Problemi i abortimit – dështimit

Izet Sulejmanovic


Problemi i abortimit – dështimit



Emërtimi abortus vjen nga fjala latine abortion - hedhje, dështim, qitje ose ndarja e vezës së mbarësuar nga java 28 e shtatzënisë. Pas këtij afati, fryti është i aftë për jetë jashtë përmbrendëses së nënës.

Duke e marrë parasysh shfaqjen shumëkuptimore të abortusit për të ekziston edhe klasifikimi shumëfishor. Kështu për shembull, abortus spontaneus është dështim i paqëllimtë, spontan; abortus provocatus është dështim i nxitur qëllimisht, abortus traumaticus është dështimi i nxitur pa qëllim, i lindur si pasojë i ndonjë rasti të pakëndshëm.

Objekt i interesimit tonë është dështimi i nxitur qëllimisht. Në disa vende paraqitet si abortus indicatus - dështim i arsyeshëm ligjërisht, pastaj abortus therapeuticus - dështimi i aplikuar nga arsyet medicinale dhe abortus criminalis – dështimi pa indikacion ligjor.

Problemi i abortusit është një nga civilizimet e para njerëzore që absorboi interesimet e rëndësishme njerëzore.

Në Egjiptin e vjetër aplikimi i abortusit ka qenë rigorozisht i dënueshëm.

Hipokrati në veprat e tij flet shumë për abortusin. Ai vendosmërisht ka qenë kundër dështimit qëllimisht të nxitur.

Aristoteli flet për dështimin e hershëm para shtatë ditë shtatzënie. Ai arsyeton dështimin artificial edhe pa indikacion medicinal, por vetëm në stadion e hershëm, deri sa fryti ende nuk ka shpirt. Qëndrim të tillë kanë mbajtur edhe romakët.

Në mesjetë Augustini, teologu katolik, ka mësuar që fetusi ka shpirt në muajin e dytë dhe se dështimi i qëllimtë është i barabartë me mbytjen.

Përndryshe, kisha katolike konsideron se ABORTUSI edhe në fazën më të hershme është mbytje dhe se shprehimisht e ndalon. Sot, abortusi në botë ka pranuar përmasa të epidemisë së vërtetë, që shkatërron shumë jeta njerëzore, se cilado luftë botërore deri sot. Sipas statistikave flitet për dhjetëra milionë dështime në botë gjatë një viti.

Sipas statistikave të disa klinikave gjermane abortusi në raport me numrin e lindjeve në vitin 1863 ka qenë 10%, më 1920 ka qenë 28%, më 1942 ka qenë 30%.

Në Klinikën Gjinekologjike zagrebase përpjesëtimi i dështimeve sillej kështu: 1905-1913 - 8%, 1914-1918 - 31%, 1931-1939 - 20%.

Në këtë spital lindjet janë rritur për 50%, ndërsa dështimet për 20%. Nga këto të dhëna statistikore qartë është e dukshme decenieve të fundit se rritja e hovshme e abortusit po pranon përpjesëtime shqetësuese. Abortusi kryhet në klinikë, por numër shumë i madh i abortimeve kryhet jashtë klinikës, me pjesëmarrjen e personave fare jokomponentë.

Abortuset e kryera në klinika, e sidomos ato jashtë klinikave dhe nga personat jokomponentë, tepër shpesh kanë pasoja shumë të rënda e edhe vdekje.

Legjislacioni i sotëm e mbron frutin në interes të bashkësisë por fillimisht e siguron jetën dhe shëndetin e shtatzënës kundër intervenimeve të dëmshme për shëndetin e saj. Indikacionet ligjore për abortusin në disa shtete janë tjetërfare, janë të parapara me ligjet personale të çdo shteti dhe mund të jenë: medicinale-eugjenike (biologjike), etike (morale) dhe sociale.

Ligji penal ish-jugosllav (Teksti është shkruar më 1985 dhe flet për ligjin penal të ish-Jugosllavisësë atyre viteve. (Përkthyesi)). parasheh (neni 140, alineja 4) mosdënimin e dështimit nëse ky është kryer për shkak të evitimit të rrezikut për jetën ose shëndetin e shtatzënës edhe në disa raste të arsyeshme. Sipas Dekretligjit mbi proceduren për kryerjen e dështimit të lejuar prej 2. 3. 1960 abortusi është i lejuar në këto raste:

a) Kur në bazë të shkencës medicinale të vërtetohet se në mënyrë tjetër nuk mund të shpëtohet jeta ose do të evitohet prishja e rëndë e shëndetit të shtatzënës.

b) Kur në bazë të shkencës medicinale mund të pritet që fëmija në bazë të sëmundjes së prindit do të lindej me të meta të rënda trupore dhe shpirtërore.

c) Kur deri te zhtatzënia ka ardhur me kryerjen e veprës penale dhe këtë të dhunimit, kurvërisë ndaj personit të paaftë, kurvërisë ndaj personit të mitur, kurvërisë me abuzimin e pozitës, mashtrimit apo gjaktrazimit.

ç) Jashtëzakonisht në rastin kur me arsye mund të pritet se lindja e fëmijës mund të sjellë deri te prishja e shëndetit të shtatzënës për shkak të rrethanave të saja veçanërisht të rënda materiale, personale dhe familjare.

Dispozita tjera të rëndësishme të këtij Dekretligji janë:

Abortusi mund të kryhet vetëm me pranimin e shtatzënës; abortusi nuk mund të lejohet as të aplikohet nëse prej zënies së frytit kanë kaluar më shumë se tre muaj, pos nëse nëvojitet mbrojtja e jetës së shtatzënës ose nëse duhet evituar mundësinë e prishjes së rëndë të shëndetit të shtatzënës ose të frytit ...

Në aspekt të dënimit Kodi Penal (neni 140) dallon a ekziston apo nuk ekziston për abortus miratimi i shtatzënës. Në rastin e parë vepra penale përbëhet në fillimin apo në aplikimin e dështimit ose në ndihmesën shtatzënës që ta aplikojë abortusin. Pëlqimi i shtatzënës duhet patjetër të jepet vullnetarisht, me vetëdije të plotë dhe pa përdorimin e forcës ose të kërcënimit. Për këtë rast është paraparë dënimi prej më së paku tre muaj. Shtatzëna nuk konsiderohet as nxitës as ndihmues. Në rast se dështimi është aplikuar pa pëlqimin e shtatzënës vepra penale ekziston nëse abortusi është kryer ose ka filluar. Nuk ka nevojë që shtatzëna shprehimisht t’i kundërvihet dështimit aq më tepër kur në disa raste parashtrohet se pëlqimi nuk ekziston ose juridikisht ose nuk është i lejueshëm (p.sh. nëse ekziston kërcënimi serioz ose shtatzëna është e mitur). Dënimi në këtë rast është i rëndë deri në tetë vjet.

Nëse vdekja e shtatzënës është pasojë e drejpërdrejtë e dështimit (p.sh. për shkak të gjakderdhjes) ose edhe në lidhje me dështimin është i paraparë dënimi i rëndë për veprën penale të dështimit. Në rast të pëlqimit të shtatzënës është paraparë dënimi me burg prej më së paku gjashtë muaj deri në 5 vjet, e nëse pëlqimi i vlefshëm nuk ekziston, dënimi është burg i rëndë.

Në rast të zhdukjes së frytit i cili është tashmë i pjekur për ndarje prej përmbrendëses e qoftë edhe nuk është ndarë plotësisht prej saj (d.m.th., kur tashmë ka filluar procesi i lindjes) nuk ekziston vepra penale e dështimit por e mbytjes.

Nëse merret parasysh që bota antike as nuk e ka çmuar veçan personalitetin e njeriut, as jetën e tij dhe se Platoni dhe Aristoteli kanë këshilluar abortusin sistematik nga shkaqet demografike, qëndrimi i mjekëve ndaj dështimit është thellë etik dhe vjen me shprehje qysh në betimin e Hipokratit. Ndër të tjerë betohet nxënësi që ka mbaruar shkollën e medicinës se nuk do t‘i jep mjete për dështim asnjë femre. Qëndrimi i tillë është pjesa e përhershme përbërëse të kodeksit moral të mjekut. Ai vjen në shprehje me të a.q. Betimin e Zheneves (1948), i cili ndër të tjera, “mjekun e lidh me respektin e pakufizuar ndaj trupit të njeriut duke filluar nga zënia.”

“Mjetet për ndërprerjen kriminale të shtazënies janë kimike ose mekanike. Nuk ka mjete të tilla me të cilat mund të nxitet hedhja e vezës pa dëm për shëndetin e shtatzënës. Uterotonikët nuk janë të abortueshëm. Kinini në sasi të mëdha shkakton marramendjen, humbjen e vetëdijës, hipoterminë, shurdhimin, amaurozën. Sasi të vogla të kininit e senzibilizojnë mitrën, sasi të mëdha i dëmtojnë veshkët (hematurinë) dhe mëlqinë (ikterusin) pa ndikim në mitër. Ekziston mashtrim i rrënjosur për veprimin abortiv të preparateve folikuline dhe stilbene, por ato mund të shkaktojnë vetëm ndërprerjen e shtatzanisë në kohën e udhëtimit të vezës së frytëzuar nëpër vepërçues. Stilbestroli përshkruhet sot që të ruhet shtatzënia kur kërcënohet dështimi. Me dhënien e kininit së bashku me preparatet hipofizare dhe estrogjene ka fundi i shtatzënisë mund të indukohet lindja ndonëse suksesi nuk është i sigurtë. Sekale nuk ka veprim në abortiv. Purgativët as drastikët nuk mund të nxisin dështim te shtatzënia normale. Plazmohini i përdorur si abortiv mund të shkaktojë vdekjen e nënës për shkak të methemoglobinemisë…

Te shtazënia pas muajit të tretë aplikohet disruptio velamentorum me mjete të forta (gjilpëra për thurje, rrënja e mullagës, pupla e patës, shtiza, kateteri prej metali). Injektohet shkuma e sapunit, solucioni i hipermanganës tintura e jodit formalini si lëng në mitër. Shkuma e sapunit përdoret edhe te ne. Në literarurën profesionale janë publikuar rastet e provokimit të dështimit me shkumë sapuni që kanë përfunduar me vdekje. Pos shkaktimit të embolisë, shkuma e sapunit nxitë hemolizën dhe vepron në mënyrë toksike dhe kaustike”. (Medicinska Enciklopedija (fq. 21) - 1- Zagerb MCMLXVII.)

Përveç një vargu të tërë të sëmundjeve të natyrës fizike, që mbesin pasojë e përhershme në organizmin e femrës, janë shumë me rëndësi sëmundjet e natyrës shpirtërore të cilat menjëherë nuk është e thënë të vërehen. Brejtja e ndërgjegjës së mbytjes së fëmijës vetjak në psikën e femrës mund të lë pasoja shumë të rënda përkundër shtypjes dhe tentimit të arsyetmit. Këto ndërmarrje i përcjellin tendosjet psikike dhe çrregullimet të cilat herë-herë marrin formën e sëmundjes shpirtërore. Për këtë dëshmojnë ata kanë shikim në kryerjen, vëllimin dhe momentin konkret të dështimit.

Këto çrregullime shpirtrore ndikojnë negativisht në raportet kundrejt tashmë fëmijëve të lindur, shokut bashkëshortor dhe rrethit tjetër. Pasojat mund të jenë aq më të rënda që shkaku kërkohet në vendin tjetër e jo në dështim, pasojë e veçantë e dështimit është paplleshmëria e femrës dhe pamundësia e pjellës së ardhshme.

Shumë raste janë të njohura nga praktika, si femra që sidomos në shtatzëninë e parë ka pasur dështim, përgjithnjë të mbetet e pafrytshme. Pas një varg vitesh gjendja e joproduktivitetit dhe fajësimi nga njëri në tjetrin bashkëshort për shkak të nxitjes në dështim, mund të ketë pasoja të rënda në ruajtjen e martesës.

Sa kalojnë vitet, deri sa moshatarët e atyre femrave i gëzohen jetës dhe familjes plot fëmijë femrat joproduktive kalojnë jetë të izoluar. Atëherë kërkojnë fajtorin, që i ka shtyrë në dështim dhe ka shkaktuar joproduktivitetin. Këto truma janë shumë të dëmshme.

Nga e ekspozuara deri tash mundemi, së paku në parim, të shohim tërë shkatërrimësinë dhe dëmin e abortusit në shëndetin e femrës…

Si mund të jetë e fatshme një familje nëse pa mëshirë dhe mizorisht janë penguar disa anëtarë te sajë të vijnë deri te gëzimi i jetës? Si mund te dëgjohet buzëqeshja dhe të kumbojë kënga e dashurisë në familjen e tillë?

Abortusi në esencën e vet, në princip, është akt kundërnatyror! Ky është atak në jetën e pafajshme njerëzore që nuk ka fuqi të mbrohet.

Të shikojme se si islami shikon në abortusin dhe aplikimin e tij…

Allahu në Kur’an ka thënë:

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (El-Isra, 31).

“Kështu shumicës së idhujtarëve idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen fëmijëve të vet për t’i shkatërruar dhe për tua ngatërruar fenë. Po sikur të donte Allahu ata nuk do të bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.” (El-En’am,137).

“Për këtë Ne u shpallëm beni israilëve se kush e mbyt një njëri, pa pas mbytur ai ndonje tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëhere është si ti kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngall si t’i kishte ngallur të gjithë njerëzit…!” (El-Maide, 32).

Sipas principeve te islamit çdo gjë që dëmton shëndetin njerëzor dhe njeriun strikt ndalohet. Abortusi shkakton vdekjen e fëmijëve, rrezikon shëndetin e nënës, rrëzikon jo rralë edhe jetën e saj… vërtetë Allahu xh.sh thotë:

“…dhe mos mbytni vetën tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i mëshirshëm për ju.” (En-Nisa, 29).

Nga dituria islame shihet se Pejgamberi i Zotit i ka mësuar njerëzit se iu është lejuar çdo gjë që është e bukur dhe e shëndetshme për ta kurse u është ndaluar çdo gjë që është e shëmtuar dhe e dëmshme.

Pejgamberi Muhamedi a.s. ka folur:

‘‘Askujt (as vetes as tjetrit) nuk guxohet t’i shkaktohet dëm.’’

Islami predikon martesën, begatitë e familjes dhe përhapjen e gjinisë njerëzore. Abortusi e then këtë ligj të islamit …, i kundërvihet.

Me milionë abortusa në vit pamundësohet lindja ndoshta e njerëzve të mëdhenjë, plotë humanitet, mirësi, gjenialitet dhe dobi për gjininë njerëzore dhe progresin e tij. Me pengimin e pjellës njerëzit humbin përgjegjësinë, kontrollin dhe seriozitetin në jetën seksuale, duke e bërë asgjë dhe duke e shpier vetëm në kënaqësi. Kurse ky instinkt i pakontrolluar shpesh shpie në adulteri, në ndërrimin e partnerit sepse nuk ekziston përgjegjësia natyrore, të cilën Allahu xh.sh. e ka paraparë - lindjen e njeriut të ri.

Pejgamberi a.s ka thënë:

“Martohuni dhe shumëzohuni sepse unë me ju do ta rris popullin tim.”

“Martohuni që të shumëzoheni.”

Për një pasqyrë më të plotë për këtë problem do t’i cekim dy burime nga historia e dështimit në botën islame.

Burimi i parë bazohet në një citat nga vepra (Nihajetu’rr-rrutbe fi talali hisbe) nga koha e halifit te fundit nga dinastia arabe e abasitëve (shekulli XIII sipas Isait a.s.) që e ka shkruar Abdullahu i biri i Nasrit i biri i Muhamedit Esh-Shizeri Esh-Shafiu. Një ekzemplar i kësaj vepre është ruajtur ne biblioteken e Gazi Husrev-beut. Në kaptinën e 37 të kësaj vepre flitet për mjekët kurse për organet publike të shtetit thuhet se e kanë për detyrë që me betim ta obligojnë mjekun: “Mos t’ua cekin femrave ato mjete me anë të të cilave hedhet embrioni, as meshkujve atë ilaq me të cilin ndërpritet plleshmëria.”

Burimi i dytë është një Ferman - kartë e sulltanit që e rregullon çështjën e dështimit. Fermani i drejtohet të gjitha organeve publike dhe në fillim thuhet se me rritjen e numrit të banorëve njëherit rritet edhe begatia dhe përparimi i disa vendeve. Së këndejmi thuhet në ferman, është obligim i çdokujt që të pengohet shkatërrimi i jetave njerëzore si jeta e pasardhsëve dhe se për këtë duhet ruajtur nga tërë ajo që do të shpiente deri te zvogëlimi i popullsisë. Mirëpo, edhe pse këto fakte janë të mirënjohura disa banorë të Stambollit dhe të disa pjesëve të mbretërisë kundër vullnetit të Zotit, kryejnë dështimin dhe në këtë mënyrë shkaktojnë zvogëlimin e numrit të njerëzve. Me këtë vijnë në kundërshti me parimet shëndetësore, e përveç kësaj bijnë në mëkat të madh, sepse dështimi artificial konsiderohet një llojë mbytjeje, që nuk mund t’i shmanget dënimit të Zotit.

Pos kësaj, kryesit tregojnë, se nuk dijnë nga zemra ta çmojnë pjellën, dhe kështu tregojnë mosmirënjohjen ndaj dhuratës së Zotit. Shumë njerëz me dështim sjellin në rrëzik edhe jetën vetjake. Për këtë ftohen të gjithë kompetentët që me qëllim të dështimit mos t’i japin askujt kurrfarë mjetesh e që kjo masë me sukses të zbatohet është vendosur që mjekët dhe barnatoristët me anë të fushave fetare duhet të betohen se nuk do të bëjnë dështime. Në ferman pas kësaj thuhet se bërësit e dështimit do të dënohen rreptë.

Fermani është publikuar kah fundi i shabanit në vitin 1254 hixhri që i përgjigjet 15 nëntorit 1838. Ky ferman ka ardhur te ne nëpërmjet sixhilit 77 (fq. 45-46), protokollit të Gjyqit të Sheriatit të Sarajevës që ruhet në bibliotekën e Gazi Husrev-beut. ( Të dhënat janë marrë nga libri: “Serijatsko-pravne ustanove o umjetnom pobacaju”, Zagreb, 1940, M. Hadzijahic. )

Në fund, mund të përfundojmë se abortusi për shkak të dëmit të madh në bazën e vet, në parim, sipas rregullave islame është vepër rigorozisht e ndaluar dhe klasifikohet në MËKATET E MËDHA! Ai asesi nuk guxon të shërbejë si aspekt kontracepcioni që përgjatë botës ka marrë përpjesëtime shqetësuese. Kurrfarë arsyetimesh për rrezikimin e pozitës materiale të familjes nuk janë të pranueshme dhe janë në kundërshti me mësimin bazor të islamit.

Kështu për shembull islami në gjitharsyeshmërinë e vet lejon mundësinë e përjashtimit … situata kur sigurisht është rrezikuar jeta e nënës me bartjen e mëtejme të frytit. Islami sipas parimit të dëmit më të vogël (ehaffu’d-dararein) eventualisht do ta miratonte dështimin. Sepse nëse nëna do të pësonte do të pësonte edhe fryti në barkun e nënës dhe se është më mire që të shpëtohet njeri, se sa të pësojnë të dytë. Mirëpo, edhe rastet e këtilla sipas qëndrimit të shumicës së dijetarëve islamë vijnë në konsiderim vetëm në shtatzëninë e hershme. Për çdo rast të jashtëzakonshëm do të duhej të konsultohemi me mjekët dhe njohësit e sheriatit, e që vetën atëherë të merret vendimi, që do të ishte në harmoni me frymën e ligjit të Zotit.

E lusim Allahun e dashur që të na ruajë nga mëkati, të na ndihmojë që veprat tona të jenë në frymë të islamit dhe sinqerisht ta kuptojmë dhe ta rrespektojmë të drejtën në jetë si më themelore nga të gjitha te drejtat e njeriut… sepse jeta njerëzore është njera nga vlerat dhe begatitë më të çmueshme që Allahu xh.sh. na ka dhuruar.

Gjithmonë t’i kemi në mëndje fjalet kur’anore:

“... kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit …”. (El-Maide, 32).

(P.S.: Punimi është përkthyer: Izet Sulejmanovic, Problem pobacaja, Glasnik VIS-a, 2/1985, Sarajevë)

PERKTHEU: LUMTURIJE iBRAHIMI

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme