
qëndrojë sa më larg Eropës, pavarësisht në se i plotëson apo jo standartet.Të ashpër në demostrata u treguan austriakët
dhe francezët, pa harruar se demostrata kundër pranimit të Turqisë në BE nuk munguan thuajse në të gjitha vendet e BE duke treguar se evropianët vazhdojnë të jetojnë me frikën e Perëndorisë Osmane ,duke harruar se Turqia e sotme nuk është Perëndoria Osmane.Sikur të mos mjaftonin demostratat antiturke, në Evropë, flamurin kundër Turqisë e morën në dorë politikanë që kanë potencë të një rangu të lartë si është presidenti i Francës, Nikollë Sarkozi(për saktësi kuptimi emrin e shqiptarizuam), pa harruar dhe politikanë të tjerë ku austriakët janë ndër të parët që e mbajnë në duar ‘’shkopin kundër Turqisë’.’ Kjo politikë e egër dhe përjashtuese e vendeve evropiane ka bë ë që edhe politika turke të marrë me të drejtë rolin e demaskuesit për këto qëndrime duke deklaruar haptas arsyen e vërtete të lënies jashtë të saj nga vendet evropiane.Ish kryeministri i Turqisë, Mesud Illmaz, në një prononcim mediatik ,duke komentuar qëndrimin e BE për këtë problem e quajti BE ‘’një klub i krishterë’’duke rrëzuar maskat dhe duke nxerrë kështu të vërtetën e saktë të përjashtimit te kandidatures së Turqisë në BE.Në një linjë të tillë është edhe kryeministri aktual i Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, i cili i ka kërkuar vendeve evropiane që të bëjnë publike arsyet e vërteta që vazhdojnë të mbajnë larg BE shtetin turk. Por, Erdogan nuk ka ngurruar të deklarojë publikisht se nuk do të shembet bota edhe nëse Turqia nuk pranohet në BE duke bërë publik faktin se BE nuk është e vetmja alternativë për Turqinë që ajo të kapë majat e arritjeve dhe të zhvillimit.
Qeveria e Turqise ka deklaruar se ajo do të plotësojë vetëm ato standarte qe nuk prekin interesat e popullit turk dhe të vetë shtetit turk. duket se BE i trembet një shteti kolosal ekonomok dhe ushtarak në rrallët e saj, aq më tepër që ky shtet është me një popullsi dominante muslimane.Kur shohim shtete lilipute dhe me zhvillim foshnjor që janë pjesë e BE dhe Turqia, qe po synon në dekadat e ardhshme të jetë superfuqi, jashtë BE,Ne duhet të pranojme se BE po përdor dy standarte per zgjërimin e saj duke diskriminuar vendet me popullsi dominante muslimane si u veprua me liberalizimin e vizave në rastin e Shqipërisë , Kosovës , Bosnjës dhe vetë Turqisë.Por nuk kanë munguar edhe zërat kundër qëndrimit që po mban BE, kur është fjala për anëtarësimin e Turqisë në këtë organizëm të fuqishëm ndërkombëar.Gazeta britanike’’Ekonomist’’pohon se Turqia është një pasuri e madhe për BE ,sepse ky komb ka lidhje të fuqishme me botën islame, me Iranin e fuqishëm ,me Sirinë dhe me vende te Azisë që kanë një rëndësi të vecantë për Perëndimin.Gazeta britanike vazhdon komentin duke thënë se vendet e BE duhet të heqin dorë nga frika që ata kanë nga islami, sepse një Turqi në BE do të ndihmojë për uljen e tensioneve ne Lindjen e Mesme.Pavarësisht në se hyn apo jo Turqia në BE, një gjë është shumë e sigurtë.Turqia është një vend që, sipas parashikimeve te shoqatës amerikanë ‘’Stratfor’’e cila bazohet në parametrat egzistuese që ka rritur Turqia në të gjitha fushat,në 100 vitet e ardhshme Turqia do të jetë forca dominuese në botë në fushën ushtarake politike dhe financiare.