku.
Në vijim, së pari do të shqyrtojë Sicilinë nën sundimin e Muslimanëve, pastaj lidhjet dhe ndikimin e civilizimit mysliman nën sundimin Norman, dhe më në fund do të tregojë si për shkak të shtypjeve të shfaqura nga papët, përfundon prania e myslimanëve në këtë ishull.
Sicilia nën sundimin Islam
Komandimi i Sicilisë na bëri të kuptojmë një rol të rëndësishëm në çështjet e botës Mediteriane, dhe kështu nuk ka dyshim se gjatë Mesjetës posedimi i ishullit ishte një çmim që garoheshin fuqitë e mëdha Mediteriane. [2] Në kohën e pushtimit Islam, në mes të shekullit 7, Sicilia ( bashkë me pjesët jugore dhe lindore të Peninsulës Italiane) ishte një provincë e Perandorisë Bizantine. Në 827 Zijadet Allah I (817-838) sundimtari gjysëm I pavarur Ahlabidi i Ifrikijes ( përfshirë Algjerinë lindore, Tunizinë dhe Tripolitanën), fiksoi një ekspeditë të suksesshme dhe futi rrënjë të thella në ishull. [3]
Nga baza e tyre, në Mazara, në bregun perëndimor, të marra në vitin 827, forcat muslimane të përbëra nga dhjetë mijë burra u zhvendosën. [4] Palermo u rrëzua në vitin 831, Mesina në 843, Enna në vitin859, dhe atëherë ishulli erdhi nën një kontroll të fuqishëm të muslimanëve. [5] Forcat muslimane të ekspeditës shprehin qartë një karakter të fortë të Islamit, besimit dhe civilizimit. Ishte një përzierje e pafund e Arabëve, Spaniardëve, Sudanezëve e Berberëve. [6] Kështu pra, ishte ishulli nën sundimin e muslimanëve, ku diversiteti etnik dhe religjioz karakterizonte popullatën e ishullit gjatë viteve të 250-ta të sundimit të muslimanëve. Murgu Teodosius, i sjellur nga Sirakuzi me kryepeshkopin Sofroniusi në vitin 883, pranoi madhështinë e kryeqytetit të ri, Palermo, duke e përshkruar atë si:
“përplot me qytetarë dhe te huaj, kështu që duket se aty janë mbledhur gjithë populli Sarakin nga Lindja në Perendim, dhe nga Veriu në Jug...të përzier me sicilianë, grekë, lombardianë dhe jehudijë, aty ka arabë, berberë, persianë, tartarë, zezakë, disa te mbështjellur me mantela te gjatë dhe turbanë, disa të veshur me lëkurë e disa gjysëm lakuriq; me fytyra ovale, katrore apo rrumbullake, llojlloj çehresh e përfytyrimesh, mjekrra dhe flokë nga çdo lloj ngjyre apo prerje.’ [7]
Shumica e banorëve i qëndruan besnik fesë krishtere, dhe ishin në marrëveshje me zakonin e Islamit, sipas statusit të mbrojtjes së minoriteteve; që nënkupton se në vend të pagesës së taksave tatimore (xhizjes), dhe zbatimit të disa rregullave, ata garantoheshin për sigurinë e njerëzve dhe pasurinë, dhe lirinë për të ndjekur ligjet e tyre fetare dhe të mbajnë institucionet e unionit të tyre fetar. [8] I njëjti status ishte edhe për unionet e vogla të jehudijve qw jeotnin nw ishull, që duket se kryesisht u janë përqëndruar qyteteve bregdetare. [9]
Ndikimi i kulturës Islame në ishull është vënë nga udhëtari/gjeografi Ibën Hakal: 972-973 . Ai sheshet e Palermos i përshkruante me pallatet dhe me qindra xhamia të tyre: “xhamitë e qytetit dhe sheshet rreth tij jashtë mureve e tjekalojnë numrin e treqind. [10] Ai kurrë më parë nuk ka parë një numër të njëtrajtshëm të xhamive, madje edhe në qytetet që ishin dy herë më të mëdhaja. Këto ndërtesa nuk ishin vetëm vend adhurimi, poshatu shërbenin dhe si shkolla, ku secila kishte mesuesin e vet. [11] Gjithashtu aty ndodhej edhe universiteti i Balermos (Palermos), i cili thuajse ishte rival me atë të Kordobës, dhe kishte dijaterë të aftë, siç ishte Ibën Hamdis, fisniku Sirakuzani i cili e la oborrin e Kontit Roger në Palermo për muslimanët e Spanjës, ku ai shkroi dhe rikujtoi rininë e tij në ishull. [12] Shkollat e Sicilisë muslimane, njëjtë si ato të muslimanëve të Spanjës, për një kohë të gjatë kanë qenë strehim për studentët, ambiciozë për arritjet letrare dhe të dallueshëm nga çdo shtet tjetër i Evropës. [13]
Aspekte nga këso madhështie kulturore, do të na tregohen më shumë nga një përfaqësues tregtar valencian, Ibën Xhubejri, i cili e përshkruan Palermon si vijon:
“ është metropol i ishullit, duke i bashkangjitur pasurinë dhe shkëlqimin e saj, aty ke gjithcka që dëshiron, të vërteta apo të qarta, gjitha nevojat e jetesës, të stazhionuara dhe të freskëta. Është një qytet antik dhe elegant, madhështor dhe i këndshëm, dhe joshëse për ta parë. Në hapësirat e gjëra dhe fushat, me krenari janë të mbushura kopshte, me rrugë të gjëra dhe bulevarde, ajo me përkryerjen e vet t’i verbon sytë. Është një vend i mrekullueshëm, i ndërtuar më stil të Kordovës, tërësisht nga gurë të njohur si kadhan (gur gëlqeror i lëmuar). Një lum e ndanë qytetin, dhe katër ujëvara burojnë në periferi... mbreti për kënaqëi dhe zbavitje endet nëpër kopshte dhe oborre....gratë krishtere të këtij qyteti ndjekin modën e grave muslimane, kanë të folur të rrjedhshme, mbështillen me mantel dhe janë të mbuluara“ [14]
Megjithëse fabrikat e tekstilit të Palermos ishin të famshme nën sundimin e muslimanëve dhe të vazhduara nën sundimin e Normanëve, shumë pak ka mbijetuar, veç se shenja mbretërore e Roxher II, e ruajtur nga Pasuria e Perandorisë së Shenjtë të Romanëve, në Vjenë. [15] Burimi islamik i industrive dhe zejeve, është i qartë në shumë fjalë që përdoren edhe sot, vecanërisht emri i mullirit që në arabisht quhet: Ma’assara. Prezenca e muslimanëve gjithashtu ka demonstruar agrikulturë të bollshme.
Hyrja e teknikës së re dhe prodhimeve nga muslimanët e mundësuan ekonominë lokale të lulëzojë, dhe disa prej këtyre produkteve, siç janë frutet agrume, deri më sot e përbëjnë themelimin e ekonomisë siciliane. [16] Përsëri ndikimi i muslimanëve shihet qartë përmes shumë termeve teknikale. Mes shekullit 14-15 filologu Bresk Holds përmes një analize të hollësishme ka gjetur në dukomente notare të Sicilisë terme lidhur me kallam sheqerin dhe kopshtarinë; [17] poashtu ngjashmëritë e termeve teknikale mes arabëve dhe sicilianve; siç janë termet:katusu-kadus (gyp argjili), çaja-taja (gardh); fidenum-fideni (fushë e kallam sheqerit); fiskia-fiskija (rezervoar); noharia-nuara (kopsht kasolleje e ujitur); sulfa-sulfa (ngritje e kreditit dhuruar bujqëve); etj. [18]
Periudha e sundimit musliman në Sicili gjithashtu përputhet me etapën e hershme të revolucionit komercial në mesjetë dhe për ujdhesën kjo ishte një periudhë e zhvillimit të shkëlqyeshëm të ekonomisë. Gjatë fund shekullit 10 dhe fillim i shekullit 11, Udoviç, tregon, se Sicilia ishte në qendër të zhvillimit tregtar në botën e Mesjetës. [19] Së bashku me Tunisin, Sicilia gjatë kësaj periudhe kohe ishte në ndërprerje të një numri të madh të rrugëve tregtare. Karavanet nga Silxhilmasa e Morokës jugore, duke bartur artikuj të përdorimit të gjërë Morokiane dhe Afrikane, udhëtonin për në Tunizi, dhe nga aty këto mallëra mirrnin rrugën për në tregjet e Palermos dhe Mazarës. Sicilia shërbente si ndërmjetësim komercial mes muslimanëve të Spanjës dhe muslimanëve të Lindjes, dhe anijet që udhëtonin rregullisht mes dy kufive mesdhetare njiheshin si limane të saj. [20] Për tregtarët evropianë (shumica Italianë) që ishin në kërkim të mallërave të Lindjes (fije liri, sheqer, tekstil me prejardhje egjiptase, biber, erëza, barëra mjekësore etj) tregjet e Palermos dhe Mazarës ishin më të afërta dhe më të arritshme se sa ato të Mesdheut të Lindjes. [21] Më së paku nga fundi i shekullit 10, Sicilia ishte prodhuesi kryesor i gjërave të papërpunuara dhe mëndafshit, e cila tregtonte në tregun Mesdhetar. Monedhat e arta apo rubaja kishte vlerë të madhe dhe shumë e kërkuar në Egjipt dhe në vendet tjera tregtare të Sirisë dhe Palestinës. [22]
Rënia e Sicilisë muslimane, dhe muslimanët nën sundimin Norman
Për ta kuptuar rënien e Sicilisë në fund të shekullit 11, është e nevojshme që shkurt të sqarojmë kontekstin e muslimanëve në atë kohë. Në shekullin 11, bota muslimane ishte kyqur në luftë mes shijave dhe sunijve, mes taifave të ndryshme në Spanjë dhe mes princërve të ndryshëm në Lindje. Bota krishtere duke pasur dobi nga këto përçarje lëshoi një ofensivë të madhe nga të katër anët. Në Spanjë zbriti një aleancë e francezëve dhe forca tjera evropiane, ku e hoqën kontrollin e muslimanëve. Barbastro u morr në vitin 1063, i pasuar me therrje dhe dhunime masive të grave muslimane. [23] Toledo ishte në rënie në vitin 1085. [24]
Të frikësuar nga ky sulm i furishëm, reisi i Taifës që quhej Berber Almoravids erdhi në Spanjë dhe i dërrmoi forcat krishtere, [25] dhe më vonë i pasuar nga Almohadi, mbajti Spanjën nën kontrollin musliman deri në mesin e shekullit 13, kur e gjithë Spanja muslimane (Kordova, Sevili,Valencia, Mursia etj) humbi (përvec Grenadës e cila do të humb në vitin 1492). Në Lindje, lufta e brendshme mes muslimanëve i ftoi kryqëzatat (1095-1291) një sulm i furishëm dyshekullorë i cili kërcënoi gjithë atë që ishte Islame me zhdukje, gjë që nuk ka qenë për Selxhukët dhe Mamlukët, në veçanti, të cilët kanë lufutar në shumicën e luftrave kundër kryqëzatave dhe aleatëve të tyre mongol. [26] Sicila pati të njëjtat simptome, sikurse Spanja dhe Lindja edhe ajo nuk pati forca të muslimanëve për të luftuar.Dy shekuj pas marrjes së ishullit nga Normanët, muslimanët u çrrënjosën nga ishulli.
Fillimi i fundit të muslimanëve në Sicili filloi në fillim të shekullit 11, me një luftë të hapur mes Kalbid Emir nga Palermo dhe Ziridi nga Tunizia. Plotësisht të vetëdijshëm nga kjo ngatërresë e brendshme mes muslimanëve sicilianë, aty erdhi një politikë parësore për forcat krishtere për ta marrë ishullin. [27] Së shpejti Normanët arritën për t’ua rrëmbyer ishullin muslimanëve. Normanët të cilët pastronin nëpër Italinë Jugore, ishin një bandë e vogël, [28] dhe muslimanët nuk ishin të ndarë, kurse Normanët nuk kishin pikëmbështetje; dhe brenda një gjenerate, banda e vogël e aventurierëve formoi një mbretëri për vete. [29] Lufta e brendshme e vazhdueshme mes kryekomandantëve vendorë ishte faktori kryesor në pushtimin e lehtë dhe te shpejtë të Normanëve në vitin 1070. [30] Në fakt një invazion fillestar i Normanëve ndoqi një ftesë vendore të muslimanëve. [31] Njëri nga emirët e muslimanëve formoi një marrëdhënie intelektuale me Roxherin vëllaun më të ri të Hautvillëve norman i cili nuk e refuzoi ofertën. [32] Nën këto rrethana të favorshme Normanët u zbarkuan në Sicili në vitin 1061 dhe filluan të përparojnë me shpenzimin e muslimanëve. [33] Kjo dukej se nuk i mërziste aq muslimanët, madje edhe kur Normanët u bënë gjysëm pronarë të ishullit , kryetarët e muslimanëve vazhdonin ta luftonin njëri tjetrin. [34] Në fakt, krishterët sicilianë, më pak e përkrahnin pushtimin Norman se sa fraksionet muslimane. [35] Në vitin 1062, Roxheri I pati sukses në pushtimin e Mesinës, në vitin 1072 Palermo u rrëzua, dhe gjatë njëzet viteve tjera e gjithë ishulli erdhi nën një kontroll të sigurt të Normanëve. [36]
Komunitetet arab-folëse mbijetuan në Sicili për më shumë se dy shekuj nën sundimin Norman. [37] Kjo mbijetesë tregon ndikimin e gjerë Islam të mësimit dhe civilizimit në të gjitha mënyrat dhe format.
Skoti e krahason shumë mirë natyrën e marrëdhënieve kulturore, ku së pari kanë ekzistuar mes muslimanëve të pushtuar dhe Normanëve pushtues; dhe në kësisoj kontrasti ai pushtoi tërësisht ndikimin Islam në civilizimin e cila do të përhapet prej Sicilisë e mbarë Evropën, për më shumë, Skoti nuk i shmanget duke fajësuar moralitetin dekadent të muslimanvë për rrënien e tyre. Ai vazhdon:
Asnjë antagonizëm goditës i zakoneve kombëtare, armiqësive fetare, shprehive dhe traditave nuk mund të koceptohet se sa ekzistenca mes fitores dhe mposhtjes apo mundjes. Njëra erdhi nga kufijtë e Rrethit Arktik, shtëpia orgjinale e të tjerëve ishte në Zonën Toride. Të dyja ndoqën hapat e familjeve dhe fiseve të tyre që ishin të thiktë në barbarizëm dhe idhujtari; mirëpo Normani, megjithëse kishte ndryshuar sistemin e tij të adhurimit, akoma mbetën shumë tipare antipatike dhe degraduese, derisa arabët shpallën një besim që tregon neveri të hapur ndaj adhurimit të fotografive dhe lutjet që u bëhen shenjtërive. Varfëria, injoranca, egërsia akoma mbeti karakterisitkë e Normanit, si atëherë kur me një grusht njerëzish të patundur, ai i çoi në ajër ushtarët e muslimanëve të Sicilisë. Ky i fundit, edhe pse inferior në rezistencë dhe energji luftarake ndaj pushtuesit të tij, ai posedonte mjeshtëri e cila ligjërisht i dha të drejtën e një posti të rëndësishëm në unionin e popullit. Asnjë faktor i nderit, veçorisë, apo gjeniu shpikës nuk do të kishte dashur ta lartësojë emrin apo personalitetin e tij. Fama e arritjeve të tij ushtarake arriti në gjithë botën. Marrëdhëniet e tij tregtare e kanë bërë emrin e tij familjar dhe të respektuar nga kombet e largëta, të cilët mbretëritë krishtere të Evropës nuk i njihnin. Qeveria e tij civile ishte shumë e përshtatur për njerëzit dhe nevojat e tyre, ligjet e të cilit ishin menduar për qeverisje. Nën këso ligje, të udhëhequr nga princër të mëdhenj e të suksesshëm, shoqëria muslimane u bë e pasur, e lustruar, dhe e shthurrur, por eventualisht dhe në mënyrë të pashmangshme e dobësuar dhe rënuar. Dezorganizimi politik dhe social, sidoqoftë nuk e shkatërroi tërësisht prestigjin që fituan me vite nga fama ushtarake dhe pre eminenca intelektuale. [38]
Në të vërtetë, fundi i muslimanëve të Sicilisë mezi e kuptoi një fund të ndikimit musliman në ishull. Në të kundërtën, për Hittin, u shfaq lulëzimi i një kulture intersante Islamo- krishtere; [39] dhe deri më sot muslimanët janë shumë të involvuar në luftë dhe grindje mes vete dhe nuk kanë kohë për t’u angazhuar për gjëra më të mira, nën Normanët, shpirti i tyre arriti një realizim të plotë në një shpërthim të pasur të artit dhe kutlurës arabo-normane. [40] Shkëlqimi i civilizimit musliman më shumë u ngrit se sa që u humb nga pushtuesit norman, dhe nën të njëjtit normanë, armiqësia fisnore që ishte mallkim për shoqërinë muslimane u shua nëse nuk mund të themi u çrrënjos tërësisht. [41] Dhe ashtu si na tregon Miranda, njëkohë Sicilia ishte e liruar nga gërmadhat e luftës, banorët e saj i përkushtoheshin zhvillimit të literaturës së tyre, poezisë, legjislacionit dhe diturisë shkencore që e mirrnin nga Lindja. [42] Më pas, mbretëria e Sicilisë, sipas Haskins, u ngirt për ta okupuar “rëndësinë e veçantë të kulturës në historinë mesjetare’. [43] Brifauti e njeh Sicilinë e cila deri te sundimtarët e fundit Elohenstaufen, mbeti një qendër e kulturës Muslimane dhe fokus i një civilizimi të zgjuar. [44]
Pre-eminenca e kulturës Islame dhe shkencore kuptohej mirë nga Normanët, dhe ata këtë e vërtetonin në çdo aspekt:
Eksperienca e pushtuesve, e fituar në shumë prona, Skoti tregon, ‘u mundësoi atyre të çmojnë vlerën e monumenteve të një civilizimi tepër të zhvilluar, promovuesit e të cilit shpejt kishin për të kaluar nën skeptrin e tyre. Për këtë arsye, në ato qytete nuk kishte asnjë grabitje, asnjë gërmadhë e rremujshme e vendeve pjellore të cilat janë përmirësuar nga punët e rënda dhe ruajtje nga kënetat, përroskat dhe humnerat. Rezultatet e qarta të tre qind viteve të progresit kombëtar dhe kulturor iu transmetuan, por me pak dëmtim, të huajve fitimtar. Këto të mira menjëherë u kapën dhe u përvetësuan me një lakmi fenomenale te njerëzit kariera e të cilëve ka qenë e drejtuar nga insitnktet lakmitare të banditëve, sjelljet e të cilëve kanë qenë midis licences së kampit, paragjykimin e manastirit dhe masakrën e zonës. [45]
Roxheri I, ishte sundimtari i parë i ishullit pas Muslimanëve në vitin 1091, dhe duke rrezikuar të qënurit si musliman, ‚’i enkurajoi ata t’i përsosin dhuntitë e tyre’. [46] Gjithashtu edhe pasradhësit e tij, e bënë të njëjtën gjë, dhe kështu, ata jo që mbetën pa tokë të mirë, por u akuzuan si të qenurit më shumë musliman sesa krishterë. [47] Natyra e mbretërisë së Roxherit II, dhe e vet Roxherit, ishte ndryshe nga Evropa e krishtere. [48] Pallati i tij ishte thuajse krejt i stilit musliman, dhe me shkëlqim të këndshëm, I mbushur me eunukë muslimanë, poetë arab, gjeografë. [49] Gjuha aktuale në pallatin mbretëror ishte i ngjashëm me arabishten; dhe për një kohë të gjatë një numër i dokumenteve vazhdonte të lëshohet në arabisht, me data sipas Hixhrit, si dhe çështje të caktuara të monedhave. [50]
Vetë mbreti dinte jo vetëm latinshten, por edhe greqishten dhe arabishten, përshtypjet e fituara nga pallati i tij mbretëror ishte përzierja e pamjeve madhështore të ekspozitës Bizantine dhe Islamike. [51] Në pallatin e tij mbetëror kishte mikpritës zyrtarë me tituj arabë, një prej tyre duke qenë kuzhinier i mbretit; faktor i rëndësishëm që nuk mund të tejkalohet. [52] Eunuku, me mantel te gjatë dhe turbane si dëbora, mizëron nëpër pallate; kadiu duke ruajtur simbolin dhe autoritetin e punësimit të tij zyrtar, ishte anëtar i rëndësishëm i gjyqit Sicilian, jo vetëm për çështjet e muslimanëve, por shpeshherë ishte edhe këshilltar i besueshëm i monarkut. [53]
Një sundimtar tjetër i Sicilisë ishte Uilliam II (1166-1189), ku sipas Ibn Xhubejrit ’u ngjanë mbretërve muslimanë, në mënyrën e të jetuarit, të zhytur në kënaqësitë e mbretërimit, gjithashtu u ngjanë në procedurën e administrimit, në sjellje dhe adete,në klasifikim, në madhështinë e oborrit mbretëror dhe salltanet. E madhe është mbretëria e tij...Ai mundej të lexojë dhe shkruajë arabisht. Një nga njerëzit e tij të besueshëm na tregoi se alamja (motoja mbretërore që është përdorur sipas zakoneve arabe si një mbishkrim në arabisht) e tij është ’lavdërimi i qoftë Zotit ashtu si i takon’, kurse alamja e babait të tij ishte ‚’lavdërimi i qoftë Zotit për të gjitha të mirat e Tij’. [54]
Sistemi i muslimanëve për administrim pjesërisht vlerësohej nga Normanët, të cilët e ruajtën atë; mbretëria prezentonte një ’spektakël unik’ të një mbretërie krishtere në të cilën muslimanët mbanin pozitat më të larta. [55] Brifolti tregon që posti i nderit dhe urdhërave qëndroi në duart e musliamnëve. [56] Kryeministri i mbretërisë mbante titullin interesant të dyfishtë 'Emiri i Emirëve' dhe kryekonti i kryekonteve, një lloj veziri i madh dhe kryeudhëheqës. [57] Në vitin 1125, ishte Xhorxhi i Antiokës, një vendës krishter i Sirisë myslimane, i cili kishte shërbyer Ziridët te Mehdiu (Tunizi). [58] Megjithatë, muslinanët te princërit Normanë patën besim dhe simpati të lartë. [59] I shpejtë për t’u takuar me nevojat e çdo çështjeje; Aftësitëe tij fizike nuk mjaftonin për të shuar anarkinë dhe vendosje të rendit; këshilltarët e muslimanëve ishin ata që qëndruan nën hijen e fronit. [60] Skoti tregon që Sicilia Normane rrëfen ‘për të gjitha qëllimet dhe synimet, një zgjatim, nën rrethana të favorshme më të lumtura, të atij sundimi të cilit ishulli i kishte borxh prosperitetin dhe famën; ndikimi i suksesit ekonomik i myslimanëve, kapaciteti dhe aftësia manifestohej dhe vërtetohej gjithkund. Puna e tyre e qetë i ndihmoi ata në përparim dhe rritje të fuqisë.
Leverditë bregdetare të ishullit ishin në duart e myslimanëve; ata i kontrollonin të ardhurat; i diskutonin kontratat; administrimi i drejtësisë dhe edukimi i rinisë ishte kryesisht në duart e tyre.
Integriteti i tyre vërtetohej edhe nga ata puna e të cilëve dukej e pafavorshme për nga krahasimi; talenti i tyre i gjithanshëm i ngriti ata në postet më të larta dhe më të besueshme në pallatin mbretëror të Normanëve. Sipas historianëve bashkëkohor ky pallat mbretëror për nga kultura dhe madhështia barazohet me atë të Kajros dhe Bagdadit. [61] Dhe padyshim, në udhëheqjen e qeverisë, në financa, në legjislacion, në rregullimin e tregtisë, në mbrojtje dhe nxitje për bujqësi, në mirëmbajtje të rendit – sundimi Norman në Sicili jep shembullin e një civilizimi të përparuar që nuk ishte parë askund në Evropë. [60]
Shumë nga këto menaxhime administrative Islame dhe aftësi drejtuese duket se janë përhapur anembanë Perëndimit. [63] Nga Sicilia, zyrat e qeverisë u bënë dogana dhe zyra administrative. [64] Brifolti pohon se sistemi administrativ i Sicilisë dhe përparësitë e veta Islame, shërbyen si një model për Evropën. [65] Ndërmjet pallatit mbretëror Norman që ishte nën sundimin e Henrit te II, kishte marrëdhënie të vazhdueshme nëpërmjet të së cilës shumë elemente të kulturës islame shkuan direkt në Britaninë e largët. [66] Dhe një e tillë arriti te Kaid Brun (pronari Tomas Braun) në departamentin e financave, ku jeta dhe roli i tij në Angli ka qenë hollësisht e studiuar nga Haskinët. [67] Tomas Braun ishte një refugjat mysliman nga Sicila, i cili u detyrua ta lëshojë Sicilinë me ardhjen e Uilliamit të Keqit. Me sa duket ai arriti në Angli në vitin 1158, kur është përmendur në Pajp Roll. [68] Si një nëpunës i të dyve mbretit Roxher dhe Henrit II, Tomas Broun kishte një interes të veçantë për studentët e lidhjeve ndërkombëtare në shekullin 12, dhe poashtu një ndikim që atribuohet si një hallkë lidhëse mes sistemeve fiskale të të dy mbretërive. [69] Tomas Broun-i u ul në tavolinën e financave, dhe me asistencën e dy nëpunësve mbikqyrte gjitha veprimet e fondeve të larta dhe të ulëta. Ruloja e tretë është ruajtur nga ai si një çek mbi rulot e thesarmbajtësve dhe kancelarit, dhe ky rul pa dyshim ka qenë e caktuar për infomatat private të mbretit dhe për këtë Tomas Brauni kujdesej për të kudo që shkonte. [70]
Ndikimi i muslimanëve në Sicili ishte i dukshëm edhe në sistemin e drejtësisë. Skoti krahason gjerësisht ndikimin e muslimanëve me sistemin e ashpër të Normanëve të mëparshëm, i cili vlen të riprodhojë masa më të gjera:
Paragjykimet barbariane të pushtuesve Normanë mbijetuan në shumë institucione të trashëguara nga shekujt e injorancës dhe paragjykimeve të mëdha. Mes tyre ishin edhe gjykime të padrejta dhe absurde me zjarr, me ujë, konflikte gjyqësore, mbizotërues në shoqëritë e sunduara pjesërisht nga priftërinjtë e pjesërisht nga armiku...njerëzit e njohur me kodin Bizantin dhe Islamik përfundimisht i zvogëluan të këqijat e krijuara nga këso procedura iracionale; dhe ndonëse jo tërësisht të braktisur, tiparet e saja më sulmuese gradualisht filluan të vjetërohen. Nga ana tjetër, administrata e drejtësisë shquhej për nga përsosmëria e sistemit të saj, për shpejtësinë me të cilën gjyqet drejtoheshin, për mundësinë që i jipej ndërgjyqit për apele dhe përsëritje të gjykimeve. I veshur me një karakter shenjtëror, gjykatësi për nder të pozitës së tij zyrtare, ishte inferior vetem te mbreti. Karakteri i tij ishte i paprekur. Kryetari i gjyqit suprem të mbretërisë, nga e cila gjitha kërkesat e bëra nga tribunalet inferiore që më në fund u gjykuan, thirrej Nënpunës i madh gjyqi. Me fuqinë dhe dinjitetn e tij ai arriti të ketë konsideratë të lartë. Askush pos burrat ishin ata që u lartësuan në një integritet dhe mësim dukshëm të lartë në këtë nënpunësi madhështore. Gjyqi i madh, parapriu të ketë një bujari madhështore, titulli i të cilit shumë i vjetër dhe i fituar në Egjipt dhe Palestinë, tanimë është bërë historik. Para tij mbartej një flamur i mëndafshë,dhe një emblemë e zyrës së tij. Në kuvendet publike dhe audiencat mbretërore, ai ulej në anën e majtë të sunduesit. Vetëm një polic i thjeshtë, i të gjithë nënpunësve të mbretit arriti t’i afrohet në post. Këto nderime të pazakonta, të cilat duhej të repektoheshin, tregojnë një përparim të madh në personalitetin e njerëzve, të cilët para pak viteve më herët, nuk njihnin asnjë ligj tjetër përveç se atë që është fizikisht superior, asnjë gjykatë pos atë të armëve. [71]
Trashëgimia kulturore Islame gjithashtu kishte stilin dekorativ dhe arkitektural të kishave të hershme Normane, si dhe artet e vogla dekorative të periudhës Normane. [72] Në kishën e Martoranës e ndërtuar nga Xhorxhi i Antiokës për një manastir për murgeshat greke në Palermo, mbishkrimi arab gjendet në bazën e kubes së vogël, ku faktikisht aty është përkthimi i himnit grek. [73] Dyert a Martoranës ishin të gdhendura nga zejtarë vendas, duke rikthyer mjeshtëritë e muslimanëve të cilët e punuan tavanin fantastik të Faltores së Roxherit. [74] Struktura e çatisë dhe tavanit të Faltores janë punë e muslimanëve, të zbukuruara me vizatime dhe stile orientale të ilustruara nga fabulat dhe legjendat e Lindjes. [75]
Periferitë e Palermos, sikurse është Ziso, emri i të cilit rrjedh nga gjuha arabe ‘El Aziz-i Shkëlqyer’, [76] është gjë që thekson ndikimin e Islamit. Influenca Islame vazhdoi madje edhe nën sundimin e Uilliamit I (i Keqi) (sundoi prej 1154-1166), trashëgimtar i Roxherit II. [77] Ai ndërtoi një numër të strehimoreve në preiferitë e Palermos, nga të cilat asnjë nuk ishte më madhështore se sa “Zisa”, një dizajn gjeometrik që sugjeron një lidhje e modeleve tekstile e punuar me dorë, mjete të dendura të transmetimit të motiveve ornamentale të cilat janë përdorur gjatë mesjetës. [78] Katedralja e krishtere e Palermos kombinohet me mjeshtërinë muslimanëve dhe artistëve bizantinë. Muret ishin të veshura me ar, shkëlqimi i së cilës gjallërohej nga mermeri i çmuar me lloj lloj ngjyrash dhe i kufizuar me pikturim gjethesh me mozaik të gjelbërt; shtyllat e zbukuruara me lule, të larmuara me mbishkrime të llojit Kufik. [79]
Në fushën e diturisë, Normanët gjithashtu pranuan sistemin superior Islam të mësimit. Kështu që, kur këta Normanë morën nga muslimanët Sicilinë dhe pjesën jugore të Italisë, ata i dhuruan shkollën medicinale të themeluar nga të fundit, të cilën ata gjithashtu ua dhuruan gjitha institucioneve muslimane. [80] Djali i Roxherit I, Roxheri i II, kont i Sicilisë, Dukë i Kalabrisë, nga viti 1101, ishte monarku më i shkolluar në kohën e tij, dhe përkrahës i shkencës dhe artit. [81] Ai kënaqej kur gjendej në shoqëri me muslimanët e shkolluar dhe katërmbëdhjetë vitet e tij të fundit i kaloi në meditime shkencore në një traditë të vërtetë muslimane. [82] Është ky Roxheri i II i cili do të jetë mecenat i el Idrizit, një gjeograf i famshëm dhe kontributi i të cilit në këtë lëmi shkencore do të shihet në vijim. Roxheri II gjithashtu ishte i përgjegjshëm, i mirësjelltë në influencën e Islamit, një ndër depërtimet më vendimtare në shkencë dhe civilizim: themelimi i një sistemi për ekzaminimin e të gjitha ushtrimeve mjekësore. Skoti tregon se si në Kristendom, klerikët ishin depozitarë të përgjithshëm të diturisë, një përfitim të cilën ata e kuptuan plotësisht dhe në asnjë mënyrë nuk donin ta braktisin. Por nga ana tjetër, ata të vetëm dobësoheshin:
‘Mjekësia e paligjshme e asaj kohe, si që praktikohej nën sankcionet e Vështrimit të Shenjtë’, Skoti tregon’
U ngrit një kope e injorantëve dhe sharlatanëve me mëditje kishtare, këto vepronin në mënyrë të psalmeve, relikave dhe thimjameve, dhe fitimet e tyre të pa masa ishin një nga burimet kryesore të të ardhurave të famullisë dhe manastirit, dhe një ngarkesë përgjejgësie mbi njerëzit. [83]
Mbreti Roxher shfuqizoi këtë keqpërdorim, dhe kërkoi një ekzaminim nga ana e mjekëve me përvojë, të të gjithë kandidatëve të mjekësisë dhe kirurgjisë. Themelimi dhe vendimi i fakulteteve të mjekësisë dhe dhënia e titullit mjekësor ishin të kontratizuara nën të. [84] Në vitin1140, ai miratoi që çdokush që dëshiron të ushtrojë mjekësinë, nën vuajtjen e burgimit dhe konfiskimit të mallërave, patjetër ta paraqiten para një magjistrature dhe të fitojnë një mandat. [85] Kjo përmasë i shtrëngoi ata mësimi i të cilëve ishte i mangët në ‘shërbimet e fshehta të faltoreve dhe rrëfyesorëve’. [86]
Në shekullin që vijon, Roxheri II u rivalizua në shumë anë nga nipi i tij Frederiku II, i cili u bë mbreti i Sicilisë në 1198, pastaj kryetar i Perandorisë së Shenjtë në vitin 1220, dhe mbret i Jerusalemit në vitin 1229. [87] Brifolti tregon se ‘kur ai ishte në sundim, kultura e muslimanëve në ishull arriti kulmin e saj dhe kishte një ndikim të lartë e të gjerë të civilizimit mbi Evropën e prapambetur. [88] Sikurse, nën sundimin e gjyshit të tij ashtu edhe nën Frederikun, influenca e muslimanëve u bë shumë e fortë, madje edhe më e fortë pas vizites së tij që e bëri në Lindje, dhe i mirëmbajti marrëdhëniet politike dhe komerciale me vendet muslimane. [89]
Në parapëlqimin e tij të jetë më shumë në rrethin e muslimanëve se sa krishterëve, Sartoni thotë së ai ishte gjysëm Musliman në mënyrën e tij. [90]
Në fakt, për më shumë ai kishte frikërespekt, temperament që të shtynte dyshimin se mësimi dhe kultura e tij e lartë përfundimisht ka molepsur krishterizmin e tij. [91] Sikur edhe vetë el Endelusi ‘ai shfaqej me mahnitje, admirim, zili të përzier me frikë dhe dyshim. [92] Frederiku gjithashtu mbante shkëmbime intelektuale me sunduesit muslimanë në mënyrë që të merrte përgjigje ndaj disa pyetjeve të tij. Në kohën e sulltanit të Egjiptit Malik el Kamil, (1218-38) perandori dërgoi shtatë çështje të rënda në mënyrë që t’i provojë dijetarët muslimanë, dhe gjatë këtyre këmbimeve atij iu dërguan një varg dhuratash që përfshiheshin në vitin 1232, El Eshrefi, sulltan i Damaskës, i bëri dhuratë një ‘planetarium’ madhështor i cili hap figura të diellit dhe hënës që tregojnë kohën në rrotullimin e tyre të caktuar. [93] Kryesisht, besohet se‘njeriu i parë modern në fron’ ishte nën sundimin e Frederikut sesa në ditët e Petrarkut, ku shihet një fillim i vërtetë i Renesances Italiane. [94] Dhe sipas Brifoltit, nëse emri i ndonjërit nga sunduesit meriton të lidhet veçanërisht me shpengim të botës krishtere nga barbarizmi dhe injoranca, nuk është ai i Sharlemanit, parodia e të cilit me një karakter civilizues është tepër patriotik dhe trillim kishtar, por është i sunduesit të shkolluar dhe entuziast (Frederiku) i cili miratoi civilizimin ‘Sarakenik’ dhe punoi më shumë për të stimuluar përhapjen e tij në krahasim me sunduesit e tjerë para tij. [95]
Megjithëse Frederiku nën presionin e papave, u detyrua që sicilianët muslimanë t’i zhvendosë në Lucera, në një zonë të thellë italiane, ku dekada më vonë sunduesit Angevin sicilianë do t’a shuajnë këtë prezencë të muslimanëve, vetë Frederiku duket se ka treguar shumë respekt madje edhe dëshirë për manifestimet e besimit Islam. Në Palermo dhe gjithashtu edhe në vende tjera si: Mesinë, Sirakuzë, Ena, Agrigentum, nga e majet e qindra minareve që dukeshin se e shponin qiellin, muezini zëshëm këndonte pjesë të Kur’anit dhe thirrte për në namaz pasuesit e Islamit. [96] Dhe kur ai udhëtoi për në tokën e Shenjtë, në gjakosjen më të pakët të të gjitha kryqëzatave në 1228-9, në Jerusalem, kur ra nata dhe thirrja e mbrëmjes për në namaz nuk u dëgjua, ai (Frederiku II) u hidhërua shumë dhe u kthye kah Kaidi duke i kërkuar t’i jepte sqarim. [97] Kaidi iu përgjigj duke i thënë se atë ditë ky ka dhënë urdhër që ezani të mos dëgjohet atë natë për arsye respekti për të- Pernadorin. Pas së cilës Frederiku u përgjigj ‘kjo është një shenjë paralajmëruese e një turisti intelegjent modern’. Pas një studimi të butë se në vendet e tij Kaidi mund ta dëgjojë këtë, Frederiku e vërejti se Kaidi ka bërë gabim te Allahu. Arsyeja kryesore, pse ai , perandori vendosi të kalojë një natë në Jerusalem ishte në mënyrë që ta dëgjojë thirrjen për në namaz dhe lavdërimet të deklamuara nga muslimanët për gjatë natës. [98]
El Idriziu – një dijetar në pallatin e Palermos
Gjatë pushtetit të Roxherit II dhe viteve të para të pushtetit të Uilliamit I, ishte nëse mund të themi një fushë e Gjeografisë, e drejtuar nga el Idrizi, një morokian nga qyteti i Ceutës (1099-1100-d.1166), i deklaruar nga vetë mbreti Roxher. [99] Mendjemprehtësia e Mbretit siç na informon Uaerni, formoi ‘ një kënaqësi të veçantë lidhur me gjithçka që ka të bëjë me këtë degë të dijes, në të cilën, arabët shquheshin për këtë lëmi. [100] Me të vërtetë, ashtu si Skoti shënon, puna e pakompletuar e ptolemisë Greke, me shekuj ka qenë një burim i besueshëm dhe i vetmi që njihej; [101] trajta e sipërfaqes së tokës, klima e saj, pozicioni e kontinenteve dhe detrave, i qyteteve dhe perandorive, ishin fakte shumë pak të njohura, madje edhe te ata njerëz me shkollim më të lartë. Edhe në tokat e krishtere, kisha me këmbëngulësi kundërshtoi gjitha këto mësime si armiqësi e shkrimeve të Shenjta. [102] Kështu, si që thotë Idrisiu, Roxheri vendosi që të përpilpojë një Gjeografi Universale, të bazuar në të dhënat e burrave me përvojë. [103] I vendosur në Palermo, siç duket kishte një pozitë shumë të leverdishme për ta kryer gjithë punën e tij, ndonëse Sicilia ishtë një vendtakim i lundërtaërve nga ujërat e Mesdheut, Atlantikut dhe Veriut. [104] Puna i merrte 15 vite për ta kryer atë si që thotë El Idriziu në hyrjen e tij. [105] Për ta bërë këtë, njerëzit me eksperiencë në udhëtim ftoheshin apo mirëpriteshin nga të gjitha anët e botës; dhe të dhënat e tyre krahsoheshin, ata që përputheshin i pranonin dhe të tjerat i mohonin; ndërsa të dhënat e shkruara më të vjetra i shfrytëzonin. [106] Pas pesëmbëdhjetë viteve të shoshitjes së këtyre evidencave, ‘gjatë kohës që nuk ecte dita’ thotë Idriziu në hyrjen e tij ‘kur mbreti nuk mori aktivitet në punë’ [107] el Idrizi e përfundoi punën. Kjo përfshinte gjithë diturinë e mundshme të mbishkruar në një hartë të madhe të argjendit, dhe një volum i tekstit përshkrues në gjuhën arabe, një projekt që përfundoi në vitin 1154, [108] i quajtur Naz’hat el Mushtak apo Libri i Roxherit. Libri i Roxherit është një ndër librat më të elabourara të kohës së mesjetës në botë ‘duke gjykar për nga niveli i diturisë dhe koncepti i hulumtimit kritik të kohës së tij’, Ronarti shkruan ‘Libri Roxherian i Idriziut duhet të rangohet mes arrtijeve më të rëndësishme në historinë e shkencës së gjeografisë. [109] Pas një përshkrimi të shkurtër të tokës si glob, të cilën ai e llogariti të jetë 22,900 milja në qark dhe qëndron ‘stabile në kozmos sikur e verdha e vezë’, dhe të hemisferave, klimave, detrave dhe gjireve, el Idrizi lëshoi një të dhënë të stërgjatur për regjionin e sipërfaqes së tokës. [110]
Ai i ndau shtatë klimatet, secilën prej tyre në dhjetë sekcione të gjatësisë. Këto shtatëdhjetë seksione ai i përshkruan në detaje, ku secilin përshkrim e ilustron me hartë. [111] Dhe kur këto harta bashkohen përbëjnë një hartë botërore drejtkëndore. Përshkrimi i tij nga secila pjesë e ndarë ka një vlerë të veçantë kur krahasohet me të krishterëve, i cili mes tyre është në masë më të gjerë sa i përket detajeve dhe metodës së tij shkencore. [112] Përpilimi i El Idrizit shënon një epokë në hisotorinë e shkencës, në gjallërinë e përshkrimit, në dataje të përpikta, vlerësim korrekt të hapësirës, dhe kjo është një ndër krijimet më të shquara letrare në kohën e mesjetës. [113] Jo vetëm në të dhënat historike më të vlerësuara dhe më interesantet, por edhe përshkrimet e shumë pjesëve të tokës të cilat akoma janë të besueshme. Për tre shekuj gjeografët kopjuan hartat e tij pa ndonjë ndryshim. Pozita relative e liqeneve që përbëjnë Nilin, si një përvijim në punën e tij, nuk ndryshon shumë nga ajo e Bejkërit dhe Stenlit pas më shumë se shtatë qind viteve. [114] Një hartë u përgatit dhe më në fund u transportua në një planisferë gjigante të argjendit (e ndarë në segmente, sipas Ammarit). [115] Kjo hartë shfaq një paraqitje të botës së njohur në formë të diskut ‘me vlerë 400 funta, ku secila funtë ka vlerë 112 dirhemë’. [116] Planisfera qiellore ishte përfërsisht gjashtë këmbë në diametër, në njërën anë zodiak dhe yllësi, në anën tjetër e ndarë për lehtësi apo komoditet në segmente, pjesët e tokës dhe ujit,sipas pozicioneve përkatëse të vendeve të ndryshme që janë skalitur. [117] Kjo përfshinte detrat botërore, lumenjtë, gjiret, malet, shkretëtirat, rrugët dhe një numër shumë i madh i veçorive të tjera. [118] Një përshkrim gjithashtu u është shkruar edhe vendeve të cilat figuruan në hemisferë, veçoritë e tyre fizike, prodhimet, llojet e ndryshme të ndërtesave, monumenteve dhe arteve që lulëzonin; eksportet dhe importet e tyre, klimën dhe karakteirstikat e banorëve, natyra e tyre, feja, stolitë, veshja dhe gjuha. [119] Kjo planisferë, sipas Danlopit, natyrisht që është zhdukur, është shkrirë, por libri akoma qëndroi si një ‘monument i madh i arabëve dhe gjeografisë muslimane’. [120] Më vonë, el Idrizi shkroi një enciklopedi gjeografike madje më të gjerë e titulluar Naz’hat el Mushtak fi ikhtirak el Afak (kënaqësitë e njeriut dhe ëndjet e shpirtit) (tekst integral i asaj që është humbur). [121]
Si kompensim për aftësinë e tij, Skoti shënon,
‘ Idrizi nga mbreti pranoi tepricën e materialit të tij të çmuar, me vlerë prej dy të tretave, njëqind mijë pjesë të argjendit, dhe një anije e ngarkuar me mallëra të çmuara. Kështu ishte bujaria e madhe me të cilën i biri i një pirati Norman i rritur me armë dhe grabitje dhe injorant në shkronja, shpërbleu aftësinë gjeniale e një dijetari, gara e të cilit u njollos ‘si barbar dhe i pafe’ nga çdo fuqi krishtere në Evropë. [122]
Kjo na çon te pika e fundit e kësaj pune: perceptimi i Musliamnëve tjetërkund pos Sicilisë dhe pasojat e saj.
Fundi i prezencës së musliamnëve në Sicili
Danieli tregon se:
Kur Uiliami i Apulisë në De Rebus Gestis Normannorum in Sicilia, tregon për pushtmin e Palermos, ai cilëson përpjekjen e Roxherit për siguri dhe përkrahje për banorët Muslimanë. I cili në të njëjtën kohë shkatërron të gjitha xhamitë kurse xhamitë kryesore i shndërroi në kisha të pastra, kështu që atje ku djajtë kanë qenë ulur tani do të jetë ulëse e Zotit dhe derë e përshtatur për në parajsë. [123]
‘ky nuk është një konspekt i keq mëshire se Evropa gjithmonë do t’i përkrahë Muslimanët: një kusht për të shkatërruar fenë e tyre dhe së fundi të prishë indentitetin e tyre.’ [124]
Danieli, padyshim, me një përsosmëri arriti ta kuptojë nivelin dhe mënyrën se çka saktësisht don të thotë durimi i Muslimanëve.
Disa kanë llogaritur se popullsia e muslimanëve në Sicili ka arritur më shumë se gjysëm milionë banorë. [125]
Në fillim të shekullit katërmbëdhjetë, e gjithë prania e muslimanëve u zhduk nga ujdhesa. Eliminimi i muslimanëve nga Sicilia ishte i ngadaltë por me presion të pa përkulshëm i bërë nga sundues të ndryshëm për t’i mënjanuar muslimanët nga mesi i krishterëve. Papa Klementi V për praninë e muslimanëve ne mesin e krishterëve e deklaroi si një “fyerje apo ofendim ndaj Krijuesit’. [126] Papat e tjerë, Lomaksi tregon, se prej Gregorit IX deri te Boniface VIII iu gjuajtën feudalëve të Luçerës (kolonia e fundit e musliamnëve në Sicili) në lidhje me çështjen e musliamnëve. [127] Papat shpesh regjistronin ekzistencën e dukshme të kolonisë për raste lufte për seri të kryqëzatave ku Papa i Pafajshmi i IV dhe pasardhësit e tij u hodhën kundër sunduesve Hohenstaufen të Sicilisë dhe armiqëve të papave të Italisë jugore. [128] Për këtë Skoti jep komentin:
Qendra e fuqive papnore dhe situatave të ndryshme të autoriteteve të tanishme - një pushtet tanimë i rëndësishëm, por akoma jo mirë i ushtruar nga autoritet e miratuara- nuk do të dështojë të jetë thellë e impresionuar nga fuqia e kësaj perandorie anormale; ku simbolet krishtere dhe legjendat kuranike përziheshin në zbukurimet e katedrales, ku kryqëzimi dhe motot e sunduesve ‘muhamedanë’ së bashku u impresionuan nga monedhat e mbretërisë; ku klerikët e lartë eminent fituan pushtet, bënë homazh, dhe ua paguan taksat fuqive laike; ku muslimanët dinjitoz jo rrallë patën prioritet te të dërguarit e papave; kurse armiqtë e betuar të botës krishtere luftuan trimërisht nën normat e kryqit. Dhe ky model ogurzi as që pati efekt me vendet e kufizuara ku afërsia e përditshme shkaktoi që kjo të humb origjinalitetin e vet. [129]
Skoti vetëm se ka cekur vetitë e mulimanëve patriotik të cilët iu përkushtuan sundimtarëve të tyre të rinj, jo vetëm në shërbim të tyre si që u pa më lartë, por edhe luftuan në krah te tyre, madje edhe kundër bashkëfetarëve të tyre. Të urtit e Afrikës veriore mezi e besonin praninë e musliamnëve në rradhët e ushtrisë dhe flotave detare ushtarake të mbretërve Normanë gjatë sulmit në Aleksandri të vitit 1174, apo më vonë me Frederikun II gjatë kryqëzatave të tij në Lindje. [130]
Muslimanët ishin shërbyesit më besnik dhe lojalë për cilindo sundimtar apo mbret që të vinte. [131] Vetëm refuzimi për të mohuar fenë e tyre ishte shkak për rënien e tyre përfundimtare.
Madje me sa thuhet edhe nën sundimin e mulimanëve, presioni mbi muslimanët rritej. Eunuku i Roxherit II, Filipi , në fillim si një agjent i fshehtë e më vonë si një komandant fitues i sulmit detar (kundër muslimanëve të Tunizisë), u denoncua si një Musliman i fshehtë:
Nën perden e emrit krishterë, ai mbrojti një ushtar të fshehtë të djallit, përderisa nga pamja e jashtme mundohej të tregohet i krishterë, ai tërësisht ishte musliman në mendje dhe vepra; ai i urrente krishterët dhe shumë i donte paganët (muslimanët), rrallë shkonte në kishat e Zotit, kurse shpesh i vizitonte sinagogët keqdashës (xhamitë). Ai ata i furnizonte me naftë për të rregulluar dritat dhe poashtu me gjëra të tjera të nevojshme. Aspak nuk respektonte traditat krishtere, ai nuk ndalohej të hajë mishin të Premteve apo në Kreshmët e mëdha. Ai dërgonte kurbane për te varri i Muhammedit, dhe tepër i lëvdontë lutjet e imamëve të atij vendi. [132]
Roxheri u zemërua shumë me Filipin të cilin e rriti si një katolik qysh në fëmijëri,dhe se ai tani e tradhtoi. [133] Filipi u dorëzua te baronët për t’u dënuar. Filipi u hoq zvarrë me thembrat e kalit deri te sheshi para pallatit dhe pastaj u gjuajt në zjarr për vdekje. [134] Edhe bashkëfajtorët e tij gjithashtu u ekzekutuan. Mbreti nuk ndërhyri për të treguar se ai ishte një ‘princ krishter dhe një katolik’. [135]
Gjendja e muslimanëve u keqësua ashpër nën sundimin e Uilliamit I (i Keqi) (sundoi prej 1154-1166) në Palermo, tregtarët muslimanë u masakruan masovisht në vitin 1160. Në vitin 1161, Lombardëd zaptuan territorin mbretëror dhe therrnin muslimanë kudo që gjenin. [136] Muslimanët vrapuan drejt perendimit për të gjetur vende më të sigurta, ku popullata ishte kryesisht muslimane. [137] Lombardët shkatërruan gjithçka që ishte muslimane, pa dallim moshe apo gjinie, [138] edhe ata që jetonin me krishterët nëpër qytete të ndryshme edhe ata që jetonin të ndarë, që kishin fshtrat e tyre. Vetëm disa prej muslimanëve shpëtuan duke u maskuar me veshje të të krishterëve për siguri të përkohshme në qytetet muslimane në jug, por përjetuan një tmerr nga Lombardët ku me gjenerata do të kalojnë pa dëshirë nëpërmes tyre. [139]
Nën sundimin e Uillimait II (1166-1189), gjendja e muslimanëve u përmirësua pak, por larg ishte nga e përkryera. Duke udhëtuar më vonë për në Sicili, një përfaqësues tregtar musliman Valencian, Ibën Xhubjeri, dukej se ndjente se po iu afrohej fundi. Ai takoi një musliman të mirënjohur, kryetarin e gjithë muslimanëve të ujdhesës, i cili erdhi në Trapani në kohën kur përfaqësuesi tregtar ndodhej aty. Ky ishte Kaid ebu Kasim ibën Hammad, me mbiemrin ibën Haxher ‘ një nga fisnikët e ujdhesës i cili ka trashëguar sundimin nga babai te i biri...shumë i lavdëruar për virytet e tij dhe bamirësinë ndaj muslimanëve, duke liruar të burgosurit dhe duke u dhënë dhurata bujare udhëtarëve të varfër dhe pelegrinëve, kështu që i gjithë qyteti iu gëzua ardhjes së tij. Ky njeri kishte humbur privilegjin nga tiranët përmes intrigave, ka qenë i burgosur në shtëpinë e tij, dhe ia konfiskuan gjitha pallatet e tij dhe pronësitë e trashëguara nga paraardhësit e tij. [140]
Ai shprehu dëshirë të takohet me Ibën Xhubejrin dhe patën një bisedë, dhe ky burrë i madh tha se ky dhe gjithë të afërmit e tij donin vetëm t’i shitnin gjithçka kishin dhe kështu të çlirohen nga fatkeqësitë dhe të jenë të lirë të jetojnë në vendet muslimane. Kur udhëtari ynë u nda nga ibën Hammadi qau dhe poashtu i bëri edhe ata të qajnë. [141]
‘fisnikëria e prejardhjes së tij, dhunti të rralla në karakterin e tij, sinqeritet i tepërt në jetën e tij, bamirësia ndaj të afërmëve, liberaliteti i tij, bukuria e trupit dhe shpirtit të tij, tepër na mallëngjeu, tha ibën Xhubejri’. [142]
Nuk mungojnë as rastet e tjera të persekutimeve ku u ekspozuan muslimanët në atë kohë, siç na tregon ibën Xhubejri:
‘kështu është thënë se kur njeriu humb durimin me gruan e tij apo djalin, ose nëna me vajzën e saj, dhe këto në momente të zemërimit u gjuhen kishës, dhe bëhen krishterë dhe pagëzohen, dhe as babai nuk mund ta shohë djalin e tij e as nëna të bijën në ndonjë paraqitje tjetër, kështu që ata frikësoheshin që kjo t’u ndodhë muslimanëve të Sicilisë ashtu siç u ndodhi atyre të ishullit të Kretës (kur të gjithë banorët pa një pa dy u detyruan të bëhen krishterë). Mallkimi qoftë mbi të pafetë. [143]
Një rast tjetër i mjerë na rrëfen si vijon: njëri nga liderët e qytetit e dërgoi të birin e tij në një festë të ibën Xhubejrit, duke i kërkuar atij që vajzën e tij të re ta pranojë për grua nëse ajo i pëlqen, apo ta martojë me ndonjë nga fshatarët e tij, por për çfarë do rasti ta merr me vete edhe atë, ajo me dëshirë do ta lë babain dhe vëllezërit vetëm që të mund ta mbajë fenë. [144]
Gradualisht muslimanëve iu morr me forcë çfarëdo pasurie dhe toke që kishin, dhe teprica e muslimanëve me forcë u detyruan të shkojnë në Sicilinë perendimore nga ana e latinëve agresivë të kolonizuar në pjesën lindore të ujdhesës. [145]
Vazhdimësia e presionit Latin mbi këta muslimanë sollën një kryengritje në mal dhe kodra, në lindje dhe perendim të Palermos dhe Monrealit në vitin 1220, një kryengritje, të cilën Frederiku e mposhti pas dy vjet luftime të ashpra (1222-4). [146] Tani largimi total i muslimanëve ishte vetëm çështje kohe.
Frederiku së pari i dëboi në zona të thella italiane në Luçera, ku u supozua të mos paraqesin asnjë rrezik të çfarëdo lloji. Sidoqoftë, presioni papnorë u rrit për zhdukjen e tyre të plotë. Sipas Lomaksut, ‘retorika e zjarrtë dhe e hidhur me të cilën papat sulmuan muslimanët e Luçerës, dhe shpesh pronarët e tyre mbretëror, zbulon armiqësinë e thellë dhe karakterin e papave. [147]
Papa Gregori IX nxiti Frederikun ti ‘coptojë’ ‘tepricat’ e muslimanëve kështu që ata nuk do të mund t’i shqetësojnë zemrat e besimtarëve të Zotit, qoftë edhe për pak ‘veçanërisht që kur dëmi i veçantë do të duket t’i jetë bërë Zotit tonë nëse djemtë e djallit të cilët janë të lidhur me zinxhirë të përjetshëm skllavërie, mbysin djemtë e ndritshëm brenda kufive tanë, apo tmerrësisht të imagjinojmë veten me privilegj të barabartë me ta’. [148]
Papa shikoi për t’i ungjillizuar musliamnët në Luçerë, dhe te ai fund, shpalli se u drejtohet murgëve dominikan për t’i ungjillizuar ata. Gregori e stimuloi Frederikun që t’i përkrah Dominikanët me ‘shpatën e rëndësishme, pa të cilën mund të dështojë misioni i tyre; në të vërtetë, për t’i ‘tërhequr zvarrë këta njerëz të cilët haptazi janë të mashtruar nga lajthitja e ferrit, t’i ringjall dh përtërij duke u bërë terror, sepse vetëm atëherë skllavëria e tyre do të jetë më produktive, qysh atëherë kur Zoti të vijë te ti dhe ata. [149]
Frederiku u shprehu mirëseardhje madje edhe asistoi në konversionin e tyre. Në të njejtën kohë, ai me kujdes arriti t’i largohet parashtrimit të konversionit (ndrrimit të fesë) të muslimanëve me ushtrim të dhunës gjë të cilën e shtyu papa, dhe pa asnjë dyshim ai deklaroi se muslimanët e Luçerës nuk paraqesin ndonjë kërcënim kishës dhe fqinjëve të tyre krishterë. [150]
Të pakënaqur me përgjigjen e Frederikut, në shkurt të vitit 1236, Gregori e akuzoi Frederikun me crimina manifesta (manifesti i krimeve) në një letër që titullohej Dum preteritorum consideratione e cila përmban:
‘ndërtesat ku emri hyjnor është i nderuar janë detyruar të bëhen vende ku i mallkuari Muhamed adhurohet...’
Pastaj ai shtoi për muslimanët se janë:
‘vendosur thuajse në mes të mbretërisë, shumë lehtë mund ta korruptojnë fenë krishtere me helmin e pabesisë së tyre. Prej aty vazhdojnë rreziqe më të mëdha, përderisa të krishterët janë të përzier me ta. Me anë të shoqërimit me paganët turma e besimtarëve do të largohet nga tufa e Zotit’. [151]
Gregori e kërcënoi Frederikun me përjashtim apo dëbim në mënyrë që ta detyrojë atë të kthehet mbrapsht, por Frederiku mbrojti të kundërtën, që ai i ka zhvendosur Sarakenët me një shpenzim të madh, dhe i ka vendosur në mes të krishterëve ku për çdo ditë