
Ambasadori, Abdullah Abdulaziz El-Abdulkerim, për angazhimin e shtetit të tij, u shpreh në mënyrë të qartë edhe gjatë konferencë për shtyp, që ai mbajti në Prishtinë, pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale. Ai ndër të tjera deklaroi : “shteti, të cilin unë përfaqësoj do të shfrytëzoj autoritetin e vet në mesin e shteteve të Ligës Arabe dhe të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike për të lobuar dhe t’i bind ato shtete, të cilat end e nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që një akt të tillë ta bëjnë sa më parë të jetë mundur në interes të forcimit të paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”.
Mbretëria e Arabisë Saudite, ka zhvilluar marrëdhënie joformale me Kosovën që nga vitet e nëntëdhjeta, me lidhjet që ka mbajtur me Bashkësisë Islame të Kosovës. Ministria haxhit e atij shteti në mënyrë zyrtare ka nënshkruar marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës, ashtu siç ka vepruar me të gjitha shtetet tjera. Ministria haxhit, pas luftës, duke i ditur vështersitë me të cilat ballafaqohej popullata Kosovës, pat lejuar që hanxhinjtë nga Kosova të udhëtojnë me fletë udhëtime. Kurse me një herë pas luftës, shteti saudit ka marrë pjesë aktive me anë të disa organizatave humanitare në eliminimin e pasojave të luftës në Kosovë, qoftë në ndihmat dedikuar popullatës së Kosovës, apo në meremetim e xhamive, të cilat kishin qenë në shënjestër të soldateskës serbe. Në këtë aspekt vlen të përmendim se në Mbretërinë e Arabisë Saudite që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar një numër i konsideruar i studentëve shqiptarë kanë mbaruar studimet e tyre në universitetet e ndryshme të këtij vendi. Andaj, mund të thuhet vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve tona u ka parapri një bashkëpunim shumë dimensional i mëhershëm.
Vlen të theksohet se Mbretëria e Arabisë Saudite, për më shumë se 1,5 miliard myslimanë nga të gjitha meridianët e botës paraqet simbolin e islamit. Aty gjenden dy vendet më të shenjta të Islamit, në Meke dhe Medine. Qeveria e Arabisë Saudite për çdo vjet në mënyrë perfekte bënë organizimin haxhit, ku marrin pjesë më shumë se 2 milionë hanxhinj nga të gjitha vendet e botës. Andaj, vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve duhet shfrytëzohet për shtimin numrit të njohjeve tjera nga ato vende, të kësaj bote të cilat për shkaqe të ndryshme ende hezitojnë ta njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Për këtë përdorimi i kartës së një shteti me ndikim aq të madh në botën arabe dhe atë islame, siç është Mbretëria e Arabisë Saudite, do ta shpejtonte procesin e njohjeve, për çka Kosova ka nevojë shumë të madhe në këtë fazë të zhvillimit të saj.
Hapja sa më e shpejt e ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Riad, do të ishte një hap konkret në këtë drejtim. Në anën tjetër, qeveria e Republikës së Kosovës është mirë që sa më shpejt të bëjë kërkesë për anëtarësim në Organizatën e Konferencës Islamike me seli në Xhedë të Arabisë Saudite. Sepse, vetëm në këtë mënyrë do ti mbylleshin dyert Serbisë, e cila tash më ka statusin e vëzhguesit në këtë organizatë, për ta shtrirën ndikimin e saj në mesin e vendeve të kësaj organizate.
Ajo që vlen të theksohet, se disa qarqe të caktuara të medieve ndërkombëtare, Arabinë Saudite shumë herë e paraqesin si çerdhe të rrymës së ekstremizmit vehabit. Realiteti qëndron krejt ndryshe, qeveria dhe institucionet e këtij shteti po përdorin të gjitha metodat për çrrënjosjen e çdo lloji ekstremizmi nga vendi ku lindi dhe u zhvillua islami. Ky qëndrim ka përkrahje të pa rezervë edhe nga vet mbreti Abdullah bin Abdulaziz, si dhe të gjitha strukturat shtetërore. Këtë më së miri e ilustron rezistenca e pa kompromis që po i bëhet nga strukturat shtetërore për luftimin e të gjitha strukturave ekstremiste që paraqiten kohë pas kohe ne këtë shtet, i cili donë të jetë vend i paqes dhe i stabilitetit, si për qytetarët e vendit, po ashtu edhe për myslimanët nga të gjitha anët botës, të cilët ia mësyjnë vendeve të shenjta për t’i kryer obligimet e tyre fetare, siç janë umreja dhe haxhi.