Më 18 qershor të këtij viti bëhen plotë pesë vjet që kur u nda nga kjo botë një ndër figurat më të shquar të kombit tonë në këto 50 vjetet e fundit - Hafëz Sabri Koçi.
Përvjetorët janë raste të mirë që të kujtojmë personalitetet që me punën, angazhimin, sakrificën dhe kontributin e tyre, lanë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhat e historiografisë së popullit tonë.
Kujtimi i personaliteteve të tilla, përveç që është një borxh ndaj atyre, është edhe një lajtmotiv e shembull për gjeneratat e reja se si duhet përkushtuar për popullin tënd.
- Kur kujtojmë Hafëz. Sabri Koçin, kujtojmë vullnetin, përkushtimin e entuziazmin për dije e arsim.
- Kur kujtojmë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë përkushtimin e tij në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës.
- Kur kujtomë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë sakrificën e qëndresën që e bëri ai ndaj pushtetit komunist.
- Kur kujtojmë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë qëndresën e durimin e tij të pathyer në kazamatet komuniste.
- Kur kujtojmë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë guximin qytetarë, intelektual për t’i prirë popullit.
- Kur kujtojmë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë urtësinë për të udhëhequr me modesti e sinqeritet.
- Kur kujtojmë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë përkushtimin e njeriut ndaj fesë, Zotit e Atdheut në çdo situatë e në çdo sfidë.
- Kur kujtojmë Sabri Koçin, kujtojmë vizionin për një të ardhme më të mirë të populli tonë.
Kur kujtojmë Hafëz Sabri Koçin, kujtojmë dashurinë e respektin që kultivoi ai në popull dhe për popull.
- Kur kujtojmë hafëz. Sabri Koçin, kujtojmë njeriun e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar.
- Kur kujtojmë Hfz. Sabri Koçin, kujtojmë njeriun e vlerave fetare, humane e qytetëruese.
Në përvjetorin e pestë të vdekjes së hfz. Sabri efendiut, kujtomë me respekt njeriun e urtë që me përkushtim udhëhoqi dhe e drejtoi Komitetin Mysliman Shqiptar, njeriun që e ringriti atë pas periudhës së errët komuniste; njeriun që ua ktheu shpresën njerëzve të dëshpëruar nga e kaluara moniste, kujtojmë njeriun që shqiptarëve ua kultivoi dhe ua rikujtoi krenarinë e të qenit shqiptar i përkushtuar e besimtar i devotshëm.
Pas të gjitha vuajtjeve, krajatave e torturave që kishte përjetuar në burgjet e monizmit, , në fillim të viteve ‘90 ua rikujtoi popullatës ndenjën e dashurisë ndaj Atdheut, kur vendi po braktisej.
Hfz. Sabriu me një urtësi në predikimet e tij popullit u sugjeronte që ta duan e ta respektojnë vendin ku i ka falur i Madhi Zot, me butës i mësonte të mos e përbuznin atë, po ta respektonin e ta bënin një vend të lakmueshëm për të gjithë e le më për qytetarët e saj.
Hafiz Sabriu në mësimit dhe predikimet e tij, i bazuar në mësimet kuranore, u fliste popullit me dashuri e pietet për perspektivën e Shqipërisë.
Hafëz Sabriu, me urtësi bëri shumë që të thyente bllokadën e Shqipërisë dhe të krijonte lidhje miqësie me shumë popuj e vende, duke krijuar ura bashkëpunim e mirëkuptimi.
Po aq i vëmendshëm ishte Hfz Sabriu edhe ndaj çështje së Kosovës, megjithëqë rrethanat në fillimi të viteve të nëntëdhjeta ishin jo të favorshme, ngaqë ai sapo ishte vënë në krye të Komitetit Mysliman të Shqipërisë, që përpiqej të riorganizohej dhe të merrte të mbarën, kurse Kosova ishte nën okupimin e egër serb.
Hfz. Sabriu qe iniciator i themelimit të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare. Me këtë veprim, Hzf. Sabriu si një vizionar e largpamës, së bashku me ish-Myftiun e Kosovës, dr. Rexhp Boja dhe me Myftiun aktual të Kosovës Mr. Naim Tërnava qenë ndër të parët që u angazhuan të bënin bashkimin shpirtëror të kombit tonë, megjithëqë Kosova ishte nën regjimin e egër serb.
Hfz. Sabriu si një njeri i urtë ishte optimistë se e ardhmja e kombit tonë do jetë e ndritshme, me shumë vëmendje përcillte zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Dhe në takimet e tij të shumta si brenda në audiencën e tij, ashtu edhe në vizitat që bënte në Botën Islame gjithkund fliste për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan.
Hfz. Sabri vdiq më 2004, por pas vetës la Komunitetin Mysliman të Shqipërisë të konsoliduar, la xhamitë e Shqipërisë të hapura e në funksion primar të tyre; la Shqipërinë, në rrugën e konsolidimit dhe e integrimit evropian, la Kosovën e çliruar nga serbët.
Sot në pesë vjetorin e vdekjes së tij e kujtomë me pietet e respekt, ani pse më shumë se kurrë na duhet urtësia e tij, largpamësia dhe vizioni i tij, si dhe guximi prej qytetari, intelektuali e predikuesi të guximshëm.
Është prandaj dhuratë dhe begati e madhe për një popull që të ketë një njeri kaq të madh dhe të urtë siç ishte hirësia e tij, hfz. Sabri ef. Koçi.
Zoti e mëshiroftë alimin dhe njeriun e sakrificës, Hfz. Sabri ef. Koçin! Amin!