„Urdhërat e Hitlerit ishin të prera“

A mund të pengohej e të mos ndodhte kjo luftë?

Ishte e pamundur të pengohej kjo luftë derisa shtetet tjera nuk e kishin fuqinë e gjermanëve.
Njeriu mendohet e mendohet dhe përfundimidht bindshëm thotë se pa prezencën, ekzistimin dhe udhëheqjen e Adolf Hitlerit (1889-1945) asnjëherë nuk do të vinte deri te kjo luftë.

William Engdahl në njërin nga librat e tij thekson se vetë Gjermania ishte ajo që solli deri te një luftë e tillë, kur kihet parasysh përparimi i saj teknik e teknologjik dhe forca ushtarake e krijuar sidomos pas viteve të 30-ta. Kurse sipas disa analistëve tjerë Gjermania e asaj kohe ishte fuqi botërore, ajo do të vinte rend të ri botëror si e pakënaqur me vendimet e paqes së Versait. Dy prej pikave më të kontestuara në raport me gjermanët ishin. 1) Se duhet të paguante 132 miliard marka-ari, me 6 përqind kamatë dhe 2) Kishte një ndarje territoriale... . Hitleri nuk e ndëgjoi Chemberlenin kur i tha: Kontinenti është i yni, ti merre botën, sepse atij i duhet e tëra. Së pari bëri një marrëveshje me Rusinë për mossulmim (Për ta evituar një luftë me Rusinë apo një front të ndërmjetëm, ministri i jashtëm Ribbentrop nënshkruan një pakt-
marrëveshje me Stalinin për mossulmim të ndërsjellë me datën 23 gusht 1939), për t`i sulmuar pastaj të tjerat. Ndoshta, edhe pa prezencën e Hitlerit do të ndodhte kjo luftë por jo në këtë formë dhe me këto përmasa. Ai ishte frymëzuesi, udhëheqësi dhe diktatori i cili duke e shfrytëzuar nacionalizmin, fenomen ekzistues te secili njeri dhe popull, në emër të mbrojtjes së të drejtave të gjermanëve në Poloni e gjetiu, filloi marshimin e tij mbi Poloninë me 1 shtator 1939.

Asgjë më pak nuk bëri Millosheviqi në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Edhe motivet e para ishin të njëjta; mbrojtja e serbëve kudo që ishin. Ai fillimisht ishte një politikan i një klase solide. Por, duke e shfrytëzuar momentin historik „pati fatin“ të futet në grupin e kriminelëve më të mëdhenjë në historinë e luftërave botërore. Dhe atë e bëri.

Një historian i njohur gjerman Peter Hoffman në një intervistë dhënë gazetës javore Die Weltwoche në pyetjen se a janë luftërat vepra të të çmendurve, përgjigjet: Varësisht si e kuptoni termin i „çmendur“ thotë ai. A ishin të çmendur Xhingiz Kani, Napoleoni, Lenini, Stalini, Idi Amini, Millosheviqi, Karagjiqi? Të gjithë këta pra, dhe ata që mbetën pa u cekur e sigurisht ka edhe shumë të tillë, në kohën e tyre ishin të mrrekullueshëm. Të themi filozofikisht e keqja bie mbi ne. Gjermanët e mbështetën Adolf Hitlerin, serbët e mbështetën Millosheviqin. Populli pra, është ai që i rriti dhe i ushqei kriminelët. Në një formë më të butë,
politikanë tanë janë të zgjedhurit tanë. Derisa prej luftës dolëm afërsisht të njëjtë, tani dallimet janë të mëdha. Mos të flasim për familjet e viktimizuara. Derisa para dhjetë vitesh luftonim së bashku tani njëra palë ballafaqohet me varfëri të skajshme, ndërsa pala tjetër e zhytur në lux,

promovpjnë bifetë dhe alkoholet e tyre, llojet e orëve luksoze, rrobet ekstravagante, veturat „xhipi për bosin“ e mini vetura për bashkëshorten. Derisa para dhe gjatë luftës ishim afërsisht të barabartë, tani njëra palë promovohet me kuzhina shumë luksoze, kurse tjetra pra, familjet e luftëtarëve të vrarë, me varfëri të skajshme. Gra pa burra, me fëmijë dhe pa të ardhura që do t`ua lehtësonte afërsiht jetën. A nuk është një krim i lloit të vet.


Pse nuk u ndal Hitleri më heret

Këtë çështje e shtron publicisti Roger Köppel në një nga editorialet e tija dhe vazhdon. Është e pakuptueshme pse nuk u largua nga skena ky diktator, pra Hitleri. I cili nga asgjëja, në një shoqëri intelektualësh e profesorësh, në një shoqëri shumë të kultivuar dhe të një shteti modern juridik të arrijë në pushtet, në atë mënyrë që më vonë do t`ia mundësonte t`i realizonte dëshirat e tija i papenguar. Paramendo çfarë lëvizje e madhe trupash ishte kur Hitleri në Korrik 1941 e sulmoi Rusinë me mbi tre milion trupa. Gjermania asokohe kishte rreth 89 mil. Banorë, ndërsa Rusia afërsisht 200 milion banorë. Asnjë nga oficirët e tij nuk e penguan apo edhe tërësisht ta likuidonin. Ku u mbështet ky? Këtë unë nuk mund ta di, por parimisht mund të them se u mbështet në forcat që e sollën në pushtet.

Historiani anglez Andew Roberts në librin e tij më të ri „The Storm of War“ e përshkruan se si armata gjermane duke u mbështet në agjendën ideologjike marshonin gjithnjë përpara të bindur në fitore të reja. Ai e përshkruan karakterin e kësaj armate si shumë të fortë dhe karakteristik. Si të ndalej kur kishte një përkrahje të gjërë. Kur më 12 mars 1938 marshoi në Austri, Hitleri pritet në Vjenë në „Heldenplatz“ sheshin e heronjëve me eufori të jashtëzakonshme.


A do të ndodhte LDB po të mos ekzistonte Hitleri

Bolshevizmi nuk do të shkatërrohet si një karton letre. Ne jemi para një treni fitues të pakrahasueshëm, shkruan ministri për propagandë i Adolf Hitlerit Josef Goebels në ditarin e tij, kur trupat hitleriane me 22 Qershor 1941 e sulmuan Bashkimin Sovjetik me tre milion ushtarë, 3580 tanke, 7184 mjete të blinduara dhe 2740 aeroplanë. Ky ishte një sulm pak para se Bashkimi Sovjetik të sulmonte botën, ashtu thoshte Rajhu i tretë. E tëra ishte propagandë thoshin historianët. Ndërsa hulumtimet e reja në arkivat ruse flasin gjuhë tjetër; diktatori komunist Jozef Stalini, sikurse edhe Hitleri, bënte planet e tij për ta sulmuar botën. Me 5000 tanke dhe 40000 aeroplanë si dhe me njësitë e helmeve kimike që më pastaj ta përhapnin komunizmin kudo në botë. Pra, është një ironi e idhët e historisë botërore. Po mos ta kishte kërcënuar Hitleri evropën me luftë, do të ishte stërmbushur kontinenti me ushtarak monstruozë komunist. Sulmi i Hitlerit nuk ishte preventivë. Nazifashistët nuk dinin për planet

e Stalinit. Një muaj më pas Goebbelsi shkruan në ditarine tij: Ne e kemi nënçmuar në tërësi Bashkimin Sovjetik. „Welt der wunder“, 8/09 fq. 21.

Ky ishte një aksident që Hitleri e filloi i pari. Edhe po të ndodhte e kundërta do të ishte katastrofale. Historia nuk mund të kthehet prapa, por mund të përsëritet. Teoretikisht populli ka ndjenjën se duhet të luftohet pushtuesi, me këtë do të luftohej edhe ortodokso-komunizmi në të njëjtën kohë. Në të kundërtën, komunistët me Partinë Komuniste u paraqitën si shpëtuesit e popullit gjoja. Dhe në emër të popullit ata bënë atë që bënë. Është shumë ilustrative dhe me vend të cekim një të dhënë-dokument ku flitet për revolucionarin e amerikës latine Che Guevara. Fytyra e tij gjindet në miliona postera, ndërresa sportive si dhe në vende të tjera. Ky revolucionar për miliona njerëz mbi të katërdhjetat ende konsiderohet si hero dhe mbrojtës i të shtypurve. Por, realiteti tregon krejt diçka tjetër. Nga duart e tij është bërë derdhje gjaku. Dhe nuk është bërë nga tiranët. Përgjatë luftimeve të revolucionit, shumë nga „tradhëtarët“ u likuiduan. Pas fitores së revolucionit, me ndihmën e KGB-së, Che Guevara formon Shërbimin Sekret Kubanez dhe Shërbimin e Sigurisë së Shtetit ku lejon mbytjen e qindra kundërshtarëve politikë. Ata nuk kanë shansë të mbrohen. Kur njeriu dëshiron ta mbytë dikë, „nuk ka nevojë të gjykohet“. Ky është një revolucion, dhe revolucioni duhet të jetë një makinë vrastare e mbushur me urrejtje. Edhe pas vrasjes së Che Guevaras më 1967 në Bolivi, vrasjet në shërbimit të tij sekret vazhdojnë edhe më tej. Ekspertët llogarisin derë më 12 000 të mbytur. *) Wel der wunder 8/09 fq. 22

Përfundimisht kjo luftë nuk mund të pengohej sepse duhej të ndodhte. Ndërsa, sa i përket gjermanëve dhe gjermanisë në përgjithësi, ata shihen në aspekt pozitiv para botës arabe, ndoshta edhe për shkak të qëndrimit të Hitlerit dhe elitës nacional-socialiste kur bëhet fjalë
për sundimin e muslimanëve në Spanjë. Jo se islami ka të bëjë me këtë ideologji, përkundrazi. Në raport me islamin shumica elite e nazifashistëve kishin qëndrim pozitiv, kështu edhe Hitleri:

Zitat:
Sundimi i arabëve në Spanjë ishte i paparë për të mirë: me shkencëratë të mëdhenjë, dijetarë, astronomë, matematicient, njëra ndër periudhat më njerëzore dhe me një oborrësi kolosale në të njëjtën kohë. Dhe kur më vonë aty vijnë të krishterët, mund vetëm të thuhet: barbarët. ...

Burimi:
Adolf Hitler (NSDAP), deutscher Kanzler, 27. Aug. 1942 (Jochmann, Adolf Hitler - Monologe im Führerhauptquartier, S. 370)” http://www.politikcity.de/forum/showthread.php?t=23743



Shtegu i luftës


Paqa e Versait e datës 28 qershor 1919 thotë: Gjermania dhe aleatët e saj mbajnë përgjegjësi për Luftën e Parë Botërore. Marrëveshja e obligon gjermaninë naziste në ndarje territoriale (Elsass – Lathringen, Westpreussen dhe Posen) dhe në pagesa reparative për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.

Më 1921 fuqitë triumfuese dakordohen që Gjermania të paguaj 132 miliard marka ari, me një kamatë vjetore prej gjashtë përqind. Prandaj, kriza ekonomike botërore e vitit 1929 dhe paqa poshtëruese e Versait ia lehtësuan ngritjen e Hitlerit dhe partisë së tij Popullore Nacional-Socialiste Gjermane (NSDAP).

Më 6 nëntor 1932 Nacional-Scialistët me 33.1 përqind të votave bëhen partia më e fortë.

Më 30 janar 1933 Hitleri emërohet Kancelar.

Ligji i autorizimit të datës 23 mars 1933 i jep të drejtë qeverisë që pa pëlqimin e Raihstagut (parlamentit) t`i aprovoj ligjet. Terrori, propaganda dhe popullariteti ia mundësuan klikës së re që ta shkatërrojnë gjithë atë shtet ligjor - juridik të krijuar për qindra vite.

Vitin e parë pas ardhjes në pushtet Gjermania largohet nga Lidhja e Kombeve – që më vonë zëvendësohet me OKB-në , dhe i prish marrëveshjet për çarmatim në Zhenevë. Hitleri dëshiron që sa më shpejtë ta armatosë ushtrinë, dhe t`i realizojë tërë ato që i kishte paraparë në librin e tij “Lufta ime”.

Në natën ndërmjet 30 qershorit dhe 1 korrikut 1934 mbytet shefi i njësive sulmuese (SA), Ernst Röhm, dhe një ushtarak tjetër i rangut të lartë. Ai dëshiron që policët nazistë të veprojnë

të papenguar. Hitleri dëshiron një ushtri të fortë, të re e jo “leckat dhe veteranët”. (Peter Hofman).

Pas vitit 1936 fillojnë përgatitjet zyrtare për luftë. Plani katërvjeqar i Hitlerit parashihte që ekonomia gjermane të ishte e aftë për luftën e radhës.

Me 12 mars 1938 marshon në Austri. Hitleri pritet në “Heldenplatz” sheshin e heronjëve të Vjenës me eufori. Kjo tregon se ai shumë pak frikohet nga fuqitë perëndimore. Kjo Fuqi Ushtarake fillon parapërgatitjet për ta sulmuar Qekosllovakinë.

Në konferencën e Mynihut të datës 29 shtator 1938, Anglia, Franca dhe Italia ia japin gjermanisë pjesën e aneksuar me shumicë gjermane në Qekosllovaki. Kjo nuk i mjaftoi Hitlerit. Më 15 mars 1939 e okupoi “Rest Qekinë” (protektorati Böhmen dhe Mähren).

Në vazhdim qeveria britanike ia garanton Polonisë pavarësinë. Për ta evituar një luftë me Rusinë apo një front të ndërmjetëm, ministri i jashtëm Ribbentrop nënshkruan një pakt-
marrëveshje me Stalinin për mossulmim të ndërsjellë me datën 23 gusht 1939. Në një protokoll të përbashkët sekret që të dy shtetet diktatoriale e ndanë Poloninë mes vete.

Me 1 shtator 1939 trupat gjermane marshojnë në Poloni. Fuqitë e mëdha i shpallin luftë Gjermanisë. Lufta e Dytë Botërore filloi.*) Peter Keller

________________________
*) Welt Woche Nr. 35/09 Nga Gjer. Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme