MBULIMI I FEMRËS

Dr. Bekir Topaloglu


MBULIMI I FEMRËS



"Turpi buron nga besimi". (Hadithi sherif)


NEVOJA E MBULIMIT

Nga Librat e Shenjtë, në Dhjatën e Vjetër ka pjesë që e quajnë turp zbulimin dhe urdhërojnë mbulimin.

Në Dhjatën e Re thuhet kështu: "Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin".

Sipas konceptit Islamik, gruaja nuk është një krijesë "djallëzore" e krijuar për të këqia. Përkundrazi, është një njeri i nderuar, njeriu i parë që i besoi Islamit, dëshmori i parë në synimin drejt Islamit. "Parajsa është ndër këmbët e nënave". Vetëm se femra, nisur nga bukuria trupore, nga delikatesa e ndjenjave, nga joshja e sjelljeve, nga pastërtia e zemrës, jep mundësi (lejon, është e përshtatshme) për ta shfrytëzuar, për ta gënjyer, dhe, për këtë shkak, për t’ia humbur vlerën dhe fisnikërinë.

Shprehjet e përdorura në ajetet e Kuranit të Madhnueshëm të cilat urdhërojnë që gratë e burrat jo të afërt të mos shihen me njëri-tjetrin, nga pikëpamja e epshit, që të mbrojnë nderin e tyre, që të respektojnë mbulimin, janë në shkallën më të lartë delikate dhe respektuese. Qoftë mashkull apo femër, asnjë njeri nuk është përshkruar si një qënie e frikshme, si një lugat-armik i nderit dhe i dinjitetit dhe nuk është pranuar si burim imoraliteti. Në lidhje me këtë çështje, në këshillimet është vështruar në parimin se vazhdimisht ka vepruar i kujdesshëm për të prerë ambicjen në "sëmundjen e prostitucionit" të mundshëm tek njerëzit. Në ajetin që urdhëron muslimanët të mos ia hedhin sytë një femre të huaj, thuhet: "Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, se kjo është më pastër për ta". Përsëri në një këshillë, thuhet "...kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre". Kurse ajeti që urdhëron të mos hidhen sytë mbi mbulesën e grave muslimane kur dalin në rrugë,thotë: "...pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen".

Atëherë nuk mund të jetë e drejtë shprehja "duke urdhëruar mbulimin, feja Islame e ka pranuar femrën si një krijesë pa vlerë, i ka rrëmbyer nga duart asaj lirinë dhe të drejtat". Në të kundërt, feja Islame, me urdhërin e mbulimit ka dashur ta mbrojë atë, t’ia shtojë vlerën dhe të provojë se ajo është një njeri i denjë për respekt.

Disa pretendojnë se mbulimi është më tepër tërheqës ndaj epshit. Ky mendim është i gabuar. Jo mbulimi i pjesshëm për të fshehur të metat trupore dhe për të vënë në pah pjesët e bukura, por mbulimi i vërtetë e shmang ngacmimin epshor. Sido që të jetë, mbulimi nxjerr në shesh tek burri dëshirën për të parë trupin e një femre dhe kjo e çon njeriun në martesën e dëshiruar. Kurse zbulimi e çon vëzhgimin e burrit në lidhjet seksuale, në lidhje të vazhdueshme e të papërgjegjshme së cilave u thonë prostitucion.

Në se një grua nuk është e ndershme, nderi që mund të përftohet me forcë duke e mbuluar atë dhe duke mos e përzier me meshkuj, nuk quhet virtyt. Nderi duhet të jetë në zemër të gruas, përndryshe, me mbulim dhe për dukje nuk bëhet..." Edhe një kundërshtim i kësaj forme nuk është me vend. Sepse "virtyti formohet edhe pak me forcë". Në këtë thënie ka një të vërtetë të madhe. Nuk formohen shprehi pa kushte dhe pa vepruar një detyrim. Detyrimi bëhet shkak, e ruan personin, dhe kështu fitohet shprehi, formohet virtyti. Mbulimi mënjanon shkaqet e këqia, përgatit mjedisin. Të mendosh të kundërtën e kësaj, do të thotë të kundërshtosh krijimin dhe kapacitetin njerëzor.

Burri duhet të bëhet zotërues i shpirtit të gruas, përndryshe mbulimi ç’vlerë ka?

Së pari, çdo femër nuk ka një burrë. Pastaj, të zotërosh një zemër, nuk është e lehtë. "Femra jeton me emocione". Zemrat janë të lëvizshme, nuk qëndrojnë gjithmonë në të njëjtën pikë. Zemra e gruas është si një lumë që s'ka përpara asnjë pritë. Për ta zotëruar atë lumë, i duhet bërë një pirtë. E, ja, ky është mbulimi.

Sa shumë gra të mbuluara të pamoralshme ka, më të këqia se të mbuluarat". Kjo është një shprehje e tepruar. Le ta supozojmë të drejtë. Një grua e mbuluar e pamoralshme mund të kuptojë vetëm një burrë të pamoralshëm si veten dhe mund të krijojë lidhje me të. Por ama nuk ushtron ndikim mbi shumicën e të rinjve të padjallëzuar që s’marrin vesh asgjë. Ndërsa një grua e zbuluar, sido që ta ketë mendimin apo qëllimin, me paraqitjen dhe veshjen e saj i ngacmon njerëzit me fuqi seksuale, i shtyn ata në emocione seksuale. Çdo njeri është i ndershëm, po s’ekzistoi i pandershmi. Prandaj me veprimet dhe veshjen duhet të respektojmë ndjenjat e të tjerëve, s’duhet të ushtrojmë dhunë mbi ta.

Njeriu vjen në botë duke zotëruar mundësi dhe dëshira të ndryshme. Mes këtyre, ashtu siç ndodhen mjaft të tilla të vyera e të respektuara, ashtu ndodhen edhe të tilla të ndyra e të shëmtuara gjer në fund. Njerëzit që na rrethojnë, qoftë edhe më të afërmit, ndaj dëshirave tona trupore që shfaqen disa herë, edhe në na ndihmofshin, nuk na shohin njerëzisht. Perdja e hollë e delikate që mbulon dëshirat e shëmtuara të njeriut, quhet "perdja e turpit". Po u gris ajo perde, në shumicën e kohës njeriu duket si një kafshë e paturpshme. Turpi është stolia e njeriut, është njerëzorja tek personi. Kurse për gruan është pjesa më e vlerë e qënies së saj.



MBULIMI DHE LIRIA

Ka që thonë se mbulimi e kufizon lirinë. Po marr një artikull që besoj se do ta lehtësojë kuptimin e një koncepti shumë të gjerë siç është liria.

"Pse nuk çlirohemi nga kufizimet e ndryshme? Pse jetojmë brenda gjithë atyre lidhjeve, pse e pengojmë veten për t’u kënaqur nga jeta?

Virtyti, vlerat e larta; të mos poshtërohemi duke kënaqur dëshirat e ulta... Ç’vlerë kanë të gjitha këto? Ç’vlerë kanë gjithë këto në qoftë se në anën tjetër të peshores vemë atë vlerë të lartë me të cilën s’do të matej dot asgjë, lirinë?

Liria, të veprojë si të dojë, liria, të bëjë ç’të, dëshirojë, mendësi lirie, jetesë lirie, ...liri!

Vallë, a mund të gjendet në jetë diçka më e rëndësishme se liria? Që nga kohet e para historike e deri më sot, lufta e njeriut a nuk ka synuar drejt lirisë dhe pavarësisë, vallë? Njerëzit, njeri pas tjetrit, në botën e tyre materiale, mendore, ekonomike, dhe politike kanë këputur dhe hedhur të gjitha lidhjet. Tani kanë mbetur vetëm ato imitimet e vjetra të quajtura virtyt dhe moral. Edhe kjo është një mbeturinë e atyre lidhjeve të vjetra të copëtuara e të asgjësuara përballë inatit dhe këmbënguljes që tregoi njeriu në rrugën e realizimit të ekzistencës dhe unit të vet. Nuk ka asnjë dyshim se edhe kjo mbeturinë do të copëtohet dhe asgjësohet. Sepse njeriu do të vazhdojë me këmbëngulje atë luftë esenciale drejt fitimit të lirisë, përparimit, drejt zotërimit të plotë të të gjithë natyrës për t’u ulur këmbëkryq në fronin e qënies; kështu, do të shndërrohet në "forcën vepruese të botës ekzistente", gjë për të cilën është i denjë.

Ja, kjo është pamja e shekullit të njëzetë. Pamja e Europës dhe e botës mbi të cilën ajo zotëron. Në këtë çështje, lindje, perëndim, veri, jugë, ...çdo anë është e njëjtë Një pamje sipas Europës, posaçërisht një pamje logjike, në përshtatje me historinë e saj të tre shekujve të fundit.

Por, ashtu siç nuk është kjo një pamje e jetës, nuk është as edhe një konsideratë që ve shenjën e barazimit midis njeriut dhe ekzistencës së vërtetë. Kjo logjikë e shkëlqyer që vazhdon të përparojë, -logjikë e çlirimit nga çdo lloj kufizimesh e konvencionesh - me qëllim për të realizuar nivelet më të lartë që ndodhen në ekzistencën e njeriut... Por kjo nuk është logjika e logjikës së vërtetë.

Sot, Perëndimi që vrapon si i marrë, nuk qëndron as edhe një çast për të parë të vërtetën.

Njeriu ikën nga e vërteta, siç ikën ai që e ka rrëmbyer zjarri, ku të mundë, si i marrë. Gjithë shqetësimi i tij është që të largohet nga burimi i zjarrit.

Sidomos ai që vrapon sikur të ishte rrëmbyer vërtet nga zjarri, i sigurtë për këtë, duke e parë zjarrin përvëlues me sy, ai që bie në të... Ja, pra, i marri i vërtetë ky është, madje pa pasur asnjë shkak për marrëzi!

Lindja muslimane është sot vetë i marri që vrapon drejt atij zjarri përvëlues ndërsa Perëndimi është kah përpiqet të presë vrullin e vet.

Disa herë njeriu u ngjitet pas dëshirave të vrullshme e, kur ato fillojnë të bëjnë përpara, lëshon frerët dhe me këtë kujton se e çliroi veten nga vargonjtë. Me që nuk i nënshtrohet moralit, fesë, besimit, e pranon se është i lirë.

Unë s’dua të diskutoj këtu mitin e lirisë të shekullit të njëzetë. Të atij shekulli që është dëshmitari i diktaturës më të tmerrshme në histori në fushë të politikës dhe ekonomisë. Një shekull i tillë që në emër të shpëtimit nga uria dhe lufta e klasave e ka shndërruar individin në shërbëtor të shtetit. Gjithashtu nuk dua të polemizoj as mitin e lirisë për t’u siguruar nga frika, ndërsa njerëzimi jeton epokën më të frikshme të tmerrit dhe ankthit të vetmisë, epokën më të frikshme që nga periudha e parë historike e gjer më sot. Ndërsa njeriu, me raketat dhe bombat atomike është vënë vetë të shkatërrojë jetën e tij, unë në asnjë mënyrë nuk do të bëj fjalë për mitin e zotërimit të forcave të natyrës. Njeriu ende nuk ka mundur të jetë zotërues madje as i forcave të një ylli të shuar mbi të cilin jeton, mbeti të bëhet zotërues i një gjithësie pa anë e pa fund!

Po, unë s’do të bëj fjalë këtu për këto mite. Vetëm do të polemizoj për një mit tjetër: mitin e vetëdijës së lirisë së njeriut të çliruar nga prangat e moralit.

Vini re këtë të ri plot fuqi dhe hare dhe këtë vajzë të lëvizshme që lëshon klithma jete nga gjithë pamja e saj.

Djaloshi e dëshiron vajzën e re. Natyrisht, një dëshirë, një dëshirë jete! Edhe vajza nën të njëjtën ndjenjë. Secila dëshirë ka gjetur përgjigje në anën tjetër, i janë nënshtruar thirrjes së seksit dhe secili, i çliruar nga kufizimet, ka gjetur kënaqësi.

Ja dhe ky, një person tjetër. Nuk është përzier në "konceptin e lirisë" së atyre të parëve. Ndoshta si pasojë e besimit, ose "vetëm këtë çast", kjo lloj pauze, më që s’ka ndjerë dëshirë ose s’i vjen ndoresh. Por kjo gjë s’më duhet mua. E rëndësishme është kjo: ai është i lirë, ngjarjet që i kalojnë parasysh, vazhdon t’i ndjekë... Ç’sheh vallë?

Po sodit një tabllo të veçantë që s’e shohin ata dy të rinjtë. Sheh një pe që tërheq dy të rinjtë të lidhur në skajet e tij, perin e epshit. Një pe epshi azgan dhe të fuqishëm, që ka nënshtruar secilin nga të rinjtë të cilët s’kuptojnë gjë në këtë mes. Një pe i trashë i tillë, nga i cili askush nuk mund të shpëtojë. Sepse përballë tij, fuqia e tyre është mjaft e dobët ose s’tregon rezistencë.

Por këtë pe djaloshi i parë nuk e sheh. Sepse kjo është një forcë e fshehtë që e tërheq reciprokisht atë. Asaj i është dorëzuar me tërë qënien dhe në mënyrë të pavullnetshme, sepse vullneti i vërtetë është në dorën e saj. Po tjetri djalosh e sheh këtë pe në tërë madhësinë e tij. Sepse ndodhet larg fushës tërheqëse të tij. Ose është larguar.

Cila është reale nga këto dy tabllo?

Tani le të sodisim një fushëpamje tjetër.

Ja për ju një i ri që përballon nxitjet epshore me një zemër të vendosur dhe me një forcë zotëruese. Përball mësimet e epshit, por nuk tregon kujdes. Fuqinë e tij vërshuese e drejton diku tjetër. Ai e ndien se është i lirë, nga presioni i epshit, i lirë nga ai lloj dëfrimi si i kafshëve të tërhequr për hunde. Një njeri i lirë që mund të drejtohet nga të dojë vetë, me forcën e tij.

Dhe ky këtu, një tjetër person. Sheh nga larg, pa u futur në kuadrin e djaloshit të lirë. Ç’sheh vallë? Sheh një shfaqje tjetër të cilën nuk e dallon vetë djaloshi i lirë.

Ai sheh vartësinë nga kufizimet, sikur sheh mishërimin e diçkaje të lartë. Ai po sheh perin që ia ka lidhur duart kryq, që e ka kufizuar nga lëvizjet, ia ka penguar veprimet. Por këtë pe i riu vetë nuk e sheh dot, pasi mendon se veten e vuri vetë brenda kufizimeve. Këtë e ka kërkuar vetë. Në të vërtetë, nuk është peri ai që e pengoi t’i përgjigjej thirrjes së seksit, vetë ai po qëndron larg, sepse s’e do atë.

Tani, nga këto dy fushëpamje, cila është e vërtetë?

Unë s’kam ndërmend ta le lexuesin të habitur brenda këtyre dy pamjeve të kundërta; ta themi menjëherë: secila nga të dy pamjet është e vërtetë.

Vartësi dhe liri... Dy të vërteta pranë njëra-tjetrës. Madje, një e vërtetë e vetme me dy fytyra.

Ai i riu shpërthyes që i është përgjigjur thirrjes së seksit, jashtë çdo diskutimi, ka vepruar i lirë. Ai është çliruar nga kufizimet morale, fetare e shoqërore, çdo gjë që e mbërthen njeriun e ka zgjidhur e thyer. Në të njëjtën kohë, si kalë i hazdisur, që i kanë vënë mëgojzën, u është nënshtruar dëshirave të vrullshme. Sepse ka fituar përvojë praktike nga që nuk mundi të tregojë rezistencë ndaj nxitjeve të epshit. Ai që do, le ta provojë prapë.

Kurse i riu i lidhur me një kufizim mjaft të fuqishëm, nuk do që ta prishë premtimin që realizoi me Zotin mbi nefsin (dëshirat trupore) e tij. Duke valëzuar besimi në unin e tij, e bën premtimin të pashkatërrueshëm. Në të njëjtën kohë ky i ri ka shpëtuar edhe nga presioni i ndjenjave të ulta. Përballë dëshirave nxitëse në nefsin e tij, duke ndjerë një liri të vërtetë, me fuqinë e tij ecën përpara drejt horizonteve të shndritshme.

Një liri e varur nga kufizime dhe një vartësi, në vlerën e së cilës ndodhet liria. Ja, pra, e vërteta e njerëzve...

Nuk është vartësia në një pjatë të peshores dhe liria në pjatën tjetër. Jashtë çdo diskutimi, çdo liri ka vartësitë e veta dhe çdo vartësi ka liritë e veta. Kështu që në çdo pjatë të peshores ka liri dhe vartësi.

Nuk është ashtu siç e mendon bota Europën në lartësinë e së vërtetës dhe zotëruese të së vërtetës. Sepse virtyti nuk ndodhet midis lirisë dhe vartësisë, mund të diskutohet midis dy vartësive ose dy lirive.

Në të vërtetë, virtyti është epërsi e konceptuar midis lirisë së njeriut dhe lirisë së kafshës, të vëna përballë asaj që të jesh i kufizuar me kufizime njerëzore, ose i lidhur si kafshët.

Kufizimeve njerëzore u thuhet virtyt, moral ose u thuhet besim.

Kurse kufizimeve kafshërore u thuhet ndjenja të ulta, epsh ose, më trashë, u jepet emri "kënaqësi".

E, së fundi, individi është i lirë të zgjedhë midis të qënit njeri a të rënit në nivelin e kafshës.

Mbulimi është pranimi i urdhërit të Allahut, Krijuesit të të gjithë neve dhe të çdo gjëje tjetër. Të vijmë tek zbulimi; do të thotë të bëhesh kurban i disa lloj skllavërive drejt synimit të përdorimit të një lirie të pavlerë. Para çdo gjëje tjetër, është kundërshtim ndaj uniformës (veshjes) kombëtare të rikrijuar pas shkrirjes me Islamin. Do të thotë imitim i Perëndimit. Do të thotë, nga një pamje, të bëhesh rob i atyre që dikur i kishim nën mbrojtjen tonë, të bëhesh shërbëtor i shërbëtorëve tanë. Pastaj, pas ecjes zbuluar, nganjëherë mund të fshihen edhe qëllime të tjera të fshehta. Ndoshta është shumë naivitet të thuash se zbulimi është vetëm identiteti i përdorimit të së drejtës së lirisë. Sepse femra në këtë çështje shkon shumë më përpara se burri që është zotëruesi i lirisë, hap vendet që s’duhen hapur. Atëherë shtrohet për diskutim zotërimi i nefsit, epshit dhe modës.

Nuk mund të mohojmë se femra, e përdor në një përpjestim të gjerë trupin për të ndikuar seksin tjetër. Atëherë, edhe nga ana tjetër, meshkujt janë të dënuar. Shihet se pas përdorimit të një lirie të pavlerë diskutohet dalja në shesh e robërimeve të panumërta dhe e dënimeve.

VENDET QE DUHEN MBULUAR


Para Islamit, femrat arabe nuk e respektonin mbulimin. Gjendja e femrës atë kohë, lart-poshtë, ishte e njëjta gjendje që sot të vret sytë në qytetet tona: "Gratë shëtisnin mes meshkujve me gjoksin zbuluar. Përgjithësisht nxirrnin në pah qafën, gërshetat dhe vëthët".



Te meshkujt


Në Kuranin e Madhnueshëm ka urdhëra të veçanta për femrat dhe meshkujt që të mos shohin njëri-tjetrin kur janë të huaj dhe të mbulojnë pjesët e turpshme të trupit: "Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata".

Hz. Pejgamber urdhëron: "Pjesa e turpshme e mashkullit është ndërmjet kërthizës dhe gjunjëve". Për këtë zonë ka pasur mosmarrëveshje. Sipas Hanefive, kupa e gjurit është vend i turpshëm, kërthiza jo.


Te femrat

Në Kuranin e Madhnueshëm ka disa ajete përkatëse për mbulimin e grave. Ajetet që u janë drejtuar bashkëshorteve të Profetit, pranohen si të tilla që përfshijnë të gjitha gratë muslimane: "E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre" dhe "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vejnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues". Ajeti i dytë sqaron për mbulimin e grave kur dalin në rrugë.

Ajeti i tretë që i përket posaçërisht mbulimit, është ajeti 31 i kaptinës Nur. Pasi te ajeti paraardhës u jepen urdhëra muslimanëve meshkuj për këtë çështje, vazhdohet: "Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra dhe fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!"

Siç shihet, në këtë ajet u kujtohet femrave të mos shohin meshkujt e huaj, të ruajnë nderin dhe copat e mbulesës së kryes t’i vënë mbi jakat duke i mbuluar ato. Kjo ka për qëllim mbulimin e kokës, veshëve, gjoksit dhe gjerdanëve. "Të mos i zbulojnë stolitë e tyre..." Nga këto, veçohen si" përjashtim" ato pjesë të trupit që mund të zbulohen, për të cilat, shumica, që nga Pasuesit e gjer më sot, janë bashkuar në mendimin se janë fytyra dhe duart. Formë e stolisë dhe stoli natyrore është fytyra. Ose përdoret termi "zonë stolie". Nga kjo zonë, çka mund të hapet, janë fytyra dhe duart. Ka pasur mosmarrëveshje për zbulimin ose jo të këmbëve, shumica kanë dalë me opinionin se duhet të mbeten të zbuluara.

Forma e lejueshme e zbulimit të fytyrës dhe duarve është, për duart, gjer në byzylyk, dhe për fytyrën aq sa ç’duhet për të marrë abdes.

Në një hadith thuhet: "Allahu nuk e pranon namazin pa mbulesë koke të një femre që ka arritur pjekurinë". Esmaja, vajza e Ebu Bekrit dhe kunata e Profetit, i kish dalë përpara një ditë Profetit me një veshje të hollë. Profeti, duke kthyer kokën, kishte urdhëruar: "Esma! Pasi femra të vijë në moshën e pjekurisë, nuk është e lejueshme t’i duken pjesë të tjera të trupit përveç të... (bën shenjë fytyrën dhe duart e veta)".

Mbulim quhet mbyllja e vendeve të turpshme që të mos duken. Lidhur me këtë, një veshje e tejdukshme që tregon trupin, nuk quhet mbulim. Kjo i shfaq organet më joshëse. Duke folur për gratë që kurrë s’do të ndiejnë aromën e parajsës, Profeti, me shprehjen "të veshura, por në fakt të zhveshura", me siguri ka shënuar këto gra.

Në ajetin e kaptinës Nur (31), përkthimin e të cilit e dhamë më lart, lejohet të shohin stolitë e femrave personat e afërt ("mahrem" - me të cilët s’mund të martohen). Komentatorët, duke parë hadithet e ndryshme dhe praktikimin në kohën e Hz. Pejgamberit, kanë thënë se pjesët e trupit që mund të shihen, janë krahu, flokët dhe veshët, gusha dhe qafa jo deri në shpinë ose në bark, këmbët nga kupa e gjurit gjer poshtë. Këtu futen edhe të afërtit e gjirit që s’përmenden në ajet.

Ajeti sqaron edhe se nuk ka ndonjë të keqe shikimi i femrës me një plak të kaluar nga aftësia seksuale ose me fëmijë që akoma nuk kanë marrë njohuri për fshehtësitë seksuale femërore ose me meshkuj të lindur impotentë. Në kohën e Hz. Pejgamberit, një burrë që njihej nga opinioni si mashkull me ndjenja seksuale të pazhvilluara, mund të hynte nëpër shtëpi, të bisedonte me gratë, të hante. Një ditë i Dërguari i Allahut e kish parë një njeri të tillë në shtëpinë e vet. Ai po i përshkruante kunatit të Profetit cilësitë e gruas. Për pasojë, i Dërguari e kishte ndaluar hyrjen e këtij burri te gratë.

Enesi, që i shërbeu njëzet vjet Hz. Pejgamberit, atëherë kur ende nuk kish zbritur ajeti i mbulimit, si një pjesëtar i njerëzve të shtëpisë, hynte e dilte pa drojtje në mjediset intime të të Dërguarit të Allahut. Pas zbritjes së ajetit, hyrje-dalja e tij te gratë e Profetit bëhej sipas rregullave.

Në esencë, femra muslimane është e detyruar të mbulojë trupin, përjashtuar fytyrën duart gjer në byzylyk, dhe, po të duhet, edhe këmbët. Nuk është i detyruar mbulimi me çarçaf. Mjafton të jetë e pastër dhe e thjeshtë, e kujdesshme dhe e bukur. Ja, kjo është gruaja që nuk bëhet shembull për epsh, por për respekt. Kjo është gruaja që lartësoi Islami, gruaja për të cilën Islami lajmëroi se nën këmbët e saj ndodhet Parajsa.

* * *

Hz. Aishe tregon këtu për gratë e kohës së vet se si, duke braktisur veset e vjetra, zakonet dhe modën, iu lidhën Allahut: "Për Zotin, unë nuk pashë më të virtytshme se gratë ensare nga pikëpamja e vërtetimit të Librit të Allahut (Kur’anit ) dhe të besimit mbi zbritjen e tij. Me zbritjen e ajetit të kaptinës Nur për mbulimin, i morën pranë burrat dhe u kërkuan leximin e ajeteve të Allahut. Secilli burrë ua lexonte këto urdhëra gruas, vajzës, motrës dhe gjithë të afërmeve. Secila, pa përjashtim, duke iu përshtatur urdhërave të Allahut në Kur’an, endën mbulesa prej leshi ose pambuku dhe, në namazin e mëngjesit u ndodhën pas Profetit, të mbuluara". Një tjetër pohim i saj është kështu: "Gratë muhaxhire - u dhëntë shpëtim grave nga ana e Allahut - pas zbritjes së ajetit të mbulimit, ishin mbuluar pas mbulesave më të trasha".


Përktheu: Mithat Hoxha

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme