Ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit


Orientalizmi Shqiptar
1. Tomas Arnold si studiues fetar para njëqind vjetësh kishe shkruar se feja islame nuk është përhapur me dhunë tek shqiptarët, por është akceptuar me vetëdëshirë dhe pa imponime.
Arnoldi konkludon se feja islame qe përhapur në masë të madhe tek shqiptarët orthodoks, dhe ka ndikuar pozitivisht tek ata, ngase ata tashmë veçse po kalonin nga faza parohiale drejt asimilimit total në sllavë, si reperkusion i presionit të tri perandorive sllave të mesjetës (asaj serbe, greke dhe bullgare), ikonoklastisë si rregullim politiko-juridik i shtetit të Nemanjiçëve, si dhe mësimit të dhunshëm të çirilicës si pjesë inkorporcionale e kishave sllave. dhe Më vonë vetë Faik Konica pati dhënë një konkluzë dhe porosi të çartë : “Po të mos ishte feja islame, shqiptarët do të ishin më shumë në numër, por shqiptarë jo”.
Përpos këtyre, dy studiuesit britanikë J.M Rodwell dhe Edvin Jacques shkruajnë : “Sikur Turqia të kishte përdorur metoda dhune në përhapjen e islamit, ajo do të arrinte unitet të plotë. Megjithatë feja islame nuk e lejon përdorimin e metodave të tilla”. Më tej studiuesi Robert Matran në librin e tij “Historia e Perandorisë Osmane” shkruan : “Nga ana e drejtuesve osman nuk pati vullnet për të asimilim të popujve të nënshtruar, nuk pati as osmanizim dhe as islamizim me detyrim”.
2. Noel Malcolm tek libri i tij “faith accompli” “Kosova një histori e shkurtër”, përmend një faktorë me rëndësi në observimin realistik të konstelacionit fetar tek shqiptarët, fenomenin e kriptokrishterizmit. Substancialisht ky fenomen nënkupton faktin që gjatë sundimit osman në trevat tona, kishe raste kur të krishterët konvertoheshin në fenë islame vetëm formalisht, ndërsa ruanin njëkohësisht fenë krishtere spiritualisht ! Pra ky fakt përpos që vërteton katërcipërisht faktet më lartë se feja islame nuk ishte përhapur me dhunë, dëshmon madje edhe një për një privilegj të llojit të vetë që gëzonin të krishterët në atë kohë.
3. Vetë periudha e Rilindjes Shqiptare del të jetë reaksion i ndryshimit të konstelacioneve politike në Ballkan. Të mos harrojmë se fillimisht Lidhja e Prizrenit ishte quajtur “Lidhja e Aleancës Islame”, dhe lindi si konsekuencë e ekspandimit të shteteve sllave drejt trevave shqiptare si dhe mundjes së Perandorisë Osmane nga Rusia, dhe jo si një projekt kombëtar. Mirëpo duke ditur faktin se kjo lidhje qe krijuar vetëm tri ditë para mbajtjes së Kongresit të Berlinit, dhe se shqiptarët nuk ishin entitet shtetëformues, krahu reaksionist i Abdyl Frashërit shpresonte në idenë autonomiste. Atëbotë Perandoria Osmane udhëhiqej nga politika panislamiste e Sulltan Abdyl Hamit Hanit II, dhe ky konflikt interesash qoi më tej në konflikt të hapur ushtarak dhe në fund në vetë shuarjen e Lidhjes. Anipse ishte legjitime kërkesa e shqiptarëve për autonomi, futja në konflikt me Perandorinë Osmane ishte një gabim i kohës ngase atëbotë shqiptarët mbështetjen e vetme e kishin tek Perandoria Osmane.

Oksidentalizmi Shqiptar

1.Triumfi i politikës së “raisson deta’t” apo “Realpolikës” në Europë dhe dobësimi gradual i Perandorisë Osmane, ndikoi që rryma oksidentale të ndihej edhe tek shqiptarët. Që prej Rilindjes kombëtare, formimit të shtetit shqiptar, periudhës zogiste, noliste, enverizmit, transformimit demokratik e deri sot, Shqipëria si shtet përkrahu doktrinën Rishlejane të ndarjes së shtetit nga feja, madje këtë edhe në format radikale siç ishte periudha e enverizmit kur Shqipëria ishte shtet ateist. Në Kosovë, feja megjithë represionet ruajti ndikimin e saj më të theksuar, ngase format e represionit serb ishin të orientuara më shumë ndaj përkatësisë kombëtare sesa ndaj asaj fetare.

2. Oksidentalizmi shqiptar mund të thuhet se u etablua në tri forma kryesore: Laicizmit (Sekularizmit), - triumfi i kombit mbi fenë në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare me Sami Frashërin e Pashko Vasën në krye dhe që vazhdoi deri tek periudha komuniste ; Ateizmit si formë tjetër e instaluar nga Enver Hoxha formë kjo që anipse ishte “botë në vete”, dhe nihilizuese e të gjitha feve ajo megjithatë konvergjon me oksidentalizmin ngase ateizmi “shkencërisht” zuri fill në Europë, dhe realisht nuk konvergjon me frymën e orientalizimit ; Dhe krejtësisht në fund kemi katolikocentrizmin e Ibrahim Rugovës, që erdhi si rezultat i shndërrimit të tij në figure të kultit politik dhe orientimit të tij pothuajse patologjikë kah papati.

3. Oksidentalizmi shqiptar mori karakter dominant në dy dekadat e fundit. Orientimi properendimor i pothuajse të gjithë shqiptarëve në Ballkan, nuk u bë për faktin se shqiptarët ishin “prima facie” perendimor, por për faktin se interferimi i interesave situoi në një konstelacion të tillë. Dhe kjo natyrisht se pati kundërefektin e vet. Shqiptarët e Maqedonisë janë shembulli më i mire se si feja, (në këtë rast islame), ruajti rolin e vetë eksponencial me gjithë zigzaket dhe konjukturat e imponuara të kohës. Mobiliteti i shqiptarëve të Kosovës drejt modernizimit, në kohën kur në Europë postmodernizmi dhe postmaterializmi tashmë janë në vlugun më të madh, e madje dita dita ditës po procedohet drejt globalizimit si fenomeni më i ri, bërë që shoqëria kosovare të marrë imazhin e një shoqërie anomike, por megjithkëtë sinjalet janë shpresëdhënëse që shoqëria jonë di t'i bëjë dallimet fundamentale në mes të vlerave të mirëfillta dhe anti-vlerave.
Përfundimisht bërja e Kosovës shtet si dhe faktorizimi politik i shqiptarëve në Ballkan, nuk nënkupton faktin që shqiptarët të nihilizojnë me shtatëqindë vite të konvergjencës me fenë islame. Shtetet islame kanë arsyet e veta për mosnjohjen e shtetit tonë, të cilat janë të natyrës politike. Mos harroni se as Izraeli nuk na ka njohur. Personalisht jam i mendimit se SHBA-të nuk po duan që ne të identifikohemi si shtet mysliman, por as si shtet sionist, andaj edhe nuk po koklaviten që të bëjnë presion tek këto vende për të na njohur. Ndikimi amerikan do të jetë vendimtar në të dyja drejtimet. E shqiptarëve u mbetet që si një shoqëri që më shumë konsumojnë vlera se sa që prodhojnë t’i lënë anash interpretimet kuturu e ta kenë me dije njëherë e mirë se të qenit mysliman është DHUNTI, dhe të krenohen përherë me një gjë të tillë.

Prishtine 20 Shtator 2008

http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme