E treta e fundit e Ramazanit – Shpëtim nga zjarri

ا

لثلث الأخيرمن رمضان المبارك - عتق من النيران

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَن الرَّحِيمِ
الحمد لله الحمد لله، نحمده ونستعينه ونستغفره. ونعوذ بالله من شرور أنفسنا, وسيئات أعمالنا. من يهده الله فلا مضل له, ومن يضلل فلا هادي له.
وأشهد أن لا إله الله وحده لا شريك له, وأشهد أن سيدنا وإمامنا وأسوتنا محمداً عبد الله ورسوله، بلغ الرسالة و أدى الأمانة ونصح للأمة وجاهد في الله حق جهاده،
اللهم صل وسلم وبارك عليه وعلى آله و أصحابه وأحينا اللهم على سنته وأمتنا على ملته واحشرنا في زمرته مع الذين أنعمت عليهم من النبيين والصديقين والشهداء والصالحين وحسن أولئك رفيقاً، و بعد...



Vëllezër dhe motra në Islam! Hutbeja e sotshme fletë për Të tretën e fundit të ramazanit – Shpëtimin nga zjarri.
Kur afrohet fundi i ramazanit të bekuar, zemrat e besimtarëve janë të gëzuara dhe të dëshpëruara – të gëzuara për shkak se me ndihmën e Allahut sh. sh. gati e agjëruan ramazanin dhe me këtë kryen një nga shtyllat e islamit, kurse të dëshpëruara për shkak se me kalimin e ramazanit shkojnë edhe shumë begati dhe mirësi të tij. Gjatë ramazanit xhamitë tona janë përplotë me namazxhinjë, gjatë ramazanit jemi më solidar, në ramazan në mënyrë të sforcuar lexojmë Kur’an dhe i falim namazet e përcaktuara dhe nafilet, në ramazan më shpesh vizitohemi, kurse më pak përgojojmë; me një fjalë, gjatë ramazanit ka shumë begati...
Vëllezër dhe motra, ne jemi në pjesën e tretë të ramazanit, për të cilën pjesë Muhammedi a.s. thotë: آخِرُهُ عِتْقٌ مِنَ النيران, që do të thotë "Pjesa e tretë e tij është shpëtimi nga zjarri!"
“Aisha r.anha transmeton se Pejgamberi a.s., kur vinte pjesa e tretë e ramazanit, e mbështillte shtratin e tij, natën e kalonte në ibadet dhe i zgjonte familjarët e tij (për të bërë ibadet).” (Buhariu).
Krahas teravisë, e cila falet gjatë tërë ramazanit, në dhjetë ditët e fundit, Pejgamberi a.s. e sforconte ibadetin dhe falte nafile shtesë, kurse ky është Salat’ut-tehexhxhud.
Në Sahih qëndron, sipas tranmsmetimit të Ebu Hudhejfes r.a., se Muhammedi a.s. një natë në kijam ka qëndruar aq gjatë sa që në një rekat e ka lexuar tërë suren El-Bekare, suren Ali Imran dhe Suren En-Nisa (faqja 106), kurse duke i lexuar ajetet në të cilët përmendet kërcënimi, ndalej duke e lutur Allahun xh. sh. që ta ruajë nga ai. Kur i falen dy rekate, erdhi Bilal ibn Rebahi r.a. ta lajmërojë ardhjen e shpejtë të sabahut.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka lëshuar Salat’ut-tehexhxhudin as kur ishte i sëmurë apo tej mase i lodhur, kurse në këto raste falej ulur.
Në të dy sahihët qëndron transmetimi se te Pejgamberi a.s. kishte ardhur Xhibrili, çdo ramazan dhe nga një herë ia ndëgjonte Kur’anin, që vitin e fundit këtë ta bëjë dy herë.
Transmetohet nga Ebu Hurejre r. a.: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në çdo ramazan ka bërë i’tikaf dhjetë ditë, deri sa në vitin që ndërroi jetë në i’tikaf ka qenë njëzet ditë. (Buhariu).
Pejgamberi a.s. deri në vdekje e ka praktikuar i’tikafin, që e kanë bërë edhe as’habët e tij, sikurse edhe selefi-salihi. Vërtetim për këtë janë fjalët e Abdullah ibn Omerit r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka kaluar në i’tikaf dhjetë ditët e fundit të ramazanit.” (Buhariu).
Kurse në versionin tjetër qëndron: I ngjallte netët, i zgjonte familjarët, angazhohej dhe e shtronte pelerinën e tij”. (Buhariu dhe Muslimi).
Aisheja radijallahu anha, transmeton se intensiteti i ibadetit të Muhammeda, a.s. sforcohej dhjetë ditëve të fundit: Aisheja r.a. ka thënë: Njëzet ditët e para (të ramazanit) Pejgamberi a.s. e përziente namazin dhe gjumin, kurse kur vinin dhjetë ditët e fundit, ai e palonte dhe e vendoste pelerinën e tij.”! (Ahmedi)
Në një transmetim qëndron se Pejgamberi a.s. e ka zgjuar Fatimen dhe Aliun r.anhuma, në mbrëmje, duke iu thënë: A nuk do të zgjoheni dhe të faleni?” (Buhariu dhe Muslimi) dhe e zgjoi (Perjgamberi a.s.) Aishen r.anha kur e përfundonte tehexhxhudin, kurse para se ta falë vitrin.
Në Muvetta’ qëndron se Omeri r.a. ka falur një pjesë të madhe të natës, dhe kur vinte gjysma e natës, e zgjonte familjen e tij duke iu thënë: Namazi, namazi dhe ua lexonte këtë ajet: وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا , që dmth.: “Urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! ( Ta Ha, 132.).
Allahu xh. sh. ka thënë në suren El-Kadr:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ. وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ. لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ. تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ. سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ. (سورة القدر: 1-5)‏ .
“Ne e shpallëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. Çka po ta shpjegon ty se çka është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Në të cilën, me lejen e Zotit të tyre, zbresin engjujt dhe Xhibrili për të gjitha çështjet. Paqe! Ashtu është deri kur të agojë mëngjesi.” (El-Kadr, 1-5).
Nata e Kadrit është më e vlefshme se 83 e tre vite dhe katër muaj, andaj kush nga ne nuk e dëshiron këtë natë?!
Ai që e kalon Natën e Kadrit në ibadet, do t’i falen mëkatet e kaluara – sikur që qëndron në hadithin të cilin e transmetron Ebu Hurejre r.a.:
مَنْ قَامَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ إِيمَانًا وَ احْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ. (بخاري)
“Kush e kalon Natën e Kadrit duke besuar fuqishëm dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e kaluara”! (Buhariu).
Muhammedi a.s. na rekomandon që Natën e Kadrit ta kërkojmë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Aisheja r.anha transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:
َحَرَّوْا لَيْلَةَ الْقَدْرِ فِي الْوِتْرِ مِنَ الْعَشْرِ الأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ (بخاري)
“Kërkonie Natën e Kadrit në netët tek në dhjetë netët e fundit të ramazanit.” (Buhariu).
“Transmeton Ebu Hurejre r. a. se Pejgamberi a.s. duke folur për ramazanin ka thënë: Në të është nata e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Kush privohet nga e mira në të, vërtetë ai do të jetë nga të privuarit!” (Ahmedi).
Abdullah ibn Omeri radijallahu anhu ka thënë:
“Disa as’habë kanë parë ëndërr se Lejlet’ul-Kadri është në shtatë netët e fundit të ramazanit. Muhammedi a.s. iu ka thënë: Më është dëftuar ëndrra juaj. Është e vërtetë se ai (Lejlet’ul-Kadri) është i fshehur në shtatë netët e fundit, andaj kush e kërkon le ta presë në shtatë netët e fundit.” (Buhariu).
Ubade ibn Semhi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka dalë me një rast t’i njoftojë as’habët për Lejlet’ul-Kadrin, kurse dy muslimanë grindeshin, në çka Pejgamberi a.s. tha: “Dola t’ju njoftojë për Natën e Kadrit, dhe kur dy muslimanë u grindën, nga unë u ngrit dija për të. Mbase kjo është e mirë për ju, shpresoj, por kërkonie atë në natën e njëzet e nëntë, njëzet e shtatë dhe të njëzet e pesë.” (Buhariu).
Muhammedi a.s. na nxit që gjatë kësaj nate t’i drejtohemi me lutje Krijuesit tonë dhe që prej Tij të kërkojmë falje.
Aisheja r.a. i ka thënë Pejgamberit a.s.: O Pejgamber, nëse e arrij Natën e Kadrit, ç’do të themë në të? Ka thënë: Thuaj: أَللَّهُمَّ إِنَّكَ عَفُوٌّ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي – “O Allahu im, Ti je Ai që fal, e don faljen dhe më fal mua.!”
Vëllezër dhe motra!
T’i kalojmë këto disa ditët dhe netët e fundit të muajit të ramazanit në ibadet dhe ta kërkojmë Natën e Kadrit, duke shpresuar në mëshirën e Allahut xh. sh., në faljen e mëkateve dhe në xhenetët të cilët na janë premtuar. Ta kryejmë detyrimin e sadekat’ul-fitrit, në mënyrë që prej agjërimit t’i eliminojmë mangësitë eventuale dhe në mënyrë që agjërimi t’i ngritet Allahut xh. sh., të bëhemi të sinqertë në besimin tonë dhe të garojmë në të mirë gjatë tërë vitit!
O Krijues, jepju fitore të gjithë muslimanëve të privuar nga e drejta, mos na sprovo me atë që nuk do të mund ta përballojmë, na bënë nga ata të cilët sinqerisht pendohen për mëkatet e bëra, pranoje nga ne agjërimin, namazet dhe veprat e tjera të mira në ramazanin e bekuar, bëru për ne i mëshirshëm në Ditën e Gjykimit dhe na shpërble me Xhenet në shoqërinë e pejgamberëve, shehidëve dhe njerëzve të mirë!

وَ السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَةُ اللهِ!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme