Kur Çamërit islamikë shkelin burrërisht flamurin grek

CULÚMI, Xhafer Neim Dule(1892-1914) . Atdhetar i zjarrtë. Në shtator 1912 u thërrit për kryerrjen e shërbimit të detyruar ushtarak. I rreshtuar në tyménin(divizionin) 23 të kollordùsë(truparmatë s) osmane të Janinës, tregoi trimëri të madhe në Pesë Puse, Bezhan dhe nyje të tjera luftimi për mbrojtjen e Janinës nga njësitë ushtarake mësyese greke. Pas rënies së Janinës(mars 1913) u kthye në vendlindjen e vet, Shalës. I mbrujtur me ndjenja të forta atdhetare, dhe muslimane nuk duroj dot që flamuri grek i ngritur nga ushtria greke të valëvitej në fshatin e tij; u derdh tek shtylla, e rrëzoipër tokë dhe e shkeli me këmbë. Do ta kishin pushkatuar, po miqtë familjarë nga Vagalati, Karkashínat -familje e madhe me shumë ndikim në pushtuesit- dëshmuan para komandës ushtarake greke: "E pamë ne që flamurin e rrëzoi era". Me ta lëshuar iku fshehurazi familiarisht në Vlorë. Pas dy vjetësh u kthye në Shalës
për të mbledhue të ardhurat e rrjedhura nga pasuritae tij. Meqë kthimi në Vlorë me udhë detare ishte i pamundur, mbetej udhëtimi në këmbë.nëpër Labëri. "Miku" Ortodoks
pleshavicas, i cili dhelpërisht mundi t´a blente mendjen, iu zotua për t´i gjetur njeriun e përshtatshëm për të shtegtuar së toku me të maleve; madje e këshilloi edhe ku duhej t´i mbente "fshehur" paratë. Madje, kur Xhaferi deshi të blinte armët e domosdoshme, "miku" i tha:"E ç´të duhet arama? Ai që do të jap u me vete, është i armatosur deri në dhëmbë!". Xhaferi u gënjye nga këshillat e "përzemërta", "miqësore" dhe mori udhën e pakthyeshme. "Besniku", duke zbritur pllajave ndërmjet fshatrave Erind e Vërmik, e qëlloi pabesisht pas krahësh. Si e shtriu të vdekur i grabiti edhe shumën e madhe të të hollave të "fshehura" në vendin e paraditur.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme