PRIFTI SEKULARIST NDUE UKAJ I CILI KËRKON TA KATOLICIZOJË KOSOVËN..!

Pra, prifti N. Ukaj, çdo herë kur në skenën politike në Kosovë me qëllime të caktuara ndizen zjarre që kanë të bëjnë me çështje të fesë dhe besimit islam tek shqiptarët, siç është tash rasti me përjashtimin e katër nxënësve shqiptare myslimane nga Gjimanzi "Hamzë Jashari" në Skenderaj, për shkak të shkuarjes në shkollë me shami në kokë, merr turr që mllefin dhe sikletin e tij për "identitetin tepër të theksuar islam të shqiptarëve të Kosovës" ta shpreh në opinion përmes konstatimeve të tij kuazipolitike, të cilat në esencë shprehin qartë qëndrimin e tij abuziv dhe agresiv ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me Islamin dhe identitetin fetar të shqiptarëve të cilët me shumicë i takojnë këtij besimi.
Pse N. U. këto zbrazje topash i bën në vazhdimësi sa herë që debatohet për çështje të Fesë islame, pse me kaq zell hynë dhe kyçet në këto debate siç i quan "të pambarim", pse gjithnjë ndërlidhet me tema që i përkasin çështjeve të besimit Islam tek shqiptarët, siç është tash shamia, ose pse gjithnjë bën përpjekje që identitetin islam tek shqiptarët ta prezantoj si të dëmshëm për kauzën shqiptare, i cili gjoja po e dëmtuaka "procesin e komplikuar për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës", pse i politizon këto tema dhe në shërbim të kujt e bën këtë, etj, etj? Janë këto si dhe shumë pyetje tjera të cilat kërkojnë përgjigje të detajuar, meqenëse ka disa vite që nga një numër jo i vogël intelektualësh shqiptarë të besimit katolik, siç janë Mark Bregu, Zef Brozi, Paul Tedeschini, Mark Shkreli dhe shumë të tjerë, me disa nga të cilët kemi polemizuar me kohë, po bëjnë shkrime gati-gati me përmbajtje dhe porosi të njëjta, duke i thirrur shqiptarët e besimit islam që ta ndërrojnë fenë, me arsyetimin se kinse identiteti islam shqiptarët i paska dëmtuar dhe i paska shkëputur nga trungu kristian i Evropës, se shqiptarët na e paskan pranuar Islamin me dhunë gjatë kohës së Perandorisë turke, se Evropa nuk na pranon në gjirin e saj si mysliman, se "e keqja më e madhe shqiptarëve u ka ardhur me kalimin e tyre në Islam" (I. Kadare), se Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të shndërrohen në shtete islamike në Ballkan, se "Besimi islam tek shqiptarët është shumë i cekët dhe nën lëkurën e tyre ka identitet kristian" (A. Moisiu në Oxford), dhe kështu me radhë vlerësime demagogjike, duke i lënduar kështu ndjenjat fetare dhe shpirtërore të më shumë se 85% të shqiptarëve që i takojnë besimit islam..!?
Është kështu për faktin, sepse gjithë këtë hajkë kundër identitetit islam të shumicës shqiptare, nuk mund ta marrësh ndryshe veçse si propagandë e orkestruar mirë nga qendra të huaja ku ende vazhdojnë të bëhen skenarët më të zezë ndaj kombit shqiptar në përgjithësi, dhe ndaj çështjes së Kosovës në veçanti. Pra, t'i biesh kumbonave të alarmit se rreziku Evropës po i ardhka edhe nga "fundamentalizmi islamik" shqiptar, siç ka propaganduar me shekuj ortodoksia serbo- sllave në krye me Patrikanën e Beogradit, s'ke si ta vlerësosh ndryshe veçse si "aktivitet misionar" të sinkronizuar mirë në kohë dhe vend midis këtyre qendrave. Madje, paraqitja e identitetit islam të shqiptarëve si rrezik që i kanoset kulturës dhe demokracive perëndimore (lexo: kristiane), është padyshim shërbimi më i keq që mund t'i bëhet sot çështjes shqiptare, posaçërisht asaj të Kosovës. Në këtë mes mjerisht në dy-tri vitet e fundit gjendet edhe prifti z. N. Ukaj, i cili si kosovar do duhej shumë më mirë sesa islamofobët tjerë ta njihte realitetin islam tek shqiptarët e Kosovës. Do duhej pra ta dinte mirë, se Islamizmi shqiptar kurrë nuk ka qenë rrezik as për demokracitë evropiane, por as për kauzën tonë kombëtare, përkundrazi që të dyjat i ka begatuar me vlera tejet të çmuara dhe të pranuara nga e gjithë bota perëndimore, sidomos nga intelektualë evropianë të spikatur siç ishin Goethe, Volteri, Tolstoi, Edmund Burke, Herbert Hobohm, etj. Pra, do duhej ta dinte mirë, e ne jemi të sigurt se e dinë, se bartja e shamisë tek nënat dhe femrat shqiptare nuk është vetëm "islame", por edhe obligim biblik-kristian për femra, kështu që pranë karakterit fetar shamia ka edhe simbolikën e vetë kombëtare, sepse sot e kësaj dite ka gra shqiptare, jo vetëm të besimit islam, por edhe të besimit të krishterë, murgeshat po se po, që mbajnë shami në kokë, dhe këtë nuk e bëjnë vetëm nga motivet fetare, por edhe nga ato tradicionale (shembulli i shamive si veshje kombëtare, shamitë e bardha ose të zeza kur ndodhin raste vdekjeje në familje, etj.).
Në vazhdim, ja disa konstatime të rrezikshme që dalin nga shkrimi i tij kur thotë: "në sfondin e ankthit që shkakton procesi i komplikuar për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, në periferi të këtij debati të pambarim, si një përbindësh i brendshëm, është ndezur një temë-debat, jo pak i rëndësishëm, as për nga rëndësia as për nga influenca: çështja e ferexheve të grave islame në shkolla, së këndejmi edhe në institucione publike", që pa dyshim se qëndrime të këtilla agresive ngërthejnë në vete pyetje të shumta për të cilat do duhej të jepte përgjigje më të qarta në opinion ; se pse procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës qënka i "komplikuar", se pse debati për shaminë është i pambarim dhe një përbindësh i brendshëm, për çfarë influence bëhet fjalë në këtë rast, dhe pse i dëmton bartja e shamisë nga ana e disa nxënëseve shqiptare të besimit islam institucionet publike në Kosovë..?!
Me një fjalë, të gjitha "konstatimet" e shtruara nga prifti N. Ukaj nuk mund të jenë të rastësishme as në kontekstin kohor e as në atë vendor, të cilat mund të përmblidhet në një konstatim të përbashkët; se e gjithë ajo që është islame në besim, kulturë, politikë dhe traditën shqiptare, nga islamofobët shqiptarë konsiderohet si "rrezik dhe fatkeqësi për shqiptarët", pikëpamje të cilat i konsiderojmë krejtësisht si antikombëtare, kur dihen shkaqet dhe arsyet politike dhe kombëtare të kalimit me shumicë të shqiptarëve në Fenë islame, ndaj të cilit besim kanë ngelë gjithmonë të përkushtuar, sepse me kalimin e shekujve në Islam gjetën qetësinë dhe vlerat e tyre shpirtërore mjaft të përafërta ose të ngjashme me vlerat tradicionale kombëtare dhe kulturore që kanë shqiptarët si popull por edhe si individë, të njohur në Evropë dhe më gjerë për disa cilësi njerëzore që i dallojnë ata nga popujt evropian, si për nga dëlirësia shpirtërore, ashtu dhe ajo fizike. Pra, shqiptarët mysliman nuk e kanë ndërmend fare që ta ndërrojnë Fenë islame me ndonjë fe tjetër, pa marrë parasysh kërkesat djallëzore që po u drejtohen nga disa individë të papërgjegjshëm.
Dhe, ta ngatërrosh qëllimisht, siç bën në shkrimin e tij të fundit N. Ukaj, shaminë me ferexhe, donë të thotë se pas debatit që bën rreth kësaj teme fsheh tinëzisht tendencën qëllimkeqe që bartëset e shamive, në këtë rast katër nxënëset e përjashtuara nga bankat shkollore në Skenderaj, t'i prezantojë si femra që i përkasin një ideologjie primitive, ose një bote të prapambetur siç janë shtetet arabe-islame, për të sforcuar para opinionit bindjen se Islami është fe dekadente dhe i rrezikshme për "identitetin evropian të shqiptarëve" (I. Kadare), dhe se nga kjo fe dhe kulturë duhet të izolohemi sa më parë..!? Pra, ky është mesazhi bizar që vije nga të ngatërruarit që i bën me qëllim shamisë me ferexhën, duke i joshur lexuesit se midis dy civilizimeve më të mëdha në botë (Krishterimi dhe Islami) duhet ta zgjedhin të parin, pra civilizimin perëndimor-kristian..!?
Këto komparacione midis të "mirës"(Krishterimit), në njërën anë, midis të "keqes" (Islamit), në anën tjetër nuk bëhen pa qëllime të caktuara, as nga N. Ukaj e as nga katoliko-centristët tjerë shqiptarë, të cilët me shkrimet e tyre plotësisht tendencioze po e degradojnë tej mase vlerën e tolerancës dhe kulturës fetare islame tek shqiptarët, dhe se për këtë papërgjegjësi intelektuale do të ngelin në historinë tonë kombëtare si "pakicë" që kombit shqiptar po i sjellin sherre të mëdha në rrugëtimin e tij drejtë familjes së popujve të përparuar të Evropës, brenda se cilës bashkësi (BE) të drejtat fetare dhe kombëtare të njeriut garantohen me kushtetutë dhe ligje përkatëse, por që respektohen edhe në nivelet më të larta të shoqërive demokratike në botë. Priftit N. Ukaj po i sjellim një shembull sa për t'ia rikujtuar realitetin e sotëm në Evropë, dhe atë pikërisht kur bëhet fjalë për lirinë e të shprehurit dhe të praktikuarit të fesë islame; si p.sh. vetëm në Gjermani sot funksionojnë mbi 2200 xhami, prej të cilave 165 sosh janë të ndërtuara me minare deri në 24 metra larësi mu në mes të lagjeve të banuara kryesisht me të krishterë, por të cilëve nuk iu pengon fare prezenca e Islamit dhe myslimanëve në mesin e tyre. Pra, nuk iu pengon fare qytetarëve të besimit të krishterë se në çdo qytet, lagje ose fshat gjerman mund të takosh me dhjetëra dhe qindra femra myslimane që e kanë të mbuluara kokën me shami "islame", e nuk iu pengon fare as veshja islame e nxënësve myslimane nëpër shkollat dhe universitet e shumta të Gjermanisë. Mbase, populli gjerman ndjehet krenar që të huajve, në mesin e të cilëve sot në Gjermani jetojnë diku mbi 3, 5 milion besimtarë mysliman, u ka mundësuar dhe ofruar kushte që të integrohen dhe të ndjehen të lirë si në shtëpinë e tyre, ku pa pengesa mund t'i kryejnë ritet dhe ritualët e tyre fetare islame, duke shprehur në çdo kohë dhe vend respekt të veçantë ndaj besimtarëve mysliman, sidomos ndaj atyre që axhërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Dhe shih tash paradoksin më të madh shqiptar në Drenicën heroike, si rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht i Kosovës, nga Gjimnazi i kësaj qyteze që mban emrin e njërit ndër dëshmorët e mëdhenj të kombit Hamzë Jasharaj, për shkak se në kokë bartin shaminë "islame" nga drejtori i tij përjashtohen pa kurrfarë shkaku katër nxënëse të shkëlqyera, vetëm se në mënyrë të lirë e kanë shprehur identitetin e tyre fetar islam, duke zgjedhur me vetë dëshirë që në shkollë të mos shkojnë me kërthiza të cullakuara, por me veshje fetare islame, si eveniment që i ndalon ato nga degjenerimet e kohës që e kanë goditur shoqërinë tonë kudo, në veçanti femrën shqiptare. Dhe, gjithë kësaj tash N. Ukaj merr guximin dhe i thotë; "ambiguele që reflekton konsekuenca të rrezikshme edhe në planin e brendshëm shqiptar.."?!
Shtrohet pyetja; në cilin shekull janë duke jetuar sot laikët dhe sekularistët shqiptar të tipit "ndueukaj" dhe drejtorit të Gjimnazit në Skenderaj?

Kush është Ndue Ukaj?

Ndue Ukaj është nga Stublla, ishte nxënës i Dom Lush Gjergjit. Magjistraturën e ka bërë për "Diskurset në letërsinë e Gjergj Fishtës". Ka drejtuar revistën katolike "Fryma". Është njëri nga drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.
Më 2004 ka botuar librin "Diskursi biblik në letërsinë shqipe" (AIKD, Prishtinë).
Dallohet si fondamentalist katolik i cili kërkon që ta katolizicojë Kosovën...

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme