Si të fillohet? Si të vazhdohet? dhe si të lëhet procesi të cilin dijmë ta emërtojmë krijimtari e pastaj ta rinisim sërish të njejtën vuajtje me hezitim? Janë mendimet të cilat dikur i artikuloi Balzac.
Natyrisht mendime të tilla i kishte dhe i ka çdokush që mëton të krijoj!?. botën elementale paralele të degraduar pa vetëdije nga Teurgjia në Art. Veprën artistike me të cilën mund të fascinohet një pakicë apo një koloni entitetesh humane, por një vepër e tillë e ka të garantuar supertemporalitetin, si; Homeri, Shakespeare, Hafezi, Rumi në letërsi apo Moxart, Wagner, Beethoven etj.
Paralelisht veprat e mëdha sikur janë në safari të kodit komunkues të një Lingua Franca, por pa fjalë dhe rrokje në këtë rast per se.
Kundra veprat të cilat nuk lexohen nga kopertina por në substancë, në tulin e saj, vetëm qiellin e kanë kufi.
Për të tilla vepra koha nuk ekziston dhe bazuar në kuantikën e gjërave dhe manifestimeve as nuk kanë shpejtësi të dritës që ta absorbojnë kohën e as janë statike për t’u konsideruar mejit (kufomë e cila prêt të dekompozohet) deri në masën që të mos jemi në gjendje ta identifikojmë kodin e tyre gjenetik; AND e vlerave supertemporale.
Në mësimet e trashigimisë antike hindu, sikur në mënyrën më të mirë manifestohet dukuria artistike sakrale nëse kështu mund të emërtohet. Vallëzimi i Shiva Nataraj, krijon çdo gjallesë, kurse vallëzimi është produkt i Meta-Simfonisë kosmike, të Meta- Muzikës primordiale.
Definitivisht nuk ka sqarim më të mirë artistiko- sakral.
E gjithë kjo në rrafshin Meta-galaktik.
Vallëzimi Shaman; produkt i muzikës objektive e nxjerr nga eonet dhe hapsirat shumëdimensionale të ndërdijes, përcjell atë traditë të fshehur duke krijuar trajta të dukshme dinamike të cilat në mungesë të vokabularit adekuat duke përdorur analogji të pavetëdijëshme, respektivisht duke aplikuar matrikset nga manifestimet e dukshme dhe të padukshme që t’i përafrohemi perceptimit të një manifestimi të ri dhe duke e emërtuar Vallëzim, balet apo ndonjë koncept, që tek pritet të zbulohet, këtu lëhet e hapur mundësia për emërtime dhe për t’i dhënë ekzistencë diçkasë së rafinuar menatle, frymore apo astrale me qëllim që tek më vonë receptuesi apo konsumuesi i kreativitetit të fascinohet me kreativitetin, gjenialitetin, ekstravagancën e kush e di çka tjetër të krijuesit monden, paraqet Fuqinë e Krijuesit dhe Madhështinë e Tij që vet krijesa Njeri të jetë në gjendje të krijoj diçka të prekshme, të dukshme të ndjeshme etj. pra shqisore.
Nga vallëzime të tila, janë krijuar lëvizjet terestriale si shëmbëllim të dinamikës celestiale. Përkryeshmërinë e një manifestimi të tillë në planin terrestrial e arrin SEMA (për Sema-në, më gjerë shih punimin tim të mëhershëm Semaja, Semazeni dhe Arti i Rumiut)
Në sytë e receptuesit observimet e tilla, spjegohen si nxitje për ta transmetuar në fjalë një manifestim që paraqitet si kombinim i dëgjimit, harmonisë, lëvizjeve trupore, muzikës veshëmbathjes, që të gjitha këto specifike, për të rezultuar në ekstazë apo unifikim me kosmosin apo me të pavetëdijshmen kolektive të Jung-ut.
Pothuaj çdiherë faktori i jashtëm e kufizon ose thënë më mirë determinon manifestimin e një produkti të tillë teurgjik (artistiko-sakral) dhe tendenca që ky produkt të degradohet është prezistente me qëllim që të absorbohet më lehtë. Kjo katalizë psikike mund të mos jetë e dashakeqe, por që në anën tjetër të rritet afiniteti, respektivisht forca absorbuese jo fortë e fuqishme e dekodifikimit të universales së pakuptueshme deri në atë çast.
Për tretman të tillë kreativ, për krijimin e trajtave të reja (në çdo dimension, fushë, veprim) domosdo individin e shndërron në asketë dhe pasiqë Askeza është magjike individi e paguan shtrenjtë Mallimin për t’u kthyer nga vetmia në shumësi të dukshme, në mesin e masës është shumë i lartë dhe tek kur të kthehet në këtë të dytën e kupton çmimin që e ka paguar. Për hirë të çmimit të paguar atë që e zbulon në askezë e gjallëron i jep ekzistencë duke e emërtuar.
Kërkime të tilla doemos që kufizohen në një fjalë (këtu flas për të gjitha llojet e kreativitetit) sepse hapsira ngushtohet që mbingarkesa e elementeve e ngulfat harmoninë andaj thuhet shumë e kuptohet pak, pak ka domethënie andaj që të arrihet deri tek germa primordiale arketipore duhet të arrihet deri te emri, nocioni.
Zbrazja e tillë e pasionit është produkt i vetdisciplinës. Ndoshta një arritje e tillë maniofestohet tek Yves Clein në pikturë dhe Simfoni njëtonëshe. Ndoshta mjafton një ton vetëm një ton i vetëm të krijoj simfoninë, magjinë e egos.
Po zgjohemi (sidoqoftë) zhytemi shpëtohemi nga barra të tilla jemi të okupuar me metasimfoninë infra-akustike dhe ndodhja e saj pa ne, me ne, para, pas, lartë, posht, në ne, jashtë neshë; është dëshmi e mossuksesit tonë që simultanisht të jemi në Gestalt dhe në sinkronicitet me pleromën kreative të sferave të larta.
Ndalja për një çast na çon në meditim, në deautomatizim të veprimeve rutonire, zhytja në meditim na gëlltit dhe pas kthimit gjërave/ manifestimeve u japim asgjë tjetër pos domethënies së re.
Në veprimtarinë kreative poetike zgjidhjet duhet të gjinden tek evokacionet e arketipeve letrare të ngarkuara me pamje tona dhe aroma nostalgjike në kornukopinë e manifestimeve vizuele dhe të zhveshura në fluide të dukshme, instant imazheve agresive.
Largimi nga masa shkrimi i veprave eternale pa autorësi të pabotuara të cilat përfundojnë në flakët e skamjes shpirtërore tani pothuaj është i pamundur. Domeos masa duhet ta kërkoj poezinë. Ajo shkruhet për të, nuk duhet autori ta gjej kodin e komunikuimit, masa duhet të komunikoj me autorin, masa duhet të begatohet, ta begatoj shijen e vet me frytin e izolimit dhe të vuajtjes së autorit. Nuk ka lindje pa dhimbje. Frika nga vdekja është frika prej lindjes së re e cila është e dhimbëshme.
Poeti i oborrit mbretëror, poeti profet, poeti i shenjtë poeti i klubeve poetike- letrare, poeti i salloneve diplomatie poeti i izoluar, poeti ideologjik poeti historik ka vdekur.
“Njohja e poetikës vlen shumë pak nëse mungon dhuntia poetike. Njohja e poetikës nga ai i cili nuk ka dhunti është njejtë si bujaria e të varfërit, mjeshtria luftarake frikacakut, dhe më shumë se kaq,
As është mëkat e as ndëshkuese të mos jeshë poet, por të jeshë poet i dobët është e barabartë me vdekje”. Thotë kritiku dhe poeti Indian i shek XIII, Bhamaha.
Masa nuk do të lexoj testamentet letrare, masa nuk ka kohë, pare, energji. Zgjimi i masës e varrosi poezinë, liria e shprehjes; kanalet ku rrjedh liria e shprehjes, e kanë krijuar shtratin ku rrjedh kjo. Tani duhet më tepër Numinositet.
Accent religieux- u shnëdrrua në Science fiction, Filozofia në Socilogji, Religjioni në Psikologji, Arti në Estetikë, Politika në Kulturë urbane, Misticizmi në Ritual, Rituali në Lojë.
Njeriu i kthehet fëmijërisë me tendëncë të përherëshme për lojë, derisa të arrijë tek Qeshja e shenjtë. Unë të qeshurit e shpalla të shenjtë; o ju njerëzit e lartësuar më mësoni të qeshë- thotë Nietzche në Zarathustra.
Më shumë se tendenca për ndryshim Arti sakral vepron për ta krijuar të bukurën si Qenie, sepse gjërat që nuk ndryshojnë gjatë të gjitha epokave njerëzore janë; zemra, dashuria, njerëzore për të gjithë dhe tendenca për arritje hyjnore dhe sa bukur e vëren Chagall.
“Çdogjë mund të ndryshohet në botën tonë të demoralizuar përpos zemrës, dashurisë njerëzore dhe tendencave të tij që ta njoh hyjnoren. Piktura ashtu si edhe e tërë poezia është pjesë e hyjnores; sot këtë njerëzit e përjetojnë njëlloj sikur atëbotë”, thotë Marc Chagall.
Nuk është vonë dhe ndoshta tamam të thuhet se koncepti i Rudolf Otto-s, Numinositeti është dinamika e cila i nevojitet krijuesit të kohës sonë, qoftë në Letërsi, Pikturë, Instalacion, Modë etj. Për Numinositet, duhet të kihet më shumë liri individuale dhe kolektive. Kandinsky në një vend thotë; Secilës epokë i është dhuruar sasia individuale e lirisë artistike, dhe as gjeniu më kreativ nuk mund ta tejkaloj kufirin e asaj lirie.
Prandaj veprimi në suaza të kësaj lirie merr një tipar tjetër involutiv të domosdoshëm për kohën tonë të pjekurisë intelektuale, artistike dhe shpirtërore të njerëzimit, respektivisht të zhvillimit të brendshëm shpirteror i cili emiton spektrin si produkt i kreativitetit sakral.