
Xhamia tre katëshe në vendin e një ish magazine në Mill Road do të strehojë deri në 1000 burra dhe gra.
Kjo xhami do ta zëvendëson xhaminë e stërngarkuar në Mavson Road, ku ka hapësirë për vetëm 500 nga 4000 muslimanët e Kembrixhit.
"Kjo xhami do të jetë më të vërtetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, e sigurt dhe respektuese për fqinjët," thotë Tim Vinter kryetar i Trustit Akademik Musliman.
"Kjo do të jetë një ndërtesë historike e cila do ti ofron një frymë të re Kembrixhit dhe për të cilën do të mburren komuniteti i këtij qyteti."
Dizajni i kësaj xhamie është bazuar në formën e oazës me shtylla në formë të drurit të cilat do të përbëjnë strukturën kryesore të xhamisë.
Aty do të ketë zyra dhe banesë banimi, si dhe banjot, klasat për mësim, zonën e fëmijëve dhe morgun.
Do të ketë një kafene, klasa të takimeve për nevojat e myslimanëve dhe jo-muslimanëve.
Do të ketë një garazh nëntokësor, ndërsa oborri do të gjelbërohet me njëzet pemë.
Arkitekti Marks Barfield, i cili ka bërë dizajnin e kësaj xhamie moderne i cili është fitues i çmimeve për ndërtime të ndryshme siç është edhe "London Eye" në Londër, do të ofroj planin e detajuar të kësaj xhamie në vitin 2010 kur edhe pritët të fillon ndërtimi