Në kërkim të “serbëve të mire”

Por si ne te kaluaren dhe sot ndeshemi shpesh ne veprime e shkrime shqiptaresh qe përpiqen te gjejne ose te tregojnë "serbin e mire" dhe te ngjallin shpresat se sapo keta "serbet e mire" te marrin me shume peshe e pushtet ne shoqerine e shtetin e tyre do te shpetojne dhe shqiptaret nga kercenimet e arqmiqesite e vazhdueshme serbe.
Ish diplomati jugosllav ne Tirane ne vitet 1950, Arso Milatoviç, disa dekada me vone botoi nje shkrim te gjate ne shtypin e Beogradit nen titullin domethenes "A i njohim ne fqinjet tane shqiptare?". Wshte me e arsyeshme dhe me e natyrshme qe ne shqiptaret te shtrojmë pyetjen "A i njohim si duhet fqinjet tane serbe?".
Sigurisht i njohim, por jo aq mire, përderisa shpesh shohim qe shqiptaret e kerkojne rrugëdaljen nga armiqesite e theksuara e te gjata serbo-shqiptare duke kerkuar per "serbe te mire" (siç vepronte sarkastiku i lashtesise, Diogjeni, kur kërkonte me qiri ne dore "njeriun" ne rruge diten per diell). Pikerisht ne çastin qe kisha shkruar kete fjali veshi me zuri fjalët "synimi serb ka qene gjithmonë per te mos i lene te qete shqiptaret" qe po i shqiptonte nga ekrani i televizionit "Njuz 24" poeti Dritero Agolli. Pra edhe nje poet i sotem po perseriste ne fakt mendimin e Fishtes, duke theksuar madje se janë serbet qe kultivojne armiqesine ndaj shqiptareve.

Italianet na mesojne te gjejme "serbe te mire".

Megjithate ne faqet e gazetave shqiptare shfaqen shpesh shkrime me tituj te bujshëm ne fryme krejt te kundërt. Ne "Gazeta Shqiptare" me 31 tetor 2008 binte ne sy titulli "Artistet shqiptare e serbe bashkohen ne Itali". "Me serbet mund te jemi miq", titullohej nje interviste me shume persona, e derguar nga Italia dhe e botuar ne gazetën "Shqip" te datës 12 nentor 2008. Ne këto shkrime behej fjale per nje ekspozite te perbashket piktoresh te rinj shqiptare e serbe ne Itali.
Ne Itali tregohet "kujdes i veçante" per te sajuar "mbleserira artistike" midis popujve te armiqësuar. Shqiptaret kane pare disa here ate filmin italian per luften ne Kosove, ku personazhi me negativ eshte nje komandant i UÇK-se, kurse personazhe pozitive janë vajzat-motra shqiptare qe dashurohen e martohen njëra me nje terrorist serb , tjetra me nje ushtar paqeruajtes italian. Kështu "heroinat shqiptare" ne filmin italian çojnë perpara "miqesine midis popujsh", edhe kur keta janë te perfshire ne lufte midis tyre.
Ne ekranet televizive te Tiranes shfaqet here pas here dhe nje film tjeter italian qe rrefen per nje fotoreporter italian ne Palestine, i cili shpëton nje femije te porsalindur nga nje "terroriste" palestineze qe ka mbetur ne rrethimin e ushtareve israelite. Heroi italian i filmit nxjerr femijen nga rrethimi, e çon ne spital ta shpetoje nga vdekja dhe atje ben mrekullinë e dyte se arrin te miqesoje babain palestinez te kësaj fëmije me babain e nje fëmije te semure izraelit. Propagandistet italiane e kane te lehte te kurdisin te tilla mburravecerira artistike, por shqiptaret nuk kane perse te mahniten pasj kesaj propagande te shpelare dhe tallëse per vuajtjet e tyre.
Nje interes i vogel artistik ose diçka tjetër vetanake, apo nje nxitje e mbleseve artistike italiane per pajtime e vellazërime popujsh te armiqesuar,u ka mjaftuar atyre piktoreve te rinj shqiptare ne Itali per te bere ekzibicionizma artistike per miqësimin artistik serbo-shqiptar, ndonëse kjo bie haptazi ndesh me historine dhe me realitetin e sotem ne marredheniet midis këtyre dy kombeve.
Megjithate disa shqiptare, jo vetëm ne Itali, por dhe ne Shqiperi kane mbetur te lumturuar se i "kane gjetur serbet e mire" dhe "zbulime" te tilla janë propaganduar pa kurrfarë nevoje e kuptimi per opinionin publik shqiptar.
Ne gazetat eTiranes disa here eshte shkruar se nje futbollist shqiptar dhe nje futbollist serb, pjesetare te ekipit te Palermos ne Siçili, janë shume shoke midis tyre. Ja e gjeten dhe nje "serb te mire", paçka se ne Tirane e dine mire se si ish kapiteni i skuadrës kombëtare shqiptare te futbollit, kur ishte dhe lojtar i "Lacio-s" ne Rome, Igli Tare, u detyrua te ndeshej fizikisht me futbollistin serbomadh Sinisha Mihalloviç qe e fyu ate si shqiptar. Nuk eshte se serbi i mire mungoi vetëm ne kete rast, por para Tares u shfaq serbi tipik.
Kemi arsye te besojmë se edhe piktoret serbe qe bene ekspozite te perbashket me shqiptaret ne Itali, apo futbollisti serb i Palermos kur t’u duhet do te sillen si Sinisha Mihajlloviçi. Ne ndeshjen miqesore te futbollit qe u luajt ne Baku midis Azerbaixhanit e Shqiperise me 16 nentor 2008 per "çudi" doli nje serb ne skuadren azerbaixhanase, Subashiç, qe u be bashke me gjyqtarin gjeorgjian protagonist i shnderrimit te kësaj ndeshje nga miqësore ne armiqësore midis shqiptareve dhe azereve.

Kerkimi artistik i "serbeve te mire".

Para se te neveritemi me keto ndodhi me "serbe te mire" jemi neveritur nga sfidat qe iu bene nderit e dinjitetit shqiptar ne mes te Tiranes kur me ftese e nen kujdesin e kryetarit te bashkise mbërriti, u hargalis dhe mori çelësin si mik i shquar i kryeqytetit shqiptar kengetari Bregoviç, nje mbeshtetes i krimeve te Slobodan Milosheviçit, apo kur ne qendër te Tiranes u lejua te piqte qofte me mish derri serb nje qoftexhi nga Serbia qe donte te hapte oreksin e shqiptareve per "miqesi me serbet e mire".
Per pajtimin e shqiptareve te vuajtur me "serbet e mire" menjehere pas debimit te Serbise nga Kosova u paraqiten projekte baletesh, veprash letrare, per te vajtuar sebashku fatkeqesite e Ballkanit si ne kohet per te cilat ka shkruar Kadareja "Tri kenge zije per Kosoven". Edhe nese keto nisma nuk shkuan te gjitha deri ne fund, perseri u gjeten rruge te reja per bashkepunimin artistik pajtues shqiptaro-serb. Keshtu "rruga artistike per pajtim politik" nuk eshte ndalur dhe po zgjerohet qe te lëvize me lehte mekanizmi djallëzor i mashtrimit politik te shqiptareve. Me 7 nentor 2008 ne gazetën "Sot" binte ne sy nje titull i madh "Shqiptaret dhe serbet "Muaj mjalti" ne film", ku behej fjale per xhirimet ne Farke, afer Tiranes, te nje filmi te perbashket te kinematografise serbe e shqiptare. Edhe emri i këtij filmi eshte zgjedhur si shume sfidues per ata qe vazhdojnë te ndjejne dhimbjet e armiqesise se serbeve per shqiptaret, " Muaji i mjaltit".
Po ne "Gazeta Shqiptare" me 6 nentor 2008, nepermjet shkrimit "Goran Paskaljeviç, nje rrefim ne Tirane", shqiptareve u jepej mësimi i regjisorit serb te filmit se "Ultranacionalistet janë tradhtaret e vertete te kombit". Me kete regjisori serb përcillte mesazhin mashtrues se ne Serbi te keqinj janë vetëm Milosheviçi apo Shesheli, qe perfaqesojne ultranacionalizmin, por jo"demokratet e tanishem", madje keta ultranacionaliste janë tradhtare kudo. Nenteksti i predikimit te regjisorit te "Muajit te mjaltit" serbo-shqiptar eshte se shqiptaret duhet te largohen nga nacionalizmi, se kështu do ta kene "mjalte e telyne" me "serbet e mire".
Gazetari Baton Haxhiu ne nje shkrim te tij vitin e kaluar zbuloi se kenges qe mendohej se do t’i jepej çmimi ne festivalin e kenges ne Radio-televizionin shqiptar (Batoni ishte anëtar i jurise qendrore) nuk iu dha ky vend pasi u gjykua qe "duhej shmangur ndonjë incident diplomatik" me serbet. Po te fitonte vendin e pare ajo kenge duhej te perfaqesonte Shqiperine ne Euro-festivalin e kenges qe do te mbahej ne Beograd.
Do te duhej te shkonin atje, si perfaqesuese te Shqiperise, nje kengetare kosovare dhe nje kengetare dibrane qe e këndonin kete kenge dhe kjo gjoja mund te zemeronte serbet deri ne provokimin e ndonje incidenti diplomatik. Sa e madhe eshte perkujdesja e disa shqiptareve ne fushen e artit qe te mos i vene ne evshtiresi politike "serbet e mire"!.Megjithate doli per mire qe ajo kenge u la ne vendin e dyte dhe nuk perfaqesoi Shqiperine ne Euro-festivalin e Beogradit, sepse per fat te keq edhe ajo kenge permbante nje ftese drejtuar serbeve me fjale perkedhelese "na zgjasni dorën, t’ju japim zemren". Ja keshtu vihet arti ne shërbim te kërkimit e te gjetjes se "serbeve te mire", ose te nxitjes se serbeve te behen te mire me shqiptaret.

Kerkimi folklorik i "serbeve te mire".

Wshte me e shemtueshme kur me kërkimin e "serbeve te mire" merren edhe shkenca albanologjike e studimet folklorike shqiptare (kuptohet jo puna shkencore studimore ne teresi, por veprimet e njerezve te veçante ne kete fushe). Ne gazetën "Metropol" te datës 4 shtator 2008 ne Tirane eshte botuar nje shkrim i gjate, (diçka midis studimit folklorik e pamfletit politiko-propagandistik") me titull "Aspirata per pajtim midis shqiptareve dhe sllaveve".
Autori i shkrimit nuk eshte nje shkrues i rendomte, por nje Prof. As. dr. Anton Papleka. Shkrimi justifikohet me teorizimin se "Kultures shqiptare i ben nder fryma humane dhe përparimtare e epikes sonë legjendare, e cila, duke trajtuar probleme te qenesishem, ka percjelle vlera etike dhe filozofike universale". Kjo frazeologji eshte përdorur per t’i bere lexuesit te kaperdijne me lehte mesazhin e papertypshem se "aspirata e pajtimt shqiptaro-sllav" eshte me e vjeter dhe me e forte se armiqesite e fundit midis dy popujve.
Pra, "pajtimi shqiptaro-sllav" nuk trajtohet thjesht si nje nevoje gjeopolitike e sotme per serbet e shqiptaret, si nje modus vivendi i shoqërive te sotme serbo-sllave e shqiptare, por si nje aspirate e amanet mitik per te dy kombet.
Autori e nis shkrimin me fjalinë "Institucioni i pajtimit eshte nje element i qenesishem i kultures shqiptare, i se drejtes dokesore shqiptare. Ai ka vepruar si ne rrafshin e brendeshem (nderfisnor) ashtu dhe ne rrafshin e jashtëm (ndëretnik)".
Pa shkuar me tej duhet thene se ne kohen e sotme ne rrafshin e brendshëm ky institucion funksionon vajtueshëm fare. Kete e deshmojne zhvillimet qysh nga krijimi i shtetit te cunguar shqiptar, sidomos lufta civile ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore, lufta e klasave ne komunizëm, përplasjet qe vazhduan pas rrëzimit te diktatures, lufta civile me shume viktima ne vitin 1997 dhe te gjitha perplasjet, vrasjet per gjakmarrje gjate 10 viteve te fundit qe minojnë qetesine e stabilitetin midis shqiptareve. Ne rrafshin ndëretnik fatkeqësisht kurrefare institucioni i pajtimt nuk ka vepruar midis shqiptareve dhe fqinjeve. Kete e kane dëshmuar urrejtja e panderprere dhe ndërhyrjet e dhunshme te fqinjeve ndaj shqiptareve. Kete e dëshmoi gjenocidi serb ne Kosove, nderhyrja greke ne Shqiperi ne vitin 1997. Kete po e deshmon edhe urrejtja serbe ndaj shqiptareve qe vetëm shtohet dhe behet me cinike e me dinake pas njohjes nga bota te pavaresise se Kosoves.
Mund te flitet per nevojen e pajtimit qe ndjejne shqiptaret. Por nuk mund te flitet per aspirate te lashte te perbashket shqiptaro-sllave per pajtim. Keshtu qe autori e nis shkrimin me ide iluzion-ndjellese. Pajtimet nuk behen kurrë ne menyre te njëanshme. Nen masken e pajtimit ne menyre te njeanshme mund te fshihet vetem kapitullimi, heqja dore nga rezistenca e metejshme.
Vleresimin e tij autori eshte munduar ta mbeshtese ne nje analize mjaft te çuditeshme te nje varianti te kenges se kreshnikeve "Çetobashe Muji dhe Krajleviqe Marku", marre ne vitin 1952 nga lahutari Osman Arifi nga fshati Luzhe Gash ne malsite e veriut te Shqiperise. Muji e vellai i tij Halili ne dyluftim plagosin rende Krajleviqe Markun dhe ky per te shpëtuar i bie ndore Halilit dhe mbetet rob. Mbas 12 vite robni nena e Krajleviqe Markut, ashtu si Priami ne Trojen e Homerit, shkon dhe i lutet Mujit t’ia dorëzonte kufomën e te birit. Kraleviqe Marku hiqet si i vdekur dhe e mashtron Halilin qe Muji e kishte çuar te shihte nese ishte gjalle. Ketu kemi shmangie nga historia e takimit te Priamit me Akilin per trupin e Hektorit. Pra dinakeria ketu eshte pjesa qendrore e ballafaqimit.
Nena e kuroi mire per nje kohe te gjate te birin dhe Kraleviqe Marku behet perseri i afte per dyluftim hakmarres. Muji e Kraleviqe Markun paraqiten ne mejdan per ndeshjen e re. Por nderhyjne Oret e te dyve dhe u thone "Ju mejdan sot mos me da/... Na rixha sot duem me ju ba/ Probatina sot me u xane". Dhe ata te dy vellamerohen. Sipas lahutarit Sokol Martini nga Brisa e Merturit dy trimat mejdan paskan ba, por kur kane pare se kishin fuqi te barabarte janë ndale, janë pajtue dhe janë mbylle ne shpellen e nëndheshme te kreshnikeve.
Por Paplekes i intereson varianti i pare dhe komentet politike per ngjarjet e sotme i ben mbi bazen e tij. Madje tregon kujdes te veçante qe te shmange çdo dyshim ose akuze se po del ithtar i pajtimit sllavo-shqiptar, meqenëse eshte i krishtere. Ai thekson se varianti i parapelqyer prej tij eshte marre nga nje mysliman, jo nga nje katolik.
Folklori eshte folklor, ndonese ka njefare rendesie per te kuptuar ngjarjet edhe sot. Por ne rastin konkret eshte keperdorur nje kenge folklorike per mesazhe politike lidhur me gjendjen e krijuar ne marredheniet shqiptaro-serbe pas betejës se Kosoves te vitit 1999, e cila njësohet me paraqitjen e fundit ne dyluftim te Mujit e te Kraleviqe Markut dhe me pajtimin e tyre përfundimtar nen ndikimin e Oreve te tyre, qe nuk donin me t’i shihnin trimat ne mejdan.

Pajtim me "serbet e mire" kunder nje "armiku te perbashket".

Papleka ka shkruar: "Elementet mitike qe aktivizohen dhe luajnë rol vendimtar ne keto tekste, na shtyjnë te mendojme se aspirata per pajtim e per miqësi mund te jete jehone e aleancave midis shqiptareve dhe sllaveve ne kohen e dyndjes se hordhive osmane ne Ballkan. Siç vertetohet nga dokumente historike, domosdoshmëria per t’i bere balle rrezikut te perbashket detyroi kryezotet shqiptare dhe serbe te harronin merite e vjetra dhe t’u zgjatnin dorën e pajtimit njeri-tjetrit". Ja pesre behet ky "studim" per kenget kreshnike te Mujit, per t’u thene shqiptareve se duhet te gjejne llafin me serbet per te përballuar nje armik te perbashket.
Po cili mund te jete ky armik tani qe te motivoje rikthimin tek aspirata mitike pajtimit shqiptaro-sllav dhe te mundësoje konkretisht kete pajtim?! Per rrezikun osman ne te shkuaren dhe per rrezikun turko-mysliman sot, si faktore pajtues e bashkues per shqiptaret e sllavet eshte shkruar edhe me pare ne Shqiperi. Me 5 janar 2008 ne gazeten "Telegraf" u botua nje shkrim i propagandistit vatikanas me origjine nga Kosova, Engjell Koliqi nen titullin "Turqia i ka borxhe historike Kosoves". Pikesynimi i mbrapshte i këtij shkrimi ishte te nxiste armiqesi ne Kosove kundër Turqise ne nje kohe kur diplomacise se Kosoves i duhej te përqendronte tere vemendjen kundër intrigave serbo-ruse ne prag te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne fryme tezash serbofile kundër marredhenieve te shqiptareve me Turqine kishte shkruar ne shtypin e Tiranes ne shtator te vitit 2007 edhe avokati mirditor Gjete Kola. Ketu nuk po zgjatem lidhur me këto shkrime, sepse kam botuar ne gazetën "Republika" per nje jave rresht, duke filluar nga data 24 janar 2008, shkrimin polemizues "Keshilla djalli... mikun ta bejme armik".
Ithtareve te pajtimit shqiptaro-serb kundër rrezikut osman e turko-mysliman u ka ardhur tashme ne ndihme nje antishqiptar i tërbuar, Kryepopi serb ne Mal te Zi, Amfilohije Radoviçi, i cili gjate vizites ne Shkoder mbajti nje liturgji provokuese se shqiptaret e sllavet duhet te jene gjithnjë te bashkuar kundër nje armiku te pebashket (osman, fashist gjerman, mysliman). Ai e tha hapur ate qe e thoshte me inat edhe Vuk Drashkoviçi para 20 vitesh ne debatin me Kadarene se serbet kane derdhur gjak per te çliruar e mbrojtur shqiptaret nga osmanet.
Papleka nga folkori hidhet ne historiografine e mirefillte per te bindur shqiptaret se me serbet kane hyre vone ne armiqësi. Ai citon Julia Ivanovnan se "kundervenia e ashper filloi pas vendosjes se kufijve shteterore me 1858 dhe me 1878 e sidomos pas caktimit te kufijve te shtetit te ri shqiptar qy u shpall me 1912". Por edhe sikur armiqesia serbo-shqiptare te jete e kufizuar brenda kesaj kohe, ajo nuk eshte nje armiqësi e shkurtër dhe e paket. Edhe nese perqendrojme analizen vetëm ne kete periudhe kohore te armiqesise duhet gjetur fajtori. Armiqesine e kane filluar serbet kur krijun shtetin e tyre sepse donin ekspansion ne kurriz te shqiptareve. Armiqesine e thelluan serbet kur shqiptaret u organizuan per te mbrojtur çeshtjen kombëtare ne Lidhjen e Prizrenit. Armiqesine e shtuan serbet pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Edhe tani armiqesine e çojne me tej serbet pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Atehere ku qendron vlera e pajtimit te Mujit me Krajleviqe Markun sipas legjendes?

"Ora e shqiptareve" dhe "Ora e serbeve" nuk veprojnë njesoj

Papleka pasi lexon "elementet e mitikes ne kengen e Çetobashe Mujit e te Krajleviqe Markut" lëshon direktivën politike: " Nderhyrja e orëve te malit, e këtyre hyjneshave me konotacion antropologjik te theksuar ka domethënien se ka ardhur koha qe shqiptaret dhe sllavet t’u japin fund luftrave te pergjakshme midis tyre, te pajtohen e te rrojnë si miq". Papleka e ka nuhatur se do te behej pyetja "si mund te arrihet kjo?" dhe ka vazhduar; "prapa orëve te malit jane fshehur forca te caktuara historike te cilat ne periudha te ndryshme kane qene dalezotese te sllaveve e te shqiptareve...
Po te kemi parasysh kontekstin historik te fundit te shekullit XX dhe te fillimit te shekullit XXI prapa orëve te malit mund te zbulojmë forcat politike qe u dolen ne mbrojtje shqiptareve dhe sllaveve te jugut, perkatesisht serbeve". Ai permend SHBA e NATO-n ne krah te shqiptareve dhe Rusine ne krah te serbeve. Sipas tij tani qenkan plotësuar kushtet qe nen ndikimin amerikan e rus te realizohet aspirata shqiptaro-sllave per pajtim si ne legjende. Papleka e quan nje deshtim kalimtar te perkoheshem dështimin e bashkim-vllaznimit ne kohen e sundimit komunist ne ish-Jugosllavi dhe premton se mundesite reale per bashkim-vllaznim te ri qenkan krijuar tani. Kurse gjithe zhvillimet deshmojne se ndikmi i "orës ruse" eshte qe serbet te behen edhe me armiqesore ndaj shqiptareve, per sa kohe shqiptaret nuk do te pranojne te ulin koken e shtrojne qafen para trysnive serbo-sllave.
I gjithe konstruksioni politiko-folklorik i Paplekes rrezohet si keshtjelle rere para realitetesh dhe zhvillimesh te tilla. Kete e tregoi vizita e atij "palo priftit" ( etiketim nga ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko ne "Korrieri", 3 nentor 2008) . Kete e tregojnë makinacionet e shëmtuara te prokurorise se Serbise per te krijuar çeshtje te paqene hetimore per "zbulimin e vrasjeve imagjinare te serbeve ne Shqiperi per t’u marre organet per trafikim". Kete e deshmojne veprimet me te reja te politikes e te diplomacise serbe per te penguar me çdo kusht përparimin e njohjes nderkombetare te pavaresise se Kosoves. Ket e tregojnë edhe librat e ndyre qe botojne serbet kundër shqiptareve si ai me titull "Gjenocidi i shqiptareve kundër serbeve ne shekullin XX", qe u promovua ne Beograd nga Kisha Ortodokse Serbe. (" "Miti i urrejtjes" gazeta "Korrieri", 30 tetor 2008).

Serbet nuk behen me te mire pse Qosiçi gënjen si Qosiç

Meqenese ne kete shkrim zuri vend trajtimi i problemit mbi baza folklorike na jepet rasti te bejme nje paralelizem midis dinakerise qe perdori nena e Krajleviqe Markut per te shpetuar djalin qe ndeshej serish me Mujin dhe nje dinakërie qe po e perdorka mesuesi teorik i ultranacionalizmit serb, Dobrica Qosiç, per te mashtruar shqiptaret e gjithe boten. Sipas nje shkrimi te Mon Zhubit me titull "Amanetet e Qosiçit " ("Tema", 15 nentor 2008), Dobrica paska kuptuar qe "ne lufte vetembrotjtese serbet kane bere gabime te pariparueshme dhe krime te medha". Ai madje paska deklaruar: "Ne nuk mund te sherohemi si komb ne qofte se nuk flasim per mashtrimet tona dhe krimet qe kemi bere nga LDB, ne kohen e titizmit e gjer tek Milosheviçi".
Mon Zhubi shkruan: "Kush do ta besonte se këto fjale do i fliste Dobrica Qosiçi... nga vjen ky ndryshim e pse bash tani...". Qosiçi eshte autori i asaj thënies famekeqe se serbet genjeshtren e kane natyre te dyte, se serbet çdo gje e bejne me gënjeshtra, janë genjeshtare te talentuar. Prandaj as tani per asgjë nuk mund t’i besohet Qosiçit. Ai thjesht perpiqet qe ligesite e Sebise e te serbeve t’i kufizoje deri ne kohen e regjimit te Milosheviçit, qe keqberesite e serbeve e te Serbise te qortohen vetëm per kohen deri kur ne fuqi ishte regjimi i Milosheviçit. Qosiçi synon qe tani njerëzit te fillojne te besojne se Serbine po e drejtojne "serbe te mire" dhe bota duhet te tregoje mirëkuptim per ta. Perpjekjet qe behen ne Shqiperi per te gjetur "serbe te mire" i pershtaten kësaj strategjie te re serbe, qe po e reklamon edhe shovinisti i madh serb Dobrica Qosiçi.
"Kerkimi per serbe te mire" praktike e perhershme ne politiken e Shqiperise. Politikane te ndryshem shqiptare vinin shprese tek "serbet e mire" para dhe pas krijimit te shtetit shqiptar. Kerkimi per "serbe te mire" ishte moto e komunisteve qysh ne kohen e LDB dhe me vone kur Enveri dhe udhëheqja shqiptare u prishen me Titon e me Jugosllavine. Miladin Popoviçi ka qene ( per disa ende mbetet) modeli i "serbit te mire" ( pavaresisht se ishte malazez). Ky avaz i kërkimit te "serbeve te mire" vazhdoi dhe u be me kaotik pas përmbysjes se komunizmit.
Per nje ish president socalist te Shqiperise "Milosheviçi ishte e keqja me e vogel". Per nje ish-kryeminister socialist te Shqiperise "Milosheviçi siç ishte njeriu i luftës e mund te behej njeriu i paqes". Per drejtues te larte politike e pushtetore te krahut te djathte "serbe te mire" mund te ishin kundershtaret e Milosheviçit, duke perfshire dhe nacionaliste te egër si Koshtunica e Drashkoviçi. Per nje ish-kryeminister shqiptar (tani euro-socialist) "serbi me i mire" ishte kryeministri i vrare serb, Zoran Xhinxhiçi, per te cilin ka politikane e parti shqiptare qe ende derdhin lot.
Pergjegjesi per politiken e jashteme ne LSI ne nje interviste te tij"rrefen tratativat Meta-Xhinxhiç per zgjidhjen e çeshtjes kosovare", dhe përpjekjet per te kurdisur nje takim midis Xhinxhiçit e Thaçit, qe per pezmin e madh te politikaneve te LSI nuk u be pasi Xhinxhiçin e vrane (gazeta "Panorama" 13 tetor 2008). Keto gjera rrëfehen me mburrje ne vend qe te heshtej nga turpi, sepse Xhinxhiçi nuk ka qene "serbi i mire" me te cilin mund te zgjidhej çeshtja e Kosoves, por ka qene nje antishqiptar me i maskuar, por jo me pak i rrezikshem se Milosheviçi, Shesheli, Koshtunica , Drashkoviçi e te tjere.
Xhinxhiçi edhe kur bente tratativat e tij IlirMeta e thoshte me ze po aq te forte e te larte sa udheheqesit e tjere serbe se "shqiptaret e Kosoves nuk kishin te drejte per nje shtet te pavarur.se nuk kishte baza per te krijuar nje shtet te tille dhe e drejta per vetëvendosje e shqiptareve nuk mund te trajtohej si e drejte per shkeputje nga Serbia, por vetëm si nje e drejte per te gezuar te drejtat themelore te njeriut brenda Serbise". (Uilliam Bakli " Kosova, zera kundershtues" botim ne SHBA 2000, fq. 207). Mbi kete baze kishte ndërmend Ilir Meta ta zgjidhte çështjen kosovare ne tratativat qe bente me Xhinxhiçin? Ende do te vazhdojne politikanet e LSI-se te na reklamojnë te ndjerin Xhinxhiç si "serbin e mire", siç kane reklamuar enveristet Miladin Popoviçin si "internacionalist te mire serb"?!.
Deri kur do te vazhdojnë disa kategori shqiptaresh te genjenjne veten, apo te mashtrojnë te tjeret, se po te gjenden "serbet e mire" vendin e armiqesise shqiptaro-serbe do ta zere pa shumeveshtiresi miqësia dhe do te permbushet "aspirata per pajtim shqiptaro-serb"?!. Ne Serbi sot janë ne pushtet njerëz qe hiqen si vazhduesit e vijes se Zoran Xhinxhiçit, por qëndrimet e veprimet e Serbise dhe te serbeve ndaj shqiptareve janë njesoj si ne kohen e regjimit te Milosheviçit dhe nuk ka gjasa qe ato te ndryshojnë shpejt e lehte. Perkundrazi qendrimet antishqiptare do te ashpersohen edhe me dhe diten qe serbet do te mendojnë se rrethanat ua lejoje te nisin aventura te reja si Milosheviçi ne vitin 1989, 1998-1999 nuk do te ngurojnë ta bejne edhe kete.

23 nentor 2008

e drejta e shkrimit/ shqiperia dhe cameria forum!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme