Si t´ia bëj? Ti rrah apo mos ti rrah?! Kjo është çështja!

Prej disa ditësh, disa nga ata djelmoshat që i kanë duart më të buta se të femrave (se s´kanë kapur kurrë punë me dorë apo se i lyejnë me kremra fermash, këtë nuk e di) po më provokojnë dhe më thonë se po më panë në rrugë do të më bëjnë këtë apo atë! Dhe mua më ka ardhur në majë të hundës nga fyerjet dhe provokimet e tyre.
Prej disa ditësh disa djelmosha që kurrë në jetën e tyre nuk u konfrontuan fizikisht, as kur ishin të vegjël se po ti ngacmonte kush vraponin drejt mamit apo zyshës duke qarë, po më thonë këto ditë se mezi presin të më shohin në rrugë se kush e di se çdo më bëjnë! Dhe mua më ka ardhur në majë të hundës nga fyerjet dhe provokimet e tyre.
Më ka zënë vërtet halli!
Ti rrah me shpulla (se aq më lejon proporcionaliteti i forcës me targetin) kam shumë frikë!
Natyrisht kuptohet jo nga ata!
Ata i rreh çdo vajzë që shkon në palestër të paktën një herë në javë!
Kam frikë se pas dackës së rastit, të nesërmen do të mblidhet një tryezë e rrumbullakët dhe do të dalë ndonjë diplomat holandez që ka kohë që po më pret rastin dhe do të protestojnë ndaj dhunës ndaj medias së lirë dhe shoqërisë civile duke kërkuar burgosjen time! Por problemi është që edhe unë jam shoqëri civile dhe për hir të angazhimit tim në median e lirë jam edhe vetë pjesë e medias së lirë! Por dihet se diplomati holandez ka dy standarde kur vjen puna për ne të Zgjohut me ata të MJAFG99! Kur falangat e Ramës dhunuar aktivistët e Lëvizjes ZGJOHU në 2 Korrik 2009 gjatë një proteste (e filmuar gjithë skena e dhunës) apo kur na dogjën bunkerin prej kartoni (ku para se të digjej njerëzit e rrjetit Soros shpërndanë një mesazh në media se e kisha djegur unë pavarësisht se ndodhesha në një ambient publik 700 metra më larg) asnjë diplomat i huaj apo organizatë e shoqërisë civile nuk mori
mundimin apo guximin të reagonte. Sepse ne jemi jokonformistë dhe protestojmë për vizat Shenghen, protestojmë për mënyrën se si ambasadat e huaja i lanë paratë e taksapaguesve të shteteve të tyre që ti grabiste Erion Veliaj me të vëllanë! Në nuk jemi Yes Men! Ndërsa për djelmoshat e MJAFT apo G99 protestohet menjëherë! Ashtu si 4 vjet më parë kur një djalë "trendy" u arrestua për akte të turpshme në publik përballë lulishtes së Parlamentit në errësirë, të nesërmen doli Veliaj dhe protestoi për dhunë politike ndaj aktivistit të MJAFT (të cilit i bie që të jenë monitoruar me kamera me rreze infra që dallojnë në errësirë!!!).
Këto janë dy standardet që aplikojnë mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes nga ndërkombëtarët dhe spinoff-et e soros që unë i njoh se i kam provuar prej 17 vjetësh në shoqërinë civile.
Është e qartë se bashkë me diplomatin holandez do të dalë edhe ish-spiuni Remzi Lani në emër të gazetarëve të protestojë! Do të dalë edhe Piro Misha të protestojë në emër të intelektualëve "të pavarur" shqiptarë, po ashtu edhe gjithë njerëzit e Soros në Tiranë si Valdete Sala (përgjegjësja e fondeve të qeverisë gjermane për shoqërinë civile në Shqiëpri), Delina Fico (zyrtare për fondet e USAID për shoqërinë civile në Shqipëri), Ana Gjokutaj (zyrtare për fondet e Bankës Botërore për shoqërinë civile në Shqipëri), Henri Çili (anëtar i Bordit të Soros dhe drejtues i një prej spinoff-eve më të mëdha të Soros në Shqipëri), etj etj etj pra me dhjetëra njerëzit e Soros që kanë pushtuar bordet dhe zyrat e marrëdhënieve publike (dmth të lekëve) të Soros dhe të gjithë Ambasadave donatore në Shqipëri!
Dhe natyrisht para të gjithëve do të dalë vetë Edi Rama të bëjë protestën e radhës për dhunën e radhës ndaj medias së lirë të radhës! Por ndaj kujt do të protestojë??? Unë nuk jam përfaqësues i pushtetit apo i biznesit! Unë jam një qytetar i thjeshtë që nuk kam punuar kurrë në shtet! Unë nuk militoj në asnjë parti politike! Unë i vetmi pushtet që kam është fjala e lirë të cilën e them sa herë i shpëtoj censurës Rama apo Soros në median e kontrolluar nga 14 milionë eurot sorosiane të Remzi Lanit! Mua më kanë kërcënuar, janë përpjekur të ushtrojnë dhunë, më kanë hedhur në gjyqe për të më dërrmuar financiarisht por unë i kam fituar gjithmonë këto gjyqe si ndaj Bashkisë Tiranë si ndaj veglave të Soros në Tiranë prej 4 vjetësh dhe skam ndërmend të ndalem! Por problemi është se sa t´a gjej unë se jam a s´jam Pushtet, Edi Rama i ka bërë nja dhjetë mitingje dhe kanë protestuar edhe
diplomatët që duhet të mbrojnë hallin e tyre financiar që me paratë e taksapaguesve të shteteve të tyre ushqyen skema korrupsioni në Tiranë dhe financuan zyrat e korporatës së Soros në Shqipëri!
Në fakt Edi Rama i ka dhënë udhëzim djelmoshave të MJAFTG99 se duhet të rrihen me çdo kusht! Dhe ai që rrihet nga Lëvizja ZGJOHU apo nga unë personalisht do të përfitojë ndonjë bonus!
Më ka zënë halli!
Duarnjomët e MJAFG99 po më bezdisin përditë duke më provokuar personalisht ndërsa unë e di se ata kanë hall të fitojnë bonusin e Ramës!
Kur ishim të vegjël i zgjidhnim kollaj këto punë anash oborrit të shkollës ku pasi mbaronte mësimi lanim hesapet e ditës dhe ktheheshim krenarë në shtëpi sepse s´kishte rëndësi kush gjuante më shumë e kush më pak por rëndësi kishte që përballeshim dhe në atë moshë këto ishin të nevojshme për status social! Por sot po preke tjetrin të çon në polici pavarësisht se kush provokon dhe se çfarë thotë! Sot s´jemi më të vegjël! Sot kemi përgjegjësi edhe për hir të personalitetit publik edhe për hir të qytetarisë që duhet të kultivojmë!
Por si t´ia bëjmë që qytetaria kërkon qytetarë dhe jo kavie që eksperimentojnë me trupin e tyre rrahjen e radhës për hir të nevojave të Ramës?!

Burimi: http://www.sot. com.al/index. php?option= com_content& view=article& id=17006: si-tia-bej- ti-rrah-apo- mos-ti-rrah- kjo-eshte- ceshtja&catid= 55:komente

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme