Ekzistimi i All-llahut xh. sh.

Ndoshta mund të thuash: Por unë nuk e besoj Krijuesin. Përgjigjja ime për këtë është: Ti duhet ta analizosh dhe ta hulumtosh mirë çështjen e ekzistimit të Tij dhe të shtjellosh mirë idenë e mosbesimit tënd. Kështu duhet të veprosh që të mos zhgënjehesh në fund me botëkuptimin tënd ndaj gjithësisë dhe me domethënien e ekzistimit tënd në këtë gjithësi. Të vazhdojmë rrugën duke ndjekur metodën që e kemi sqaruar më parë.
Ekzistimin e All-llahut Fuqiplotë ta zëmë si një hipotezë shkencore, e cila për nga aspekti i shkencës nuk i nënshtrohet eksperimentit dhe provës. Prandaj mënyra e shqyrtimit të kësaj bëhet me njërën prej këtyre dy rrugëve:
Rruga e parë: Të bëhet analiza drejtpërsëdrejti në ekzistimin e All-llahut dhe ajo sipas metodës që i përket çështjeve shkencore që nuk i nënshtrohen provës. E kur të vërtetohet kjo me argumente bindëse atëherë ekzistimi i Tij na vërteton se Ai nuk ka krijuar asgjë pa qëllim më kot, e kjo pastaj na shtyn që të besojmë vërtetësinë e të dërguarve dhe pejgamberëve me të gjitha detyrimet për të cilat janë dërguar. Ndërsa besimi në pejgamberët na shtyn që të besojmë librat dhe se Kur’ani është fjala e All-llahut. Ndërkaq besimi në fjalën e All-llahut, na tregon për besimin e gjithë asaj që përmban nga lajmet, dispozitat, urdhëresat dhe ndalesat e ndryshme… Pra, këtë rrugë ta emërtojmë metoda e gradualizimit nga lart.
Rruga e dytë: Të lëmë hulumtimin për Qenien e All-llahut, e të fillojmë me analizën e lajmit, i cili na ka arritur. Të shqyrtojmë vërtetësinë e këtij libri që e kemi para duarsh, të cilin e quajnë Kur’an. Kur vërtetojmë dhe bindemi në transmetimin dhe në lajmet që ato kanë ardhur nëpërmjet Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe se vetë ai tha se ky është vahj - shpallje nga All-llahu Fuqiplotë, atëherë fillojmë të analizojmë, shqyrtojmë domethënien e vahjit si e ka shpjeguar vetë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me argumente shkencore që përputhen me këtë hipotezë (pohim). D.m.th., me argumentimin e barasvlerës së qartë dhe me analogjinë parësore (kijas el-eula) dhe atë sipas asaj që e kemi përmendur dhe me kushtet e theksuara si induksioni i plotë etj.
Ndërkaq, kur bindemi për vërtetësinë e pohimit të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe se Vahji-është një e vërtetë ku i Dërguari nuk ka dorë në të dhe mundësi për të zgjedhur ai dhe se Vahji-shpallja nuk është ndjenjë që del nga qenia e Pejgamberit, atëherë na mbetet që të analizojmë se kush mund të jetë burimi i këtij Vahji- shpalljeje. Këtë e bëjmë nëpërmjet demonstrimit të barasvlerës, i cili ngrihet në induksionin e plotë. E kur të bindemi nëpërmjet hetimit se Ai që zbriti Vahjin nuk mund të jetë dikush tjetër vetëm se All-llahu Fuqiplotë, atëherë vetë kjo na tregon për ekzistimin e All-llahut Fuqiplotë dhe kështu besimi ynë shtohet (forcohet) më tepër edhe për të gjitha fazat e kaluara që i bëmë gjatë hulumtimit. Këtë mënyrë ta emërtojmë: metoda e gradualizimit nga poshtë
Tani të fillojmë me metodën e parë.!


Metoda e gradualizimit nga lart

Çdo e vërtetë shkencore sado që të jetë delikate, patjetër ajo në fund mbështetet në një të vërtetë të domosdoshme (d.m.th., postulat), e cila nuk ka nevojë për argument, përndryshe hulumtuesi do të vazhdonte të kërkojë argument pas argumenti, në një zinxhir që nuk do të kishte fund dhe kështu asnjëherë nuk do të hiqej mosdija dhe nuk do të zinte vendin e saj dituria.
Cilat janë të vërtetat e natyrshme (të pakontestueshme), të cilat nuk kanë nevojë të argumentohen e në të cilat mbështetet argumenti për ekzistencën e Allahut?
Lexues i nderuar si përgjigje për këtë do të ofrojmë disa të vërteta dhe principe të natyrshme, për të cilat të gjithë dijetarët janë unikë për domosdoshmërinë e tyre dhe për atë se ato vetë janë argumente e mbi të cilat do të ngrejmë argumentin e drejtpërdrejtë për ekzistimin e Allahut të Madhëruar nëpërmjet argumentimit të rrjedhimit të pandarë ekuivalencës telazum për të cilin kemi folur në temën “Metoda e hulumtimit”. Këto të vërteta janë:
1) Pavërtetësia që të mund të ketë epërsi
pa dominues
2) Pavërtetësia e vazhdimësisë së zinxhirit
3) Pavërtetësia e rrethit
4) Ligji i kauzalitetit*

Së pari: Argumenti për pavërtetësinë që të mund të ketë epërsi pa dominues

Domethënja e fjalës tonë se nuk ka dominim (të rëndojë diçka) pa patur dominues këtu ka për qëllim që diçka të zhvillohet në një simetri të caktuar, e pastaj ajo të ndryshojë nga lëvizja e vetë dhe ky ndryshim të bëhet duke mos patur asnjë faktor apo ai që e bën këtë ndryshim. Një pretendim i tillë siç është edhe i qartë është i pa bazë, sepse të gjithë njerëzit e mençur e dijnë se gjerat mbesin ashtu si kanë qenë dhe se për ta ndrruar gjendjen e mëparshme patjetër duhet të ketë ndonjë faktor apo ndikues, i cili ia imponon atij gjendjen e re dhe e anulon gjendjen e mëparshme.
Pasi që kuptove këtë atëherë t’ia zbatojmë këtë argument çështjes së ekzistimit të Allahut:
Dije se të gjithë çështjet dhe format e supozuara në mendje, i takojnë dhe cilësohen me njërën prej këtyre tri cilësive: domosdoshmëria, e pamundshmja dhe e mundshmja.
Ajo që cilësohet e domosdoshme (el-wuxhub) është ajo për të cilën mendja e konsideron të pamundur mosekzistimin e saj. Kurse ajo që cilësohet e pamundshme (el-istihaletu) është ajo që mendja e konsideron të pamundur ekzistimin e saj. Ndërsa ajo që cilësohet e mundshme (el-imkanu) është ajo, të cilën mendja, mosekzistimin dhe ekzistimin e saj e konsideron të mundshëm.
Kjo gjithësi që shohim është prej llojit të mundshëm, d.m.th., mendja gjykon prerë se nuk është e pamundur që kjo mos të jetë si dhe nga ana tjetër gjykon se është e mundur të ketë faktorë, të cilët e bëjnë të mosekzistojë që nga fillimi dhe ajo duke mos nënkuptuar një gjë të tillë se është e pamundur për mendjen. Pra, vetë ekzistimi i gjithësisë nuk është i domosdoshëm dhe absolutisht i nevojshëm. Çdo gjë që është kështu patjetër duhet të ketë ndikues të jashtëm, të cilët bëjnë që të dominojë njëra nga dy anët, duke e rënduar të mundshmen dhe larguar anën tjetër. Nga e gjithë kjo kuptojmë se kjo gjithësi që nga faza fillestare ka qenë e mundshme të ekzistojë dhe të mos ekzistojë, nga ana e një fuqie të jashtme, e cila ndikon në të por Ai ka veçuar anën e ekzistimit. Pra, ajo fuqi është fuqia e Allahut Fuqiplotë.
Por, nëse ti thua se kjo ka mundur të jetë nga vetvetiu pa ndikimin e ndonjë fuqie nga jashtë, atëherë ky supozim na çon të themi se si ka mundësi që diçka të ketë epërsi pa ndonjë faktor kurse kjo siç e pamë më parë është e pa bazë dhe kështu ky supozim i yti bie poshtë.
Për ta qartësuar këtë çështje më tepër themi: s’ka dyshim se kjo gjithësi ndonjëherë nuk ka qenë sepse mosekzistmi absolut ishte ai që zinte vendin e këtij ekzistimi. Kjo do të thotë se krahu i mosekzistimit atëherë ishte dominues dhe kështu vazhdonte. Pastaj kjo gjendje u ndryshua ku krahu i ekzistimit rëndoi ndaj krahut të mosekzistimit absolut.
Por nëse ti thua se kjo botë u krijua nga vetvetiu, duke mos patur nevojë për krijues atëherë kjo do të thotë se mundet të dominojë krahu i ekzistimit ndaj krahut të mosekzistimit dhe që diçka që ka qenë konstante të ndryshojë pa patur asnjë faktor për këtë dominim apo për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm. Kjo është një çështje që njeriu nga vetë natyra e kupton pavërtetësinë e një supozimi të tillë.
Ta ilustrojmë këtë me një shembull. Ta zëmë se ke kapur peshoren për terezie dhe të dy anët e saj kanë të njëjtin peshim, duke mos vendosur ndonjë peshë tjetër në ndonjërën anë. Papritmas njëra anë rëndoi tjetrën, duke mos vendosur në atë anë ndonjë peshë dhe pastaj këmbëngul se kjo ka ndodhur pa ndonjë ndikim të jashtëm: me këtë këmbëngulje ti do t’i bëje të tjerët që t’ju vijë keq për mendjen dhe logjikën tënde. E të mos flasim nëse u thua edhepse ke vendosur peshë në njërin krah të peshores dhe duke e mbajtur kështu peshoren për terezie si dhe duke rënduar ana që është më e rëndë papritmas ndodhi një ndryshim kështu që e rënda u ngrit lart kurse e lehta megjithëse është e lehtë shkoi poshtë (rëndoi)?! Pra, kjo do të thotë se mosekzistimi (e paqena) absolut që ishte konstante (e vazhdueshme), papritmas u shndrrua në ekzistim që reaksionohet dhe që shumëzohet pa asnjë faktor të jashtëm për këtë ndryshim. Ky supozim nuk është më pak i habitshëm dhe i çuditshëm se supozimi i personit me peshoren.
Ndërkaq kjo që thamë vlen për ato persona që dyshimin në ekzistimin e Allahut e kanë të mbështetur në atë që thonë të gjithë ata që logjikojnë me mendje të shëndoshë se kjo botë ka fillim pa marrë parasysh sa është e lashtë.
Por, çfarë përgjigje do të kishim nëse dikush, pas këtij argumenti të pakontestueshëm e të qartë thotë: Unë mendoj se bota është e lashtë në ekzistimin e saj, pa fillim dhe se nuk ka ndodhur që ndonjëherë ajo të mos ketë qenë, gjë e cila na jep të kuptojmë dhe konstatojmë se para nesh kemi vetëm një krah, kështu ti nuk ke mundësi të më bindësh në atë që thua ty?
Tash kemi rastin që të kalojmë e të flasim për të vërtetën e dytë.



Së dyti: Argumenti që vërteton pavërtetësinë e vazhdimësisë
së vargut të zinxhirit

Atëherë ne atij i themi: Ti pretendon se kjo gjithësi ka qenë e përhershme, e vazhdueshme në bazë të autogjenisë, e cila është pa fillim por një supozim i tillë e bën të pashmangshme mundësinë e vazhdimësisë së zinxhirit. Ndërsa të gjithë të mençurit në mënyrë intuitive gjykojnë se vazhdimësia e vargut të zinxhirit është e pamundur dhe kështu del në pah pavleftësia e rezultatit të këtij supozimi.
Koncepti i zinxhirit është që të merret se të gjitha krijesat lindin prej njëra-tjetrës e deri në pafundësi. Kështu që secila prej tyre është efekt i të parës dhe faktor i asaj që vjen pas, duke mos buruar ky zinxhir së fundi nga faktori, i cili ekziston nga vetvetiu (vaxhib’ul-vuxhud), i cili mishëron ndikimin e shtimit tek ato hallkat e tjera.
Ky supozim është i pabazë dhe mendja e shëndoshë e njeriut në mënyrë të patjetërsueshme heton se një gjë e tillë është e pamundur. Sepse sadoqë zinxhiri i krijesave që janë të mundshme të zgjatet e të zgjatet por vazhdimësia e zgjatjes së tyre në çdo rast, nuk e bën atë të dalë nga të qenit e mundshme. Po ashtu është e ditur se për të dominuar diçka në të mundshmet doemos duhet që në njërën anë të rëndojë diçka siç e sqaruam më herët. Prandaj ky zinxhir i gjatë për të cilin thua se është i zhytur në pafundësi, e i cili përbëhet prej hallkave që asnjëra prej tyre nuk do të ishte sikur të mos ishte hallka tjetër që është para saj, e cila ia dha jetën dhe e bëri të ekzistojë. Pra, të gjitha hallkat e zinxhirit nuk kanë efekt nga vetvetiu në asnjërën prej atyre hallkave sadoqë ai zinxhir të jetë i gjatë. Ndërkaq që ne të besojmë se ai (zinxhiri) ekziston patjetër presim shfaqjen e ndikuesit të jashtëm, i cili ia dha zinxhirit jetën që pastaj me rolin e vet filloi të kalojë prej një hallke në hallkën tjetër. Përndryshe, patjetër duhet të hedhim poshtë njërën prej dy mundësive: O ky zinxhir të jetë i humbur (të mos ekzistojë) pasiqë nuk është vërtetuar ekzistimi i atij që i jep jetën, ose të pranojmë se zinxhiri ekziston dhe se buron nga qenia e Atij që ekziston nga vetvetiu (vaxhib’ul-vuxhud), i Cili ndikon në atë kurse tek Ai nuk mund të ndikojë askush. Mundësia e parë është shumë e qartë se është e pabazë sepse edhe vetë ndjenja, prova dhe eksperimenti përgënjeshtrojnë një gjë të tillë sepse kjo gjithësi ekziston dhe shtimi i shkaqeve është i dukshëm dhe realitet. Pra, ngel konstatimi i dytë që mbështetet në atë që patjetër duhet të ketë një burim, i Cili jep jetën, fuqinë për të lëvizur, zhvillimin, shtimin dhe kështu vërtetohet pamundësia dhe falsiteti i vazhdimësisë së vargut të zinxhirit.
Tani të sjellim disa shembuj më të vegjël se gjithësia me qëllim që kjo gjë e pakontestueshme të na qartësohet sa më shumë:

1. Të zëmë se unë pretendoj para teje për një të vërtetë shkencore për të cilën jam i bindur e ti kur më pyet për argumentin e kësaj, unë të sjell një argument, i cili vetë është tezë e panjohur që poashtu varet nga ndonjë argument tjetër. E kur më pyet për argumentin e këtij argumenti, atëherë unë të përmend një argument si ai, i cili poashtu mbështetet në një argument tjetër dhe kështu pafund. D.m.th., pa përfunduar të gjitha këto argumente te një e vërtetë që është e domosdoshme dhe e njohur në mënyrë intuitive. S’ka dyshim se në këtë rast ti përsëri mua do të më përgënjeshtrosh në këtë pohim timin se është ajo e vërtetë, madje do të më përgënjeshtrosh kryesisht edhe në ekzistimin e saj sepse ende nuk është e ngritur në ndonjë argument. Pra, kështu të gjithë argumentet e njëpasnjëshme, të cilat i supozuam se nuk kanë përfundim nuk janë diçka tjetër veçse hije, të cilat presin të mbështeten në burimin e tyre të parë. Andaj nëse nuk është burimi, këto hije nuk ekzistojnë, e që do të thotë se edhe e vërteta e pretenduar nuk ekziston.

2. Nëse sheh një numër të gjatë ku numri i zerove rreshtohet njëri pas tjetrit, menjëherë shpejton që para çdo gjëje të gjesh numrin natyror pas të cilit radhiten zerot, e nëse ti nuk e gjen atë atëherë zerove nuk ju jep asnjë vlerë llogaritëse. Pra, pse kështu?
Vepron kështu sepse e di që vetë zeroja si e vetme nuk përmban asnjëfarë vlere shifrore por vlerën e merr nga zeroja, e cila qëndron para saj, e cila përsëri vlerën shifrore e merr nga zeroja e tretë, e kështu e katërta, e pesta… e kështu me radhë deri sa zerot të përfundojnë me një numror si 1 ose më lart. Ky numër është ai që në vetvete zotëron vlerë thelbësore të vetvetishme dhe ky është ai që u jep jetë dhe vlerë zerove, të cilat rreshtohen pas tij. Sikur të supozojmë se vargu i zerove nuk përfundon me një numër, i cili ka vlerë thelbësore të vetvetishme atëherë zerot nuk kanë asnjëfarë vlere bile nuk kanë asnjë domethënie të ekzistimit. Pra, supozimi i zinxhirit të pafund nuk ndryshon gjë në natyrën e gjendjes si dhe asaj nuk i jep ndonjë vlerë.

3. Ta zëmë se në shtëpinë e shokut tënd ke parë një lule të bukur me erë të këndshme, e kur e pyet atë se ku e ka marrë këtë lule kaq të bukur, të përgjigjet se është një degë nga një lule e fqinjit, e kur pyet fqinjin edhe ai të përgjigjet se edhe lulja e tij është një lule, të cilën e ka marrë në shtëpinë e një shoku dhe kështu nëse pyet të tretin të përgjigjet si i dyti; i katërti si i treti e kështu me radhë. Dhe le të supozojmë se zinxhiri ka vazhduar në këtë mënyrë ashtu që të gjithë të përgjigjen se atë që e kanë në shtëpitë e tyre, është degë e marrur nga dikush tjetër. Në këtë rast ti e ke kot që të vazhdosh me këtë zinxhir për të kërkuar fillesën e saj dhe burimin e kësaj luleje që bëri të shfaqet ajo, e cila e formoi atë dhe para së gjithash e bëri që ajo të ketë forcë, gjallëri, mundësi për degëzim. Vazhdimi yt në hulumtimin e këtij zinxhiri do të ishte i kotë pasi që të është thënë se zinxhiri i degëzimit vazhdon pafundësisht. Si do të gjykonte mendja jote për këtë person, duke mos u thelluar në analizë.
S’ka dyshim se mendja jote këtë gjykim e dënon sepse degëzimi sado që të shumëzohet dhe të shtohet nuk mund të jetë diçka tjetër vetëm se rrjedhim i një ekzistimi të qëndrueshëm, i cili qëndron nga vetvetiu e që furnizon ato degë me ekzistim apo me gjallëri. Por pasi të është thënë se ajo nuk ka fillesë dhe ta zëmë se pretenduesi është i saktë në ato që thotë, kjo do të nënkuptonte se ai ende nuk ka lindur, pra, kjo do të thotë se njëkohësisht edhe këto degëzime të supozuara nuk ekzistojnë. Por pasi degët e lules i sheh me sytë e tu, kjo do të thotë se ato kanë rrënjën, e cila është thelbësisht e vetvetishme dhe që i ka furnizuar të gjitha këto degë me ekzistim sado që rrënja amë të jetë e lashtë dhe sado që mos të të kujtohet ajo apo të mos e gjesh atë.
Çdo i mençur e ka të qartë se vazhdimësia e shkaqeve, të cilat fitojnë fuqinë për efekt (për të ndikuar); atë e marrin nga shkaku i mëparshëm, njëlloj si zinxhiri i zerove, i degëve të luleve dhe si zinxhiri i argumenteve të sipërmenduara. Prandaj çdo i mençur nuk mund të supozojë se ekzistimi i kësaj gjithësie nuk është i ngritur në zinxhirë të riprodhuar nga të tjerat, pa patur në fillim ndikuesin thelbësor (që është i vetvetishëm), i cili është jashta brendisë së zinxhirit e që Ai ekziston nga vetvetiu (vaxhib’ul-vuxhud). Pra, do të ishte e logjikshme të mos e besojë këtë nëse i lejohet që të supozojë se vlera e milionit formohet nga zerot prej të cilave nxirret vlera pa e mbështetur në një numër natyror (të vetvetishëm esencial) që gjendet para zerove apo sikur të lejohej që të supozojë se lulet që gjenden nëpër kopshte dhe nëpër shtëpi që nga fillesa janë degë të marrura prej njëra-tjetrës dhe assesi nuk i kthehen farës amë, e cila i ka furnizuar me zanafillën e ekzistimit.
Në këtë rast themi atë që e ka thënë dijetari i famshëm Mustafa Sabriu në librin e tij të famshëm Mewkif’ul-akli ve’l-ilmi ve’l-alemi min rabbi’l- alemin: “Kur i thua ateistit: Cili është shkaku i ekzistimit të kësaj që ekziston, e cila ka nevojë për një shkak që më parë ekziston. Ai të përgjigjet se shkaku i kësaj është ekzistimi i një ekzistence tjetër, e cila është para tij… e pastaj kur përsëri i thua: cili është shkaku i ekzistimit të asaj ekzistence të mëparshme, ai të përgjigjet se është ekzistimi i një ekzistence të tretë, e cila është më e lashtë në ekzistim, e cila poashtu është e nevojshme si e dyta për shkakun që ekziston para tij. Kështu atë sado që ta pyesish dhe të vazhdosh me këtë pyetje, ai do të përgjigjet pa ndërprerë në këtë mënyrë. Pra, mëso se ky kundërshtar të mashtron dhe të bën padrejtësi dhe gjatë përgjigjes të sjellë arsyetime, të cilat aspak nuk kanë të bëjnë me përgjigjen. Ai me këtë konkluzion të zhdrejtë para së gjithash mashtron veten para se të të mashtrojë ty. Dua të të them se ai është i pamundshëm që të të ofrojë shkakun e ekzistimit të asaj ekzistence, për të cilën e pyete së pari kurse i ikën përgjigjes së pyetjes që ia parashtron dhe atë duke mos hetuar se e bën një gjë të tillë. Pastaj mundohet që ikjen e tij ta referojë e ta hedhi në errësirat e së kaluarës që gjoja se nuk ka fillim e për të cilin, ai të bën që të supozosh se ai është shkaku para çdo shkaku dhe në këtë mënyrë ai vazhdon të supozojë kështu deri sa të formohet nga ai një zinxhir shkaqesh që nuk ka fillim. Por ai shkak nuk ka ndonjë rol pasi është pa origjinë dhe pa ekzistim (nuk ekziston)”*
Nga e gjithë kjo del se supozimi i zinxhirit është i rrënuar në bazë të shqisave dhe vëzhgimit studimor sepse të gjithë ne e dimë se ka patur lloje të krijesave, të cilat janë zhdukur dhe kanë përfunduar. Pra, sikur të ishte e vërtetë se ekzistencat vazhdojnë në një zinxhir të pafundëm në mënyrë që çdo hallkë të jetë efekt i asaj të mëparmes dhe shkak i të mëpasmes atëhere nuk do të zhdukeshin ato krijesa, sepse si mund të zhduken kur ajo është shkak i asaj që vjen pas? Pra, pasi për zhdukjen dhe ndërprerjen e tyre (të disa lloje krijesash) dëshmon shqisa dhe eksperimenti studimor dhe se ato nuk kanë vazhduar në shtimin e tyre atëherë nga kjo kuptojmë se hallka e fundit tek ato është vetëm efekt e jo shkak sikurse te të parat. Kurse kjo është shkelje e rregullës të sistemit dhe natyrës së zinxhirit të supozuar si dhe në të njëjtën kohë është edhe argument se ekziston ndikuesi i jashtëm, i cili është jashtë sistemit rutinë të zinxhirit.


Së treti: Argumenti për pavërtetësinë e rrethit vicioz

Ta zëmë se shoku ynë i dyshimtë u mendua mirë dhe pastaj tha: Edhe unë po them sikurse ti se kjo botë ka fillim dhe se gjithësia ka shkakun që ka ndikuar në ekzistimin e saj. Por megjithatë ky shkak nuk përfaqësohet në më tepër se të jetë reaksioni autogjenik i gradualizuar. Prandaj fillimi i ekzistencës nuk ka qenë më tepër se një ajër që mbulonte zbrazëtirën, pastaj u gjet mjegullnaja nga e cila u formuan avuj dhe gazra të posaçme, e pastaj nga ato u formuan elementet parësore për jetë si: karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, kështu që prej tyre u formuan (shkaktuan) substanca pa numër. Me kalimin e miliona vetive dhe me kundërveprimin e tyre, të cilat kalonin prej një faze në tjetrën nga faktori i kohës dhe vazhdimësisë erdhi që në fund të kompletohen elementet (faktorët) e ekzistencave të gjalla dhe të tjerat. Pra, kjo botë ka fillim por faktori i fillimësisë dhe ekzistimit të saj është reaksioni, i cili filloi me ekzistencat më të thjeshta duke shkuar gradualisht tek ato më të ndërlikuarat dhe më të lartat.
Përgjigjja është se ky supozim domosdoshmërisht na bën të pranojmë rrethin ndërsa rrethi është hipotezë e pavërtetë dhe nuk është e jetërsueshme nga vetë analitika e të gjithë dijetarëve. Nocioni i “rrethit”, i cili është i pavërtetë e që nuk ka bazë është: që ekzistimi absolut apo përshtatja (formimi) e ndonjë gjëje të caktuar, të varet nga një gjë tjetër, e që ekzistimi dhe përshtatja e së cilës të varet në të njëjtën kohë, nga po ajo gjëja (sendi) e parë. Pra, siç shihet, është e pamundur që në këtë mënyrë të mund të ekzistojë apo të përshtatet (formohet) kjo apo ajo gjë. Poashtu nuk mund të gjesh ndonjë njeri të mençur që mund të thotë se që të dyja janë ndihmuar dhe kanë krijuar njëra-tjetrën.
Për ta mbështetur këtë japim disa shembuj:
Supozojmë se ke dëshirë të regjistrohesh në fakultetin pedagogjik por përgjigjja e tyre ishte se një gjë e tillë varet që ti të jesh punonjës në profilin e arsimit zyrtar. Por kur ti shpreh dëshirën për t’u pranuar në arsim të thonë se kërkohet të jesh i diplomuar nga fakulteti pedagogjik. Pra, është shumë e qartë se ti nuk do të mundesh të realizosh asnjërën prej atyre dy qëllimeve përderisa është kështu.
Një shembull tjetër: Nëse themi se ekzistimi i vezës varet nga ekzistimi i pulës; e pastaj themi se ekzistimi i pulës gjithashtu varet nga veza dhe sikur të supozojmë se nuk ka mënyrë tjetër për ekzistimin e pulës dhe të vezës vetëm se në këtë mënyrë: atëherë është shumë e natyrshme që të dyjat ngelin të paqena (paekzistueshme) për derisa nuk vjen ndonjë ndikues i jashtëm, i cili do të zgjidhi vargun e këtij rrethi.*
Kur e ke të qartë këtë atëherë atij që konstaton se kjo botë ka fillim por pretendon se kjo botë është krijuar nga një efekt i vetvetishëm ia parashtrojmë këto pyetje:
Cila është fara e parë apo atomi i parë që është shfaqur në ekzistencë para gjithë të tjerave?
Kushdo që ajo gjë të jetë ne përsëri pyesim: Cili është shkaku, i cili bëri që ajo të ekzistojë, e që e nxori nga errësirat e asgjësë dhe e vendosi në këmbën e parë të ekzistimit?
Konstatimi yt se ai është reaksioni i autogjenezës, d.m.th., se ky reaksion është shkaku i faktorit ndikues për ta krijuar vetveten, me fjalë tjera kur ky reaksion ishte në errësirat e mosqenies (mosekzistencës) absolute, atëherë ekzistimi i tij ka qenë i kushtëzuar që ky të lindi jashtë brendisë së kësaj mosqenieje (mosekzistence) dhe kur lind, e shfaqet në arenën e ekzistimit atëherë ai me këtë bëhet i përshtatshëm që të jetë shkak i ekzistimit (krijimit) të vetes dhe sipas tyre kjo ka ndodhur kështu. D.m.th., së pari ka lindur kjo grimcë e vogël prej mosekzistencës dhe pastaj ajo me këtë është bërë shkak për ta krijuar veten e vet. Pra, ky është rrethi në formën e tij më të qartë. A është e mundur që të kesh sa një grimcë logjikë dhe pastaj t’i besosh kësaj fjale?
Kjo e pavërtetë nuk mund të shndrrohet në të vërtetë, apo kjo e pamundshme të bëhet e mundshme dhe të mashtrosh veten, duke përdorur për këtë (rrethin), shprehi më të lëmuara si termi: reaksion, riprodhimi autogjenik dhe të ngjashme. Sikur fjalitë apo termat, të kishin në vete forcën e ndryshimit dhe ndryshimin e kuptimeve atëhere do të kishte mundësi që termi natyrë, seleksionimi i natyrës, ose dominimi i më të fortit dhe të ngjajshme; të shfuqizojnë të gjitha të vërtetat e domosdoshme dhe ato do ta shndrronin diturinë në mosdije. Atëhere njerëzit do të ishin të pavarur e nuk do të ngarkoheshin me gjithë ato mundime për të arritur diturinë dhe për të studiuar të vërtetat e gjërave dhe sendeve sepse shpërfillja e fjalëve dhe e lirisë së përpilimit të fjalëve sipas dëshirës së tyre do t’i shpëtonte ata nga bartja e mundit të madh, për të cilin nuk do të kishte nevojë.
Për të gjithë të mençurit është e njohur se fjalët dhe përpilimi i tyre shkon pas të vërtetave e jo të vërtetat t’u nënshtrohen e t’u përulen vullnetit e dëshirave të fjalëve.


* * *

Tashmë është e qartë se pohimi që gjithësia është krijuar nga mutacioni pa asnjë shkak që ka ndikuar në të, është falsitet e pavërtetësi. Një gjë e tillë e bën të patjetërsueshme një hipotezë që intuitivisht dihet se është e pabazë, e cila quhet: “Dominim pa dominues”.
Gjithashtu nga ajo që u përmend deri tani u qartësua se pohimi që gjithësia nuk ka fillim është i pabazë sepse një gjë e tillë patjetërson vazhdimësinë e pafundme të të mundshmeve kurse në mënyrë të pakundërshtueshme dihet se teza e zinxhirit është e pavërtetë.
Gjithashtu edhe pohimi se gjithësia është vetë shkak i vetes dhe faktori ndikues në ekzistimin (krijimin) e vetes. Po ashtu edhe kjo patjetërson pohimin e tezës së rrethit, i cili është prej çështjeve tepër të dukshme dhe të pakontestueshme se është i gabuar.
Pra, tani cila na ka ngelur? Na ka ngelur të konstatojmë se: Gjithësia doemos duhet të ketë Krijuesin që është i pavarur nga bota, i Cili krijoi botën, i Cili nuk është i nevojshëm për dikë që ta krijojë Atë, i Cili ekziston nga vetvetiu, e Ai është All-llahu i Lartmadhëruar.
Pra, ekzistimi i All-llahut shfaqet me argument bindës, i cili ngrihet në demonstrimin e barasvlerës e që ky i fundit mbështetet në induksionin e plotë.



Ligji i kauzalitetit ose shkaku final

Tani le të kalojmë prej argumentit të barasvlerës në analogji: Kështu do të paraqesim një të vërtetë tjetër, e cila po ashtu është e qëndrueshme dhe është absolutisht e pakontestueshme, mbi të cilën do të ngrejmë një demonstrim (fakt) tjetër të patundshëm, i cili dëshmon për Atë që ekziston nga vetvetiu - Allahun xhele shanuhu. Këtë do ta bëjmë nëpërmjet analogjisë parësore (kijas‘ul-eula), e cila ngrihet në induksionin e plotë. Këtë të vërtetë e quajmë argumenti i shkakut final apo argumenti i urtisë dhe i rregullit kozmik.
Si fillim ta shpjegojmë këtë të vërtetë dhe domethënien e saj, duke nisur prej shembujve më të vegjël e sipër, e pastaj do të ndërlidhemi me atë për të cilën flasim, d.m.th., për fenomenin e kësaj bote.

1- Të supozojmë se ti para vetes ke një kuti ku aty gjenden disa pjesë të ndryshme, të imëta, të sakta, të shkapërderdhura, e kur i analizon ato mirë fillon të kuptosh lidhmërinë dhe harmonizimin ose përputhjen midis veçantive të këtyre pjesëve dhe në fund heton se çdonjëra prej tyre ka vendin e vet të montimit në mënyrë të saktë. Kur fillon t’i bashkosh dhe t’i harmonizosh me njëra-tjetrën sipas mënyrës së duhur të montimit dhe kur e montove pjesën e fundit, befasohesh nga një zë i rregullt e preciz që dëgjohet dhe ai me një lëvizje të pandryshueshme që del nga ato pjesë, të cilat u shndrruan në një mjet të kompletuar dhe që është ora për matjen e kohës. Vallë çfarë do të konstatoje pas gjithë kësaj?
Me siguri do të konstatoje se çdo pjesë nga ato pjesë precize, kryen një punë të caktuar, e cila është përgatitur për të jetësuar një gjë të tillë. Kurse i gjithë bashkimi i tyre kryen një synim specifik, e që është matja e kohës. Krahas kësaj (dhe padyshim) kupton se pas kësaj ka një planifikues që i shtyn këto pjesë kaq precize që të realizojnë atë synim specifik madhështor.
Ta zëmë se ke hyrë në një aeroport modern. Me vete ke çantat, të cilat i mban në duar. Kur iu afrove portës së mbyllur prej qelqi, papritmas në mënyrë automatike u hapën dy anët e portës. Pasi hyre dhe e kalove, ajo përsëri mbyllet siç ishte më parë. Duke shikuar nga dera me habi dhe duke falënderuar këtë rast të çuditshëm, vërejte se ajo përsëri u hap për të hyrë një udhëtar tjetër si ti. Atëherë lëshon çantat. Duke menduar rreth kësaj që po ndodh në fund vërejte se kjo gjë përseritet në mënyrë të rregullt çdo herë kur hyn dikush nga dera dhe kur e kërkon nevoja.
Kur fillon të analizosh rreth kësaj gjëje me qëllim që t’i shtosh njohuritë e tua intelektuale do të kuptosh se kjo realizohet prej një mjeti, i cili është shumë i ndijshëm kur kalon dikush mbi të, në mënyrë që dera të hapet nëpërmjet atij mjeti, i cili shtyn kanatat e derës dhe kështu dera hapet. Në këtë rast, në mënyrë intuitive intelekti yt konstaton se ky mjet dhe lëvizja e tij ka shkakun final të vetin, e që është lehtësimi i kalimit të udhëtarit, i cili ndoshta duart i ka të zëna (me bagazhin që mban me vete) dhe nuk mund ta shtyjë derën. Ndërkaq pasi është më se e ditur që këtë veprim kaq njerëzor nuk mund t’ia mbështesim pjesëve të ngurta, të cilat nuk zotërojnë ndjenja dhe arsye atëherë padyshim që ky është projektim i planifikuar nga disa studiues.
Ky koncept i këtyre dy shembujve përputhet me të gjithë shembujt e ngjashëm. Pra, çdo bashkim konstruktiv i veçantë që përputhet me realizimin e një synimi dhe është konsekuent në realizimin e tij, doemos pas tij do të qëndrojë ndonjë mendje planifikuese. Po të duash për këtë merri si shembuj të gjithë aparatet e llojllojshme dhe të ndryshme, si dhe të gjitha prodhimet, ato tekstilet, orenditë shtëpiake etj.
Kjo është një e vërtetë e pakundërshtueshme, e cila quhet: argumenti i shkakut final - i kauzës, apo fakti i urtisë së rregullit të gjërave. Kjo është një bazë për argumentimin e ekzistimit të Allahut, e cila ngrihet në shkakun ndikues e të qëndrueshëm dhe kjo duke u mbështetur në induksionin e plotë.
Nëse pas kësaj kalon në shikimin dhe studimin e ndërtimit të kësaj gjithësie të mahnitshme e të mrekullueshme, do të vëresh se akumulimi i elementeve përbërëse njëra me tjetrën në këtë gjithësi, përkimi (dyzimi) i elementeve me elementet më të imta të saj (të gjithësisë), dhe se vendosja e grimcave më të imëta e precize, të cilat nuk pjesëtohen, zhvillohen me një harmoni të plotë e të papërshkrueshme që mahnit mendjen njerëzore. Njëkohësisht do të shohësh se si pjesët përbërëse të vogla që gjenden në këtë gjithësi në mënyrë spontane drejtohen për të realizuar synime të caktuara, duke u harmonizuar me pjesët e tjera. Gjithashtu do të shohësh se bashkimi i elementeve përbërës dhe imtësive, në mënyrë spontane realizojnë procese specifike të mirënjohur brenda rrethanave dhe kushteve precize saqë sikur njëra prej tyre të ketë çregullim sado që të jetë i vogël (dytësor), nuk do të mund të realizoheshin ato procese madje do të depërtonte çregullimi në të gjithë ato.
Nëse fillon të përpunosh dhe të përshkruash aspektet e organizimit dhe të harmonizimit që gjenden midis krijesave, të cilat i sheh para vetes, jeta jote do të ishte e shkurtër për të bërë hetimin dhe shqyrtimin e tyre si dhe mendja jote do të përkulej dhe do të molisej nga mrekullia e këtij planifikimi, i cili funksionon duke filluar prej elektroneve të atomeve, duke kaluar nëpër tokë, në krijesat që ekzistojnë në qiell dhe në të gjitha trupat qiellorë. Të gjitha këto lëvizin sipas një sistemi të rregullt që nuk ndryshon. Të gjithë këto sillen rreth qëllimeve të mrekullueshme e mahnitëse dhe shumica e tyre është në interesin dhe shërbimin e njeriut.
Nëse marrim të analizojmë tokën, gjejmë se ajo ka një peshë konstante dhe ka një gravitacion të caktuar; e kur e analizon këtë gravitacion, sheh se ai është në atë masë që njeriu mundet të vazhdojë jetën në sipërfaqen e saj. Sikur pesha e tokës të ishte më e madhe do të shtohej edhe gravitacioni i saj, e njeriu nuk do të mundej të kalojë prej një vendi në tjetrin kështu që do të ngjitej për toke dhe nuk do të ishte në gjendje ta tërheqi veten përveç se duke u tërhequr zvarrë. E sikur të ishte pesha e tokës më e vogël, do të zvogëlohej edhe gravitacioni i saj ashtuqë njeriu nuk do të mund të vendosej ashtu siç do. Nga kjo shihet qartë se toka ka një qëllim, i cili është që ajo të jetë vendbanim i njeriut ku ta gjejë veten e vet të sigurtë.
Po të shikosh syrin tënd nga aspekti i përgjithshëm dhe nga ai i detajuar, do ta gjeje se është i ndërtuar me ligje tepër të ndërlikuara, për të cilat dijetarët mbesin gojëhapur para tyre. Nga ana tjetër sheh se ligjet e dritës ia kanë ofruar syrit kushtet qysh më herët për një gjë të tillë, kështu që nuk dyshon aspak se përputhja e këtij dhe atij tregon qëllimin e caktuar (shkakun final), e që është që nëpërmjet këtyre dy vrimave të shihet gjithë bota e dukshme. Ky kuptim mishërohet më qartë kur dëgjon ndonjë dijetar, duke shpjeguar për hollësitë dhe ndërtimin e syrit, ku do të vëresh se ai gati në çdo fjali nuk mund t’i ikë pjesëzës “që të, për shkak” që shërben për të treguar shkakun. Prandaj kur ai flet për nervat që shtrihen prej trurit deri te syri thotë se ato janë të lidhura me syrin që të mundet nëpërmjet tyre të përcillen informacionet e figurave që arrijnë deri te cipa e hollë dhe pastaj aty të konfigurohen. Cipa enore e syrit pikërisht korja e zezë që qëndron nën brisë - kornenë e ngjyrosur me të zezë kap trupat e thithur që qëndrojnë pas saj në mënyrë që të mos shkapërderdhen. Ndërkaq, kornea ka formën e harkut me qëllim që të bëjë aty grumbullimin e figurave dhe kështu me radhë ….. Pra, kështu hulumtuesi i kësaj fushe nuk mund të zbërthejë dhe të përshkruajë diçka pa përdorur pjesëzën “që të, për shkak”. Por ç’është ajo që na shpie nga shkaku, i cili është ndër veprimet më të ndërlikuara të vullnetit dhe perceptimit? Vallë, a është e mundur që mendja qoftë edhe për një çast të imagjinojë se sistemi i atyre lëngjeve, veshtullive dhe sistemi nervor janë ato, të cilët kanë vullnet, dëshirojnë, ndërmjetësojnë dhe pastaj janë ato që qëndrojnë pas kësaj shkakësie?!
Nëse analizon veshkën tënde e sheh se ajo përputhet me përqindjen e acidit që gjendet në atmosferë kështu që nëse ai rritet apo pakësohet nuk do të plotësoheshin kushtet e plota për jetë. Prandaj nuk ke farë dyshimi se këto dy fenomene bashkohen për të realizuar një synim që ka të bëjë me realizimin e të gjitha shkaqeve të jetës tënde.
Ndërkaq, duke analizuar veten tënde dhe të gjitha ato që të janë dhuruar, kjo falë nga aftësitë e të kuptuarit (duke qenë se edhe ti je një pjesë e kësaj gjithësie siç e di), do të shohësh se ty të është dhënë një armë që çudirat e së cilës nuk kanë fund saqë edhe mendja e mbarë botës nuk mund të kuptojë vërtetësinë e saj (realitetin). Kështu që duke analizuar këtë do të mësosh se ekzistimi i kësaj aftësie (dhuntie) ka qëllimin e caktuar, e ajo është që nëpërmjet kësaj aftësie të të nënshtrohet çdo gjë që sheh rreth vetes. Duke nisur nga fenomenet e gjithë krijesave afër teje dhe të të mundësohet udhëheqja e shfrytëzimi i tyre në mënyrë që të thellohesh dhe të arrish deri te origjina e tyre dhe të kuptosh kush është faktori i tyre që ndikon tek ato.
Pra, nëse kërkon të bësh krahasimin, këto që i përmendëm deri tani me fenomenet e ndryshme të kësaj gjithësie, të cilat i sheh apo deri tek të cilat arrin mendja jote, do të shohësh se të gjitha ato sillen rreth synimeve të caktuara e të cilat kësaj ekzistence i japin harmonizim dhe organizim tejet të përpiktë kurse njeriut mëshirë dhe mundësi për të realizuar çështjet e ndryshme të tij.
Kur të të bëhet e qartë kjo atëhere nuk ka tjetër rrugëdalje pos të bindesh në këtë që vijon: Siç mund të konstatojmë, shkaku final shfaqet në prodhimet e ndryshme njerëzore dhe është argument i patundshëm për atë që ekziston një planifikues, i cili i ka projektuar ato në këtë mënyrë. Kjo sepse vetë aparatet e ngurta nuk mund të logjikojnë e të lëvizin nga vetvetiu në drejtim të synimeve të caktuara, prandaj që të manifestohet shkaku final në këtë aparat më të madh, e që është kjo gjithësi me këto fenomene të çuditshme, është një argument i patundshëm për të vërtetuar se pas kësaj ka një planifikues, i cili e shtyn këtë gjithësi në drejtim të këtyre synimeve. Këto synime nuk mund t’i realizojnë edhe sikur të ndihmohen e gjithë njerëzia me mjetet e tyre për të bërë diçka të ngjashme.
Pra, kjo e vërtetë e qartë, e cila paraqet një tjetër argument bindës për ekzistimin e All-llahut që perëndimorët e emërtojnë shkaku final - kauzaliteti kurse stilistikët e quajnë argumenti i urtisë dhe harmonizimit. Këto janë ato për të cilat Kur’ani vazhdimisht kërkon prej të mençurve t’i kuptojnë duke i thirur me shprehje të ndryshme e të mrekullueshme, të cilat njerëzit i kuptojnë pa marrë parasysh nivelet dhe kulturat e tyre të ndryshme.
Njëkohësisht ky është edhe një argument që ua mbyll gojën ateistëve si dhe ua zë të gjithë rrugët e intrigave të tyre. Por atë që All-llahu dëshiron që ai ta meritojë dënimin e Tij të përjetshëm (kjo është për shkak se ai person nuk është falenderues ndaj dhuntisë së mendjes, të cilën e ka në kokë dhe nuk e përdor për hulumtimin e lirë), ia mbyll mendjen ndaj të gjitha këtyre argumenteve dhe nuk është në gjendje t’i kuptojë ato. Prandaj mos u habit kur dëgjon që dikush prej tyre thotë:
E gjithë kjo që thua mund të jetë rastësi e pastër… pastaj këtë rastësi e ilustron në këtë mundësi: Nëse në një sipërfaqe të gjerë hedhim një grumbull të madh shkronjash duke shpresuar se prej tyre do të formohet përmbledhja e poezive të Homerit ose Viktor Hygoit dhe kjo përpjekje përsëritet me vite të tëra që mund të jenë miliona vjet, ndoshta gjatë çdo here ose herëve nga ajo shkapërderdhje e shkronjave formohet një pjesë prej atyre poezive, pastaj një pjesë tjetër, e kështu deri sa të kompletohet përmbledhja, kuptohet për një kohe të gjatë.
Kur e analizon këtë fjalë, do të shohësh se personi është në jermi dhe nuk e logjikon atë që thotë, madje do të habitesh se si halucinacioni i tij (ndërsa ai fryhet në emër të hulumtimit), të arrijë deri në këtë shkallë. Tani është mirë të sjellim përshkrimin e këtij halucinacioni ku dijetari i famshëm Mustafa Sabrij e solli si përgjigje për këtë në librin e tij Mewkifu ‘ul-akli: “Atij i përgjigjemi se parregullsia nuk mund të shndërrohet në rregull edhe sikur kjo të vazhdojë me mijëra e mijëra vite, madje kjo vazhdimësi e ngatërron edhe më tepër atë dhe i sjell çregullime. Ata nuk kanë të drejtë që të imagjinojnë për një mundësi të tillë, gjegjësisht për formimin e një pjese të ndonjë përmbledhjeje poezish gjatë çdo periudhe, sepse ata nuk e kanë atë të drejtë që të supozojnë ruajtjen e asaj që është formuar nga shkapërderdhja e radhëve të tjera, për t’u formuar pjesa tjetër në herën e dytë, kështu deri sa të përfundojë forma e gjithë poezive (madje një gjë e tillë nuk është në rregull pasi është e domosdoshme të mendohet se në secilën radhë që shkronjat e herës së parë, të cilat përfshinin shkronjat e asaj pjese të formuar, të shkapërderdhen përsëri në radhët e tjera). Kështu që në radhën e dytë do të hidheshin poshtë ato që janë rregulluar në herën e parë. Madje edhe sikur të supozojmë se ka mundësi të formohet një pjesë tjetër por me radhën tjetër kjo do të bjerë poshtë. E nëse nuk supozojmë kështu atëherë ruajtja e pjesëve, të cilat janë formuar në çdo radhë dhe kontrollimi që të mos ripërtërihet shkapërderdhja në radhët e tjera pas atyre pjesëve në një rregull (rend që është i planifikuar), kjo do të patjetërsonte të kundërtën e asaj që u supozua se nuk ekziston qëllimi për rregull (planifikim i rendit).”
Halucinacioni i tyre i çuditshëm arriti deri në atë masë saqë mohuan se sytë te ne janë krijuar për të parë, veshët për të dëgjuar dhe logjika për të menduar dhe kuptuar. Ata këtë e bënë sepse sikur të mos mohonin një gjë të tillë kjo do t’i çonte ata në atë se ato janë të krijuara për shkaqe finale. Atëherë kjo do të nënkuptonte se ato janë të krijuara për këtë dobi nga ana e ndonjë krijuesi, i cili i ka krijuar ato nga vullneti i tij. Pra, ata kështu mundohen t’i ikin këtij rrjedhimi të pashmangshëm edhe sikur një gjë e tillë të kërkojë prej tyre të ngarkohen me rëndimet e një kokëfortësie që nuk mund ta parafytyrojë mendja. Prandaj ata i sheh të thonë se: syri u takua me të parin vetëm rastësisht, veshi me të dëgjuarit po ashtu vetëm rastësisht, si dhe truri në brendinë e kokës po ashtu u takua vetëm rastësisht.
Pasha All-llahun! Unë konstatoj se ky halucinacion është ndër demostrimet më flagrante që vërtetojnë ekzistimin e Allahut sepse është e pamundur që edhe sikur mendja të vepronte në mënyrë automatike; që ajo të mosveprojë nga njohja e gjërave që janë më të qarta. Pra, përkundër asaj që mendja dhe të gjitha elementet e kuptimit ekzistojnë (pasiqë njeriu anon dhe mohon qenien e All-llahut dhe tregohet kryelartë ndaj shqyrtimit të drejtë), është argumenti më i fuqishëm se kjo fuqi është e drejtuesit të urtë, i cili ndali mendjen e këtij kryelarti nga veprimi si shpërblim (dënim) ndaj kokëfortësisë së tij dhe që të realizohet shkaku i dënimit të përjetshëm të tij në Ditën e Kijametit.
Nëse i analizon këto argumente, të cilat i paraqitëm do të kuptosh se fjala ateizëm, nuk do të thotë diçka më tepër se sa konflikt me mendjen ndaj arsyes dhe kjo pa marrë parasysh llojin dhe burimin e këtij ateizmi si dhe pa marrë parasysh mbështetjen filozofike apo shtytjet e tij.
Nuk do të mund të hasësh në ndonjë lloj ateizmi që është i zhytur thellë në paarsyeshmëri (kontrast) dhe konflikt me mendjen se sa lloji i ateizmit që ngrihet në filozofinë materialiste, e cila supozon se materia është nënë e babë e ekzistencës dhe se të gjitha fenomenet e gjithësisë lindin dhe zhvillohen gradualisht nëpërmjet konkurrencës dhe garës së të kundërtave ku zhvillohen më i përshtatshmi, më i miri dhe të tjerët zhduken. Kjo është një filozofi që është rritur dhe ka lulëzuar dikur në një vend të botës e pastaj u shua, u vyshk, e u asgjësua dhe konstrukti ideor i saj u rrënua po në atë vend nga u ngrit. Kështu që nuk ngeli prej saj vetëm se skeleti politik, duke u munduar që ta mbajnë njëra-tjetrën në mënyrë që ajo të jetë shtylla që e mban atë dhe të jetë si një mbështetëse për të përkrahur atë.
Por sidoqoftë kjo filozofi është demaskuar me të gjitha ato argumente, të cilat i përmendëm. Njëkohësisht ajo është e demaskuar edhe me postulatet e qarta, të cilat bien në kundërshtim dhe konflikt me atë filozofi. Ne këtë filozofi do ta diskutojmë për nga dy anët e saj, të cilat janë të njohura te dalëzotësit e tyre dhe që i quajnë:

- Materializmi dialektik (el-madijjet’ul-xhedelijjeh);
- Materializmi historik (el-madijjet’ut-tarihijjeh).

Le të fillojmë me diskutimin e pikës së parë:
Nga postulatet, të cilave u bindet arsyeja pa marrë parasysh se çfarë koke i diskuton ato, është se: dy të kundërtat nuk bashkohen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend si dhe asnjëra nuk lind nga tjetra.
Pra, errësira me joerrësirën janë dy të kundërta, prandaj këto të dyja nuk mund të takohen në të njëjtën kohë të caktuar, në mënyrë që të besohet që në të njëjtin çast, ai vend i caktuar të cilësohet edhe me errësirë edhe me dritë që ndriçon. Prandaj nuk është e mundur që errësira e errët të lindë nga esenca e dritës së përndritur sepse një pretendim i tillë në fakt patjetërson që diçka të lindë nga e kundërta e saj dhe që ato të takohen qoftë edhe për një çast, gjë që është qartësisht e pamundur.*
Dihet që materia është një ekzistencë e ngurtë që nuk ka ndjenja, pra, është e kundërta e shpirtit, i cili ekziston dhe njëkohësisht ndjen. Pra, nëse supozojmë se origjina e jetës në këtë gjithësi madje origjina e të gjithë ekzistencave është materia - atëhere kjo do të thotë se jeta me të cilën pajiset trupi jonë buron nga materia e ngurtë, e cila është e kundërta e jetës. Gjatë hulumtimit shohim se kjo ka të bëjë me dy ide e jo më tepër.
Ideja e parë është që të mbështesim atë që midis materies së ngurtë dhe jetës të ketë domosdoshmëri kontradiktore dhe se megjithatë këto dyja u bashkuan madje jo vetëm kaq por e para (materia) ishte burim i së dytës. Por një gjë e tillë është shumë se është një paarsyeshmëri e çuditshme ndaj mendjes.
Ideja e dytë është se materia nuk është e kundërta e jetës siç mendojmë por ato të dyja takohen në një të vërtetë esenciale. Sikur të ishte kështu atëherë pse ata këmbëngulin në pohimin se burimi i jetës është materia e nuk thonë se burimi i materies është jeta? Gjithashtu kush është dallimi midis këtyre dy termave përderisa ato thonë se materia nuk është (sipas këtij kuptimi) e kundërta e jetës madje edhe takohet me të në të njëjtën esencë dhe fushë të përbashkët?
Kjo pyetje mbetet pa përgjigje përderisa në dorën e materialistëve apo në mendimin e tyre nuk ekziston ndonjë ligj që qartëson shkakun se jeta është e lindur prej materies e jo e kundërta, e cila është e vërteta.
Teza se materia është zanafillë e jetës është një fjalë e paarsyeshme (arbitrare) që nuk ngrihet në asnjë fakt apo argument të mundshëm. Pra, kjo ishte gjithë ajo që mund të thuhet rreth pohimit të tyre se: materia është burimi i gjithë ekzistencës, pa marrë parasysh a e komenton këtë sipas idesë (kuptimit të parë apo sipas të dytit). Ndërkaq kësaj assesi nuk do të mund t’i gjesh ndonjë kuptim tjetër.
Nga ana tjetër kjo filozofi është e demaskuar nga vetë fakti i realitetit, të cilin e perceptojmë. Sepse sikur kjo jetë, të jetë vetëm rezultat i materies së ngurtë atëherë pse nuk e kuptojnë sekretin e jetës! Pse nuk mund të sjellin jetë nëpërmjet reaksioneve kimike dhe pse nuk i zbulojnë elementet e materies nga harmonizimi i të cilave është formuar jeta?
Horizontet e shkencës morën hov saqë kanë përfshirë imtësitë e materies, sekretet dhe atomet e saj. Madje shkenca ka zbuluar edhe imtësitë e vetë atomit dhe energjitë që fshihen në to. Pra, si është e mundur që ne të mund të mendojmë se shkenca ka arritur dhe ka shtrirë dominimin e saj deri në atë shkallë kur është fjala për materien, e cila është origjinë dhe bazë, kurse kur është fjala për jetën, e cila është rezultat dhe degë e saj shkenca të tkurrë dominimin dhe të mungojë plotësisht.
A është e mundur që njeriu të besojë se ndonjë dijetar, ia ka bërë analizën pemës, duke filluar nga

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme