Pasi dha një shifër zyrtare, sipas së cilës në SHBA sot jetojnë 7 milionë muslimanë dhe se në territorin e ShBA sot janë të ndërtuara 1200 xhamia, presidenti Obama u ndal tek qëndrimi i demokracisë amerikane ndaj mbulesës së femrës muslimane.
Obama theksoi se qeveria amerikane mbron me ligj të drejtën e grave dhe vajzave muslimane në SHBA dhe se ajo është kundër atyre që ndërhyjne dhe përpiqen që vajzat dhe gratë muslimkane t’i privojnë nga kjo e drejte. Duke vazhduar prononcimin e tij për këtë problem, ai iu drejtua vendeve perëndimore duke u kujtuar atyre se duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre për t’i detyruar muslimanët që të zbatojnë fenë e tyre ashtu si u intereson këtyre vendeve dhe ato duhet të heqin dorë edhe nga pretendimi për t’i detyruar gratë muslimane që të veshën si u shkon për shtat këtyre vendeve.Një deklarim i tillë i qartë dhe i hapur nuk eshtë bërë as nga drejtues të shumë vendeve muslimane, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ku institucionet muslimane nuk arritën të ndalin qëndrimin e ministrit të arsimit shqiptar i cili u bë pjesë e atyre drejtuesve të shkollave që morën masa të ashpra ndaj disa vajzave të mbuluara të cilat kërkonin të vazhdonin shkollën dhe të mos u hiqej shamia. U mbetet tashmë vendeve perëndimore që të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj muslimanëve dhe mbulesës së grave muslimane duke pasë si pikë referimi qëndrimin e drejtë dhe larg diskriminimit që sot po mbajnë SHBA ndaj shamisë muslimane në territorin e SHBA. Po kështu edhe shteti shqiptar ka shumë nevojë për parametrat me të cilët sot trajtohen muslimanët ne demokracinë amerikane dhe të mos përpiqet të marrë flamurin kundër shumë problemeve që kanë të bëjnë me muslimanët, duke u përpjekur të tregohet ‘’Më katolik se Papa’’