Në vitet 1923 e mbrapa ai së toku me ish-dhëndërrin e vet, dr. Hasaf Ajdonatin, Ferit bej Deliun e atdhetarë të tjerë, bëri çmos që çamërit dhe tërë shqiptarët e përzënë përdhunisht në masë nga vatrat e veta prej qeverisë greke, të vendoseshin në vende sa më të përshtatshme jetese nëpër Anadoll. Vdiq në Stamboll më 1927.(Shih dhe I.D.H., “Çamëria...” nr. 3(60), dt. 10.3.1994, fq. 3).
