Që të gjitha këto lloje të lëngjeve, janë prezentë edhe në tregun e Kosovës dhe kanë nivel të lartë të shitjes. Pas kontrollit të kualitetit të këtyre lëngjeve që u është bërë nga institucionet e Serbisë, Organizata për Konsumatorë, që nga data 10 dhjetor ka kërkuar nga ministria e Bujqësisë së Serbisë, ajo e Tregtisë dhe Shërbimeve, si dhe nga Insektoriati i Tregjeve, që të ndaloj rreptësisht shitjen e këtyre produkteve në Serbi.
Kjo organizatë, bazuar në analizat laboratorike, ka konstatuar se pirja e këtyre lëngjeve dëmton rëndë shëndetin, për shkak të mospërmbushjes elementare të kritereve për ushqim.
Bashkë me kërkesën e tyre, siç transmetojnë mediat e Serbisë, kjo organizatë ka deponuar të gjitha analizat e bëra laboratorike, që kanë rezultuar tepër negative. Këto lëngje është kërkuar që të tërhiqen urgjentisht nga tregu, për të mos pësuar qytetarët. Në ndërkohë, gati të gjitha marketet e Kosovës, kanë plotë e përplot rafte të mbushura me këto lloj lëngjesh.
Derisa në vendin ku prodhohen këto lloj lëngjesh, urdhërohet që të mos përdoren, ato patjetër se duhet të mos blihen edhe në Kosovë, ku rreziku është edhe më i madh, pasi imortet nga Serbia në Kosovë, gjithëherë janë të kualitetit edhe më të dobët se sa prodhimet e ngjajshme që serviren atje.
U ndalen apo jo në Serbi, në Kosovë shitja e këtyre lloj lëngjeve, duhet stopuar menjëherë. Ky shembull duhet të shërbejë për institucionet përgjegjëse për kontrollim të kualitetit të ushqimit në Kosovë, për të shtuar masat e përgjithmshme rreth mallërave ushqimore, me theks te veçantë, për importet gjithëherë të dyshimta që vijnë nga Serbia.
Shëndeti i qytetarëve të vet, është parësor në për çdo vend, e kështu duhet të jetë edhe në Kosovë.