Ahmed Dautogllu, okupimin turk të Bosnjës e konsideron si akt të çlirimit të këtyre hapësirave dhe theksoi se
Mehmed Pashë Sokolloviqi, do të ishte një fshatar i rëndomtë sikur osmanlinjtë të mos e çonin te familja e tij.
Dautogllu thotë se Turqia ka të drejtë dhe interes të ndikojë në rregullimin e marrëdhënieve në Ballkan, Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme, me qëllim që ta ruajë trashëgiminë e saj historike dhe sigurinë e vet.
Sipas tij, në Turqi ka më shumë boshnjak se sa në Bosnjë, më shumë shqiptarë
se sa në Shqipëri dhe më shumë çeçen se në Çeçeni. Shefi i diplomacies turke tha se Turqia dëshiron ta ripërtërijë Ballkanin, ashtu siç ka qenë në periudhën osmane.
(Koha)