Islamizimi i popullit shqiptar

Jo vetëm kaq, sundimi serb, i cili zgjati mjaft, la gjurmë të thella në të gjitha poret e jetës së shqiptarëve: në gjuhë, në antroponomi, në psikologji, etj.. Madjemadie, ky ndikim i serbëve dhe i fesë ortodokse te shqiptarët u ndje edhe gjatë sundimit osman’ për arsye se kisha ortodokse serbe, e cila e pranoi vasalitetin e sulltanit, kishte privilegje të që ndikonte në masat popullore të këtyre viseve

Feja islame u përhap me të madhe në Ballkan po në atë kohë kur u vendos sundimi i plotë osman. Popujt e ndryshëm të Ballkanit e përqafuan në mënyrë të ndryshme. Boshnjakët pothuajse tërësisht dhe menjëherë kaluan në fenë islame. Në fillim të shekullit XVI në Bosnje dhe Hercegovinë mbizotëronte feja islame. Madje Bosnja pushtetin osman e pranoi pa qëndresë. Arësyeja e kësaj dukurie ishte se ata i takonin kryesisht fesë bogumile, e parimet e kësaj feje, e cila luftonte krishtërimin, ishin shumë të afërta me ato të islamizmit. Mirëpo boshnjakët, me përqafimin e fesë islame në përgjithësi, nuk u asimiluan në turq (kombëtarisht). Ata i ruajtën doket dhe gjuhën e tyre kombëtare, e, kuptohet, u ndikuan edhe nga islami.

Ndërkaq, tek serbët, malazezët, bullgarët maqedonët dhe grekët nuk ndodhi kështu. Ata, për shkak të ndikimit të kishës ortodokse dhe për shkak të fanatizmit të madh, pothuajse fare nuk u islamizuan. Numri i të islamizuarve prej këtyre popujve është shumë i vogël dhe thuajse simbolik. Pastaj, pjestarët e këtyre popujve, të cilët e përqafuan fenë islame, u asimiluan në turq, sepse feja ortodokse e cila u bë fe kombëtare e popujve në 4alë, të islamizuarit e vet, të cilët i konsideronte si renegatë të fesë dhe të kombit, nuk i pranonte më si pjestarë të fesë dhe të kombit përkatës.

Shqiptarët pranuan Islamin, por nuk u shkombëtarizuan

Te shqiptarët procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme. Faktorët që ndikuan në islamizimin e shqiptarëve ishin të natyrës politike, ekonomike shoqërore dhe psikologjike. Kështu, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XVI, gjysma e popullsisë shqiptare në qytete u islamizua, madje në shekullin XVII, feja islame, mbizotëronte edhe në fshatra. Mirëpo, islamizimi, marrë në përgjithësi, nuk ndikoi në asimilimin e shqiptarëve në turq (kombëtarisht); përveç një numri shqiptarësh që jetonin në Anadoll. Ata nuk i humbën gjuhën as doket, edhe pse edhe në atë pikëpamje u ndikuan. Pra, jo vetëm fshatarët por në shumicën e rasteve, as bejlerët, agallarët dhe efendilerët shqiptarë nuk u asimiluan. Ndjenjat kombëtare te shqiptarët e muslimanizuar nuk u shuan, përkundrazi u forcuan edhe më shumë. Kështu, kurrë shqiptarët nuk luftuan në mes vetes për shkak të fesë. Kjo është dukuri evropiane. Ndërkaq, për shkak të interesave kombëtare, jo një herë u bashkuan shqiptarët e të gjitha besimeve; muslimanët katolikët dhe ortodoksët. Ata, gjatë shekujve XV, XVI, XVII, siç do ta cekim, luftuan kundër shfrytëzimit dhe sundimit të Sulltanit për të drejtat kombëtare edhe pse Sulltani ishte njëkohësisht edhe halif.

Lidhur me islamizimin e shqiptarëve K. Jireçeku thotë: “Duke filluar nga viti 1450, shumë shqiptarë fillojnë të shpërngulen për në Itali. Kështu, pasardhësit e Dukagjinëve (ata që mbeten në fenë katolike – S.R.) ka pasur në Venedik dhe në Ankonë deri në shekullin XVII. Ndërkaq, anëtarët e tjerë të bujarisë vendosën të qëndrojnë në vend dhe të përqafojnë fenë islame, për shembull, Aranitët, Muzakët Topiajt, Dukagjinët, eq.. Te vetë populli shqiptar feja islame përhapet më shpejt sesa te bullgarët, serbët dhe grekët. Shumë shqiptarë, të cilët kaluan në fenë islame,u ngritën në titullarë të lartë të Perandorisë Osmane”.

Ndërkaq, Vladislav Skariç, duke folur në përgjithësi për përhapjen e islamizmit në Ballkan, thotë: “Kalimi në fenë islame nuk ka qënë i shpejtë. Pushtuesit osmanë qenë tolerantë në pikëpamje fetare dhe rrallë i kanë detyruar të krishterët për të kaluar në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë që janë marrë për jeniçerë”.L. Mihaçeviç konstaton: “Kalimi në fenë islame te boshnjakët dhe te shqiptarët ishte gjithësesi më i shpeshtë, kurse serbët bullgarët dhe grekët i kanë mbetur më besnikë fesë së vet”.

Shqiptarët, para se të futeshin nën sundimin e shtetit serb të Nemenjiqëve, i takonin kryesisht fesë katolike. Mirëpo, gjatë sundimit serb, sidomos në kohën e car Dushanit, pozita e shqiptarëve u keqësua. Një numër, nën presionin e “inkuizicionit të shtetit serb”, u detyrua të kalonte në fenë ortodokse, ndonëse një pjesë e tyre ortodoksizmin e pranuan sa për sy e faqe. Jo vetëm kaq, sundimi serb, i cili zgjati mjaft, la gjurmë të thella në të gjitha poret e jetës së shqiptarëve: në gjuhë, në antroponomi, në psikologji, etj.. Madjemadie, ky ndikim i serbëve dhe i fesë ortodokse te shqiptarët u ndje edhe gjatë sundimit osman’ për arsye se kisha ortodokse serbe, e cila e pranoi vasalitetin e sulltanit, kishte privilegje të që ndikonte në masat popullore të këtyre viseve.

Lidhur me këtë dukuri Branislav Nushiç thotë: “Shqiptarët (arnautët) e Siriniqit nuk janë turqizuar (islamizuar) herët. Kjo ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar (shekulli XIX), nën presionin e sundimit gjakatar të jashar Pashës në Kosovë. Në mesin e tyre janë ruajtur ende gjurmët e ortodoksizmit. Ata, sot e kësaj dite ndezin qirinj për Shën-Kollin dhe në festat e tjera të mëdha. Ata tanimë flasin shqip, madje edhe gratë e tyre, por kur grinden dhe shahen, gratë thonë: “Ubila te sveta nedelja!” (Të vraftë e djela e shenjtë!). Në kishën “Sv. Trojica” të Prizrenit, mbi Mushtishtë, në librin e kontribuesve janë të regjistruar edhe banorët e këtyre fshatrave shqiptare, madje me emra serbë”.Fshatrat Trebishta dhe Rodostusha, të cilat shtrihen te lumi Radicë, më 149?, Gjon Kastrioti me djemtë Stanishën, Reposhin, Kostantinin dhe Gjergjin ia dhuruan manastirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë, në Greqi. Në Manastirin Deviç ekziston libri në të cilin janë të regjistruar emrat e kontribuesve të shekullit XVII. Kontribuesit të gjithë janë nga Drenica dhe emrat janë serbë. Sot në Drenicë nuk ka asnjë serb, thotë B.Nushiç. Mirëpo, këta drenicas me emra “serbë” (ortodoksë -S.R.), me të përqafuar fenë islame u bënë “shqiptarë”. Madje, siç na vënë në dijeni burimet e Vatikanit, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në trekëndëshin Deçan-Pejë-Drenicë nuk kishte katolikë fare. Prandaj, tamam për këtë arsye, në ato treva nuk shtrihej dioqeza e Shkupit por administrimi i tri manastireve të shquara – të Deçanit, Pejës dhe të Deviçit. Me fjalë të tjera, banorët e krishterë të këtyre trevave (serbët, shqiptarët dhe vllehët), i përkisnin krejtësisht fesë ortodokse. Në të mirë të këtij konstatimi flasin jo vetëm burimet e ndryshme historike, por, siç dihet, edhe fakti se vojvodë të tri manastireve në fjalë janë, sot e kësaj dite, shqiptarët e besimit musliman, që do të thotë se ata janë duke i ruajtur ato institucione vetëm e vetëm pse ishin institucione kulturore dhe të shenjta të të parëve të tyre, e jo për shkak të ndonjë “humanizmi”.

Aristokracia shqiptare ishte e para që e përqafoi fenë islame

Feja islame, duke qënë ideologji e klasës sunduese, i dha mundësi bujarisë shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisë, që të zërë poste më të larta në suazën e Perandorisë Osmane, e cila u bë supërfuqi e kohës.

Në vitin 1455 kalaja e Novobërdës kishte 50 ulufexhinj (ulûfeci). Të gjithë ishin muslimanë, por, veç një numri shqiptarësh, janë pjestarë të etnoseve dhe të vendeve të ndryshme; hungarezë (Unguru): Shahini, Karaxha, Sunkuri; boshnjakë: Atmaxha, Hamza; edrenas: Salihu, Aliu; kostadinias: Hiziri, Jakupi, Timurhani, Shahini, Shirmerdi Sylejmani; shqiptarë: Timurtashi, Shahini, Dogani, Shahini (qetër); vranjas: Hamza; pirotas: Dogani; vllehas: Saruxha, Dogani, Ismaili; tërnovas: Karaxhozi, Hamza; beligradas: Shahini; nikopolas: Aliu; tatarë: Aliu; Ilazë: Musa, lusufi; Shkupjanë: Mustafa; dramas: jusufi, Ismaili, etj, etj.

Sipas defterit të vitit 1486/87 vetë Vuçiterna kishte 43 familje muslimane dhe 33 familje – shtëpi krishtere “hâne”, 3 “mücerred” dhe 2 ‘bive”. Kjo tregon se në Vuçiternë tanimë zotëronte elementi musliman.

Ndërkaq, në Prishtinë (1486/87) zotëronte ende elementi i krishterë. Aty ishin 51 shtëpi muslirnane, kundrejt 248 shtëpi të krishtera të 34 shtëpive “mücerred” dhe 56 shtëpive “bive”.

Ndër muslimanët e parë të Pejës pa mëdyshje është Mahmud Beu, i vëllai i Ahmed Pashë Dukagjinit i cili, me të përqafuar fenë e re, bëhet edhe sanxhakbe i parë i Sanxhakut të Dukagjinit (1462) dhe krijues i dinastisë së Mahmudbegollajve të Pejës.

Peja në vitin 1485 kishte 33 shtëpi muslimane, kundrejt 140 shtëpive të krishtera (104 shtëpi “hâne’, 20 “mücerred” dhe 16 “bive”). Këto familje muslimane janë gjithësesi të bujarisë shqiptare, të cilat, më së pari kaluan në fenë e re: nga Mahmudbegollajt përmendet Nasuh Beu, si sanxhakbe që ishte, pastaj Zaim Hyseni, Shexhaaüd-din Beu, Mirza Beu, Daut Beu, Hasan Beu, Ajas Beu, etj.[12] Pra, procesi i islamizimit e kishte përfshirë vetë Pejën, por aty kjo dukuri ende mbizotëronte. Islami, ndonëse më ngadalë, kishte filluar të përhapej edhe në fshatrat e Pejës. Kështu, në fshatin Kosuriq 3 shtëpi ishin muslimane; në fshatin Cërni Potok 1 shtëpi, etj.

Në vitin 1525 në Novobërdë kishte 4 mëhallë muslimane me 77 shtëpi dhe 42 mëhallë të krishtera me 294 shtëpi. Këto të dhëna tregojnë qartë se numri i familjeve të islamîzuara ishte duke u shtuar gjithnjë.

Në vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuçiternës kishte këto kadillëqe: Novobërdën, Prishtinën, Bellasicën dhe Vuçiternën. Në këto vende kishte 4 xhami, 10 mesxhide, si institucione të islamizmit. Vetë Novobërda kishte 53 mëhallë muslimane dhe 49 të krishtera, kurse në vitin 1544 në Novobërdë ishin 5 mëhallë muslimane me 86 shtëpi. Në atë kohë në Novobërdë ishin 38 mëhallë të krishtera, si dhe 6 shtëpi hebreje.

Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo më 1525 kishte 3 mëhallë muslimane dhe 7 mëhallë të krishtera. Sipas dëfterit të vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit ndahej në dy njësi juridike – kadillëqe: Prizreni dhe Bihori. Në këtë kohë, në kuadrin e sanxhakut në fjalë ishin: 297 shtëpi muslimane, kundrejt 13.621 shtëpive të krishtera ‘hâne” dhe 1.147 “mücerred”; dy mystahifizë (Müstahifiz mbrojtës) të qyteteve Prizren dhe Bihor), 2 dizdarë, 2 qeha, 2 imamë, 2 topxhinj, 38 mystahfizë ( të vendeve të ndryshme të sanxhakut). Veç institucioneve (titullarëve) të përmendur muslimanë, përmenden edhe vakëfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakëfi i fundit në vetë Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj./Fakti/

________________
Janar, 2010
www.breziiri.com

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme