Lënda e edukatës fetare nëpër shkollat kosovare padyshim se do të ishte një element pragmatik, por në anën tjetër do të ishte një element konstruktiv drejt ndalimit të disa elementeve devijante të cilat kohës së fundit e kanë kapëluar shoqërinë kosovare, e veçmas të rinjët shqiptarë. Është fakt që bota tani gjithnjë e më shumë është duke u globalizuar, shkenca, teknologjia dhe informatika kanë arritur një hierarki piramidale e cila defacto tregon se njeriu modern dukshëm ka përparuar. Krahas, këtij hiper – zhvillimi me proceset e sekularizmit, shekullarizmit, postmodernizmit etj, edhe religjioni si një proces i ndjeshëm i shoqërisë dukshëm është laicizuar. Në këtë kontekst vendi i celulës së përhapjes së laicizmit Franca, por edhe shtetet tjera janë duke kontribuar gjithnjë e më shumë në përmbushjen e objektivave drejt raporteve me organizatat fetare si institucione legjitime për organizimin e jetës dhe shërbesave fetare. Shteti si shtet është i obliguar që të paktën organizatat fetare t’i ndihmon financiarisht, në këtë mënyrë duke kontribuar në përmisimin e vetë kushteve të qytetarëve të atij shteti. Tek ne për habi, shohim të kundërtën, madje shpesh flitet për raporte të tolerancës dhe për një bashkëpunim në mes të vetë institucioneve shtetërore dhe organizatave fetare zyrtare, por kur jemi tek gjërat madhore siç janë ; financimi i këtyre organizatave dhe tashmë edhe futja e lëndës fetare nëpër shkollat kosovare, gjërat marrin një kthesë tjetër. Atëherë, shtrohet pyetja : Kujt po i pengon lënda e edukatës fetare ? Kush fshihet pas kësaj heshtje ? e cila heshtje si duket i dërgon në afekt disa nga individët që me fanatizëm mbrojnë egocentrizmin e tyre, se kjo ide nuk bënë të aprovohet. Njeriu pa komb dhe pa religjion është i verbër, madje këto dy elemente janë pjesë e identitetit të vetë njeriut. Andaj, duke mos dashur të bëjmë një përkufizim shkollor lidhur me kombin, kombi është bashkësi popullore – njerëzore që paraqitet me lindjen e shoqërisë qytetare si rezultat i ndryshimit historik i formave të bashkimit të njerëzve me qëllim të zhvillimit dhe mbijetesës së tyre që e karakterizon : territori i përbashkët, jeta e përbashkët ekonomike, kultura specifike, religjioni i caktuar, por edhe gjuha që sipas Karl Dojç – it përbën elementin më thelbësor të kombit. Mirëpo, edhe religjioni sikurse kombi është proces i ndjeshëm, ai (religjioni) është një lidhje emocionale, shpirtërore, motivuese, psikologjike, metafizike me një fuqi mbinatyrore. Prandaj, nga ky prizëm shohim se këto dy elemente janë procese të ndjeshme, dhe si të tilla meritojnë një analizë të thellë të një qasjeje holistike.
Pse edukata fetare nëpër shkolla ?
Eskluziviteti i tërë kësaj mund të jetë një projeksion drejt asaj që futja e lëndës fetare në shkollat kosovare do të ishte një pragmatizëm, por edhe vetë në interes të qytetarëve. Sot, jemi dëshmitarë të asaj që në shkollat tona shohim probleme të shumta që tani më janë bërë edhe rutinë, vlen të hedhemi një vështrim në terren dhe do të habitemi nga : rrahjet e shumta në mes të rinjëve, përdorimi i alkoolit pa masë, përdorimi i drogës, mosmbajtja e mësimit si dhe shumë probleme tjera që padyshim nuk do të mjaftonin t’i thurim më një refleksion të tillë me pak rreshta. Së këndejmi, duhet pohuar se futja e lëndës fetare nëpër shkolla jo vetëm që do të mundësonte të rinjëve një shmangie nga dukuritë negative, por secili nxënës të paktën do të mësonte një element inskluziv mbi religjionin e tij. Edukata fetare përbën një element konstruktiv jo vetëm pse neve na pëlqen të theksojmë, por është një realitet i cili e dëshmon këtë, hulumtimet e shumta tregojnë që futja e një lënde të tillë, padyshim se do të ishte një hap i rëndësishëm, por edhe një hap drejt raporteve ndërfetare. Shtetet e ndryshme që nga Franca që është djep i laicizmit e deri në SHBA, të gjitha pothuajse një gjë të tillë e kanë të rregullar më ligj. Prandaj, nëse një shtet është laik ashtu siç është Kosovë, nuk do të thotë që të mungon mësimi fetar nëpër shkolla, sepse të gjitha shtetet laike një gjë të tillë në parim e kanë, por edhe praktikojnë. Madje, një gjë e tillë është edhe në luginën e Preshevës, gjë që dëshmon qartë se mësimi fetar është njëri nga karakteristikat e vetë të drejtave dhe lirive të njeriut. Në Kosovë, edhe pse një shumicë bukur e madhe me identitet islam mbi 90 % , ashkush nuk i përfillë fjalët e tyre lidhur me futjen e lëndës fetare në shkolla, gjë që tregon se shumica diskriminohet në shumë raste. Madje, fanatikët që mbrojnë me këmbëngulje idetë e ateizmit theksojnë se pikërisht ISLAMI na ka lënë mbrapa, e që realiteti tregon të kundërtën, pra që ata vetveten e kanë lënë mbrapa. Vetëm nëse ia hedhim një vështrim historisë, shohim se kur jemi të religjioni Islam, Islami në trojet shqiptare nuk është ardhur më dhunë ashtu siç predentojnë disa historian, por konvertimi i shqiptarëve ka ndodhur në mënyrë vullnetare, të paktën këtë e dëshmon historia. Andaj, individ të ndryshëm, islamo-fob etj, tentojnë që të nxjerrin justifikime të ndryshme, duke etiketuar shumicën muslimane në Kosovë, vetëm e vetëm për njollosje, madje teoria e etiketimit thotë : që njerëzit ndryshojnë kur e dinë se si të tjerët do të reagojnë me sjelljen e tyre, që tregon qartë se në disa momente njerëzit janë të prirur të ndryshojnë në mënyra të ndryshme, por edhe për përfitime të tyre personale. Egocentrizmi dhe narcizmi tejet i lartë i shumë individëve tregon kompleksin e inferioritetit në raport me të tjerët e sidomos me shumicën muslimane. Këtu duhet theksuar se edukata fetare nuk ka të bëjë asgjë vetëm më njërin religjion por, në esencë me të gjitha konfensionet fetare të cilat ekzistojnë në Kosovë.
Nëse jemi shtet laik, nuk do të thotë që skemi të drejtë futjen e edukatës fetare nëpër shkolla ?
Euforizmi i tepruar, narcizmi, por edhe egoizmi relativ kanë bërë të mundur që disa gjëra në terren edhe të hiper-zmadhohen, madje të marrin konotacion negativ në raport me religjionin. Procesi i laicizmit si duket po keqkuptohet dhe po keqinterpretohet në versione të ndryshme. Sipas sociologut bashkëkohor Anthony Giddens “ laicizmi paraqet procesin nëpërmjet të cilit feja e humb ndikimin e saj në sfera të ndryshme të jetës sociale “ . Pra, laicizmi ka të bëjë më shkëputjen e fesë nga shteti (teokracia) dhe shtetit nga feja (totalitarizmi). Andaj, në këtë drejtim laicizmi nuk do të thotë që populli nuk ka drejtë të fusë në shkolla lëndën që ka të bëjë me konfensionin e tyre fetar, por laicizmi është procesi ku ka pluralizëm dhe pikërisht pas revulucionit frances 1789 erdhi, sepse u pa që ishte e nevojshme një pluralizëm, një demokratizim i cili popullit do t’i mundësonte një pluralizëm, një mozaik, një shumëllojshmëri të kulturave, religjioneve, grupeve etnike, etj. Megjithëatë, duhet theksuar se shteti laik jep përkrahje institucioneve fetare, nuk i kontrollon, por i financon ato, sepse janë në shërbim të komuniteteve fetare të cilat jetojnë po në atë shtet. Kosova tashmë është pavarësuar dhe është duke ecur me hapa të sigurt drejt mekanizmave EuroAtlantik, ka një kushtetutë moderne, andaj edhe në kushtetutë në nenin 8 thuhet : “ Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare ”. Pra, edhe nga ky ,,Nen’’ tregon qartë që edhe pse është shtet laik në çështje të besimit nuk përzihet deri në atë moment që një organizatë e caktuar fetare bien ndesh me normat, vlerat, dhe ligjet e vetë shtetit kosovar. Mirëpo, në shumicën e vendeve demokratike si Zvicra, Italia, SHBA-atë etj, ekziston e ashtuquajtura ,,Inciativa qytetare ‘’ , ku qytetarët japin mendimin e tyre lidhur me proceset aktuale, preokupimet dhe mendimet e ndryshme, sepse në fund të fundit më votën e qytetarëve ato institucione ekzistojnë. Në këtë drejtim duhet pohuar se edhe pse tek ne një gjë e tillë nuk ekziston, sipas deklaratës së drejtave dhe lirive universale është e drejt e njerëzve që i takojnë një konfensioni të caktuar fetar të kërkojnë të drejtat e tyre, e në këtë rast të kërkojnë futjen e edukatës fetare nëpër shkolla. Prandaj, procesi i laicizmit nuk ndalon një gjë të tillë, madje shumica e vetë shteteve laike e kanë të rregullar që herët këtë element. Kështu, që nga prizmi sociologjik mund të themi se lënda fetare jo vetëm që integron shoqërinë në një element pragmatizmi, por krijon edhe një kohezion social, madje edhe vetë edukata fetare është pjesë e identitetit, dhe normalisht që luan një funksion në shoqëri, ose të pakten krijon një vetëdijësim tek secili nxënës për konfensionin e tij fetar, pavarësisht se cilit besim i përket.
Si Përfundim, mund të themi se varësisht nga elementet egocentrike, narcizoide, të shumë kundërshtarëve të kësaj ideje, edukata fetare nuk është asgjë në kundërshtim me ligjin apo kundër konfensioneve tjera, por në anën tjetër është një element me rëndësi në vetë jetën e individit, madje në aspektin psiko-social ndikon në personalitetin e vetë individit. Duke marrëparasysh, dinamikën e shpejtë të jetës, globalizmin, procesin e sekularizmit, proceset radikale të liberalizmit, konkurenca e tregut të lirë si dhe vetë jetën post-moderne apo atë që Giddens e quan ,,Modernitet i lartë’’, jemi dëshmitarë që krahas këtyre proceseve, po shohim që çdo ditë rinia (e sidomos nxënësit) ballafaqohen me shumë probleme, duke u nisur që nga : delikuenca, alkooli, drogat e ndryshme, humbja e imazhit dhe vlerës së femrës, por edhe probleme tjera. Andaj, edukata fetare nëpër shkolla nuk mundet që këto t’i ndalon, por të pakten mundet të krijon një vetëdijsim tek ta, e kjo do të thotë që nëse nxënësit mësojnë për konfensionin e tyre fetar nuk do të thotë që do të bëhen Prijës fetar, Priftërinjë, Hoxhallarë apo Pastor, por sikurse në çdo shoqëri demokratike – laike edhe këtu secili do të ketë qasje mbi konfensionin e tij fetar. Madje, një gjë e tillë mund të bëhet edhe në kuadër të lëndës së kulturës fetare apo edhe të lëndës së edukatës qytetare, sepse nuk paraqet ndonjë rrezik potencial për shoqërinë kosovare.