KUJT I PENGON EDUKIMI HYJNOR?

Të pabesëve. E këta janë përgënjeshtruesit e të vërtetës. Mbulues e gënjeshtarë. Injorantë të kulluar. Këta i prinë të zhyturit në epshet e tyre. Të pafe e të pamend. Njerëz, që, po i pyete se kush janë, s’e dinë përgjigjen. Po i pyete, pse janë, edhe më hiç. Këta janë penguesit. Jo, këta janë e keqja e vetes, e familjes, e shoqërisë. Këta, në emër të popullit, shkelin dinjitetin dhe nderin e popullit; në emër të demokracisë, shkelin parimet e kësaj demokracie; në emër të zhvillimit, prishin; në emër të rregullimit e të ruajtjes, çrregullojnë e bëjnë shkatërrime. Në emër të shkencës, ligjërojnë kundër shkencës. Në emër të përparimit, i këndojnë prapambeturisë. Në emër të dinjitetit, e luftojnë atë. Në emër të barazisë, shkatërrojnë gjininë njerëzore.
Të paditurve. Të ditur në dëftesa. Leckë. Këta, që dje, i thurnin lavde idhujve të tyre, ndërsa sot, bëhen sikur janë kundërshtarët më të rreptë; këta janë edhe mashtrues. Edhe tradhtarë. Këta s’kanë as dinjitet kombëtar. Nuk e duan përpos vetveten e tyre. Vetvete lakmitare dhe e poshtër. Vetes i thonë intelektualë; të mençur e të arsimuar; ndërsa mendjet e tyre janë mendje shimpanzesh, lakuriqësi e kaos; të mbretërojë ligj xhungle; jo xhungle, se aty ka njëfarë harmonie e ekuilibri, por ligj kaosi e anarkie. Të bëjë kush të dojë atë që do. Ditën thërrasin në rend e ligj, ndërsa natën i shkelin me këmbët e tyre. Mbrapa shpinave. Po, këta janë më të ulët se shimpanzetë. Ata të paktën nuk kundërshtojnë qenien e tyre, ndërsa këta, intelektualë mendje-ulët, deri dje, e disa ende, i brohorisnin teorisë se, prejardhjen e kanë prej tyre.
Çrregulluesve të tokës. Këta zemrat i kanë të sëmura. Mendjet i kanë të prishura. Nuk dinë ç’është pastërtia e zemrave, e as gjerësia e kraharorëve. Janë të ngushtë. Janë të mbyllur. Nuk shohin përtej hundës së tyre. Truri i tyre di të bëjë analizë vetëm kur epshi ua kërkon një gjë të këtillë. Nuk dinë të zgjedhin. E as të dallojnë të zezën nga e bardha. Kutitë e kujtesës i kanë të mbushura me fjalë të kota. Me pallavra. Me përralla. Me ide të ftohta e të pabaza. Jetojnë kot më kot. E vetmja gjë që bëjnë, dhe dinë mirë ta bëjnë, është të shkaktojnë çrregulltish! Ditën e kalojnë duke thur e duke folur për të prishur e për të çrregulluar, ndërsa mjeranët mendojnë se po ndreqin e po rregullojnë.
Rrenacakëve, mashtruesve, tradhtarëve, të pandershmëve, hajdutëve, të prishurve, të pamoralshmëve. Kundërshtarëve të fjalës së bukur. Edukatës. Kundër Zotit. Kundër hyjnisë. Kundër ngritjes shpirtërore. Kundër mendjes së pastër. Kundër arsyes. Kundër intelektit. Ata janë pasuesit e devotshëm të djajve të mallkuar. Ata djaj të materializuar! Ecin nëpër tokë, duken si njerëz, por zemrat e tyre janë të shndërruara në shimpanze. Mendjet e tyre të djallëzuara. Epshi i tyre shtazarakë. Këtyre u pengon pastërtia në të menduar, në të ndijuar, në të folur, në sjellje. Këta janë kundër lidhjes familjare. Janë kundër nderit të gruas e të familjes. Janë të pamëshirshmit ndaj prindërve. Janë arrogantët ndaj të dobëtëve; të ashprit ndaj të butëve; kryelartët ndaj të thjeshtëve; shkatërruesit kundër ndreqësve.
Thirrësve për liri, ndërsa shkelin lirinë; thirrësve për paqe, ndërsa shkaktojnë dhunë e urrejtje; thirrësve për mirëqenie, ndërsa prodhojnë kriza e probleme; thirrësve për bashkëjetesë, ndërsa dëmtojnë familjen, fqinjin e shoqërinë; thirrësve për tolerancë e respekt të ndërsjellë, ndërsa shtypin e keqpërdorin të tjerët; thirrësve për bashkim, ndërsa përçajnë zemrat e njerëzve. Këta janë thirrës në shkatërrim. Thirrës për në mjerim e dëshpërim të Përhershëm, si në këtë jetë Kalimtare, edhe në Amshim.
Më të ulëtit se bagëtitë. Këta janë edhe më keq se bagëtitë, kur çobani i thërret, nuk kuptojnë, por thjesht zhurmës së zërit i përgjigjen. Edhe më keq! Nuk dinë të përgjigjen drejtë. Nuk dinë të besojnë. Nuk dinë të kuptojnë. Nuk dinë të pranojnë argumentin e fortë. Sytë e tyre nuk dallojnë shenja e gjurmë të së vërtetës. Jeta e tyre s’ka kuptim. Jetojnë pa qëllim e mision. Nuk japin e as nuk marrin. Por dinë vetëm të shkelin si thundra e një lope të shkujdesur në arën e tjetrit. Ithtarë të çobanëve të shitur. Thundra të modës e të trendit. Të sistemit e të turmës. Thundra të fuqive materiale. Ata janë thundra e çobanëve të shitur me bagëti të shkujdesur kundër arave e njerëzve.
Viktima. Edhe ti je kundër. Edhe ty të pengon. Por për arsye anësore. Ke një të afërm, ke një mik, i bindesh. E tjetri ndoshta edhe të mban me ryshfete. E tjetri të mban me premtime boshe. Të shpëlan trurin. Të bën pasues të verbët. E shpresues në gjëra të kota. Sot, nesër, pasnesër, derisa të bëhet kjo, derisa të arrihet ajo, derisa..., të të shkelë njëherë e mirë, e derisa të të bëjë pasues o me hatër o me zor!
Nuk do hyjë lënda fetare – edukimi hyjnor, në sistemin shkollor, përderisa ti e unë e tjetri nuk e përmirëson gjendjen e tij.
Zoti na forcoftë në rrugën e Tij!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme