”KUR MISLIMANI DEL PI DINI, N’ FE E BE LLATINI”

Në lagje kishim edhe fqinjë joshqiptarë. Ata na soditnin, mbase duke thënë “qafën le ta thejnë ata” dhe nuk na ndanin ne grindavecët. Zëri fqinjeve joshqiptare u dëgjohej për të na ndarë e pajtuar vetëm kur ndonjë gur i pakujdeshëm fluturonte në oborret e tyre dhe të thyenin xhamërat ose grithte veturë të mirë që ne nuk i kishim. Grindjet e fëmijëve i vazhdonin të rriturit, edhe ata rriheshin dhe vriteshin, bile vrasjet ndodhte të mos ndriçoheshin kurrë. Hynin pleqtë pajtimtarë që t’ i rehatonin, por nuk u shitej fjala. Pajtimin e bënin vetëm policia dhe bashkëpunëtorët e sigurimit, sepse atyre jo që ua kishin “hatrin”, por thjesht u frikësoheshin si pushtetmbajtës. Kur dëgjonte babai im se nuk pajtoheshin nga pleqtë shqiptarë, por vetëm pasi insistonin njerëzit e “dërzhavës”(shtetit), nga zemra e plastë na thoshte: KUR MISLIMANI DEL PI DINI, N’ FE E BE “LLATINI”. Babai im rrëfente se këtë fjali të urtë popullore e kishte dëgjuar nga të parët e tij.

Kujtimin proverbial nga fëmijëria ime ma solli si një puhi trimëruese rrëmuja(jofushata) parazgjedhore e iqershorit 2008 në Maqedoni. Si fëmijët e atëbotshëm të Dizhonit, nisën grindjet me fjalë(mediatike) dhe shikim të shtrembër, u shkallëzua në rrahje, thyerje të zyrave partiake, heqje fjamujsh, grisje panosh parazgjedhore. Këshillave të rralla si ky skrim nuk iu bindej asnjëra palë dhe zënkat u bënë plumba që shkrepën drejt njeriut tjetër të një gjaku, gjuhe, vendi, ndoshta edhe fisi e familje. U bë Gërdec poltik kur “jungjatjetistët” e “fitimtaristët” akuzonin oponentët për atentate ndaj liderëve partiakë. Kur plumbat(gurët) e kalamajve nisën të thyenin xhamat e komoditetin qeveritar e shtetëror të quajtur Maqedoni, e cila hiqet si vend me tolerancë qytetare, siguri vendore sipas bekimit e betimit të Konferencës së Ohrit të vitit 2001, si në kohët e fëmijërisë fqinjtë tanë joshqiptarë, “hisen” pajtimtare e morën Branko Cërvenkovski dhe Nikolla Gruevski. Këta morën vesh se shqiptarët janë dalldisur nga miqtë e tyre amërikanë dhe evropianë, Xhulia Milovanoviq dhe Ervan Fuere dhe personalitete të tjera të botës.

Fjalia e shumëkuptimshme e babait tim KURMISLIMANI DEL PI DINI N’ FE E BE LLATINI vitet e fundit më bindi se ishte përvojë e brezave shqiptarë. Në Konfrencën e Rambujesë nuk donin të merrnin pjesë shqiptarët e Kosovës, përkundër udhëzimeve të personaluieteteve të Shqipërisë(pajtimtarët shqiptarë), duhet të ndërhynin zonja e hekurt Olbrajt RobinKuk. Solana e të tjerë që i pajtuan shqiptarët. Në zgjedhjet e kalauara në Maqedoni, si këtë muaj, vandalietet ndërshqiptare u shkaktuan kudo, deri sa zonja ambasadore e SHBA-sënë Shkup i bëri kokë më kokë liderët e BDI-së dhe PDSH-së, “ua ngrehu veshin” që të pajtoheshin dhe e ndali vëllavrasjen.

Elektorati është çelës i çuditshëm. Di të nderojë dhe ndëshkojë, për më tepër sot që bartja e fjalëve nuk është mjet për informim, por dëshmitë audiovizuele i posedojnë jo vetëm honorarxhinitë e shërbimeve të sigurimi, por edhe shfrytëzuesit e tejdukshmërisë interneteske. I ka secili. Populli votues uk e do dhunën, u beson intelektualëve dhe atdhetarëve. Shembull për këto cilësi të popullit kemi nga Kosova, në të ciën pas lufës u zhvilluan aktivitete eektorale si në Maqedoni. Edhe atje digjeshin e demoloheshin zyra, rriheshin, plagoseshin e vriteshin njerëz sidomos të krahut pacifist të Ibrahim Rugovës, si e quan bota ideologjinë e LDK-së. Populli dyshonte mos këto vrasje misterioze po i shkaktonte krahu mbrojtës-çlirimtar(e jo luftarak, se askush nuk e do luftën) i gravituar rreth PDK-së së Hashim Thaçit. Palët oponente të Kosovës e akuzonin tjetrin se ishin autorë të krimeve. Mendjet e esullta shqiptare e botërore dyshonin se autorë të skandaleve atentatore nuk kishin zënafillë shqiptare, sidomos nuk mund të ishin të taborrit çlirimtar UÇK-ist. Populli i Kosovës trishtueshëm i përjetonte aktet dehumanizuese gjatë zgjedhjeve dhe ishte i bindur se pas tyre mund të jenë shërbimet sekrete ose ndonjë klan UNMIK-an që nuki ia duan të mbarën aspiratave të shumicës etnike kosovare. Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur nga dhuna e (para)luftës dhe e heshturazi e votuan krahun pacifist, e jo atë çlirimtar. Kësaj i ndihmuan edhe rrahagjokset ë disa pëdëkëistëve që luftën çlirimtare e kuptonin sipasmaksimës përfituese ”të kam dhënë pak, duhet të më japësh më shumë, o Popull e Atdhe.”.

Kur kreu pëdëkëist zbriti në popull me trup e shpirt të çiltër paraelektoral, vërejti se dikush kishte punuar me disa “militantë” të partisë më shumë se vetë partia. PDK-ja me mençuri e pastroi oborrin e vetë nga ferrat gjembaçe dhe në vend të tyre mbolli lule joshëse për popullin, deri atëherë inferiorë. Pra, PDK-ja në vend të “militantëve”, e pasuroi veten me njerëz të famshëm: shkrimtarë, universitarë, atdhetarë, intelektualë e plolitikanë. Populli e vërejti kursin e ri të PDK-së dhe e shpërbleu me vota shumicë. Ajkat eintelektuale që posedonin dy partitë oponente sajuan rrethana ndërlidhëse, krijuan qeverinë e “ujkut e të dhisë” kosovare”, e cila këtë vend protectoral e konvertoi në të pavarur dhe kushtetutar, ndonëse ende ec në urën e akullit të brishtë. Këta nuk pritën “të dalin pi dni që në fe i be “llatini”. Mund të kenë ndihmuar edhe miqtë e Kosovës.

Shqiptarët e Maqedonisë, sidomos partitë oponente proshqipare, në vend të hasmërive duhet të edukojnë aderuesit e tyre (dhe vete kreun) me falje të gabimeve të tjetrit, kurrsesi të shkaktojnë. Dy shembuj do të sjell në këtë temë. Gjatë vitit 1999 kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte mbetur në Kosovë. Diktatori e piromani ballkanik, Sllobodan Millosheviq, nga Prishina e solli si peng në Beograd. E bëri këtë jo pse e donte, sepse të dy njihehin si armiq, por dronte se mund ta gjente e keqja më e madhe Rugovën dhe bota mund ta akuzonte se këtë e ka shkaktuar Millosheviqi. Rugova u lirua nga ndikimi i Perëndfimit, sidomos Selia e Shenjtë. Pra, partitë shqiptare duhet të kujdesen të mos e gjejë e keqe lidershipin e partisë oponente. Shembulli tjetër që i vetëdijëson shqiptarët e Maqedonisë është nga biobrafia e Papa Gjon Palit II. Shtetasi turk, Ali Agca, bëri atentat jovdekjeprurës ndaj kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali II. Atë e burgosën. Në burg e vizitoi vktima e atentatorit, Gjon Pali II, i cili atentatorin e tij në vend ta pështyente e dënonte shumë, tha kështu:Biri im, më fal që je në burg për shkak timin. Ali Agca sot është në burgjet e Turqisë për krime të tjera atje. Nga burgu shkruan letër dhe kërkon nga shteti i Polonisë të konvertohet në polak, kuptohet katolik.
Egërsia elektorale e dëmton sajuesin e saj. Kjo mund të ndodhë edhe në Maqedoni, sepse këta janë lodhur nga dhuna e trishtimi. Nuk e duan të keqen as te fqinjtë joshqiparë, sepse edukata krimogjene përmasëzohet masivisht që një ditë do të përfshinte edhe oborrin e vet, si ndodhi me fqinjtë joshqiptarë, të cilëve u thyheshin xhamat nga gurët e grindjeve tona kalamanësh..

Fiillmisht u botua në "Albanur", Londër.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme