RIPËRTËRITJA E PERANDORISË OSMANE

Referendumit të mbajtur në Zvicër, rreth ndërtimit të minareve të reja në xhami, 57 për qind të zviceranëve i thanë: JO. Edhe presidenti i parë i Bashkimit Evropian, Van Rompej, tha "Turqia asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e Evropës." Megjithatë, bashkëkombësit belgë të Rompejit dhe zyrtarët e atij vendi, pohojnë se ai këtë deklaratë e ka dhënë derisa ka qenë në opozitë në vitin 2004 gjatë një fjalimi që ai e mbajti në parlamentin e tyre. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë shkojnë e përmirësohen. Turqia do të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike të Sanxhakut, pjesë e Serbisë ku jetojnë shumica e qytetarëve të cilët deklarohen si muslimanë apo boshnjakë. Turqia do të financojë një pjesë të rrugës Korridori 10...
Sipas prononcimeve të ekspertëve të cilat i ka paraqitur gazeta “Daily Telegraph”, në vendet e Bashkimit Evropian deri në gjysmën e këtij shekulli rreth 20 për qind e popullsisë do të jenë muslimanë.
- Numri në rritje i emigrantëve nga vendet muslimane, i kombinuar me natalitetin e ulët të popullsisë vendase të Evropës, janë arsyeja kryesore për çka në katër dekadat e ardhshme pritet rritjen e madhe e numrit të muslimanëve në Evropë - përmendin ekspertët e statistikës nga vendet e BE-së për këtë gazetë.

*********************************************************************
Ankaraja dhe BE-ja

Përpjekjet e Turqisë për të hyrë Bashkimin Evropian morën hov të ri, pasi Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim me Ankaranë. Në këtë kuptim, Ankaraja ka filluar një sërë reformash themelore. Përpjekjet e Turqisë për t'iu afruar Evropës kanë filluar në vitin 1953, kur Turqia nënshkroi marrëveshjen me paraardhësin e Bashkimit Evropian. Megjithatë, vetëm kur u bë kandidate zyrtare në vitin 1999, Turqia ka filluar të punojë me tempo ambicioze për hyrjen në Bashkimin Evropian, duke zbatuar një sërë reformash-nga ndalimi i dënimit me vdekje e deri te harmonizimi i ligjeve me ligjet e Bashkimit Evropian.

*********************************************************************

Në video klipin që u shfaq në “Youtube”, që ishte motiv për komentet e ekspertëve të statistikës në “Daily Telegraph”, vendi që shumë shpejt do të bëhet me shumicë muslimane është Holanda. Në këtë vend, pohohet, sot 50 për qind të foshnjave të sapolindura janë të fesë muslimane, që do të thotë se për 15 vjet ata do të përbëjnë gjysmën e popullsisë së përgjithshme. Sipas të njëjtit burim, në Francë, 30 për qind e popullsisë që janë më të rinj se 20 vjet janë muslimanë. Pohimi mbështetet në të dhënat se familja mesatare franceze ka 1,8 fëmijë, ndërsa për familjen muslimane përmendet shifra mesatare 8,1. Në bazë lindshmërisë 4,5 herë më të madhe përfundohet se Franca për 39 vjet do të bëhet republikë islamike. Për Gjermaninë parashikohet që për 50 vite të bëhet një vend me shumicë muslimane, ndërsa për Rusinë tregohet e dhëna se 40 për qind e ushtrisë të tij për disa vite do të përbëhet prej muslimanëve.
Demografët, të cilët e komentuan videon në “Youtube” thonë se këto të dhëna nuk mbështeten në fakte, sepse në disa vende nuk ka evidencë për religjionin. Megjithatë, të dhëna të sakta do të ketë, ata thonë, vetëm pas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.
Sidoqoftë, krejt kjo tregon se numri i muslimanëve në Evropë rritet, Evropa a është e frikësuar nga islamizimi, dhe Turqia, pikërisht për këtë ka probleme me pranimin në BE, veçanërisht nëse merret parasysh se në rast të pranimit do të ishte një prej shteteve anëtare më të mëdha të kontinentit të vjetër, kanë qenë disa nga temat e diskutuara në një konferencë në Uashington në lidhje me statusin e tanishëm dhe të ardhshëm të Islamit në Evropë.
Pjesëmarrësi i tubimit, Daniel Pipes, drejtor i Forumit për Lindjen e Mesme, shprehu qëndrimin se popullsia muslimane është inkurajuar nga shkalla e lartë e natalitetit dhe mundësive për të marrë shtetësinë e plotë.
- Popullsia e muslimane në rritje në Evropë po bëhet edhe forcë e fuqishme politike. Ky elektorat i ri musliman ose do të miratojë traditën evropiane të demokracisë liberale ose bastioni historik krishterë në Evropë do të lëshojë pe para doktrinës së Islamit. Në radhë të parë, feja në mënyrë dramatike ka marrë tatëpjetën në Evropë. Evropa në mënyrë ekstreme bëhet e shekullarizuar, veçanërisht në shtresat më të larta shoqërore. Ndërsa krishterimi dobësohet, Islami është i fuqishëm, i depërtueshëm dhe ambicioz – vlerësoi Pirs.

Turqia në Ballkan

Kolegu i tij Kemal Silaj, profesor me Universitetin e Indianës, pohoi se format fundamentaliste të Islamit radikal nuk janë kompatibile me asnjë lloj të shoqërisë shekullare.

- Turqia është shtet shekullar. Dhe në qoftë se, një vend tradicionalisht musliman nuk mund të lejojë që të inkuadrojë apo të paktën të tolerojë islamizmin, atëherë cili nga Evropa apo Amerika mund të presin që të jenë të obliguar për të përmbushur kërkesat ose pritjet e fundamentalistëve - pyeti ai, duke shtuar se nuk duhet përzier ekstremizmin islamik me fenë islame.
- Nëse islamizmi nuk ndahet përfundimisht nga Islami – atëherë nuk ka shpresë për atë që ne e quajmë proces të integrimit efektiv të muslimanëve në shoqëri perëndimore - shtoi ai.

Së bashku me një histori rreth islamizimit të Evropës, në Serbi dhe Ballkan është ngjallur, megjithëse në një pjesë të vogël të aktorëve politikë në rajon, dhe teza e njohur që nga lufta në Bosnje, se muslimanët duan shtetin e tyre në Evropë madje duke pasur për qëllim ripërtëritjen e ish-Perandorisë Osmane. Përkrahësit e kësaj teze konfirmimin e kësaj teze e gjejnë në fjalët e ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutoglu, në fjalimin e mbajtur në mes të tetorit të këtij viti në Sarajevë, në hapje të konferencës "Trashëgimia osmane dhe komunitetet muslimane të Ballkanit sot", në të cilën ai rikujtoi të drejtat historike të Turqisë në Ballkan. Një pjesë e analistëve të cilët merren me ngjarjet në Bosnjë përkujtojnë se ky fjalim pasoi menjëherë pas negociatave të dështuara në Butmir dhe kërkesave gjithnjë e më të zëshme nga pala boshnjake për entitet të posaçëm në Bosnje. Po këta thirren dhe në përmbajtjen e librit të botuar para ca kohëve, që përmban shënimet e Bill Clinton-it, ish-president i SHBA-ve, ku thuhet se gjatë luftës në Bosnje, evropianët ishin ata që janë frikësuar nga krijimi i një shteti musliman në këtë republikë ish-jugosllave, dhe se kanë ndërprerë çdo formë të përkrahjes, që rezultoi me krijimin e Bosnjës së sotme.

Serbia

Dragan Paniq, profesor i historisë nacionale në Universitetin serb të Mitrovicës, mendon se ideja e islamizimit të Ballkanit është bërë paksa bajate.
- Fillimisht ishte ide e një rrethi të gjeopolitikanëve të cilët besonin se mund të kontrollojnë faktorin islam. Megjithatë, ndodhën ndryshime në atë pikëpamje se është nënvlerësuar fuqia e Iranit dhe ndikimi i Rusisë në botën islame dhe erdhi deri te mëvetësimi i Turqisë. Pozicioni i Turqisë është i dykuptimshëm. Nga njëra anë në një farë mënyre i afrohet Rusisë, kurse në Ballkan dëshiron të jetë i pranishëm në mënyrë të pavarur nga BE-ja, dhe kjo strategji nuk është ende plotësisht e qartë – thotë Paniq.
Përkrahësit e tezës mbi ripërtëritjen e Perandorisë Osmane në Serbi ngjan gjithnjë e më sh përkujtojnë referendumit e mbajtur në vitet nëntëdhjetë në Sanxhak, për t’iu bashkuar amës në Sarajevë, duke thënë se problemi me Sanxhak mund të plasë në qoftë se Serbia e shfrytëzon Republikën Serbe në Bosnje si atu kundër pavarësisë së Kosovës. Disa mendojnë se në këtë rast, pritet që Sanxhaku, mund të jetë si atu shfaqet si një kartë e fortë në duart e Sarajevës. Shikuar realisht, secesionizmi në Sanxhak, në qoftë se ka ekzistuar ndonjëherë, vitet e mëparshme ishte qetësuar. Konfliktet e dy partive boshnjake, të udhëhequr nga Sulejman Ugljanin dhe Rasim Lajiqi, janë të minimizuara.

Profesor Paniqi mendon se njëfarë lloj i rrezikut ekziston, por që nuk duhet bërë panik.
- Asgjë nuk është e drejtpërdrejtë, por potencialisht është diçka që duhet, sigurisht, të mendohet dhe me një strategji specifike edhe të eliminohet. Sepse, në qoftë se këto shqyrtohen nga më shumë më të fuqishëm se ne, atëherë as ne nuk duhet të jemi indiferentë. Sigurisht, nuk duhet të bëjmë panik, sepse kjo mund të shfrytëzohet nga lojtarë shumë më të mëdhenj, më të rrezikshëm për interesat tona, si për shembull, ata që na e rrëmbyen Kosovën - shpjegon ai, duke shtuar se Serbia është e nevojshme të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë.
Ata të cilët seriozisht merren me gjeopolitike besojnë se Turqia ka qëllime strategjike që me krijimin e marrëdhënie të mira me Serbinë, bashkërisht të ndërmjetësojnë në "zbutjen" e gjendjes së tensionuar ndërmjet Republikës Serbe dhe Federatës Boshnjako-Kroate në arritjen e zgjidhjeve të kompromisit, të cilat çojnë në ndryshimet etapore të kushtetutës.

Sondazhet e fundit tregojnë se 49 për qind e evropianëve janë kundër, kurse32 për qind janë për hyrjen e Turqisë në BE. Me këtë rast, gjithçka tregon se numri i muslimanëve në Evropë rritet, dhe çështja nëse Evropa është frikësuar nga Islami, dhe Turqia, pikërisht për këtë ka probleme rreth pranimit në BE, ishte një nga çështjet kryesore në konferencë e paradokohshme në Uashington për statusin e tanishëm dhe të ardhshëm të Islamit në Evropë.
Nga ana tjetër, sondazhet e fundit tregojnë se 49 për qind e evropianëve janë kundër, kurse32 për qind janë për hyrjen e Turqisë në BE. Vëzhguesit gjithashtu theksojnë se Ankaraja duhet të bind vendet anëtare që, për shkak të popullsisë së saj të shumtë, nuk do të prish ekuilibrin ekzistues në Parlamentin Evropian.



Përktheu nga gjuha serbe:
Agim Abazi, 7 Dhjetor 2009

http://www.glas-javnosti.rs/clanak/nedelja/glas-javnosti-06-12-2009/obnova-otomanskog-carstva

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme