DIKTATURA KOMUNISTE PERSEKUTOI MUSLIMANET SHQIPTAR

Regjimi komunist-ateist, që u vendos në Shqipëri në vitin 1994, me vulën dhe firmën e SHBA, Anglisë dhe ish- Bashkimit Sovjetik, pati në shenjestër të tij eleminimin e fesë e cila i bënte oponencë ideologjisë materialiste –ateiste mbi të cilën do të fillonte të operonte sistemi i ri që në themelet e tij do të kishte krimin dhe gjakderdhjen.Kemi ndëgjuar të flitet, me të drejtë, për persekutimin e ashpër që regjimi diktatorial i bëri klerit katolik për të cilin janë botuar libra me kujtime , jane bërë seminare dhe simpoziume,janë bërë intervista të panumurta nga analistë dhe klerikë të persekutuar, me qëllim që populli të njohë natyrën ateiste dhe kriminale të atij sistemi që nuk kurseu jo vetëm klerin katolik , por as klerin ortodoks dhe sidomos klerin musliman, duke bërë që klerikët muslimanë të pushkatoheshin ,të vdisnin nëpër burgje dhe të bënin vite të tëra në qelitë e errta të burgjeve. Por, brezat që e jetuan atë periudhë të erret dhe brezat që u rritën dhe po rriten pas asaj periudhe, pak dinë per perskutimin dhe krimin që është bërë ndaj muslimanëve dhe klerit të tij në Shqipëri, sepse ai sistem gjakatar nuk kishte’’miqësi’’me njerën fe dhe armiqësi me fenë tjetër, për shkak se beteja që bënte sistemi komunist në Shqipëri ishte betejë në mes të ideologjisë ateiste dhe ideologjisë fetare dhe nuk ishte beteje e sistemit komunist të Enver Hoxhës kundra një feje të caktuar që ai e kishte piketuar për ta persekutuar.Për të evidentuar publikisht përsekutimin që i është bërë klerit musliman dhe shkatërrimit që i është bërë veprave të kultit të fesë islame, janë bërë përpjekje modeste dhe sporadike, të cilat kanë pasë një impenjim minimal të institucioneve islame dhe të intelektualëve ,sidomos të atyre muslimanë, sepse intelektualët e religjoneve të tjera kanë operuar për të evidentuar vetëm persekutimin që i është bërë klerit të tyre.Duket se ka munguar dëshira dhe përkushtimi ,kanë munguar edhe paratë, pa harruar edhe ‘’skutat’’ dhe ‘’vrimat e zeza’’ që janë të interesuara të lënë në heshtje persekutimin e klerit musliman, për të dhënë një dëshmi më shumë për idenë e rrezikshme që ka qarkulluar në media se komunizmi u montua në Shqipëri në një shtrat islamik.Në materjalin që do të vijojë më poshtë lexuesi do të njihet me faktin se ‘dajaku,, që diktatura komuniste i dha klerit musliman nuk ishte një ledhatim, por ishte një goditje e hekurt që solli vdekjen dhe burgimin e qindra hoxhallarëve dhe klerikëve të tjerë muslimanë. Ne menduam se do të ishte me vlerë të rëndësishme njohëse evidentimi i emrave të këtyre klerikëve që e paguan me jetë përkushtimin e tyre fetar i cili ishte prezent në shërbesat fetare dhe në mesazhin islam që ata e përcollën tek besimtarët muslimanë dhe më gjërë.
1.Hafiz Esad Myftia
2,Hafiz Musa Dërguti
3.Hafiz Ali Korca
4.Hafiz Ibrahim Dalliu
5Hafiz Ismet Dibra
6.Hafiz Sabri Koci
7.Hafiz Mustafa
8.VaroshiHafiz Sherif Lëngu
9Hafiz Ali Tarja
10.Imam Met Troci
11 Hoxhë Dusha
12.Imam Ahmet Hyseni
13.Imam Liman Shabani
13.Reshat Bardhi
14.Haki Sharofi
15.Jonuz Buliqi
16 Vexhi Buharaja
17.Ibrahim Hasnaj
18.Ismail Mucaj
19.Faik Hoxha
20.Hasan Tasini
21.Bajram Mahmutaj
22.Ali Kulmaku
23.Xhelo Gllava
23.Azem Shehu
24Ali Bogdani
25. Emerli Shehu
26.Qamil Hoxha
27Kadri Shehu
28.Selim Gashi
29.Abaz Dedej
30.Sami Kasa
32.Elez Bisha
32.Zylfo Korca
31.Baba Murati
32.Baba Fehimi
33.Qerim Delvina
34.Baba Muco
35.Halil Hoxha
36.Hamit Berzhani
37.Qamil Gllava
38.Myrteza Kruja
39.Baba Qazimi
40.Kamber Prishta
41.Dede Abazi
42.Ibrahim Karbunara
43.Baba Mehmeti
44.Ali Tomorri
45.Mehmet Verleni
46.Muharrem Kërshova
47.Muslim Luma
48.Nebi Novosela

Lista me emërat e mësipërm nuk është një evidencë e saktë e emrave të klerikëve muslimanë të persekutuar nga diktatura komuniste.Mbetet detyrë e studjuesve dhe e analistëve që të gjurmojnë në arkiva dhe në burime të tjera që të kompletohet tërësisht lista me klerikët musimanë që u pushkatuan, vdiqën në burgjet komuniste dhe bënë afate të gjata burgimi për ‘’fajin’’ e vetëm që ata bënë i cili ishte besimi në Allahun e Madhërueshëm, besim të cilin ata e përcollën në masën e gjerë të muslimanëve shqiptarë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme