
Por, ajo që vlen të përmendim me këtë rast dhe është më se e qartë për çdo kënd, se nga liberalizmi u përjashtuan tri vende të njëjtës hapësirë gjeografike, por me shumicë popullatë të besimit islam, të cilat kanë pasur të njëjtat aspirata. Ato vende janë:Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Andaj, me të drejtë popujt e këtyre tri vendeve me një neveri të madhe pritën një veprim të këtillë diskriminues nda j shteteve të tyre. Në veçanti kur dihet se Serbia në përfundim të shekullit që lamë pas ishte agresore e shumëfishtë ndaj disa shteteve të ish-Federatës Jugosllave, në mesin e të cilave Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Agresion kishte arritur deri në përmasat e gjenocidit, për çka ish-pushtetarëve serbë edhe u janë shqiptuar dënime adekuate nga Tribunali i Drejtësisë në Hagë, i cili ishte themeluar enkas vetëm për krimet që kishin ndodhur në ish-Jugosllavi. Në ndërkohë që dorëzimi i dy ish të akuzuarve serb komandantit, Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq, ka qenë kusht për Serbinë para se të fillojë çfarëdo bisedimesh për integrime në struktura evropiane. Andaj me plotë të drejtë popujt e këtyre shteteve shtrojnë pyetje se cilat janë ato kritere, të cilat po i përdor BE-ja, që po i shpërblen agresorët e po dënon viktimat, kur pamjet e agresionit ende janë të freskëta, gjaku i viktimave ende nuk është terur, kurse tëfreskëta lagët e luftës janë ende të freskëta, të shpërblehen, kurse të dënohen viktimat. BE-ja si duket kësaj radhe ka vendosur që ta shpërblejë Serbinë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare monumentin e "Njw Bornit" në ditën kur kolegët e tyre po festonin në Bruksel, ata e mbulan atë me një çarshaf të zi në shenjë zhgënjimi të sjelljes së Bruskselit ndaj Kosovës dhe aspiratave të saj që të jetë pjesëe BE-së.