
1) në mes forcave detare angleze të përkrahura edhe nga anijet franceze me gjithë ushtrinë dhe makinerinë luftarake të fuqive aleate të Antantës, të cilëve me potencial njerëzor u arritën ndihma me vullnetar edhe nga vende shumë të largëta si Australia dhe Zelanda e Re,
2). në njërën anë dhe, nga ushtria Osmane në anën tjetër, pajtohen se kjo ishte një operacion i jashtëzakonshëm e cila përfundoi me fitoren e ushtrisë Osmane, përkundër viktimave të mëdha në të dy anët. Autori turk Mehmet Nijazi Ozdemir, në veprën e tij për Çanakalanë thekson se përveç forcave detare dhe ato këmbësore turqit kishin humbë 210.000 njerëz, duke përfshi me mijëra kuadro intelektuale,
3). Sipas përqindjeve jo zyrtare viktima të mëdha kishte në mesin e mësuesve, studentëve të mjekësisë, përgjithësisht nga mesi i njerëzve të arsimuar.

4). Këtu duhet të shtojmë se shifrat për viktimat e rënë dhe ata të plagosur nga literatura në literaturë lëvizin, (plotësim Sh. V.). Sipas një versioni, kjo betejë u zhvillua me motivin që Forcat e Antantës me çdo kusht dëshironin dominimin dhe pushtimin e tyre në Bosfor dhe Dardanele, qëllimi i të cilëve ishte ta shtien Stambollin nën kontrollin e vet, sipas skenarit të përgatitur që më parë nga vetë fuqitë aleate të Antantës për t'i ndarë territoret e mbetura të ish Perandorisë së fuqishme Osmane. Ndërkaq në versionin tjetër theksohet se forcat Aleate pretendonin që duke kontrolluar dhe kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve, t'i çonin ndihmë Rusisë me ç'gjë dëshironin ta parandalonin revolucionin famëkeq komunist, (bëhet fjalë për revolucionin e tetorit 1917, pl. SH. V.) Mirëpo informata të shumta që u plasohen lexuesve kohëve të fundit nga literaturat e teorive të konspiracionit dhe të komploteve, versionin e dytë e hedhin poshtë, sepse revolucioni i tetorit i vitit 1917 në Rusi sipas këtyre ishte përgatitur në një shtet perëndimor dhe nga vetë njerëzit e perëndimit që vepronin nga prapaskena e politikës ndërkombëtare, të cilët veprojnë në vazhdimësi edhe tani dhe at mjaft aktiv.
5). Ka shumë shembuj të panumërta që na tregojnë se fitorja e Çanakalasë u arrit jo me forcën e armëve, por me forcën e besimit, të ndihmuar nga Allahu i Madhërishëm. Para se të prezantojmë pjesë fragmentare të dy letrave të dërguara nga beteja e Çanakalasë prej dy ushtarakëve turk pak para se të bien dëshmorë që njëherë është edhe synimi i këtij shkrimi, ne do t'i referohemi disa deklaratave të njerëzve me ndikim dhe grada të larta ushtarake që kishin thënë në lidhje me ballafaqimet dhe pamjet e tyre në këtë betejë.
"... Po, është e vërtet se nuk mund të ngadhënjesh mbi shpirtin e njeriut. As një ushtri tjetër në botë kaq gjatë nuk do të mund të qëndronte mbi këmbët e veta. Vetëm sot kemi hedhur mbi 1800 granata. Anijet tanë me muaj të tëra i bombardojnë pozitat e tyre. Çka kishte mundur njeriu më tepër me bë që më në fund Turqit t'i largojë nga Allahu i tyre, i cili i mbron..." (Komandanti suprem i forcave aleate: gjenerali Jean Hamilton) ...
"...Nuk më ka rastis të shoh ende asnjë popull sikurse ata (lexo turqit), të cilët duke u qeshur krah për krah shkojnë drejtë vdekjes..." (Komandanti i ushtrisë pestë osmane: mareshali Liman von Sanders).
"Ne na mundi jo forca materiale e turqve, por forca moralo-shpirtërore e tyre! Sepse atyre s'u pati mbetur as baruti për të qëlluar! Kurse ne i vëzhguam forcat që zbrisnin nga qielli!" (Komandanti anglez, historiani Hamilton i cili kishte marrë pjesë në luftën e Çanakalasë).
Me këtë rast është interesant të theksohen edhe deklaratat e ish ministrit anglez të luftës Vinston Çerçil, i cili gjerë atëherë ua kishte mbushur mendjen aleatëve, veçanërisht qeverisë angleze që lëkundej, për ta marrë vendimin e sulmit, duke u dhënë garanci pas garancie duke iu shprehur atyre që të mos bëhen merak "se pikërisht me ato rrobe marine që kishte mbi trup do të ulej mbi fronin e turqve", ndërsa ishte nxjerrë para gjykatës pas disfatës, në një çast kur ishte vënë shumë ngushtë nga pyetjet e rënda e qortuese të trupit gjykues, bërtiti kështu:
"A nuk e kuptoni se në Çanakala ne luftuam jo me turqit, por me Zotin? Dhe, natyrisht që do të mundeshim!..."
Tani i referohemi pjesës fragmentare të letrës së parë shkruar nënës së vet pak para se të binte dëshmorë, nënoficeri Mualim Hasan Et'hem:
Nëna ime e nderuar!
O nënë e famshme turke, krenare që ke lindur katër ushtarë!
Letrën tënde plot këshilla e porosi e mora ndërsa po rija nën hijen e një dardhe në anë të përroit që kalon nëpërmes një lëndine të gjelbëruar e të bukur siç është fusha e Divrinës! Letra jote ma forcoi edhe njëherë më shumë shpirtin e dehur mes blerimit të natyrës. E këndova dhe, sa më shumë që e këndova, aq më shumë mësime mora! E këndova prapë. Dhe u gëzova nga që ndodhesha në një detyrë të tillë! I hapa sytë dhe vështrova në një largësi. Përkulja e dridhurave jeshile duke mos i bërë dot qëndresës së erës, m'u duk sikur ato po e përshëndesnin letrën që më kishte ardhur nga nëna! Të gjitha grunjërat, të gjitha të mbjellat hepoheshin nga unë dhe më uronin për letrën që më kishte ardhur nga nëna!
I ktheva pak sytë në të djathtë: drurët e pishave madhështore në shpatet e një maje e të bukur ma jepnin lajmin e gëzuar me gjuhën e tyre të veçantë! Ktheva vështrimin nga e majta: përroi që rridhte me rrëmbim, më buzëqeshte pse më kishte ardhur letër nga nëna, luante, shkumëzonte...E ngrita kokën lartë dhe pashë nga gjethet e drurit nën hijen e të cilit po pushoja: të gjethet, me vallet e tyre kërkonin të më tregonin se merrnin pjesë në gëzimin tim! Pashë në një degë tjetër: një bilbil më gëzonte me zërin e tij të ëmbël dhe, duke e hapur sqepin, kërkonte të më tregonte se bashkohej me ndjenjat e mija!
Më dukej sikurse këngën e tij, bilbili u bënte jehonë ndjenjave të mija: "Le të zemërohet nëna për fatin tënd, ç'të bëjmë? E dhe ajo, po të ishte burrë, do t'u merrte erë këtyre luleve, do të pinte nga ky qumësht, do ta shihte sexhden e këtyre të mbjellave, do ta shqyrtonte rrjedhën e vrullshme të përroit dhe do t'i dëgjonte tingujt që nxjerrë ai nga thellësia e vet vetes!"
Në këtë çast, në njërën anë të këtij çairi në ngjyrë jeshile të thellë, janë radhë-radhë ushtarët e mi që lajnë teshat. Një ushtar trim me zë daudian këndon ezan ...
Aman, o Zot! Ky zë hyjnor në këtë fushë, sikur vinte nga një botë tjetër, aq i bukur ishte! Bilbilat, madje heshtën, të mbjellat, madje e lanë përkundjen, përroi, madje, s'nxirrte më zë. Çdokush, çdo gjë,tërë qenia atë zë të shenjtë dëgjonte! Ezani i nderuar mbaroi! Edhe unë mora një abdes nga ai përrua dhe pastaj e falëm namazin së bashku. U përgjunja mbi ato çaire të jeshilja të bukura!
I harrova të gjitha krenaritë e kësaj bote! I ngrita duart, i ngula sytë lartë, hapa gojën dhe thash:
"O Zot i tokës dhe qiejve! O Zoti i këtij zogu që cicëron, kësaj deleje që shëtit dhe blegëron, i këtyre barërave dhe të mbjellave që përkulen duke rënë në sexhde para Teje, i këtyre maleve madhështorë! Ti na i dhe neve të gjitha këto! Prapë, neve na i le! Le të na jenë tonat këto vende të bukura dhe këto dhunti, le të na përkasin neve që të shenjtërojmë Ty dhe që e vërtetojmë madhështinë Tënde!
Allahu im i lartë! Të gjitha dëshirat dhe lutjet e këtyre ushtarëve heronj ua bëjnë të njohur emrin tënd të lartë anglezëve dhe francezëve! Na e plotëso këtë dëshirë të shenjt dhe na i mprih bajonetat neve, ushtarëve që të lutemi ty në një vend të tillë të bukur e të qetë si ky! Dhe ashtu siç i dërmove gjerë tani armiqtë, shkatërroi për fare!"
Kështu u luta dhe pastaj u ngrita.
Tashmë nuk mund të përfytyrohej njeri i lumtur sa unë, i gëzuar sa unë!
Nëna ime, edhe biri yt tjetër, Halidi, ndodhet, si unë, në një vend të bukur!
Dasma s'bëhet vetëm! Dashtë Allahu e shkatërrojmë armikun, kthehemi tek ti me fitore dhe pastaj e bëjmë dasmën, apo jo!
Nëna ime e mirë, mos na harro ne kur të lutesh! Allahu qoftë i kënaqur me ty! Yt bir, Hasan Et'hem. 6).
Letra e dytë përmban fjalët e fundit të dëshmorit Mehmed Tevfik i cili ishte plagos gjatë luftës në Çanakala, nga një plumb anglez, dhe ai para se të vdiste e shkroi këtë letër:
Të dashur prindër,
Ju që më sollët në jetë dhe më rritët,
Në betejën e tmerrshme të Ariburnusë ku mora pjesë për herë të parë, më hyri një plumb nga ana e majtë, por, lavdi Zotit, shpëtova. Por nga që nuk kam shpresë se do të shpëtoj i gjallë këtej e tutje nga betejat ku do të marrë pjesë, po ju shkruaj këto radhë që t'ju mbeten si kujtim prej meje!
Lavdi Zotit që më lartësoi mua gjerë në këtë gradë! Gjithashtu, që si paracaktim hyjnor të Tij, më bëri ushtar! Edhe ju, si prindër, më rritët e më përgatitët ashtu siç duhej për t'i shërbyer vatanit dhe kombit tim! Ju më prutë në jetë dhe m'u bëtë frymëzim për gjithçka që ka arritur dhe merituar! Lavdi të pa kufi Zotit të madh dhe falënderime të pafund juve, prindër të mi!
Sot është dita për t'ia shpërblyer kombit tim paratë që më ka dhënë gjerë tani. Unë po përpiqem ta çoj në vend detyrën e shenjtë ndaj vatanit! Po qe se arrij pozitën e dëshmorit, do të mendoj se jam robi më i dashur i Allahut! Meqë jam ushtar, kjo mund të më ndodhë çdo çast!
Të dashur nënë e baba! Dritën e syve të mi, gruan time Munever, si dhe tim bir, Nezihun e vogël, po ia lë në mbrojtje dhe kujdes në fillim Zotit, pastaj juve! JU lutem të bëni ç'është e mundur për ta! Dihet se nuk kemi pasuri, prandaj dhe nuk kërkoj diçka jashtë mundësive. Edhe sikur të kërkoja, do të ishte e kotë! Letrën e mbyllur që ia kamë shkruar nuses, shokut tim të jetës, ju lutem t'ia jepni në dorë. Natyrisht që do të qajë dhe dëshpërohet, prandaj ngushëllojeni dhe qetësojeni. Kështu paska qenë vendimi i Allahut! Ju lutem t'i jepni rëndësi defterit të kërkesave dhe borxheve të mia që e kam futur në letrën për time shoqe. Edhe borxhet që mbanë në mend si dhe që i ka shënuar në defterin e saj Muneveri, janë të vërteta. Letra që i kam shkruar Muneverit, është më e gjatë e më e gjërë, prandaj pyeteni atë.
Të dashur nënë e baba! Ndoshta, pa dashje, kam bërë gabime ose kam lënë shumë gjëra mangët ndaj jush, prandaj, ju lutem të më falni e të ma bëni hallall! Ju lutem të më jepni bekimin tuaj! Ndihmojeni time shoqe t'i vërë në rregull punët
Motër e dashur, Lutfije!
Ti e di se sa të kam dashur! Kam dashur gjithmonë për ty të bëjë gjithçka që ka pasur mundësi për të bërë, por ndoshta edhe ndaj teje kam lënë gjëra mangët, prandaj, të lutem të më falësh! Kështu paska qenë e shkruar prej Zotit! Ma bëjë hallall e më beko! Edhe ti ndihmoji kunatës Munever dhe tët nipi, Nezih!
O të afërm dhe miq, të gjithëve lamtumirë! Të gjithëve ju lutem të ma bëni hallall! Edhe unë jua kam bërë hallall për gjithçka! Lamtumirë! Të gjithëve po ju lë në dorë të Zotit! I qofshi amanet Allahut për jetë të jetëve, të dashur nënë e baba!...
Biri juaj, Mehmed Tevfik 7).
Ja, pra, me anë të këtyre dy letrave dhe që nuk janë vetëm dy por ka me qindra e qindra letra me përmbajtje dhe mesazhe edhe ma të fuqishme, mund të kuptojmë se fitorja e Çanakalasë ishte një fitore, një dhuratë që e kanë dhënë heronjtë e tillë të mëdhenj në shkëmbim me gjënë më të shtrenjtë të kësaj bote-jetën, duke e përkushtuar veten e tyre në lutje dhe devotshmëri të sinqertë ndaj Krijuesit të çdo gjëje, Allahut xh.sh.