Edukata fetare në Serbi

Monopolin e plotë në këtë lëndë, sipas medieve beogradase e ka Kisha Ortodokse Serbe, si në përgatitjen e plan-programit, po ashtu edhe në caktimin e mësimdhënësve të kësaj lënde. Kisha Ortodokse Serbe i dërgon propozimet e saja Ministrisë së fesë, e cila ia përcjell Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Gjatë periudhës së kaluar është vërtetuar se kjo metodë nuk ka funksionuar ashtu si duhet, andaj në ligjin e ri, i cili është aprovuar në shtator të këtij viti, janë bërë disa ndryshime me qëllim të kufizimit të monopolit të Kishës.
Është vërtetuar se në mungesë të një kontrolli efikas të Ministrisë së Arsimit, ka bërë që lëndën e mësim-besimit ta japin element ultranacionalist, siç ishte rasti i Ivan Ivanoviqit (31), mësues i fesë në disa shkolla fillore të Arangjellovcit (Blic, 19.12.2009). Kjo është vërtetuar, pas emisionit “Insajder” të B92, pasi që është verifikuar se ai është kryetar i shoqërisë djathtiste “Tanët” (Nasi), e cila pothuajse merr pjesë në të gjitha tubimet, të cilat zakonisht përfundojnë me incidente, ku zakonisht këndohet: “Vrajë, prej, që shqiptari të mos ekzistoj”, (Ubij, zakolji, da Siptar ne postoji.)
Në intervistën që e përditshmja “Blic” e Beogradit zhvilloi me mësuesin e mësim-besimit, Ivan Ivanoviqin, ai nuk e mohon angazhimin e tij në njërën prej organizata më ultarnacioaliste të Serbisë, por ai shpalos edhe bashkëpunimin e saj me spektrin e gjerë politik të Serbisë, si ndihmën dhe përkrahjen që organizata e tij merr nga Partia Radikale Serbe dhe DSS. Ai përmend edhe bashkëpunimin e organizatës s tij me organizatën rinore, me të njëjtin emër nga Rusia, e cila është pjesë e Partisë, Rusia e Bashkuar e kryeministrit rus, Vlladimir Putin.
Ndërsa në pyetjen e gazetarit për këngët kundër shqiptarëve, me të cilën ata përfundojnë mitingjet e tyre, ai thotë se kjo është çështje e zakonshme për të. Ai shpalos të gjitha protestat, që organizata e tij ka bërë kundër atyre vendeve që kanë njohur shtetin e Kosovës, siç janë protestat para ambasadës së Sllovenisë në Beograd, para ambasadës së SHBA-së, Holandës, Britanisë së Madhe e shteteve tjera.
Kështu, pra në vend, që edukata fetare të përdoret për të kërkuar falje nga shqiptarët, të cilët përjetuan gjenocidin e paparë në dekadën e fundit të shekullit njëzet dhe në fillim të shekullit njëzet e një, për fat të keq fëmija dhe rinia serbe mëson nga goja e mësuesve të fesë si ti urrejnë dhe t’i asgjësojnë fqinjët e tyre shqiptarë. Ajo që është edhe më tragjike, Kisha Ortodokse Serbe, e cila është bartëse e kësaj lënde në shkollat publike të Serbisë, së paku nuk gjen kurajë për t’u distancuar nga kjo e keqe. Shtrohet pyetja ku janë parimet e Krishterimit autentik në Kishën Ortodokse Serbe sot?!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme