TERRORIZMI INTELEKTUAL

Në emër të lirisë së fjalës, klasa më e sofistikuar profesionale e mediave të shkruara evropiane po nxjerrin urrejtjen e vjetur shekullore dhe jo tolerancën kundrejt Islamit dhe Myslimanëve.

Në universitete, gazetarët evropian e amerikan shpesh mësojnë se liria e fjalës mbaron aty ku sensitiviteti i njerëzve fillon. Me sa duket, ata kanë dështuar në zbatimin e këtij principi moral dhe etik. Një gazetë, qoftë Daneze apo Portugeze, që kënaqët me raporte të vetëdijshme duke bërë shaka me një figurë madhështore fetare i admiruar nga një komunitet global është një stërvitje në tortura emocionesh.

Solidarizimi me ata të cilët nxjerrin propaganda të tilla nuk është promovim i ‘fjalës së lirë’ por në të vërtetë është promovim i intolerancës dhe dhunës e cila lëndon njerëz të pa fajshëm nëpër botë. Megjithatë, ky nuk është një fenomen i ri. Shumë studiues evropian e amerikan, akademikë e intelektual sikurse edhe zyrtarë publik kanë qenë të preokupuar që nga shekulli i shtatë e këtej në fushata anti-islame, anti-myslimane dhe anti-pejgamberike.

Ata kanë refuzuar të tregojnë civilizim kur kanë të bëjnë me çështje që i përkasin fesë së dytë më të madhe në botë. Megjithatë, ishte Martin Luter, reformatori i madh i krishterë tek i cili gati çdo grup Protestant i ka borxh rrënjët e tij i cili fabrikoi shkrimet më të liga kundër Islamit dhe Profetit Muhamed.

Ata të cilët janë të pa aftë për ta tejkaluar urrejtjen dhe injorancën ndaj Islamit nuk do të ndalën nga promovimi i agjendave të tyre. Të presësh ndryshe nga njerëz të tillë injorant do të ishte e kotë. Sidoqoftë, ajo që na befasoi ishte heshtja e komunitetit të krishterë e çifutë dhe e liderëve fetar në këtë çështje. Përmes dialogëve të tyre ndër fetar me myslimanët ata duhet ta kenë kuptuar shenjtërinë e të cilën myslimanët ushqejnë për vlerat e tyre fetare.

Ne jemi vëllezër e motra në njerëzi dhe të gjithë ne duhet ndarë një qëllim të përbashkët të çrrënjosjes së intolerancës së çfarëdo lloji duke ngritur zërin kundër saj. Qoftë çifut apo gabel, nuk duhet të tolerojmë një retorikë të tillë urrejtëse. Deri tani, vetëm një grusht i komunitetit dhe liderëve fetar ngritën zërin e tyre.

Çfarë ishte më shqetësuese ishte reagimi i myslimanëve. Bojkotimi i prodhimeve daneze, mbyllja e zyrave diplomatike në Evropë dhe sulmi ndaj punës së danezëve në Gji ishin masa të cilat nuk përkonin me një komunitet, pejgamberi i të cilëve është përshkruar në librat hyjnor si Mëshirë për Njerëzimin.

Menjëherë pas betejës së Bedrit, Omer bin Hatab, një nga shokët më të njohur të Pejgamberit kërkoi leje nga shteti për ta ndëshkuar Suhej bin Amri, një i burgosur lufte i cili është marrë me propagandë kundër Pejgamberit në Meke. Suhejli ishte i njohur për fjalorin fyes dhe qëndrimeve ofenduese kundrejt Pejgamberit. Pejgamberi Muhamed, si udhëheqës i shteti të posa formuar Islam në mënyrë të rreptë ndaloi shokët e tij nga ndëshkimi apo torturimi i ndonjë të burgosuri për shkak të armiqësive në të kaluarën. Ai pat qortuar Omerin për kërkimin e dënimit. Në fund të fundit, Pejgamberi, ka duruar gjithë poshtërimet e mundshme nga duart e elitës Mekase dhe përkrahësve të tyre pa kërkuar nga ndonjë nga përkrahësit e tij që t’i hesht kundërshtarët e tij.

Islami pranon disidencën ndaj mësimeve të tij duke kërkuar nga ithtarët e tij të sillen me të në një metodë të civilizuar. Islami përkrah idenë se një përgjigje e sjellshme e një kundërshtim i hijshëm janë mjaftë të fuqishëm për ta shndërruar armikun më të keq në mik. Islami nuk kërkon hakmarrje në ata të cilët kënaqën me abuzime kundër-Islamit, kundër-Zotit dhe kundër-Pejgamberit. Islami ndalon përdorimin e presionit e kërcënimit për t’i ndryshuar zemrat e njerëzve.

Provokimi i gazetave daneze dhe atyre evropiane ishte budallallëk dhe plot urrejtje. Nuk ka nevojë për një provokim të tillë në një botë e cila dita ditës po bëhet më kozmopolite në të gjitha dimensionet. Liria e të shprehurit nuk mund të përdorët si justifikim për t’i lënduar e ofenduar të tjerët. Për më tepër, standarde të dyfishta ekzistojnë për këtë çështje në mesin e gazetarëve evropian e amerikan të cilët punojnë për shtëpi të mëdha të mediave. Shumë nga këta përkrahës të lirisë së fjalës nuk kanë guximin të shkruajnë kundër bizneseve të ndyra të korporatave multinacionale që shpesh sigurojnë bukën e gojës për shumë gazetarë. Shumica syresh nuk guxojnë të ekspozojnë tregtitë e pista, eksploatimin e tepruar si dhe shkelje të tjera të të drejtave njerëzore të njerëzve që punojnë aty. Shumë nga ta as që do të prekshin në të ashtuquajturat çështje të sigurisë kombëtare. Një rast i tillë është lufta në Irak. Pjesa më e madhe e gazetarëve evropian e amerikan që punojnë për shtëpi të mëdha, nuk kanë vënë në pyetje logjikën e shkuarjes në luftë në Irak.

Në fakt, shkrimet e tyre ani-Islame tradhtojnë besnikërinë e tyre ndaj elitës në pushtet të cilët janë entuziastë në promovimin e agjendave urrejtëse kundër myslimanëve. Myslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm për këto fakte. Reagimi jonë kundër fyerjeve e poshtërimeve të tilla duhet të jetë i bazuar në mësimet hyjnore dhe në shembujt e Pejgamberit tonë. Ne assesi nuk duhet t’u jepemi emocioneve.

Shumë më mire do t’ia kishim dalë sikur përgjigja jonë të ishte kontrolluar nga mësimet Hyjnore. Ne mund të kishin kërkuar nga gazetat daneze dhe të tjera evropiane të na lejojnë të paraqesim Pejgamberin tonë tek audienca e tyre në mënyrën se si ne e shohim atë. Duhet t’i kishim futur danezët dhe të tjerët në një dialog domethënës dhe në një diskutim sipas natyrës së vërtetë të fesë sonë dhe personalitetit të vërtetë të Pejgamberit ton.

Ne duhet të ngrihemi sipër emocioneve për të shfrytëzuar këtë moment për t’i edukuar të tjerët rreth islamit në një metodë objektive. Është përgjegjësi e liderëve tonë për ta drejtuar masën për të përgatitur një përgjigje kuptimplote kundër incidenteve të urrejtjes e fanatizmit racist.
Pa dyshim, secili nga ne ndihet i lënduar kur shohim një përshkrim ofendues të fesë sonë apo Pejgamberit tonë. Megjithatë, në vend se të reagojmë në mënyrë emocionuese, ne duhet shfrytëzuar mundësinë për të demonstruar vlera të vërteta Islame të durimit dhe bindjes. Ne treguam dobësinë tonë në kontrollimin e emocioneve kur Selam Rushdi ofendoi Pejgamberin tonë. Ne kemi përsëritur të njëjtin gabim. Deri tani ne duhet të kishim marrë mësim nga shëmbëlltyra e Profetit tonë kur kemi të bëjmë me raste të tilla. Ndoshta duhet të kthehemi edhe një herë e të studiojmë jetën e Pejgamberit tonë në më shumë detaje për të krijuar një kuptim më të mirë të karakterit të tij, këshillave të tija si dhe misionit të tij në botë. Tek e fundit, ne e pranojmë atë si Mëshirë për Njerëzinë që përfshinë edhe danezët, norvegjezët, francezët, gjermanët, çifutët, krishterët dhe çdo krijesë njerëzore që ekziston apo do të ekzistojë në universin tonë.

Nga anglishtja
Jeton Mehmeti
Kuala Lumpur 15.02.2006

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme