Islami dhe Komedia Hyjnore

Me botimin e kësaj vepër, Prof. Asin u gjet në mes të furtunës, kur nacionalistët italian, klerikët Katolik Romak si dhe Evropian të tjerë të krishterë nuk mund të bindnin vetveten rreth idesë se poema e tyre fetare më e dashur është e bazuar në burime jo-krishtere. Prof. Asin, megjithatë, u bën ballë kritikave duke renditur burimet e mundshme prej të cilave Dante mund të ketë siguruar veçoritë e spikatura të eskatologjisë Islame.

Konsensusi i opinioneve të studiueseve më eminent të Evropës dhe Amerikës sot është në anën e veprës së Prof. Asinit.

Në parathënien e këtij libri përveç të tjerash shkruan:

Autori, Miguel Asin Palacios, prift katolik dhe profesor i arabishtes në Universitetin e Madridit, është nxënës i një studiuesi tjetër spanjoll të arabishtes, Julian Ribera, i cili e kishte nxitur të filloj studimet Orientale dhe metodat e hulumtimeve historike. Më se njëzet e pesë vjet të jetës së tij, Asin ia ka kushtuar hulumtimit të mendimit filozofik dhe religjioz të Islamit mesjetar – Islamit të Orientit si dhe atij të Spanjës – duke studiuar edhe ndikimin e Islamit në kulturës e Evropës së Krishterë. Kualifikimi i tij në filologjinë arabe dhe zotërimi i skolastikës mesjetare i kanë ndihmuar që vite më parë të bëjë zbulime të rëndësishme në lidhje me ndikimin teologjik të Averroes në St. Thomas Aqinas-in, të Ibn Arabit të Murcias në Raymond Lull-in, dhe të Ikhuan as-safasë në Fr. Anselmo de Turmeda, e kështu me radhë. Megjithatë, zbulimi i tij më i rëndësishëm, nga i cili edhe fama e tij zë rrënjë, ishte zbulimi i modeleve islame prej të cilave Komedia Hyjnore ka sot tematiken e saj. Qysh nga dita e parë e botimit në spanjisht, ky libër ka ngritur kureshtjen e publikut të gjerë duke shkaktuar një debat të madh mes kritikëve të historisë letrare. Danteistët italian në veçanti, me vështirësi mund ta pranonin se burimet myslimane kanë krijuar bazat e Komedisë Hyjnore, poemë kjo e cila simbolizon tërë kulturën e Evropës së Krishterë mesjetare. Papritur ky libër u bë temë e një debati të gjallë me plot pasion. Më shumë se një qind artikuj dhe broshura janë shkruar, shumë ligjërata janë dhënë në favor, ose kundër tezës së shtruar nga Asin Palacios. Me përjashtim të disa kritikëve italian, shumica e kritikëve tjerë botëror janë në anën e teorisë së Asin-it.
Përkthimi në anglisht është bërë me kujdes dhe besueshmëri nga Mr. Harold L. Sunderland, i cili ka njohuri të mjaftueshme si për nga gjuha spanjolle ashtu edhe nga tema e librit. Shpresojmë se ky libër një ditë të jetë edhe në duart e lexuesit shqiptar!

Titulli i Librit: Islam and the Divine Comedy
Autor: Miguel Asin
Përktheu në anglisht: Harold Sunderland
Botues: GOODWORD PRESS, 2001, New Delhi
Faqe: 296

IIUM, Kuala Lumpur 2006

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme