
Të dy këto personalitete sikurse edhe shumë të ngjashëm sikur të ishin në pozitën e tyre nuk do të kalonin ‘testin’ pa u analizuar personaliteti tyre edhe në parametra më të hollësishëm nga analistët e ndryshëm. Gazeta prestigjioze “The Economist” ardhjen e Herman Van Romphy’it dhe Catherine Ashton e sheh si me skepticizëm. Duke i quajtur si dy figura minore të dy personalitet në fjalë, gazeta e cituar bënë edhe një përmbledhje të karrierës së tyre duke i përmend si personalitete jo kompetente për pozitat që kanë. Gjithnjë sipas gazetës “The Economist” Van Ramphy, njihet si një shkrimtar asket i stilit “haiku”dhe një katolik i devotshëm, por i pa përvojë në samitet e BE-së. Ka vite të tëra të trajnimit në menaxhimin e partnerëve grindavecë, falë shërbimit shumë vjeçar në qeveritë shumë gjuhësore koalicione të Belgjikës. Bile edhe vet përkrahësit e tij pranojnë se ai ka shumë pak karizëm”. Në anën tjetër, Lady Ashton erdhi në Bruksel nga një karrierë e kaluar si e emëruar e Partisë Laburiste. E emëruar në Dhomën e Lordëve, ajo kishte pasur poste të vogla ministrore para se të bëhej lider i dhomës së lart të parlamentit... ironikisht, njëri nga krimet më të mëdha në sytë e zotërinjve të saj politikë, ishte “udhëheqja” e Marrëveshjes së Lisbonës nëpër Dhomën e Lordëve. Përfundimisht ajo nuk ka përvojë në politikën e jashtme” përfundon përshkrimin “The Economist”.
Sidoqoftë, kjo ishte vetëm një kronologji e gazetës “The Economist” rreth dy personaliteteve më “in” në politikën e BE-së, figura të cilat kanë ngjallë dhe shuar aspirata të shumë shteteve të cilat mbajnë kokën nga Evropa.
Në shekullin ton, tonin e debatit publik e japin ata që shqetësohen për risit. Nëse e hedhim vështrimin më tej, sado që për disa shtete si Francën Gjermanin e edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy figurat kryesore të politikës së BE-së mund të jenë më meritorët për këto pozita, për disa shtete që janë në pritje tash e sa vite të futjes së tyre në familjen e madhe evropiane, janë figura që shihen me rezervë. Që në momentin kur shtetet e BE-së bënë publike Romphy’in dhe Ashtonin, mediat botërore në veçanti mediet turke bënë një tip kryqëzate mediale rreth këtyre personaliteteve. Gazetat turke figurën Romphy e shihnin si njeriun adekuat të politikës evropiane, por kundër aspiratave turke. Mesazhi i sjell nga Romphy për politikë në mes Turqisë dhe BE-së është i thjeshtë e megjithatë i fuqishëm. Logjika e tij për një politik kundër Turqisë ishte qysh atëherë kur Ramphy ishte Kryeministër belg. Mesazhi tij para pesë vitesh se “Turqia nuk është pjesë e Evropës dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e saj... vlerat universale të cilat janë në forcat e Evropës, dhe të cilat janë çështje fundamentale të krishterimit, do të humbin fuqinë me një shtet të hapur islam siç është Turqia” ngjalli komente dhe reagime te intelektualët turq.
Gazetat turke kishin vërshuar të premten e kaluar me tituj skandaloz për figurën Ramphy duke e cilësuar si anti turk. Në një nga të përditshmet e Ankarasë në ballin shkruhej “Presidenti i parë i BE-së anti turk”. “Është e vështirë të komentoj seleksionimin e tij në një rrugë të arsyeshme, por nuk e shoh që ka ndikim direkt në këtë kohë të shkurtër” u shpreh Suat Kiniklioglu deputet nga AK parti “Shpresoj që ai të rishikoj panoramën e tij në kohë të shkurtër. Por nuk mund të jem optimist” sa i përket znj. Ashton, Kiniklioglu komenton se ajo ka një pamje të mirë për Turqinë. Shikuar më tutje, profesori i Universitetit të Ankarasë për Marrëdhënie Ndërkombëtare me Lindjen e Mesme Hysein Bagci, Van Ramphy’n e sheh si; “kandidat kompromisi, i vënë në këtë pozitë me përkrahjen e Francës dhe Gjermanisë, por ky aspak një lajm i mirë për Turqinë”.
Aversioni dhe pasqyrimi negativ për figurën Ramphy nga politikanë turq vije pikërisht nga shkaku se Ramphy është një demokristian i cili deklaratën e tij të bërë në dhjetor të 2004 nuk e kishte aspak të matur karshi Turqisë e cila aspiron që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane. Sidoqoftë, Ramphy pas marrjes së postit të liderit të BE-së duket se diçka ka “ndryshuar” në politikën e tij. I pyetur nëse ende është në pasqyrimin e parakohshëm për Turqinë, në konferencën e së premtes ai deklaroi se; “pasqyrimi i tij i më parshim është i “parëndësishëm” dhe në rolin e tij të ri do të përpiqet për më shumë konsensus sa më shumë që të jetë e mundur për pjesëmarrje shtetërore”
Retrospektivë:
Dy figura minore, por kompetente, do të jenë në postin e presidentit dhe përfaqësuesit të lart të BE-së. Herman Van Romphy kryeministër i Belgjikës për më pak se një vit dhe një teknokrat britanik, i cili kurrë nuk ka pasur post të zgjedhur nga votuesit. Përndryshe anëtar i Partisë Demokristiane belge. Catherine Ashton një laburiste e pëlqyer dhe bashkëpunëtore e afërt e kryeministrit britanik, laburistit Gordon Braun.
Turqia ka filluar bisedimet për t’u bërë anëtare e BE-së që nga 3 tetori 2005. Në një konferencë mbi Marrëdhëniet e Komunitetit Evropian me Turqinë, të mbajtur në Stamboll në dhjetor 1989, fill pas rënies së Murit të Berlinit, përmban pesë argumente kryesore. Tre të fundit kanë më shumë domethënie sepse potencohet se; 1) Faktorët qytetrimorë dhe historikë dhe jo faktorët ekonomik do të jenë vendimtar gjatë procesit të marrjes në shqyrtim nga Komuniteti Evropian të kërkesës së Turqisë për anëtarësim të plotë, 2)Udhëheqësit evropian të cilët besojnë kokëfortësish në një epërsi qytetrimore euro – centike nuk janë të gatshëm të shohin një vend mysliman në Evropë dhe 3) Ky iluzion egocentrik i njeriut perëndimor, ashtu siç është paraqitur nga Arnold Toynbee, është pengesa kryesore për një bashkëjetesë pluraliste në Evropë.
Turqia, ashtu edhe siç e ka cilësuar Presidenti Barack Obama, përkufizohet si “urë” mes Lindjes dhe Perëndimit ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë Ahmet Davutogllu, parapëlqen shprehjen “shtet qendër” gjithnjë sipas këtij të fundit; “të qenët vend qendror në të njëjtën kohë e ngërthen në vete edhe të qenët urë. Turqia, shikuar nga këndi i koncepteve strategjike ndërkombëtare, është në qendër të Euroazisë, por mbi rrugët kalimtare Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim. Pra, urë, por në një vend qendror. Domethënë, asgjë përreth Turqisë s’mund të kuptohet pa Turqinë”.
Përfundimisht, le të shpresojmë se Turqia do të gjejë edhe një zgjidhje për Evropën. Për të përdorur një frazë shabllone nuk është e lehtë të gjesh zgjidhje. Në vitet e ’40, ajo do të ishte e qartë: luftoni për liri dhe integrim, por në këtë shekull njerëzit janë të ngopur me luftëra dhe rruga e paqes është shpresa e së ardhmes.