Si të shpjegohet veprimi i majorit amerikan?!

Në një vend, ku jeta e ushtarëve amerikanë duhet të jetë më e sigurt se çdo kund tjetër. Ajo që komplikon çështjen edhe më tepër,është se autori i kësaj masakre është Nidal Malik Hasan, një qytetar amerikan, me prejardhje arabe, por i lindur, i rritur dhe i shkolluar në Amerikë.
Andaj, cilat janë shkaqet që e shtynë majorin, Nidal Malik Hasan, të veprojë në atë mënyrë mizore ndaj kolegëve të tij, është vështirë të nxirret ndonjë supozim meritor nga ato pak të dhëna që për të japin të afërmit apo kolegët e tij, para se këtë ta bëjnë organet zyrtare të hetuesisë së ushtrisë amerikane.
Pyetja tjetër që mund të shtrohet, është se puna e tij si psikiatër në Qendrën për luftën kundër streseve dhe traumave, që ushtarët amerikanë sollën me vete nga betejat e luftërave në Irak dhe në Afganistan, a mund të kenë qenë rrethana lehtësuese apo rënduese që ai të ndërmarrë një hap të tmerrshëm si ky?
Dhe pyetja e fundit, që mund të shtrohet me këtë rast, është si po e përjetonte majori amerikan, Nidal Malik Hasan, misionin e ushtrisë amerikane në dy vende islame, Afganistan dhe në Irak?. Si luftë e drejtë ku edhe ai duhej të angazhohej, në cilësinë e një ushtari amerikan. Apo në pyetje ishte dilema e madhe e Nidalit, kah duhej të orientohej, në anën e ushtrisë amerikane, si qytetar dhe ushtar amerikan, ku ai kishte bërë betimin, para eprorëve të tij. Apo të kalojë në anën e ish-bashkëfetarëve të tij, që po mbronin nderin e vendit të tyre, nga ata që kishin ardhur përtej oqeanit, në një mision për vënien e rregullit në vendin e tyre. Pasi që sipas disa lajmeve, ai duhej shumë shpejt të shkonte në Afganistan, për t’iu bashkangjitur ushtarëve amerikanë.
Në këto rrethana, majori, Nidal Malik Hasan, u gjet para një dileme tejet të madhe. Megjithë, prejardhjen e tij myslimane, është e pabesueshme, që ajo të ketë mbizotëruar mbi edukimin dhe parimet e tij të arritura nga përvoja e tij amerikane. Kur, dihet se Amerika është ideal i shumë bashkëkohanikëve të Nidalit nga të gjitha vendet arabe dhe islame.
Dhembja është tejet e madhe. Tragjedia është e papërshkrueshme. Por, administrata amerikane duhet të del me shumë mësime nga kjo tragjedi. Iraku dhe Afganistani nuk kanë nevojë për më tepër ushtarë amerikanë. Ato dy vende kanë nevojë për shkolla, kanë nevojë për investime. Kanë nevojë për zhvillim ekonomike, për punësimin e të rinjve, të cilët shumë lehtë mund të bëhen pre e “al-Kaides” dhe talibanëve

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme