Sheik Muszaphar Shukor, astronauti i parë musliman i cili agjëroi në gjithësi
25 Nëntor 2009, 15:33
Pas disa tentimeve të pasuksesshme, si shkak i të zënurit e tij të tepërt, këto ditë përfundimisht patëm sukses të bëjmë intervju me të.
Në bisedën tonë eksluzive për magazinën tonë, Sheikh Muszaphar tregon si ka agjëruar në gjithësi, respektivisht në çfarë mënyre arriti ti kryejë obligimet fetare përderisa rrotullohej rreth Tokës.
Hulumtimet dhe udhëtimet në gjithësi, janë ëndërr e çdo njeriu.Pas vitit 1961 kur astronauti rus Juri Gagarin realizoi udhëtimin historik në gjithësi, dëshira e njerëzve për të ditur më tepër rreth gjithësisë është e papërshkruar.
Deri sot në gjithësi kanë udhëtuar astronautë nga 39 vende.Në gjithë këto misjone janë edhe 9 astronautë muslimanë.
Nga muslimanët më të fundit i cili pat nderin të udhëtojë në gjithësi (kozmos) është astronauti nga Malezija Sheikh Muszaphar Shukor. Sheikh Muszaphar është muslimani i parë i cili kaloi ditët e ramazanit në gjithësi.
Redaktoi: Fitim Ismaili