Në fakt, para disa vitesh, mësimbesimi tek ne, u aplikua mbrenda një viti shkollor, edhe pse me shumë lëshime dhe pa përkrahje të duhur, në radhë të parë të organeve kompetente. Me ndryshimin e pushtetit, nga të djathtët te të majtët, mësimbesimi u eliminua krejtsisht nga sistemi arsimor, me preteks se atë nuk e dëshirojnë prindërit e fëmijëve.
Ky, i ashtuquajtur konstatim, sa është qesharak aq është edhe tragjik. Qesharak nga se, prindërve u hudhet faji, e ata, jo që nuk e pengojnë inkorporimin e mësimbesimit në sistemin edukativo-arsimor, por përkundrazi e dëshirojnë një gjë të tillë, kurse, tragjik nga se pushteti përgënjështroi opinionin.
Kur kjo, tanimë është një epizod i kaluar, sfida e inkorporimit të mësimbesimit mbetet edhe më tej, edhe pëkundër paralajmrimeve se ai, nga viti i ardhshëm shkollor do të startojë si lëndë mësimore në shkollat tona. Kjo nga shkaku se kundërshtari i inkorporimit të mësimbesimit në sistemin edukativo-arsimor ende është prezent në kokat e disave politikanëve dhe intelektualëve, të cilët në njëfarë mënyre kanë ndikim në jetën publike, e ky kundërshtar është mentaliteti ateist i kultivuar nga ish sistemi.
Në anën tjetër, janë bashkësitë fetare në vendin tonë, ato subjekte dhe faktor që inkorporimin e mësimbesimit e kërkojnë që sa më parë të realizohet, me arsyetime të logjikshme, se feja është një realitet i pashmangshëm në shoqërinë tonë, andaj edhe meriton të mësohet në mënyrë të sistemuar, si të gjitha lëndet tjera mësimore. Kjo, gjithsesi shkon në favor të shoqërisë dhe edukimit të saj, dhe asnjë të keqe nuk i sjellë askujt që feja të mësohet nëpër shkolla.
Në këtë drejtim, Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë që nga agimi i demokracisë filloi aktivitet saja rreth inkorporimit të mësimbesimit nëpër shkolla, duke i ofruar Ministrisë përkatse konkluzat e dalura nga tryeza e rrumbullakët, të organizuar nga kjo bashkësi gjatë muajt janar të vitit 1999. Në këtë tryezë, e cila mbante emrin “Nevoja e inkorporimit të mësimit fetarë në sistemin arsimor”, morën pjesë shumë pedagog dhe personalitete tjera të jetës politike tek ne.
Pra, roli i bashkësive fetare në këtë drejtim është shumë i madhë, e ai duhet dhënë në përgatitjen e kuadrave dhe teksteve adekuate mësimore. Ndërkaq, Minsitria sa më parë ta inkorporoi mësimbesimin në sistemin arsimor dhe atë në gjitha nivelet e arsimit.
Madje, për këtë pse të mos shfrytëzohet përvoja e shteteve tjera e në radhë të parë atyre evropjane, të cilat shumë më herët këtë çështje e kanë të përfunduar. Statistikat tregojnë se në ato vende ku mësimbesimi mësohet nëpër shkolla ka rezultate pozitive.
Inkorporimi i mësimbesimit në sistemin arsimor është një nevojë e madhe, para se të gjithash për gjeneratat e reja të cilat ardhmëria i shpien drejtë një jete globale me plotë përplasje të civilizimeve dhe kulturave të ndryshme. I shpien drejtë një jete të materializuar dhe të çveshur nga etika dhe morali. Jetë e cila gjithmonë e më shumë do të ketë nevojë për moral të mirëfilltë që njerëzit në mes veti të kenë raporte të shëndosh ndërnjerëzore.
Ata që kanë aversion ndaj fesë, dhe atë si pasojë e një idologjie të prapshtë, siç ajo marksiste, për lëndën e mësimbesimit të mos logjikojnë me mentalitetin ateist, sepse koha edhe ashtu kështu është duke i perënduar.