Pllakata – Anti Minare

Këto ditë në Zvicër është shumë aktuale iniciativa e Partisë Popullore Zvicerane – SVP që të publikojë një pllakatë e cila sipas disave është diskriminuese, kurse sipas disave ajo shpreh lirinë e të menduarit. Në shikim të parë për ne muslimanët është ofenduese dhe para të tjerëve po na paraqet agresiv, militant, aspak tërheqës. Gjashtë minaret e zeza të vendosura në flamurin Zviceran dhe gruaja me hixhab që nuk i dallohet fytyra në anën e majtë nuk na bën të ndihemi mirë. Nëse miratohet nga qytetet, ajo do të ngjitet në muret, gazetat dhe vendet e ndryshme publike me pikësynim, ngritjen e vetëdijes së opinionit zviceran që ta kundërshtojnë lejimin e ndërtimit të minareve që ka filluar të lejohet nga disa komuna. N.I.

Zyrih: Qyteti i Baselit e ndaloi publikimin e „Pllakatës – Anti minare“, për shkak të përmbajtjes së saj raciste. Sipas gazetës „Tages – Anzeiger“ kantoni i Zyrihut, Winterturit dhe Lucernit kanë kërkuar ndihmë nga komisioni për racizëm që t`u ndihmoj në zgjidhjen e këtij problemi. Berni, Churi, Friburgi dhe Zheneva janë të rezervuar ta lejojnë apo jo publikimin e kësaj pllakate.

Partia Popullore Zvicerane (SVP) është duke e shqyrtuar çështjen dhe do të bëjë ankesë në Kantonin e Baselit për shkak të shkeljes së mendimit të lirë. Në Basel jetojnë shumë muslimanë. Ky vendim tregon se organet udhëheqëse të kantonit të Baselit janë para kapitullimit, thotë një zyrtar i lartë i SVP-së Lukas Raimann.

Walter Wobmann, kryetari i komitetit inicues për vendosjen e pllakatës shton: Demokracisë i është bërë një vrimë e madhe.

Profesori i së drejtës penale Peter Albert – përkrahës i denjë i iniciativës kundër ndërtimit të minareve përkarh mendimin e pararendësve dhe shton: „Liria e të menduarit është pjesë përbërëse e demokracisë“. Ai u rekomandon organeve vendosëse që të heqin dorë nga ndalimi i publikimit të pllakatës „Zum Minarett verbot Stopp Ja“ , që në gjuhën shqipe do të thotë: „Për ndalimin e minareve Po“.

Hisham Maizar - President i qendrave islame në Zvicër, mendimin për lirinë e të shprehurit në këtë rast e quan „të shtirur“ dhe kundërshtarët apo përkrahësit e iniciativës për ndalimine ndërtimit të minareve janë duke u sjellur sikurse Rajhu i tretë me Jevrenjtë: Ata me këtë po i diskriminojnë dhe distancojnë pakicat religjioze. (E mërkurë, 7. Tetor 09 www.20minuten.ch)

Désirèe Pomper

Nga Gjermanishtja: Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme