Roli i edukatës fetare

Mishell de Montej, filozof dhe pedagog i njohur francez i shek. XV i bënte kritik të ashpër trajtimit të fëmijës, në shoqëri ku sundonte padituria dhe obskurantizmi (tek disa besime të mëhershme) fetar ku vë në dukje dobësitë e mëdha në procesin e edukimit dhe kërkonte të hiqen nga përdorimi metodat e dëmshme dhe antinjerëzore.
Meqë kam kontakte me nxënës më të rritur, shpesh më bie të dëgjojë edhe këso revoltash; “E urrej shkollën. Mësim, disiplinë, gjithë kohën i detyruar të bësh diçka, të urdhëruar nga të tjerët... Do të doja t’ju vija flakën të gjithave, e bashkë me to edhe disa mësuesve të mi...” këto mund të jenë vetëm disa ofshama nga nxënësit që edukohen në kolegje të ndryshme private në Kosovë të cilët duket se përjetojnë “diskriminime” karshi homologëve të tyre “publik” të cilët bëjnë një adoleshencë krejt ndryshe. Pohimi i cituar më sipër e vënë gishtin mbi shkollën si “problem”. Shohim një nxënës të dëshpëruar, edhe përkundër dëshirës që i është plotësuar ndjekja e mësimit në një shkolla me famë, ndjenë një boshllëk. A ka të drejtë proteste ky nxënës? Nëse nisemi nga parimi se shkolla është disiplinë në kuptimin që kërkon respekt për hapësirën (ndërtesën, klasat, bangat), për kohën (orët, pushimet mes orëve) dhe për autoritetin (mësuesit, drejtuesit, programin mësimor), atëherë në rrethanat e tilla nxënësi nuk është i diskriminuar, por i privilegjuar, ndërsa krahasuar me realitetin, atëherë themi se “ka” arsye për revolt. Në gjithë këtë disiplinë që është model i një shkolle që kultivon edukatë dhe dije, në Kosovë, në raste të ngjashme shkollat publike rrethakohen me probleme në përmasa gjenocidale... një pikëpamje e tillë de facto shkollat tona i paraqet si të paafta për të kultivuar lider dhe vizionar të së nesërmes. Nuk ka dyshim se investimi më i miri që e çon një popull drejtë progresit është ai që bëhet për arsimimin e gjeneratave të reja si dhe në ndërtimin e rrjetit arsimorë që do jetë i hapur për të gjithë. Që do të thotë, ngritja e institucioneve arsimore në nivelin e duhur që të prodhojë elitat e të nesërmes, pa të cilat një shoqëri nuk do mund të shkojë drejtë progresit të vet. Një popull që dëshiron të ketë të ardhme të sigurt, duhet të dije si ta përdorë drejtë të sotmen e vet dhe cili investim i tij i bërë sot mundë t’i sjell përfitime të mëdha në të ardhmen.
Të nisemi nga parimi i parë;
1. Respektimi i hapësirës shkollore nga nxënësit: Të gjithë arsimtarët janë në kërkim të nxënësve të cilët shkollën e konsiderojnë si shtëpinë e tyre të dytë. Duke qenë dëshmitar të viteve të fundit dhe një angazhimi të kënaqshëm për ngritje të cilësisë në arsim, duke filluar nga MASHT-i, organizata të ndryshme, nga batalione të ndryshme të forcave të KFOR-it, na gëzon fakti, që edhe Kosova në një të ardhme të afërte do të konkurroj në çdo sferë shkencore më liderët e saj të rinj të cilët mund të sfidojnë edhe homologët e tyre nxënës nga shkollat më me renome Evropiane e botërore. Në anën tjetër ndjejmë keqardhje, se shumica e nxënësve të cilat janë pjesë e këtyre institucioneve publike, nuk e kanë as hallin më të vogël për të qenë më të kujdesshëm ndaj objektit të cilin ata e kanë në dispozicion. Fjala vjen, një pjesë e nxënësve të pandërgjegjshëm, të cilët janë të “pirur” për të qenë skandaloz dhe të padëgjueshëm, fillojnë dhe shkruajnë muret e shkollës, dëmtojnë bangat, keqpërdorin inventarin e shkollës etj
2. Koha: Larg kësaj nuk janë as ata tipa të cilët krahas kësaj, kohën të cilën e kanë në dispozicion gjatë orarit sa qëndrojnë në shkollë nuk e kanë të racionalizuar aspak, fjala vjen, gjatë pesë minutave të pushimit të shkurtër, (kohë që llogaritet pushim për t’u bërë ndërrimi i orëve) nxënësit tanë, ikin nga mësimi; qoftë duke u shmangur nga ndonjë Profesor i pakëndshëm, duke ikur nga orët e mërzitshme, duke shpëtuar nga nota e dobëta, por pse jo, pak minuta edhe për WC (tualet) për të ngre një cigare “shumë relaksuese”.
3. Respektimi i Autoritetit të shkollës: Po bëhen gati një vit kur zv. Komandanti i Stacionit policor në Rahovec, toger Osman Ismajli, shprehu shqetësimin rreth huliganizmit si dukuri gati e zakonshme në shkollat e Rahovecit me rrethinë. Sipas tij; “në shkollat e mesme të kësaj komune ka sjellje huligane të personave, të cilët nuk janë nxënës të këtyre shkollave... në këto shkolla kanë ndodhur rrahje dhe përdorim i mjeteve të ftohta, kurse stafi arsimor nuk është në nivel të kryerjes së detyrës për ti parandaluar këto dukuri” Një gjendje të tillë e kanë pohuar edhe Drejtori dhe disa nxënës. Në Prizren, shumë OJQ temë diskutimi e kanë pasur pikërisht edukimin më efikas për nxënësit në shkolla të mesme.

Fetë në “konflikt”:
Bashkësitë fetare në thelb janë “bashkësi të kujtesës”, ato e ruajnë kujtesën kolektive të rëndësishme dhe ekzistojnë në saje të vazhdimësisë së kësaj kujtese (Hervieu – Leger, 1998, 2000). Përvojat fetare të përbashkëta të grupit dhe ritualet vazhdimisht e riprodhojnë dhe e përcjellin te brezat e ardhshëm ndjenjën kolektive për atë se “kush jam” dhe se “Ç’kuptim ka jeta në këtë botë?” Ndërmarrjet fetare mund të gjenerojnë rezonancë të përvojave të shumë individëve, madje edhe duke përthelluar në individin ndjenjën më të fort të besimit dhe ndjekjen e ndonjë misionari të caktuar. Praktikimi i fes krijon përvojën fetare të grupit e cila korrespondon me besimin dhe e forcon atë. Koncepti i fesë për t’i dhënë kuptim jetës së njeriut përbën një nga temat qendrore të sociologjisë së fesë që nga veprat e mëhershme të Werber’it (1958). Geert’i (1966) thekson se “feja shërben si matricë për formimin e kuptimeve. Ajo jo vetëm që e shpjegon realitetin, por edhe i jep trajtë atij. Shablloni i fes i “përshtatë” përvojat e jetës së përditshme dhe i bënë ato të “kuptimta”; këto kuptime të bazuara në fe i trajtojnë përjetimet dhe i orientojnë veprimet e njeriut. Ashtu si shpesh në të kaluarën, një periudhë skepticizmi është zëvendësuar përsëri nga një periudhë e fortë zelli fetar; feja është bërë nevojë e rëndësishme humane, e cila nuk mund të lihet mënjanë ose të mos merret në konsideratë, pavarësisht sa e arsimuar apo e sofistikuar është shoqëria jonë. Disa mund ta mirëpresin këtë epokë të re të besimit fetar, të tjerëve mund t’u vije keq, por asnjëri nuk mund ta përjashtojë fenë si faktor në problemet kryesore të shekullit tonë. Instikti fetar është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe mund të përdoret për mirë ose për keq.
Në anën tjetër, roli që e merë feja civile në shoqëri dallon sipas marrëdhënieve që ekzistojnë mes feve të caktuara dhe shoqërisë civile. Në Kosovë ritualet dhe simbolet civile fetare mund të pasqyrojnë vetëm një kohezion të njerëzve dhe bashkësive të tyre fetare. Ndarja e fes nga shteti dhe laicizmi i shtetit, i hapë dyert fesë civile. Periudha e 1967 atëherë kur Shqipëria ishte i vetmi shtet ateist në Botë, bëri fole edhe në Kosovë. Të gjitha produktet apo gjeneratat e atyre periudhave instaluan në familjet e tyre e me theks të veçantë në shoqëri një rrymë antifetare e cila kohë pas kohe në qarqe të caktuara ka gjeneruar edhe dhunë. Në një vend ku feja nuk është e ndarë nga shteti, dhe luan një rol me peshë në vendimmarrjen politike, në zbatimin e politikave sociale, në veprimet e policisë dhe të zyrtarëve të tjerë, në plan programet e shkollave kombëtare, dhe në përmbajtjen e mass-medias shoqëria ndihet më e sigurt.
Bashkësitë fetare në vendin tonë, liderët fetar të të dy kampeve mysliman dhe katolik të cilët për shumë kohë kanë mbajtur të heshtur idenë e futjes së edukatës fetare në shkollat publike, duket se kanë hasur në antagonizëm kësaj radhe edhe mes vete! Fillimisht, Bashkësia Islame e Kosovës si nismëtare në këtë iniciativë nuk ka hasur në kurrfarë mirëkuptimi qoftë me partitë politike në opozitë, me Ekzekutivin e vendin, e as pak me MASHT’in. Versioni i prerë (më militant) i Bashkësisë Islame të Kosovës se Edukata Fetare në shkollat publike është një domosdoshmëri e jo një përjashtim, nuk është edhe kërkesë e kampit katolik. Sipas të gjitha gjasave, kjo përqindje mund të këtë rënë pasi që bashkësia katolike nuk ka as kuadro as nxënës që mund të bëj një grup për t’u zhvilluar mësimi. Së këndejmi, nëse nuk ndërmerret diçka konkrete në këtë drejtim, kam frikë se feja ashtu siç është burim i kohezionit, ajo mund të shkaktoj edhe konfliktin. Kohezioni i fes sipas Durkhemit tregon se uniteti moral i vetë grupit është burim i ndjenjës së forcës fetare të përjetuar nga ithtarët. Feja i kontribuon konfliktit social, sepse qëndron mbi bazën e ndarjes. Në shoqëritë ku lojalitetet e tjera janë mbi lidhjet fetare, feja nuk mund të shkaktoj konflikt serioz. Megjithatë, mundësia e fesë për ti caktuar kufijtë “tanë” kundër kufijve të “atyre” e bënë atë një burim inherent të konfliktit.

Alternativa: Edukata fetare për të gjithë!
Njeriu si krijesë më e përsosur në sipërfaqen e tokës, posedon ndjenja dhe emocione, ai nuk është trup statik, më shumë ka nevojë për edukatë se qëndrim. Emocionet janë të kushtëzuara nga natyra e tij biologjike, ndërsa ndjenjat e tij nga ajo sociale. Binomi i këtyre tregon për unitetin e natyrën biologjike dhe sociale të njeriut. Ndjenjat e njeriut mund të jenë primare dhe sekondare, primare janë ato ndjenja që janë universale për gjininë njerëzore ndërsa ndjenjat sekondare janë ato të cilat krijohen në bazë të të mësuarit. Gjiri familjar dhe edukata që kultivohet dhe përcillet në një ambient të tillë është më i përshtatshmi për zhvillim të mëtutjeshëm qoftë emocional ose kultivim ndjenjash për një edukatë të caktuar, qoftë kjo për ndonjë edukatë fetare, për ndonjë disiplinë shkencore, mbase edhe për ndonjë sport....
Feja si program Hyjnor i dedikuar për njeriun është trajta më e vjetër e vetëdijes shoqërore. Madje, ajo është e vjetër sa shoqëria njerëzore. Feja aq shumë ndikon mbi shoqërinë saqë Victor Cousin-i është shprehur se “gjithçka është formuar rreth fesë, për fenë me fenë”. Por edhe përskaj këtij realiteti, feja disa herë është kuptuar drejt e disa herë gabimisht, është perceptuar në mënyra të ndryshme. Sipas atyre që e pranojnë si mënyrë të jetës, feja është një sistem i kësaj dhe botës tjetër i dhënë nga i Madhi Zot; sipas laikëve, feja është një institucion i nevojshëm, por fushëveprimi i saj nuk është kjo botë, por e amshueshmja. Shkencëtarët dhe pozitivistët pohojnë se “me zhvillimin e shkencës nevoja për fenë do të humbë”, kurse sipas ithtarëve të ideologjisë komuniste “feja është opium për masat popullore”, “shembull tipik i tëhuajsimit të njeriut në aspektin e vetëdijes”.
Fakti që besimi Islam është jo vetëm besim religjioz, por edhe program jete, iniciativa e Bashkësisë Islame është nisur me vend dhe me synim të caktuar; Suksese të garantuar. Suksesin e garantuar, myslimanët nuk e shohin askund, por ia dedikojnë programit Hyjnor. Ky program duke vëne rregull për njeriun, krijon mundësi që ai të informohet më shumë për vetën dhe qëllimin e ardhjes së tij në sipërfaqe të tokës. Nëse mendojmë se qenka e tepërt Bashkësia Islame që kërkon nga Ekzekutivi i vendit, atëherë, kjo kërkesë mbështetjen e ka pikërisht në realitetin që e shohin çdo ditë në rrugët e shtetit të vendit. Megjithëse të gjithë krenohemi ose dëshpërohemi nga cilësimet që na bëjnë të tjerët, ne ndiejmë nevojë të njohim edhe veten. Por njohja nga të tjerët nuk na lehtëson njohjen e vetvetes. Për ta njohur si duhet vetveten, që nga fëmijëria duhet bërë një varg veprimesh të cilat mundësojnë për të kuptuar se; Kush jam Unë? Meqë secili individ është model në vete, Kush është ai që krijoi një mori modelesh? Kush ka vendosur që unë të jem pjesë e kësaj bote dhe të jem i tillë? Pyetje tjetër që kërkon përgjigje të qartë është; Pse jam në këtë botë? Çka duhet të bëjë? Pse ndodh devijimi? Si duhet t’i tejkalojmë krizat? Të gjitha këto pyetje dhe të ngjashme si këto kush mund t’u përgjigjej, pos Atij i cili ka vulosur jetën e këtyre krijesave dhe nga Ai që ka krijuar njeriun në këtë formë, i ka dhënë arsyen, i ka dhënë forcën, mundësin për t’u përballur? Për të gjitha këto pyetje që kanë një kuptim – miskonceptin për fenë dhe për Krijuesin Hyjnor, kanë zgjidhje vetëm në platformën e besimit Islam, e cila platformë është rruga e sigurt për një sukses të garantuar për njeriun.
Njohja e vetvetes duke pasur në planë të parë adhurimin ndaj Krijuesit Hyjnor, i jep kuptim të bukur jetës. Jeta e përditshme e individit duke u zhvilluar edhe në kontakt të vazhdueshëm me Krijuesin, gjithsesi bëhet më kuptimplote, më e lehtë dhe më e bukur. Zemra dhe ndërgjegjja e individit nuk kanë nevojë aspak për “stimulues” të jashtëm (drogë, alkool, duhan) që të pastrohen ose qetësohen sepse raportet e tilla janë të pastra e të qeta vetëm nga lidhja që kanë me Krijuesin e vet.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme