GRUAJA NË ISLAM

Dr. Hasan TURABI


GRUAJA NË ISLAM


Kapitulli I


Vendimi i fesë


Në fenë Islame, gruaja është një entitet i pavarur dhe, sipas kësaj, një qënie plotësisht përgjegjëse njerëzorei islami asaj i drejtohet në mënyrë të drejpërdrejtrë dhe nuk i qaset me ndërmjetsimin e meshkujve muslimanë. Një grua, posa të arrijë pjekurinë dhe të pranojë mesazhin e Islamit, mund të ketë aftësi dhe përgjegjësi të plotë.

Për më tepër, për asnjë grua nuk mund të thuhet se vërtetë e ka pranuar mesazhin e Islamit, po qe se ajo këtë nuk e ka bërë sipas vullnetit të saj burimor dhe të pavarur. Pranimi i fesë është një çështje krejtësisht personale, në të vërtetë feja nuk mund të pranohet në emër të tjetër kujt. As që mund gruaja të bëhet muslimane vetëm për shkak të babait të saj, burrit apo kushëririt. Të gjithë muslimanët ia jepnin betimin e tyre për besnikëri, Pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të) personalisht dhe në mënyrë të pavarur. Gratë, njësoj si dhe burrat, vinin te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe e jepnin premtimin e tyre për besnikëri ndaj Islamit dhe Pejgamberiti Zoti i madhëruar e ka urdhëruar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), me fjalët vijuese:

“O Pejgamber, kur të vijnë besimtarët që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut: se nuk do të vjedhin, se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre, dhe se nuk do të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëhere prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se Allahu është mëkatfalës dhe mëshiruesi” (Kurani, 60:12).

Kushërinjtë mashkull dhe femër mund të marrin qëndrime të ndryshme rreth zgjedhjes religjioze. Për shembull, një grua, siç ishte Fatimeja, e bija e El-Hattabit, e përqafoi Islamin edhe pse vëllai i saj Umeri ende ishte jobesimtar. Transmetohet se ibn Abbasi e ka pyetur Omerin rreth asaj se si ai e ka pranuar Islamin. Omeri ka thënë: “Tri ditë pasiqë Hamza kishte përqafuar Islamin unë dola nga shtëpia ime. Rastësisht takova një njeri nga fisi Mahzumi, dhe e pyeta: “a e preferon fenë e Muhammedit në vend të asaj të stërgjyshërve të tu?” Mahzumi tha: “Dikush që është më i afërt me ty se sa që jam unë, e ka bërë këtë”. E pyeta se kush ishte ai. “Motra jote dhe dhëndri yt”, u përgjigj Mahzumi. Shpejtova prapa dhe e gjeta derën e shtëpisë së motrës sime të kyçur nga brenda, dhe dëgjova ca përshpëritje që vini që andej. Më vonë, kur u hap dera, hyra në shtëpi dhe pyeta: “Çështë ajo që po dëgjoj?” Motra ime u përgjigj “Nuk ke dëgjuar asgjë”. Filluam të hahemi, kur e godita atë në kokë, ndërsa ajo më tha në mënyrë kundërshtuese: “Ne e bëjmë këtë, me apo pa dëshirën tënde. Kur e pashë se gjakoste, filloi të më brejë ndërgjegjja, dhe i thashë “Ma trego atë shkrim”. “Omeri e tregoi tërë ngjarjeni (El-isabetufi-t-Temjiizes-Sahabe, nga ibni Haxher el-Eskanlanii Tash e tutje do të ceket si El-isabeh).

Ngjashëm, një grua tjetër, Ummu Habibe, bija e Ebu Sufjanit, e përqafoi Islamin edhe pse i ati ende ishte pagan. Kur Ebu Sufjani shkoi në Medine, ai e vizitoi të bijën Ummu Hatiben, asokohe të shoqen e pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të ). Posa mori të ulet mbi shtratin e Pejgamberit, e bija nuk e lejoi ta bëjë këtë dhe e mblodhi dyshekun, Ebu Sufjani, i cili u revoltua mjaft me sjelljen e saj, i tha: “A e bërë për shkak se dysheku nuk vlen për mua, apo se unë nuk vlej për atë dyshek?” Ummu Hatibe iu përgjigj të atit, Ebu Sufjanit: “Por, ky është dysheku i Pejgamberit, ndërsa ti je politeist i papastër. Unë nuk desha që ti tu ulësh aty”. Kur e dëgjoi këtë Ebu Sufjani u ndie i shqetsuar dhe e qortoi atë: “Gjatë mungesës time, diç është çrregulluar me ty.” (Tabakat, ibn-i- Saad).

Një muslimane ka mundur të ketë burrin, që ende ka qenë ateist. Të marrim, për shembull, Zejneben, bijën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të). Ajo qe martuar për kushuririn e saj atëror Ebu el-A’s bin el-Rebi. Ajo përqafoi Islami, përderisa i shoqi i saj mbeti në religjionin e tij të vjetër. Në betejën e Bedrit, ai u zu si rob lufte. Megjithatë Zejnebja ofroi shpërblesë për lirimin e tij. Prandaj, ai u lejua të shkojë i liri me marrëveshjen se, me kthimin e tij ai do ta lironte atë. Rrjedhimisht, kur ai u kthye në Mekke, Zejnebja migroi në Medinë. Sidoqoftë, i shoqi i saj, Ebu el-A’si, edhe një herë ra në duart e muslimanëve si rob lufte. Me këtë rast Zejnebja e siguroi atë me strehim, dhe e morin nën mbrojtjen e vet. Më në fund, ai u kthye në Mekke, për t’i rregulluar çështjet e tija dhe pas kësaj e pranoi Islamin.

Ummu Selim bint Mahan ishte edhe një zonjë e tillë. Ajo u martua me Malik bin el-Nadirin para paraqitjes së Islamit, por ishte ndër konvertet e para në Islam. I shoqi, Maliku, i pakënaqur nga kjo shkoi në Siri për të vdekur atje. (El-Isabeh).

Ummu Hani bint Ebi Talib që u martua për Hubeire bin Amrin. Ajo ishte bija e Ebu Talibit, xhaxhait të Pejgamberit, dhe e përqafoi Islamin me rastin e çlirimit të Mekkes. Ky ndërrim e fesë e ndau atë nga i shoqi, Hubeiri, i cili u largua për në Nexhran. (El-Isabeh)

Havva Bint Jezid ishte edhe një grua, e cila e pranoi Islamin dhe e qëndrueshme i duronte shqetsimet dhe turturat nga ana e të shoqit, Kajs bin el-Hatim, i cili qe një poet i njohur. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) njëherë rastësisht e takoi Kajsin në treg (Suuk dhi’l-Mexhaz) dhe e ftoi atë që ta përqafojë Islamin. Ky u përgjigj se është aq shumë i zënë me luftë, saqë nuk i mbeteshe shumë kohë që ta shqyrtojë propozimin. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i tha: “Më kanë thënë se nuk je duke e trjtuar gruan tënde, Havvën, në mënyrë të sjellshme që kur ajo hoqi dorë nga religjioni yt. Pra, frikësoju Zotit, dhe në këtë qështje gjithmonë të më kesh parasysh, mos e bezdis gruan”. Ai premtoi se do të veprojë ashtu. Atëherë shkoi tek e shoqja dhe i tha asaj: “o Havva, e takova shokun tënd Muhammedin, i cili më tha që gjithmonë ta kem atë ndër mend në çështje që kanë të bëjnë me ty. Betohem me Zotin se dotë veprojë ashtu, dhe do të lë ty të lirë, e nuk do të shkaktoj bezdisje”. Atëhere, ajo shpalli fenë e saj, të cilën deri në atë çast e kishte mbajtur fshehurazi. Njerëzit i flisnin atij rreth kësaj çështjeje, por ai refuzonte që asaj t’i shkatojë ndonjë dëm. (Tabakat).

Një grua tjetër, Ummu Kulthum bint Ugba bin Ebi Mait e përqafoi Islamin, përkundër asaj se e tërë familja e saj ende mbahej për religjionin e tyre burimor politeist. Ajo migroi për në Medinë. Ibn Is’haku, historian i mirënjohur, thotë se Ummu Kulthumi migroi te Pejgamberi në Medinë, derisa marrëveshja paqësore e Hudeibijes ende ishte në fuqi. Në të vërtetë, ajo ishte gruaja e parë, e cila shkoi pas Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) në Medine. Ajo e la Mekken pa shoqërimin e askujt. Vëllezërit e saj, Amara dhe el-velidi shkuan te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe kërkuan nga ai që ajo të riatdhesohet, siç parashihet marrëveshja ndërmjet Pejgamberit dhe Kurejshitëve në Hudeibije. Mirëpo, Pejgamberi refuzoi që kushtetet e marrëveshjes të vlejnë edhe për gratë. (Tabakat).

Një grua mundej vetë ta pranojë Islamin dhe të përjetonte turtura për shkak të kësaj. Harithe bint el-Muammil, motra e Ummu Ubeises, e cila ishte e njohur edhe si Zuneire el-Rumije, ishte një robëreshë. Ajo ishte ndër besimtarët më të hershme në Islam, dhe njëra nga ato gra, të cilat qenë torturuar për shaka të fesë së tyre. Ebu Xhehli e kishte për zakon që ta rrahë atë ashpër, të njëjtën e bënte edhe Omeri, para se ta pranonte Islamin. Pas përqafimit të Islamit, kjo grua e mjerë vuajti aq shumë turtura sa që e humbi të pamurit e saj. Politeistët Mekas e shfrytëzonin këtë fatkeqësi tëtillë si një arsyetim për njëllosjen e saj për pranimin e Islamit. Ata e kishin zakon t’i thoshin asaj: “Lati dhe Uzzati (dy hyjnitë, të cilët Mekasit i adhuronin në Kabe), të kanë verbuar”. Mirëpo, ajo gjithmonë përgjigjej: “Ata gënjejnë. Pasha të vërtetën e Zotit, këta idhuj nuk sjellin as dobi e as dëm”. Asaj më në fund krejtësisht iu kthye të pamurit.

Sumejje bintu Hubat, martirja, ishte nëna e Ammar bin Jasirit, dhe ishte personi i shtatë që përqafoi Islamin. Klani el-Mugire e turturonte atë. Njerëzit kalonin pranë saj dhe ishin dëshmitarë për turturimin e saj, bashkë me të birin dhe të shoqin, në rërën e nxehtë të Mekkes. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), e ngushëllonte atë duke thënë: “O familja e Jasirit, duroni këtë vuajtje qëndrueshëm, për shkak se Zoti ua ka premtuar juve Xhennetin”. Ajo ishet e moshuar dhe e ligë nga shëndeti. Ebu xhehli ishte gjithashtu në mesin e atyer, të cilën e turturonin atë. Nga turturat e vrazhda dhe të vazhdueshme, ajo vdiç dhe u bë e para që ra martire për çështjen e Islamit. (El-Isabeh).

Ummu Hatibe, e bija e Ebu Sufjanit qe një grua, e cila në mërgim qëndroi në Islam, derisa i shoqi i saj konvertoi Krishterizmin. I shoqi i saj Ubeidullah bin Xhahash migroi në Abisinio bashkë me të , për t’u shmangur persukutimeve kundër Islamit dhe pranoi Kriterimin, fenë e Abisinasve. Ai u mundua që ta bindë edhe të shoqen që ta bëjë të njëjtën mirëpo ajo qëndrueshëm i mbeti besnike Islamit, pavarsisht nga të gjitha vuajtjet, të cilat duhej t’i durojë si mërgimtare. (Tarih Et-Taberi).

Gratë muslimane, në bazë të besimit të tyre të palëkundshme, shpesh punonin për propagandimin e Islamit. Shumica prej tyre, përmes bisedave dhe debateve, ndimonin në përkrahjen e kauzës së Islamit, brenda qaraeve të veta familjare. Erva bint Abdul Muttalib ishte një grua e tillë, e cila e kishte për zakon të përkrahë Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), dhe të argumentojë nëfavor të tij. Ajo gjithmonë e urdhëronte birin e saj që t’i ndihmojë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), dhe të bëjë çdo gjë që të kërkojë ai. Një grua tjetër e tillë ishte Ummu Shuraik, e cila silleshte fhsehtaz ndër zonjat e Kurejshitëve, që të ndikojë mbi to dhe t’i konvertojë në Islam. Ajo kishte konvertuar shumë prej tyre, para se të zbulohej. Njerëzit e Mekkes e kishin paralajmëruar atë se ajo do të mund të vuante për shkak të farefisit të saj. (El-Isabeh).

Ndër gratë muslimane, kishte disa nga ato, të cilat i ftonin propozuesit e tyre që ta përqafojnë Islamin dhe këtë e bënin si parakusht për martesë. Ummu Sulejme ishte njëra nga ato. Ajo i tha Ebu Talhës, i cili e kërkoi atë për martesë: “Pasha Zotin, një njeri si ti nuk mund të refuzohet, por ti je politeist e unë jam muslimane. Për mua nuk është aspak e lejueshme që të martohem me ty. Po qe se e përqafon Islamin, unë këtë do ta pranoja si prikë nga ti.” Enes bin Maliku transmetohet se ka thënë se Ebu Talha e kishte propozuar Ummu Selejmen para pranimit të Islamit. Ajo i kishte thënë atij: “O Ebu Talha, a nuk e di ti që Zoti, të cilin po e adhuron, rritet nga toka?”, Ebu Talha u përgjigj: “Po me të vërtetë!” Ajo i kishte thënë: “A nuk ndihesh i turpëruar që po i adhuron ata? Por, nëse e pranon Islamin, unë nuk do të kërkoja asgjë tjetër si prikë.” Ebu Talha kërkoi nga ajo që të presë derisa ai ta shqyrtonte këtë çështje, dhe u largua. Më vonë, ai u kthye dhe dëshmoi: “Nuk ka Zot, përveç All-llahut dhe Muhammedi është i dërguari i Tij!” Atëhere Ummu Selejme briti “O Enes përgatite martesën e Ebu Talhës”. Dhe ajo u martua me të. (El-Isabeh).

Po qe se përqafimi i Islamit nga një grua ëshët çështje krejtësisht personale në traditën Islame dhe nuk mund të bëhet përmes dikujt tjetër, të tilla janë edhe obligimet dhe detyrat, të cilat Islami ia cakton asaj. Askush tjetër nuk mund t’i bëjë ato në emër të saj. Ajo i kryen aktet e saja të adhurimit thjesht në bazë të qëllimit të saj; dhe si të tilla ato në Islam trajtohen si arritje të saja personale, sepse Zoti ka proglamuar: “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri…” (Kur’ani, 3:195). “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) du t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Kur’ani, 16:97).

Në bazë të veprimit të saj, një grua fiton shpërblimin apo dënimin. Asnjë burri nuk i lejohet ta mbrojë ose të ndërmjetësojë për ndonjë grua, e as qëështë ai përgjegjës për veprimet e saja dhe pasojat e tyre. Doktrina e përgjegjësisë përfundimtare nuk e konsideron njësinë familjare si përgjegjës kolektiv; por, më mirë, çdo individ – mashkull apo femër – paraqet një njësi autonome, që jep llogari para Zotit, dhe konsiderohet si përgjegjës i drejtpërdrejtë për veprimet e tija ose të saj, ose për pjesën e tij apo të saj në veprimet e përbashkëta. “Dhe në ditën e kijametit secili prej tyre do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” (Kur’ani, 19:95)

Gjykimi në botën tjetër nuk do të thotë se patjetër do t’i vërë burrin dhe gruan brenda “kllapave” të njëjta; por as që do ta lironte tjetrin nga fajësimi i vet ose ta caktojë pjesën e tij. Gjithashtu, besimtari nuk do të trajtohet me të padrejtë vetëm për shkak të gjinisë së vet. Zoti të gjithë njerëzit i trajton në baza të parabarta. “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Kur’ani, 80:34/37)

Individualiteti i gruas është një parim i fesë: “Atyre që mohuan, All-llahu u sjell shëmbull gruan e Nuhit dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorën e dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fe) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare tek All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: ‘Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!’ E atyre që besuan, All-llahu u solli shëmbull gruan e faraonit, kur ajo tha: ‘Zoti im, më bën një vënd pranë mëshirës Sate në xhenet dhe më shpëto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!’ edhe Merjemën të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymëzuam një shpirtë e ajo i besoi fjalët e Zotit të sajë dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.” (Kur’ani, 66:10-12)





Kapitulli II


Vendimi i Jurisprudencës


Vendimi i jurisprudencës Islame është vetëm një shprehje praktike e urdhërave të fesë. Gratë, sipas Sheriatit, janë kundërpalët e burrave, ndërsa në jurisprudencën Islame nuk ka kurrfërë rendi të ndarë rregullash për to. Megjithatë, ekzistojnë disa rregull të kufizuara sekondare, në të cilat është treguar dallimi mes dy gjinjive. Mirëpo, këto janë paraparë vetëm për t’u mundësuar që të dy gjinive të shprehin fenë në mënyrë të çiltër dhe në përputhje me natyrën e tyre përkatëse njerëzore. Mirëpo, Sheriati (ose ligji Islam), në esencë është i njëjtë, ndërsa rregullat e tija të përgjithshme vlejnë për të dy gjinijtë; ato u drejtohen të dy palëve pa bërë dallim. Supozimi bazë në Sheriat është se gjinia është e parëndësishme, përveç se aty ku teksti e bën dallimin, apo aty ku mund të paraqitet dëshmia për këtë. Kështu, për shembull, ritet personale fetare për gruan në Islam janë të njëjta si edhe për burrin. Ajo duhet t’i kryejë lutjet e saja, të agjërojë, të vizitojë Kaben e Shenjtë dhe të kujtojë Zotin.

Njësoj si burri, edhe gruaja duhet kujdesur për standërtet e përgjithshme fetare që kanë të bëjnë me qëndrimin personal, marrëdhëniet shoqërore dhe sjelljen morale – d.m.th, të jetë e drejtë, altruiste, bamirëse, vërtetëdashëse dhe mirësjelllëse. Islami nuk parasheh kode të ndryshme morale për burrat e gratë. Madje edhe në çështjet e jetës publike nga ato, po ashtu, pritet që ta kryejnë pjesën e tyre dhe t’i përjetojnë vuajtjet dhe vështirësitë e jetës me durim, njësoj siç parashihet që burrat ta bëjnë këtë. Po ashtu, nga ato pritet që të tregojn solidaritet me bashkësinë e besimtaërve dhe ta lënë rehatinë e shtëpisë dhe vatrës së tyre për të migruar në shtetin e muslimanëve, të zhvillojnë Xhihadin bashkë me ta, dhe të nxisin mirëqënien e shoqërisë së tyre. Në të gjitha këto çështje nuk ekziston kurrëfarë dallimi ndërmjet muslimanëve dhe muslimaneve. Sepse, Zoti ka proglamuar: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri – tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë.” (Kur’ani, (9:71).

Gratë kanë mundësinë dhe nxitjen e njëjtë për të marrë pjesë në çdo aspect të vlerave fetare: “Nuk ka dyshim se për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Kur’ani, 33:35).

Tradita thtë se Ummu Seleme i ka thënë Pejgamberit: “O i dërguari i All-llahut! Kur’ani flet për burrat, por nuk flet për ne gratë”. Si rrjedhim, u shpall ajeti i lartëpërmendur Kur’anor.

Islami ia cakton muslimanes rolin e duhur, të cilin ajo duhet ta luajë në plotësimin e përgjegjësive kolektive, të cilat e ruajnë esencën e shoqërisë religjioze (fetare) në përgjithësi. Prandaj, ajo duhet me ngulm t’i derdhë të gjitha energjitë për ta plotësuar pjesën e saj; sepse, po qe se të gjithë muslimanët do ta neglizhonin plotësimin e këtyre përgjegjësive kolektive, ajo për këtë mangësi do të përgjigjej si çdo burrë tjetër. Disa obligime të veçanta, si mirëmbajtja e familjes, prania në lutje (namazet) e përbashkëta dhe rekrutimi apo thirrja e përgjithshme e masave për luftë, janë shumë të vështira për femrën e zakonshme. Po qe se muslimanët janë të mjaftueshëm në numër, Islami i ka liruar gratë nga prania në të gjitha këto, si çështje të përgjegjësisë origjinale dhe personale. Kjo nuk do të thotë se gruaja është e larguar nga kryerja e ndonjërës prej këtyre. Ajo lirisht mund të marrë pjesë në të gjitha këto aktivitete edhe po qe se nuk ndihet mungesa e burrave për t’i kryer ato. Megjithatë, po qe se burrat nuk i plotësojnë obligimet e duhura në këtë drejtim, do të ishte detyrë e saj që ta kompensojë të metën e tyre, apo t’i plotësojë përpjekjet e tyre.

Askush dhe asgjë në Islam nuk mund të qëndrojë në udhën e gruas, që kontribon për të mirën e përgjithshme dhe që garon për arritjet fetare. Përgjegjësitë e njëjta personale të gruas në Islam janë evidente dhe të përcaktuara qartë. Se detyrat kolektive janë bartua zakonisht si nga burrat ashtu edhe nga gratë, është treguar në praktikën e Pejgamberit(paqja qoftë mbi të), i cili i pat urdhëruar gratë që të jenë bamirëse dhe të japin për hir të Zotit, ndërsa gratë kësaj i përgjigjeshin pozitivisht.

Në përmbledhjen e tij të haditheve autentike, el-Buhariu shënon, sipas autoritetit të Ibn – Abbasit, i cili ka thënë: “Mora pjesë në faljen e namazit të Id-ul-Fitrit (Ramazan Bajramit), bashkë me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të) Ebu Bekrin dhe Uthmanin. Ata kryen lutjen para predikimit (hutbes). Më vonë Pejgamber (paqja qoftë mbi të) e mbajti fjalimin me rastin e Bajramit dhe eci përpara, i shoqëruar nga Bilali, duke kaluar në mesin e burrave, deri sa arriti te gratë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) e recitoi ajetin vijues nga Kur’ani Famëlartë: “O Pejgamber, kur të vinë besimtarët që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurbëri; se nuk do të mbysin fëmijët e tyre; se nuk do ta gënjejnë me ndonjë shpifje (për fëmijën e huaj që e kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.” (Kur’ani, 60:12).

Kur Pejgamberi mbaroi me leximin e ajetit, ai u tha atyre: ‘A jeni zotuar të gjitha kësaj?’ Njëra nga gratë u përgjigj (derisa të tjerat heshtnin): ‘Po!’. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) në atë cast nuk e dinte se kush e dha atë përgjigje! Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) kërkoi nga ato që të japin ndihma. Bilali e shtroi këmishën e vet dhe tha: ‘Dhuroni, prindërit e mi u sakrifikofshin për ju zonja’. E të gjitha ato i hudhën unazat e tyre, të zbukuruara me gurë të çmuar apo të rëndomtë.

Gjatë periudhës së udhëheqjes së Pejgamberit, gratë e kishin për zakon t’i kryejnë namazet e tyre, madje edhe ato të sabahut dhe të jacisë, së bashku me muslimanët e tjerë në përgjigjësi. Në përmbledhjen e vet të haditheve autentike, Buhariu shënon: “Unë (Pejgamberi) dëshiroj ta zghas namazin, mirëpo kur dëgjoj një fëmijë të duke qarë, unë e shkutoj atë, për shkak se nuk kam dëshirë që t’i bëj telashe nënës së fëmijës”. Ngjashëm, Muslimi, një autoritet tjetër prominen i haditheve autentike shënon: “Po qe se gratë tuaja ju kërkojnë leje që t’i vizitojnë xhamitë, lejoni ato që ta bëjnë këtë”. Sipas autoritetit të një transmetimi nga e shoqja e Pejgamberit, Sejjide Aisha, thuhet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), zakonisht e kryente namazin e mëngjesit, derisa gratë do të shpërndaheshin plotësisht të mbuluara me teshat e tyre dhe as që mund të njiheshin në errësirë. (Buhariu).

Gratë muslimani po ashtu merrnin pjesë edhe në ekspeditat ushtarake, duke sjellë ujë për ushtarët e etshëm, duke i shëruar të plagosurit, dhe duke i bartur ato në vend të sigurt, por disa herë edhe duke marrë pjesë active në betejat. Kur’ani i referohet kësaj dhe bëmave të tjera të burrave dhe të grave: “Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t’ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t’i vë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri shpërblimeve është tek All-llahu.” (Kur’ani, 3:195).

Madje edhe vetë shoqja e Pejgamberit, Sejjide Aisha, merrrte pjesë në përpjekjet luftarake: Ummu Sinan el-Eslamije dhe Ummeje bint Xhahsh, ishte njëra nga ato gra, të cilat i shfaqën besnikëri Islamit dhe mori pjesë në betejën e Uhudit, duke sjellur ujë për të etshmit, duke i bartur të plagosurit në vend të sigurt dhe duke ua treguar atyre kujdesin e duhur. (El-Isabeh). El Rebia bint Muavith, po ashtu e njohur edhe si Leila el-Gafarie, shpesh e shoqëronte Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), në fushatat e tija luftarake, duke u kujdesur për të plagosurit dhe të sëmurët. (El-Isabeh). Buhariu jep raportin vijues nga kjo: “Ishim me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), duke u dhënë ujë të etshmëve, duke i shëruar të plagosurit dhe duke i sjellur trupat e muslimanëve të vdekur në Medine”. Ummu Dhehhak bint Mesud po ashtu e shoqëronte Pejgamberin në fushatën e tij luftarake në Hajber. Pejgamberi ia dha asaj pjesën e njëjtë të presë së luftës që ia dha edhe një burri. (El-Isabeh).

Safije Abd-ul-Muttalib, ishte një nga ato gra, të cilat në mënyrë active morën pjesë active në betejat: “Kur njerëzit u nisën për në fushatën luftarake të Hendekut, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), i vendosi gratë e veta në një fortesë t vogël, të quajtur Fari, dhe Hasan bin Thabitin po ashtu e la me to. Më vonë erdhi një ebre dhe u ngjit në fortesë, deri sa arriti në pozitën ku kishte shikim të plot mbi çdo gjë. Safija mbërtheu rripin rreth mesit, mori një shkop të trashë dhe zbriti drejt tij duke i rënë me shkopin deri sa ky vdiq.” (El-Isabeh).

Nusejbe bint Ka’b është një grua tjetër, që dëshmoi betejën e Uhudit. Ajo kishte për qëllim që t’u sjellë ujë të plagosurve, por, në të vërtetë, mori pjesë active në luftimet, dhe atë ditë i shkaktoi dëme të mëdha armikut duke i plagosur rëndë dymbëdhjetë prej tyre. Kur u tërhoqën muslimanët dhe lanë Pejgamberin të pambrojtur, ajo qëndroi fuqishëm në mbrojtjen e tij. (Tabakat). Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), e çmoi atë shumë dhe e lavdëroi. Kur dëgjoi për lajmin se i biri i saj Habibi kishte vdekur në betejë, ajo u betua se ose do të vdiste para Museilemes, ose do ta vriste atë. Ajo mori pjesë në betejen e Jemames bashkë me Halid bin el-Velidin. Biri i saj, Abdullahu, ishte gjithashtu me të. Ai vdiq gjatë betejës, ndërsa edhe ajo humbi njërin krah. (El-Isabeh).

Një rast tjetër është edhe Ummu Haran Bint Melhan. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) shkoi te bija e Melhanit, qëndroi pranë saj e pastaj qeshi. Ajo i tha: “Pse po qesh, o i Dërguari i Zotit?” Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), tha: “Disa nga njerëzit e mi do të lundronin mbi Detin e Gjelbërt (Mesdheun) për hir të Zotit”. Ajo i tha: “Të lutem lute Zotin që edhe unë të jem ndër ata”. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), u lut për të. (Buhariu). Rreth Ummu Salim bint Melhanit, në Sahihun e Muslimit shënohet se në betejën e Xhuneinit, ajo kishte një kamë, për të cilën kujdesej.

Nga ekspozimi i mësipërm, ëshët e dukshme se muslimanet mund të marrin pjesë në mbrojtjen dhe në detyrat e obligimet tjera kolektive të jetës publike. Mirëpo, ato nuk janë të detyruara të bëjnë këtë, përpos në rastin kur rrethanat kërkojnë që pjesëmarrja e tyre të bëhet e detyrueshme. Transmetohet se Nëna e Besimtarëve, Aisheja ka kërkuar nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) leje për pjesëmarrje në Xhihad (luftë). Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), i tha asaj: “Haxhi është Xhihadi yt”.

Sipas Ibn-Batalit, një komentues, tradita e sipërpërmendur e Aishes dëshmon se pjesëmarrja në luftë nuk është e detyrueshme për gratë, por dëshmia se Haxhi është xhihadi i tyre, nuk i pengon ato nga pjesëmarrja vullnetare në Xhihad, Siç duket edhe Buhariu shpreh mendimin e njëjtë.

Në bazë të parimeve të njëtrajtshm të jurisprudencës Islame, muslimanja gëzon të njëjtën cilësi dhe liri, që gëzon edhe muslimani. Edhe ajo mund t’i propozojë ndonjë mashkulli për t’u martuar, në mënyrë gojore ose me shkrim, lirisht mund ta zgjedhë bashkëshortin, ta refuzojë propozuesin, të cilin nuk e pëlqen , apo të fitojë shkurorëzimin nga bashkëshorti indifferent ndaj saj, edhe kundër dëshirës së tij. Mirëpo, natyrisht, kontratën martesore e formalizon ndonjë kushëri i saj, ndërsa shkëputjen e martesës apo shkurorëzimin me inciativën e gruas, mund të jepet vetëm nga gjygji. Umame bint Ebi’l-As, ishte një grua as’habe e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), e cila bëri propozimin martesor me shkrim. Ajo i dërgoi një mesazh el-Mugire bin Nufalit, ku shkruante: “ Po qe se ke nevojë për ne, ndërmerr diçka”. Atëhere, ai kërkoi dorën e saj për martesë nga el-Hasani, kushëriri i saj, i cili siç duhet e solemnizoi martesën. (El-Isabeh).

Një shënim për Sehal bin Saad el-Saidi në librat e haditheve autentike, tregon se kjo muslimane personalisht i është propozuar Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) për martesë. Ajo i ka thënë: “E paraqes veten para teje”. Ajo atëhere prit një kohë, derisa Pejgamberi ishte duke e shikuar. Një burrë i tha Pejgamberit: “Po qe se nuk të duhet ajo, të lutem më marto me të”. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) e pyeti: “A ke për të afruar diç si prikë (mehr)?” Ai u përgjigj: “Nuk kam asgjë pos kësaj cope teshe”. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i tha: “Po qe se ia jep asaj këto tesha, do të mbetesh pa asgjë; shih mos ke diç tjetër”. Ai u përgjigj: “Nuk mund të gjejë asgjë”. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) atëherë e këshilloi që të mundohet të gjejë së paku një unazë hekuri. Ai u mundua por më kot. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) së fundi e pyeti atë: “A di diçka nga Kur’ani (të mësuar përmendsh)?” Burri u përgjigj: “Po, këtë e këtë Sure të Kur’anit”, dhe i emëroi ato Sure. Atëhere, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) tha: “E solemnizoj martesën me atë grua, me cilat do Sure të Kur’anit, që ti i ke si prikë”. (Të gjashtë transmetuesit e Haditheve).

Lidhur me të propozuarit për martesë, që i bëhet një gruaje, mund të lexohen urdhëresat Kur’anore rreth propozimit të gruas, i shoqi i së cilës i ka vdekur, ndërsa ajo gjendet në periudhën e kalimit apo pritjes, Iddet-it. Zoti thotë: “Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në vetën tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t’ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t’u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshihni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dine se All-llahu shumë falë dhe është i butë.” (Kur’ani, 2:235)

Përkitazi me lirinë e zgjedhjes martesore të gruas, mund të lexohen urdhëresat e Kur’anit lidhur me mosndalimin me forcë të gruas për t’u martuar: “Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.” (Kur’ani, 2:232)

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka urdhëruar që gruaja nuk duhet martuar ndryshe, pos me pëlqimin dhe autoritetin e saj. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka urdhëruar: “Mos u martoni me jovirgjëre (e shkurorëzuar apo vejushë), përveç se me njoftimin e saj, e as virgjëreshën, pos me lejen e saj, ndërsa heshtja e saj mund të merret si lejim”. (Buhariu)

Pavarsisht se a është femra virgjëreshë apo jo, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), nuk lejonte martesën e tyre nën presion. Ibn-Abbasi dëshmon se një vashë virgjëre erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe i tregoi se i ati e kishte martuar pa miratimin e saj. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ia dha asaj lirinë e plotë që të vendosë ashtu siç do t’i pëlqente. (Transmetojnë Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn-Maxhe). Një vajzë tjetër erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe u ankua se i ati e kishte martuar për nipin e tij kundër dëshirës së saj. Pejgamberi ia dha të drejtën për anulimin e martesës. Mirëpo, ajo i tha Pejgamberit (paqja qoftë mbi të): “Unë e pranoj këtë që bëri im atë, mirëpo dëshiroj t’u tregoj grave se prindërit nuk mund të bëjnë asgjë rreth kësaj çështjeje”.

Shkëputja e martesës dhe dhënia e divorcit nga gjyqi në emër të gruas është një praktikë normale në ligjin personal. Gruaja mund të ketë çfarëdo kredoje (besimi) të religjioneve të shkruara dhe të ketë mendim tjetër nga bashkëshorti i saj musliman, pa kurrfar presioni. Ajo mundet dhe duhet të fitojë edukim pa kurrëfarë kufizimi apo pengese. Transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) fuqishëm ka rekomanduar edukimin (arsimimin) e mirë të vashave. Ebu Berda Ibn-Ebi Musa përmend të atin që ka thënë se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë se tre njerëz do të shpërblehen dyfish nga Zoti. Cilido pjesëtar i popujve që kanë pranuar Librin, dhe i cili beson në Pejgamberin e vet si dhe në Pejgamberin Muhammed (paqja qoftë mbi të), një rob i cili përpiqet që t’i kryejë obligimet e veta Zotit si dhe ndaj pronarëve të vet; dhe çdokush që ka ndonjë robëreshë dhe që tenton ta edukojë dhe ta arsimojë mirë atë, e atëhere ia jep asaj lirinë dhe martohet me të. (Të gjashtë transmetuesit e Haditheve). Është me rëndësi të ceket se gratë kanë marrë pjesë në tubimet e përgjithshme për mësim, të mbajtura nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të).

Gratë kanë të drejtë të plotë të shprehjes së mendimeve të tyre. Sejjide Aisha është e famshme për përpjekjet e saja të palodhshme për t’i paraqitur mendimet e tyre para Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), si dhe para trashëgimtarëve të tij, Halifëve. Ibn el-Xheuziu i përshkruan vyrtytet dhe meritat e Umer bin el-Hattabit (Zoti e mëshiroftë), me fjalët vijuese: Umeri u ndaloi njerëzve që të paguajnë prika të tepruara dhe iu drejtua atyre duke thënë: “Mos i fiksoni prikat për gratë mbi 40 unca. Nëse ndonjëherë kjo tejkalohet, unë do ta deponoj tepricën në thesarin publik”. Siç ishte duke zbritur nga mimberi, një grua hundështypur u ngrit nga mesi i grave dhe tha: “Kjo nuk është e drejta jote”. Umeri tha: “Pse kjo të mos jetë e drejta ime?” Ajo u përgjigj: “Për shkak se Zoti ka proklamuar: “Në qoftë se dëshironi të ndërroni (të merrni) një grua në vend të një gruaje tjetër (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?” (Kur’ani, 4:20). Kur e dëgjoi këtë Omeri tha: “Gruaja ka të drejtë ndërsa burri (Omeri) gabon”. Siç duket të gjithë njerëzit kanë mbrehtësi dhe urtësi më të thellë se Omeri”. Atëherë, ai u kthye në mimber dhe deklaroi: “O njerëz, unë e kufizova dhënien e më tepër se katërqind dirhemëve si prikë. Kushdo nga mesi juaj që dëshiron të japë prikë aq sa dëshiron dhe kënaqet duke vepruar ashtu, le ta bëjë këtë”.

Sipas jurisprudencës Islame, gruaja është kompetente për pasurinë e saj dhe mund të veprojë me të ashtu siç dëshiron. Sheriat në përgjithësi parasheh rol të drejtë për gruan në jetën ekonomike të shoqërisë muslimane. Aq sa marrin pjesë në rregullimin e çështjeve familjare, ato mund të kontribojnë në mbajtjeen (furnizimin) e familjes, edhe pse nuk janë ligjërisht të rënduara për të siguruar mirëmbajtjen e familjes. Gruaja mund të ndajë punën jashtë shtëpisë me burrin, për të fituar për jetesë. Esma bint Ebi Bekr tregohet se ka transmetuar se kur el-Zubeire është martuar me të, ai nuk kishte kurrfarë pasurie në tokë, as ndonjë rob e asgjë tjetër, përveç një deve për vaditje dhe një kalë. Ajo tha: “ Unë i jepja kalit të hajë, nxirrja ujë, ia arnoja lëkurën për ujë, fërkoja dyshemen. Nuk isha e mirë për të gatuar dhe për të bërë bukë, por kisha disa fqinjë të sinqerta Ensare, të cilat më ndihmonin në pargatitjen dhe pjekjen e bukës. Unë sillja, mbi kokën time, kokrra frytesh nga toka, të cilën Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ia kishte dhënë el- Zubeirit. Ajo tokë ishte në largësi prej tre farsahësh (rreth 16 km). Një ditë isha duke u kthyer në shtëpi me një barrë mbi kokë, kur e takova Pejgamberin me disa Ensarë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) më ftoi që të kalëroj, pas tij mbi deve, mirëpo, unë u turpërova nga shoqërimi me burra. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) e vërejti se unë po turpërohesha dhe, prandaj, vazhdoi udhëtimin e vet pa mua. Më vonë erdha te el-Zubejri dhe i tregova se si e kisha takuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të) të shoqëruar nga disa Ensarë, dhe si e refuzova ofertën e tij, kur ai e gjunjëzoi deven që të kalëroja pas tij. I tregova el-Zubejrit se në atë çast u ndieva e turpëruar dhe se mu kujtua xhelozia e tij për vetërespektin dhe nderin e vet. Me të dëgjuar këtë, el-Zubejri tha: “Pasha Zotin, bartja e farëve të fryteve që je duke i bartë ti është më shqetësuese për mua se sa kalërimi mbi deve pas Pejgamberit”. Më vonë Ebu Bekri më dërgoi një shërbëtor, që të më lirojë nga brenga e kujdesit rreth kalit, unë ndieva veten sikur të isha liruar nga barra e skllavërisë”. (Buhariu).

Parashihet që bashkëshortët muslimanë të bashkëpunojnë dhe rë konsultohen rreth çështjeve që kanë të bëjnë me familjet e tyre, madje edhe pas shkurorëzimit. Kur’ani thotë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijeës është i oblliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siç është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësinë e tij. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi e pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse (ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë All-llahun dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.” (Kur’ani, 2:233).

Në një shoqëri muslimane, gratë po ashtu mund të marrin pjesë në emërtimin e nëpunësve të këshillit dhe kontrollit, përgjegjës për çështjet publike të shoqërisë. Kjo mund të bëhet qoftë përmes proçesit të zgjedhjeve apo përmes konsultimeve. Shënimi për proçesin e hurasë. Që vijoi pas vdekjes së Omerit, qëndrueshëm e vendos këtë çështje. Gratë muslimane vërtet morën pjesë në atë konsultim të përgjithshëm. Historiani Ibn Kethir, shkruan: “…atëherë Abdur Rahman bin Auf filloi të konsultohet me njerëzit rreth (kandidatëve) Uthman bin Affanit dhe Ali bin Ebi Talibit. Ai mblidhte dhe krahasonte mendimin e përgjithshëm të muslimanëve, përnes udhëheqësve të tyre, u këshillua me ta veçmas e kolektivisht; privatisht e publikisht. Ai madje arriti edhe deri te gratë muslimane në privacinë (vetminë) e tyre.” (El Bidaje Ëen-Nihaje).

Tradita e shoqërisë së hershme muslimane ka qenë që burrat të marrin pjesë në tubimet dhe festat publike. Disa raporte autentike rreth jetës me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), shënojnë edhe atë se gratë kanë shkuar të marrin pjesë edhe në namazet e dy Bajrameve. Hafsa, e shoqja e Pejgamberit (Zoti e bekoftë), transmetohet se ka thënë: “Ne i ndalonim vashat e reja të dalin përjashta dhe të marrin pjesë në namazet e Bajrameve. Mirëpo, një grua erdhi për vizitë dhe qëndroi në Kasr Beni Helf, dhe tregoi për motrën e vet, i shoqi i së cilës kishte marrë pjesë në dymbëlljetë fushata luftarake të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), ndërsa motra e saj në gjashtë prej tyre.” Ajo tha: “Ne i shëronim të plagosurit dhe kujdeseshim për të sëmurët. Une e pyeta Pejgamberin (paqja qoftë mbi të) se a do të kishte ndonjë dëm në mosdaljen tonë jashtë, po të mos i kishim xhulbabet (fustane të gjera e të lira)”. Pejgamberi (paqja qoftë mib të), u përgjigj: “Le ti’a huazojë shoqja e vet një xhulbabe të veten, në mënyrë që ajo të marrë pjesë në rastin e bekueshëm dhe predikimin e Islamit”. Hafsa vazhdoi: “Kur erdhi Ummu Selejme, unë e pyeta atë (për të konfirmuar) : “A e dëgjove Pejgamberin (paqja qoftë mbi të)?” Ajo u përgjigj: Po me të vërtetë, e dëgjova atë duke thënë: të gjtha vajzat, të rejat, të mbuluarat apo ato që janë në periudhat e tyre mujore, duhet të dalin jashtë dhe të marrin pjesë në tubimin e Bajramit dhe të dëshmojnë bekueshmërinë dhe publicitetin e Islamit shoqëror. Megjithatë, gratë gjatë të përmuajshve duhet të rrinë jashtë namazit”. Hafsa pyeti: “A edhe gratë me të përmuajshmet?” Ajo u përgjigj: “A nuk e sheh se ato marrin pjesë në tubimin në Arefat gjatë Haxh-xhit?” (Buhariu).

Edhe një aspekt tjetër i jetës së grave në shoqëri gjatë jetës së Pejgamberit na njoftohet përmes një shënimi të Sejjide Aishes lidhur me ndjekjen e saj të një spektaklitë etiopianëve: “ Pasha Zotin, Pejgamberi ishte para derës së dhomës sime, derisa etiopianët i shfaqnin lojrat e tyre me shtiza në el-Haram. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), më mbuloi me shallin e tij, në mënyrë që edhe unë të shikoj shfaqjen e tyre. Unë i shikoja ata prej supit të tij. Ai qëndronte aty për hirin tim, derisa unë të vendosja të tërhiqem”. Aisheja sugjeron: “ju duhet plotësiht ta çmoni interesin e vashave të reja për dëfrim hallall”. (Buhariu).

Me përjashtim të atyre punëve në jetën publike, të cilat janë të obligueshme për burrat dhe vetëm vullnetarisht për gratë, muslimanët në një shoqëri Islame nuk kanë kurrfarë privilegji apo specizlizim të veçantë.

Ata nuk kanë kurrfarë fuqie apo autoritet mbi gratë, përveç se në kontekst të marrdhënieve bashkëshortore. Vetë kjo marrëdhënie themelohet dhe shkëputet me pëlqimin e palës femërore, dhe duhet të udhëhiqet në një frymë të respektit të ndërsjellë, të konsultimit dhe të shestimit. Burri është pëgjegjës për familjen, mirëpo kjo i përket vetëm përgjegjësisë për mirëmbajtjen financiare dhe autoritetin për udhëheqje dhe disiplinë, të ushtruar në një mënyrë të arsyeshme. Që të dy palët duhet të marrin pjesë në drejtimin e çështjeve familjare, ndërsa kanë autoritet të njëjtë ndaj bijve dhe bijave të tyre.

Jeta publike nuk është një skenë, ku mund të luajnë vetëm meshkujt. Nuk ka kurrfarë segregacioni mes gjinive në sferat publike, të cilat kërkojnë përpjekje të përbashkëta. Që këtu, supozohet që edhe burrat edhe gratë të marrin pjesë në namazet e përbashkëta. Transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), ka thënë: “Mos i pengoni gratë që të shkojnë në xhami”. I biri i Abdullah bin Umerit, me të dëgjuar këtë i tha të atit: “ Ne nuk i lejojmë gratë të dalin jashtë shtëpisë natën, nga frika prej ndonjë fyerjeje”. Ibn Omeri e qortoi të birin: “Unë them se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), ka thënë kështu, e ti ende thuaj se nuk do ta bësh këtë.” (Mulimi).

Nga e lartpërmendura, është e qartë se direktiva e Pejgamberit është që gratë të mund të dalin publikisht edhe t’i vizitojnë xhamitë, madje edhe në mbrëmje, si dhe të marrin pjesë dhe të falin namazet e Bajramit. Po ashtu dihet se edhe Haxh-xhi, përkundër zhvëndosjeve gjatë tij dhe turmave të dëndura, është një funksion i kryer si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Disa sundues tejskrupulozë muslimanë janë përpjek që të paraqesin disa modifikime në këtë drejtim, me tentim për ndarjën e burrave dhe grave gjatë Tavafit (qarkullimi rreth Qabës). Mirëpo, dijetarët, të cilët përkrahnin Sunnetin dhe ndjekjën e përpiktë të Traditës, kundërshtuan çfarëdo ndryshimi në praktikën, që është kryer gjatë vetë jetës së Pejgambeit. Rrjedhimisht, praktika tradicionale e Tavafit mbeti ashtu siç kishte qënë më parë, ndërsa ndryshimet u braktisën. Kjo u bë në kohën kur Muhammed bin Hishami, guvernator i Mekes, i ndaloi gratë nga kryerja e Tavafit pranë burrave. Ata-i, dijetari i njohur i traditës, kundërshtoi: “Si i ndalon ti ato, kur vetë grat e Pejgamberit e kryenin Tavafin rreth Kabës pranë meshkujve?” Kjo praktikë ka vazhduar pa kurrfarë ndryshimesh edhe pas rekomandimit të regjimit respektiv për gratë e Pejgamberit, edhe pse ato rrinin mënjanë nga burrat rreth tyre, derisa gratë tjera përziheshin me burrat me burrat dhe nxitonin ta preknin dhe ta puthnin Gurin e Zi në murin e Kabës. (Buhariu). Në tubimet edukative apo arsimore, poashtu merrnin pjesë së bashku burrat dhe gratë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!), gjatë mësimit të muslimanëve, praktikonte t’u drejtohet burrave dhe grave së bashku, madje edhe në ato raste ku ishte duke dhënë udhëzime që kishin të bëjnë me çështjet bashkëshortore. Një herë ishte duke u ligjëruar muslimanëve rreth tregimeve (komenteve), të cilat do t’i tregonin në mëngjez, pas marrëdhënieve të tyre bashkëshortore në mbrëmje. Është shënuar se Ebu Hurejra e ka transmetuar këtë si vijon: “Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), sapo e kishte kryer namazin me ne, u kthye menjëherë dhe kërkoi nga ne të mbetemi ulur. Atëhere pyeti: “A ka në mesin tuaj dikush, i cili i mbyll dyert dhe i lëshon perdet kur i afrohet të shoqes, e më vonë del jashtë dhe i tregon secilit se si e ka bërë këtë apo atë?”. Të gjithë burrat heshtën. Atëhere, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), u kthye kah gratë dhe tha: “A ka në mesin tuaj ndonjë, e cila bisedon rreth çështjeve të saja bashkëshortore me gratë tjera?” Një grua e re nga të pranishmet, kur e dëgjoi këtë, u ngrit me njërin gju dhe e zgjati qafën, në mënyrë që Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), të mund ta shohë dhe ta dëgjojë kur të flaës. Ajo tha: “Po, pasha Zotin, të gjithë burrat i diskutojnë këto çështje mes vete e të njëjtën e bëjnë edhe gratë”. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), tha: “A e dini se me çka mund të krahasohet kjo? Me të vërtetë kjo i përngjan një çifti djallëzor, që takohen në rrugën kryesore dhe që i kënaqin epshet e tyre seksuale para syve të popullit.” (Transmetohet nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Elbezari).

Në një tubim tjetër të përzier, një grua ndërhyri gjatë një fjalimi të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), të cilin ai e mbante para muslimanëve të tubuar, duke pyetur publikisht: “Përse ti thua se më shumë gratë do të shkojnë në xhehenem (ferr)?” Kjo është transmetuar nga Ibn-Umeri r.a., i cili ka cekur Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), duke thënë: “Oj grua! Jep lëmoshë (sadaka), dhe lute shumë All-llahun për falje, për shkak se unë po shoh se shumica e banorëve të xhehenemit do të jenë nga mesi juaj”. Disa nga gratë prezente në tubim pyetën: “Ç’ishte ajo që i bëri gartë ta tejkalojnë numrin e banorëve meshkuj të xhehenemit?”. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), u përgjigj: “Përshkak se ju mallkoni pa masë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj partnerëve tuaj. Unë nuk kam parë asgjë aq të mangët në urtësi dhe në fe. (sa i përket të mbajturit mend). Dëshmia e dy gravë është e njëjtë me atë të një burri; (ndërsa sa i përket ibadetit) ajo duhet të abstenojë nga namazi gjatë të përmuajshmeve:. (Që do të thotë se përvoja e kufizuar dhe abstenimi nga namazi gjatë periudhës së saj, mund të ndikojnë në qëndrimin dhe gjykimin e saj të duhut). (Muslimi)

Tubimet e ndara vetëm për gra janë mbajtur disa herë, mirëpo kjo është bërë për shkaqe praktike, sidomos për shkak të pranisë së madhe të burrave rreth Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) pas faljes së namazit dhe pamundësisë së grave, që rrinin më prapa, për të dëgjuar qartë atë. Buhariu, në një kapitull të quajtur: A është përcaktuar ndonjë ditë kryesisht për edukimin e grave?, shënon se gratë i kanë thënë Pejgamberit: “Burrrat na kanë mbizotëruar rreth teje”, ndërsa Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) u premtoi atyre se do t’u caktojë një ditë të veçantë. Ai takohej me to ditën e caktuar dhe u mbante ligjirata dhe udhëzime. Në njërën nga këto sesione, ai njëherë u tha atyre: “Cilado grua që humb tre fëmijë, këtë do ta ketë si mbrojtje nga xhehennemi”. Një grua tha: “E nëse i humb dy?”, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), u përgjigj: “madje edhe dy”. (Buhariu).

Sipas autoritetit të Ibn Abbasit, Buhariu shënon se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) kishte dalë pas faljes së mbajtur me rastin e Bajramit, ndërsa Bilali kishte qenë me të. Ai e ndjeu se gratë, të cilat kishin marrë pjesë aty, nuk e kishin dëgjuar ligjiratën e tij. Prandaj, ai shkoi tek ato për t’u predikuar në veçanti dhe të kërkojë nga ato të japin sadaka.

Gruaja ka plotësisht të drejtë që të dalë jashtë për ndonjë nevojë. Ajo mund të shkojë në treg për të blerë e ngjashëm; edhe pse kjo mund të thotë dikush t’i shkaktojë telashe. Pasi që gratë e Pejgamberit u mbyllën anash dhe u ndanë, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), edhe më tutje u lejonte atyre të dalin jashtë shtëpive të tyre për nevoja të ndryshme. Është shënuar se Sejjide Aisha ka thënë se edhe pas paraqitjes së ndarjes, Sauda doli nga shtëpia e saj për të kryer diçka. Ajo ishte një grua e gjërë (kaba), dhe secili që e dinte, mundej shumë lehtë ta njohë. Umer bin el-Hattabi e pa njëherë dhe tha: “O Saude, ti nuk je e panjohur për ne. Vetëm shiko se si ke dalë jashtë?” Kur e dëgjoi këtë, ajo u tërhoq dhe u kthye. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), asokohe ishte në shtëpinë time (Aishes) për darkë. Hyri Sauda dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit, unë dola nga shtëpia ime për njëfarë nevoje, ndërsa Omeri më tha këtë e atë”. Sejjide Aisha tha: “Atëhere erdhi shpallja nga Zoti, dhe kur u krye, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), mori veten dhe itha Saudes: “Zoti ju ka lejuar juve të dilni jashtë shtëpisë për nevojat tuaja”. (Buhariu).

Ajeti vijues qartë shënon se gratë mund të dalin jashtë shtëpive të tyre: “ O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë(mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaqe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Kur’ani, 33:59). Shkaku për shpalljen e këtij ajeti të Kur’anit, ishte fakti se disa individë të kohës i shqetsonin gratë në rrugët e Medinës. Duke e shpjeguar kuptimin e: “… le të venë shamitë e veta mbi trupin e tyre…”. Muxhahidi (një autoritet i famshëm i ekzexhesës së Kur’anit), thotë: “ato e mbulonin veten me mbulesat e tyre të jashtme, në mënyrë që të dihet se ato janë gra të lindura të lira, me një pozitë të mirë shoqërore dhe se asnjë person i çoroditur të mos mund t’u drejtojë atyre fjalë apo dyshime të papëlqyeshme”.

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i mësonte muslimanët, se po qe se ishin të detyruara të ulen pranë rrugëve, ta ulin shikimin e tyre kur të kalonin gratë. Ebu Seid el-Hudri ka cekur se Pejgamber

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme