
T.A. Isha i shokuar. Një pllakat të tillë kurrë nuk e kisha pritur.
A mundeni që nga kjo pamje edhe të raportoni edhe më tutje neutralisht?
T. A. Është shumë vështirë. Nganjëherë më duhet tërë ditën t`i korigjoj formulimet e mia. Nëse janë provokative, i heq fare.
Si do të reflektohet kjo n botën islame?
T. A. Ajo është tematizuar shumë. Që nga Turqia deri në Malezi. Shumë musliman e shohin si sulm kundër islamit. Ata thonë: Shikoni këtë, perëndimi bën një luftë brutale në Afganistan, në Irak dhe tani edhe kjo iniciativë.
Çka do të ndodhë nëse votohet për po?
T. A. Zvicrra do të ketë pasoja ekonomike edhe diplomatike. Besueshmëria e saj në proceset e paqes do të vihet në pikëpyetje. Kështu shumë musliman do të distancoheshin nga orët, çokoladat dhe bankat zvicerane.
Inicuesit e argumentojnë këtë se në disa shtete islame si në Arabinë Saudite apo Afganistan nuk guxojnë të ndërtohen as kisha. Përse atëherë ky zemërim?
T. A. Zemërimi fillon atëherë kur vetëm muslimanëve u bëhen pengesa në ndërtimin e objekteve fetare. Budistët mund të ndërtojnë çka të dojnë. Daw
E hënë, 12. tetor 09 www.20minuten.ch
Nga Gjermanishtja: N. Ibrahimi