Përsiatje për gjendjen e vërtetë të Të Parëve të mirë (Selef’us-salih)

Në romanin e Henri Xhejmsit “Sheshi i Vashingtonit”, babai vazhdimisht përsërit para vajzës së tij virtytet e nënës së saj të vdekur, të cilën kjo nuk e mba mend, duke numëruar anët e mira të saj, graciozitetin dhe kthjellësinë e saj, arsimimin e saj dhe natyrën e mirë, dhe duke krahasuar mangësinë e maturisë dhe mendjemprehtësisë së vajzës të tij me çiltërinë e nënës dhe mendjen e ndritshëm të saj, deri sa vajza nuk e humb vetëmohimin dhe nuk fillon që të turpërohet nga vetë jeta e saj. Çfarëdo pune që bënte, ajo ndiente se sigurisht ka gabuar, çfarëdo që fliste, ndjente se ajo punë është e ulët dhe e turpshme.
Shpesh kujtohem për zhvillimin e këtij romani, çdo herë qp dëgjoj nga ndonjë vaiz në xhami apo kur lexoj ndonjë autor musliman theksimin e virtyteve të “selefi-salihit”, pas së cilës pason gjykimi i brezave pasues, ndër të cilët edhe këtë brezin tonë.
Gjatë kohë kam besuar, sikurse i ka besuar vazja babait të saj në romanin e henri Xhejmsit, në tërë atë me çka e kanë përshkruar selefi-salihin dhe e kanë pçërçmuar brezxin tim, deri sa vetev nuk e kamë parë si shkurtabiq në thembër të kolosit të madh apo shtrigës e cila loz pranë shenjtorit të devotshëm.
Pastaj ka pasuar periudha në të cilën më ka munduar dyshimi në korrektësinë e asaj që njerëzit e përsërisin, dhe kam filluar të mendoj ashtu që, mbase, kjo bindje te ata rrënjë dhe shkaqe historike të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje me madhështinë e selefi-salihit dhe me parëndësinë time, dhe se ngritja e tyre dhe përçmimi i atyre që i pasojnë ata ka motive të tjera jashtë dëshirës që të prezantohet shembull i mirë dhe që të më nxisë që ta ndjekë.
Leximet e mia të librave historikë e kanë vërtetuar këtë parandjenjën time, sidomos pasi kam zbuluar se autorët bashkëkohorë në veprat e tyre fshehin faktet për këtë selefi-salih të cilat i thkesojnë veprat e autorëve të vjetër. Pasi te unë kjo ide është përforcuar, u gjenda, sikurse fëmija në rrëfimin e H. K. Andersonit “Fryma e re e mbretit”, se si klitha dhe i premtoj vetes se pas këtij rastinuk do të lexoj biografinë e askujt nga selefi-salihët nga penda e autorëve bashkëkohorë muslimanë.


Shkaqet e botëkuptimit romantik islam mbi selefin

Në kapitullin me titull “Esh-sheral’ vez-zeral’ tashmë kam dhënë shenjë në një prej shkaqeve të prirjes drejt përshkrimit të kohës së hulefai rashidinëve në mënyrë romantike. Këtu shkurtimisht do ta përsëris e pastaj do të kalojë në temat e tjera. Shumicën e hollësive të skenës e kanë saktësuar autorët nga periudha e abasitëve, kur krejtësisht është ndërprerë lidhja ndërmjet mendimeve të fakihëve dhe autorëve të veprave nga fusha e sheriatit dhe ndërmjet realitetit jetësor të shtetasve dhe sunduesit. Për shkak të ngurrimit të fakihëve ta zhvillojnë sheriatin në pajtim me rrethanat e kohës në të cilat jetojnë dhe përshtatjes së fikhut nevojave të tijm dhe për shkak të ngrirjes së dyerve të ixhtihadit, është zhvilluar te të gjithë bindja se aplikimi i sheriatit është punë e pasatër teorike për të cilën mund të shkruhet dhe flitet por të cilën nuk ka mundësi ta aplikojmë. Meqenëse ishte e rëndë, por edhe jopratike, që dijetarët fetarë të shpallin për jobesimtarë shumicën e madhe të pjesëtarëve të umetit, të halifëve dhe mëkëmbësve, për shkak të shkeljes së tyre të hapur të sheriatit, fakihët kanë dalë me teorinë përmbajtja e së cilës ëshgtë se edhe kjo shkelje ka qenë përcaktim i pashmangshëm i Allahut, të cilin edhe Pejgamberi a.s. e ka paralajmëruar, dhe se si umetit musliman i është gjykuar që gjendja të përkerqësohet dhe që anëtarët e saj të shkojnë nga e keqja në të keqe edhe më të madhe, deri sa nuk vjen Mehdiu i Pritur dhe deri sa me ardhjen e tij nuk realizohen kushtet ideale në të cilat do të jetë e mundur të aplikohet sheriati në mënyrë të drejtë dhe të plotë.
Në mpënyrë që ta forcojnë teorinë e tyre dhe ta përkrahin hipotezën e tyre, filluan të eksagjerojnë në madhërimin e selefit dhe të idealizohen pjesëtarët e tij, dhe dukej sikur të ishin melekë apo diç më pak se ata, ashtu që lexuesi apo dëgjuesi ka mudnur t’ia shtojë vetes tri gjera ësecila prej tyre kërkohet për shkak të konfirmimit të teorisë):
- Është marrëzi që dikush nga ne të lakmojë të bëhet sikurse ky selefi-salih;
- Brezat që pasojnë vetëvetiu janë të mangët dhe të çoroditur, të papërmirësuar;
- Aplikimi i sheriatit ka qenë i lehtë kur ky selefi-salih ishte në jetë, kurse tash është i pamundur për shkak të çoroditjes së botës dhe do të jetë i pamundur deri sa Allahu nuk do të dëshirojë.
Të preokupohemi tash me shkakun e dytë.


Raportet e historianëve dhe fakihëve ndaj historisë
dhe literaturës biografike

Për historianët muslimanë të mesjetës nuk ishte e panjohur metodologjia e studimit historik. Ndaj materialit historikë që ishte te ata kanë aplikuar po ato parime shkencore të cilat i kanë shpikur dhe zhvilluar dijetarët e hadithit në studimin e hadithit i cili i përshkruhet Pejgamberit. Nuk ka dyshim se historianët muslimanë kanë realizuar të arritura të jashtëzakonshme gjatë shekullit të tretë dhe të katërt, duke iu përmbajtur kritereve të sakta shkencore në atë masë sa dijetarët perëndimorë deri sot mund t’ua kenë lakmi në këtë aspekt.
Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me çlirimin më të madh nga ndikimi i fakihëve, ata kanë nxitur armiqësi dhe dyshimin e këtyre të fundit, të cilët këtë gjendje e shndërruan në luftë të rreptë kundër historianëve në periudhën e dekadencxës ideore në shtetin islam. Kjo luftë ka përfunduar me fitoren e fakihëve dhe me detyrimin e historianëve që ta pranojnë raportin ndaj të kaluarës ngjashëm me atë të fakihëve. Cak i të shkruarit historik u bë ajo që fakihët ua kanë caktuar historianëve: që historia dhe literatura biografike të jetë një ndër mjetet e mbjelljes së vlerave fetare, parimeve të larta morale dhe diealeve të lartçësuara, e jo regjistrimi i fakteve me shkallën më të madhe të mundshme të objektivitetit, pas filtrimit të të gjithave që janë gjetur te historianët.
Së këndejmi te muslimanët është formuar pikëpamja romantike në historinë e tyre dhe mbi heronjtë e të kaluarës së tyre. Fakti historik kishte pozitë më të vogël në krahasim me synimin e forcimit të emrit, këshillimit dhe ekspozimit të shembujve moral të cilët besimtarët duhet t’i ndjekin ose t’u largohen. Fryt i situatës së tillë është fakti që muslimanët, për shembull, ta shikojnë në halifin Omer ibn Abdulazizin sikur në njërin prej halifëve më të mëdhenj muslimanë, vetëm për shkak të devotshmërisë së tij dhe marrëdhënieve korrekte me alevitët dhe me pjesëtarët e familjes hashimite (Benu Hashim), deri sa politika e tij financiare dhe administrative ka rezultuar me rrënimin e shtetit. Muslimanët deri në ditët e sotme me admirim murmurisin me rastin e kujtimit të raportit të tij ndaj mëkëmbësit të Himsit i cili i shkroi: “Është rrënuar muri mbrojtës i qytetit të Himsit, dhe nëse më lejon sunduesi i besimdrejtëve që ta rikëkëmbi?!, kurse ky ia ktheu: “Mbroje (fortifikoje) me drejtësi, Selam!” Kjo është përgjigja e cila – përkundër elokuencës që e përmban, kurse e cila i fascinon arabët – meriton përgjegjësi parlamentare në çdo sistem demokratik.
Po ashtu është formuar fotografi e qëndrueshme e shtrembëruar e cila është vështirë të ndryshohet për Zejd ibn Muaviun dhe Haxhaxh ibn Jusuf Thekafiun vetëm për atë shkak që ushtria e Zejdit e ka vrarë të birin e Aliut Hasanin dhe shokët e tij, duke mos pasur parasysh aftësinë qeverisëse të Zejdit, as për pasojat e rënda të cilat pa dyshim do ta godisnin shtetin islam për shkak të kryengritjes së Husejnit, dhe vetëm për shkak të vrazhdësisë së Haxhaxhait në thyerjen e kryengritësve kundër shtetit, deri sa historianët evropianë dëshmojnë se ai bën pjesë ndër qeveritarët më të mëdhenjë në historinë botërore. ...
Sidoqoftë, shikimi i tillë i historisë dhe personalitetit historik i cili nuk di për dallimin ndërmjet devotshmërisë dhe mirësjelljes personale dhe kërkesave të politikës, interesave më të lartë të shtetit dhe asaj që kërkon administrim të vendosur dhe të drejtë, nuki shërben perceptimit korrekt të rrjedhave të ngjarjeve dhe ndodhive historike, as që mund të rezultojë me diçka tjetër, pos me madhërim sipërfaqësor të këtij, e përçmim të atij, dhe me nostalgjinë vështirë të arsyetuar për kohën e selefi-salihit.
Pastaj pasoi pushtimi turk i vendeve arabe me amulli ideore e cila e ka përcjellë dhe se shumica e muslimanëve ka braktisur çdo lloj leximi përveç librave që përmbajnë dua, hadithe, poezi dhe tregime popullore, duke ua kthyer shpinën veprave historike, duke e harruar kështu të kaluarën e tyre dhe se është tretur ndikimi i keq i këtyre veprave në lidhje me botëkuptimin romantik të ndodhive dhe personaliteteve. Me paraqitjen e fillimeve të rilindjes së re ideore në shekullin XIX, ishte e domosdoshme që bartësit e tyre ta pranojnë detyrën e përmirësimit të gabimit. Të gjithë ata e kishin të lehtë – së paku teoretikisht – që me shkrimet e tyre të themelojnë pikëpamje të re në këtë histori dhe për heronjtë e saj në vetëdijen e lexuesve të tyre, për shumicën e të cilëve këta ishin të panjohur, dhe se në arritjen e diturisë në tërësi janë mbështetur në autorët e rinjë. Mirëpo, këtë kjop avangardë nuk e bëri, por pranuan pikëpamjet e njëjta dhe vlerat dhe botëkuptimet të cilat i kanë pasur pararendësit. Nuk qenë në nivel të aplikojnë kritere të reja, intelektuale të sundimit. Kështu sërish u përcaktua jeta me kriteret e pararedësve dhe me kriteret e të vdekurve kanë vendosur kontroll mbi mendjet e të gjallëve.


Natyra e mentalitetit arab

Ekzempalri i tretë i kësaj tendence romantike fshehet në natyrën e konstituimit të mentalitetit arab. Është e njohur prirja e arabëve në marrjen e qëndrimeve ekstreme racionale ndaj njerëzve, botës dhe ndodhive rreth vetes dhe shikimit në çdo gjë me çka takohen në objektivin i cili nga të gjitha ngjyrat e sheh vetëm ngjyrën e bardhë të ndritur apo fare të errët, pa dallimin e saktë të mendimeve, ngjyrave dhe hijeve. Është e njohur gjithashtu se ai mendimin e tij e shpreh vetëm në aspekt të superlativit skajor. Nuk ndien kënaqësi përveç nëse shkon në skajshmëri në të gjitha gjykimet. Çështja te ai është ose e shkëlqyeshme ose e tmerrshme, vepër artistike ose “diç më shumë se e shkëlqyeshme” apo “skajërisht e keqe”, kurse njeriu është ose melek fisnik ose shejtan i mallkuar. Meqenëse ky orientim racional mund të plotësohet vetëm me admirim fascinues ose me gjykim të plotë, është e rrallë të dëgjohet arabi i cili thotë, duke gjykuar për dikend: “Anon kah perfekcioni, por i mungon kjo dhe kjo”, apo “Ai është njeri me vend, sikur të ishte kësi dhe asi”.
Disa këtë synim ia përshkruajnë natyrës së shkretëtirës e cila ka lënë gjurmë të thellë në personalitetin e arabëve. Dimrin e zymtë në të e ndërron vera përvëluese, kurse natën e freskët dita asfiksuese. Beduini në të pas udhëtimit të gjatë dhe të lodhshëm përgjatë lëndinave të zhveshura dhe të thata gjenë oazën me gjelbërim të bollshëm, me ujë dhe hije. Me rastin e udhëtimit të tij me deve, e cila i bartë të gjitha që ai i posedon, nganjëherë ndesh armikun i cili e privon nga tërë pasuria për pesë minuta, në të cilën ai kalon nga një gjendje në tjetrën. Aty janë pastaj korita gurërore e cila gjatë shumicës së vitit është krejt e thatë, por kur vjen sezoni i shiut mbushet me vërshime rrëmbyese të cilat me vete marrin çdo gjë që ndeshin në rrugë. Andaj, nuk është e çuditshme ta shohësh se si arabi në sjelljen e tij personale befasisht nga gjendja e qetësisë dhe prehjes kalon në gjendjen e eksplodimit rrënues të emocioneve, nga gjendja e bujarisë e cila i ngjanë shkapërderdhjes në gjendjen e lakmisë dhe mashtrimit, nga zënka tepër e rreptë në pajtim, përqafim dhe dashje. Kjo kthesë ndodh me shpejtësi të çuditshme e cila nuk di për shkallëri në ndjenja dhe mendime.
Ky konstitucion psikik ndikon në gjykimet e tij dhe ka prirje për eksagjerim... nuk e sheh të arsyeshme për saktësi të madhe. Saktësia është një shenjë e shoqërisë industriale dhe nga nevojat themelore për jetë në të. Nëse individi këtë e shpërfill për këtë paguan çmim të lartë. ... Sa i përket fshatarit dhe beduinit të cilët gëzojnë shkallë më të lartë të pavarësisë dhe lirisë se vijnë dhe shkojnë kur dëshirojnë dhe se flasin si u vjen, gabimi i ndonjërit prej tyre në rend nuk do të sjellë deri në katastrofë, as që mënyra e tij jo e saktë e të shprehurit do të sjellë deri te konfuzioni në rrjedhën e ngjarjeve. Ai është i sigurtë nga rreziku që del nga eksagjerimi dhe nuk i pengon që vetes t’i jep diç më tepër liri. Shkurt, eksagjerimi është fenomen i qytetërimit, ngusht i lidhur me rrethanat ekonomike dhe shoqërore.


Ikja në të kaluarën

Ekzemplari i katërt është fascinimi i arabit me gjendjen dhe format ideale, madje edhe atëherë kur thellë në vete ndjen se ata e kundrështojnë realitetin, të vërtetën dhe natyrën e gjerave. Në ato imagjinata ideale ai gjen kënaqësinë për shqisën e tij estetike, të cilin nuk ia siguron realiteti i trazuar në të cilën jeton me ndërlikueshmërinë e saj.
Njeriu në shpirtin e të cilit takohen lakmia, mendimet, ndjenjat dhe dëshirat të cilat është rëndë t’i transformohen në realitet për shkak të kushteve në të cilat jeton, ka prirje më shumë se të tjerët që të hedhet në detin e botës së imagjinatës i cili në mënyrë emocionale do ta kënaq dhe do t’i lejojë të jetojë, qoftë shkurt në mjedisin të ndërtuar prej lakmive dhe ëndrrave të tij, dhe fillon në mendimet e tij të miratojë dëshirat e veta, e jo realitetin dhe i sheh njerëzit, gjerat dhe të kaluarën ashtu çfarë i pëlqejnë atij, e jo ashtu çfarë janë apo çfarë vërtet kanë qenë.
Mjerimi i shumicës së individëve në shoqëritë islame ka qenë një prej shkaqeve themelore në zgjedhjen e ikjes në të kaluarën, mos vallë do të gjejnë në “veprat e lavdishme” të tij kompenzimin për realitetin e vet të mjerueshëm. Është paraqitur nevoja e pavonueshme që në historinë e tyre të gjejnë “ditët e lavdishme” të cilat i kanë paraprirë “prishjes” nga e cila lëngojnë, të gjejnë personalitete historike të kurorëzuara me oreolin shkëlqyes të trimërisë, shenjtërisë dhe korrektësisë. Me vetë ekzistimin e nevojës së këtillë të paevitueshme, ishte e pashmangshme që të paraqiten edhe njerëzit të cilët do ta shfrytëzojnë dhe të angazhohen që ta plotësojnë.
Ekzistojnë edhe organizatat ekstreme fetare të cilat janë të interesuara që të tërheqin admirues të rinjë. Ithtarët nuk mund t’i tërheq asgjë sikurse fjalimi mbi çuditshmërinë e të kaluarës së ummetit islam, mbi madhërinë e selefi-salihit dhe mbi çoroditjen aktuale dhe të mosbesimit të ummetit. Qëndrimi i këtillë i organizatave ekstreme nuk është në fakt qëndrim i atij që përpiqet të sigurojë zhgjidhje për problemet e shoqërisë së vet, por qëndrimi i atij kush dëshiron t’i mpijë njerëzit të paaftë në zgjidhjen e problemeve të veta në mënyrë që pastaj t’i tërheq në këto organizata.
Nga ana tjetër, këta janë vaizat, historianët dhe autorët islamë të cilët i plotësojnë këto nevoja në mënyrë që të fitojnë simpati dhe popullaritet, ose, pasuri dhe ndikim. Historiani, është e njohur, pasi te ai të arrihen faktet dhe ndodhitë për periudhën e caktuar historike për personalitetin e dalluar, duhet t’i zgjedh ato që i konsideron të dinjitetshme t’i regjistrojë, kurse t’i shpërfillë ato të cilët konsideron që meritojnë t’i lë në harresë. Në këtë lirinë e tij është sikurse magneti: nga faktet të cilat i thekson – burimet dhe dokumentet - i tërheq ata të cilët i përgjigjen synimeve dhe pikëpamjeve të tij, kurse të tjerat i braktis. Shpesh këto synime janë edhe synimet e kohës dhe brezit të tij, sikurse ndodh shpesh që historiani-oportunist pranon pikëpamjen që do ta gëzojë masën kur të njoftohet për të.
Tendenca e ngjashme është e shtrirë ndër historianët e të gjitha kohëve dhe vendeve të ndryshme. Mirëpo, kurrë nuk ka ndodhur që të bëhet aq e fuqishme çfarë e gjejmë te historianët muslimanë të kohës sonë, të cilët në ngjarje dhe persaonalitete shikojnë sikur në varëse mbi të cilat i varin pikëpamjet dhe teoritë e tyre, të cilat i kanë formuar edhe para se të shikojnë në histori në mënyrë që t’i konfirmojnë. Që ta konfirmoj këtë që e flasë, më mjafton të përmendi historianët-marksistë të cilët tashmë një kohë të gjatë na flasin për “socializmin” e Muhammedit a.s. dhe të Islamit, duke i dhënë Ebu Dherr El-Gifarit dhe Gejlan Ed-Dimishkit dhe ideve të tyre rëndësi të cilën ata ose ato realisht fare nuk e kanë, duke shtruar disa ndodhi historike, sikurse është trillimi dhe ndërrimi i fakteve.


Pikëpamja e historianëve bashkëkohorë

Këtu historiani apo autori i biografisë në fjalë i ngjan atij që hyn në shpellë të errët me ndriçues xhepi në dorë me të cilin e ndriçon këtë apo atë kënd të shpellës, vetëdijshëm duke i shpërfill pjesët e tjera, duke menduar se ai me përshkrimin e tij të materialit të shpellës pas daljes përgjithnjë do t’i rrënojë ato pjesë të cilat i ka shpërfill dhe në të cilat nuk e ka drejtuar dritën. Mirëpo, ato pjesë ekzistojnë edhe më tej. Përkundër kësaj, mosndriçimi i tyre nuk do të thotë edhe mënjanimi i tyre. Është i mjerë dhe i vajtueshëm ai që beson përshkrimin e tij dhe ai do të paguajë çmimin e shpërfilljes së pjesëve të tjera të shpellës.
Autorët e biografive islame dhe historianët islamë të kohës sonë, duke dëshiruar t’u përgjigjen nevojave të muslimanëve për madhëritë e së kaluarës, për heroizmat dhe për pararendësit e mirë, qëllimisht iu shmangen fakteve, e përshtasin atë që është konfirmuar në mënyrë të sigurtë, duke lënë dëshmitë historike dhe duke mos iu kushtruar rëndësi atyre, duke mos kuptuar se ky veprimi i tyre studimin e historisë do ta bëjë lojë dhe angazhim të kotë. Për më tepër, autorin e ndritur dhe të respektuar, sikurse Taha Husejni, e gjejmë se si në librin e tij “Sprova e madhe” nuk ka dilemë të refuzojë atë për të cilën dëshmojnë të gjithë historianët e vjetër islamë në lidhje me shkaqet të cilat kanë sjellë deri te ndërrimi i Sa’d b. Ebi Vekasit nga ana e Osmanit r.a. nga pozita e guvernatorit të Kufes. Refuzimin e tij e bazon vetëm në një argument:
“Sa’di është ai të cilin Pejgamberi i Allahut e ka lavdëruar në Uhud, i pari i cili e ka aktivizuar shtizën në rrugën e Allahut, kurse Pejgamberi a.s. ka qenë i kënaqur me të dhe e ka futur në mesin e dhjetë njerëzve të cilëve ua ka garantuar xhenetin. Ai i cili posedon kaq virtyte nuk mund t’i ketë borxh arkës së shtetit (bejt’ul-malit), as që Abdullah b. Mes’udi mund të dyshojë kështu ndaj tij.”
Nëse qëndrimi i këtillë është i Taha Huseinit, nuk duhet të na habisë që bashkëkohësit e tjerë shpërfillin disa transmetime të të vjetërve për Sa’din, sikurse:
Nga Tirmidhiu transmetohet se Abdurrahman b. El-Musevviri ka thënë: Ka shkuar me babain tim te Sa’d b. Ebi Vekasi dhe Abdurrahman b. El-Esvedi në Sir’. Atje kemi ndjetur pesë netë. Erdhi ramazani. El-Musevveri dhe Abdurrahmani kanë agjëruar, kurse Sa’di refuzoi të agjërojë. I kam thënë atij: “Ebu Is’hak, ti je shok i Pejgamberit të Zotit, ke marrë pjesë në Betejën e Bedrit, kurse ti po hanë, e ata të dytë po agjërojnë?!” Ai ka thënë: “Unë e njoh fenë më mirë se ata.”
Edhe transmetimi tjetër është i ngjashëm:
“Nga Ibn Xhurejxhi transmetohet se i ka rrëfyer Zekerija b. Amr se si Sa’d b. Ebi Vekasi i erdhi Muaviut, duke ndjetur te ai një muaj ditë, duke e shkurtuar namazin për atë kohë. Erdhi ramazani dhe atë e hante.”
Nga Xhabir b. Semurete transmetohet se banorët e Kufes filluan t’i ankohen Omer b. El-Hattabit ndaj Sa’d b. Ebi Vekasit, duke folur ndër të tjera:
“Nuk po falet si duhet.”
Në këtë vërejtje Omeri r.a. i dërgoi disa njerëz në Kufe që të pyesin për të, kurse ata thanë:
“Pasi po na përbetoheni, do t’u themi: Sa’di gjykon jo drejtë, ndanë jo drejtë dhe në fushata del me roje nderi.”
Nga Esed b. Musa transmetohet se Sa’di ia ka pasur borxh Abdullah b. Mes’udit një pasuri, kurse ky i ka thënë: “Ma kthe!”, e në këtë iu përgjigj ai: “Vaj për ty! Për Zotin, më duket se nga unë do të gjej ty e keqja! A nuk je ti i biri i Mes’udit, robi i Familjes Hudhejl?! Ibn Mes’udi iu përgjigj: “Po, për Zotin, kurse ti je i biri i leckoshit të imtë (Hemeneh, mbase emri i babait të Sa’dit e kishte emrin ashtu, kjo ishte kuptimi). Pastaj u përzie Hashim b. Utbe, duke iu thënë: “Ju jeni shokë të të Dërguarit Të Allahut, njerëzit shikojnë te ju.”
Gjëra të ngjashme nuk e dëmtojnë Sa’din r.a.; ato vetëm e vërtetojnë se edhe pjesëtarët e selefi-salihit kanë pasur pika të dobëta sikurse edhe ne dhe se nuk janë të pagabueshëm, dhe brezat e ardhshëm nuk e kanë të pamundur që ata t’i marrin shembull dhe t’iu bashkangjiten atyre.


Përmbyllje

Perëndimorët kanë vërejtur se studimet historike kërkojnë shkallë të lartë të objektivitetit nëse dëshirohet që njerëzit nëpërmjet tyre të kuptojnë veten dhe shoqërinë e tyre, t’i kuptojmë pikëarritjet e tanishmërisë së tyre. Ky objektivitet është i mundur të arrihet vetëm me pasimin e rreptë të metodologjisë shkencore të hulumtimeve në të cilën ndjenjat nacionale, pikëpamjet politike dhe nevojat politike nuk kanë kurrfarë ndikimi.
Ne ndërkaq dëshirojmë që historia të shkruhet në dritën e synimeve paraprakisht të përcaktuara (qëftë i ka përcaktuar nëpunësi i Ministrisë së edukimit dhe arsimimit) dhe që veten ta kuptojmë në mënyrë për neve të dashur, dëshirojmë që realiteti psikologjik, e jo ai historik t’ia imponojë veten historianit apo biografit. Sipas mendimit tim, në situatën e këtillë, është e pamundur të kuptohet qenia, shoqëria dhe tranishmëria vetjake. Për më tepër, është e pamundur të kuptohen nëse nuk mbështetemi në të kuptuarit objektiv të kulturave të tjera dhe të historisë së tërësishme botërore, në mënyrë që ta ndërtojmë veten dhe shoqërinë tonë në bazë të të arriturave të tërësishme të njerëzisë. Mirëpo, paaftësia jonë që ta kuptojmë vetveten domosdoshmërisht na shpie drejt paaftësisë së të kuptuarit e mosmarrëveshjeve qytetëruese të botës islame dhe të shoqërive të tjera, për të cilën në anën tonë fajësinë e bartin historianët dhe biografët tonë, sikurse edhe predikuesit dhe dijetarët fetarë. Ose si e thotë këtë Ataturku:
“Populli që me këmbëngulje iu përmbahet përrallëzave, të cilat nuk kanë themele reale, vështirë apo kurrsesi, që do të përparojë.”

* * *
Dalja e vetme nga ky gurëzim nga i cili vuajmë është ndërprerja e nostalgjisë për të kaluarën, të kaluarën e cila – në masë të madhe – është fryt i imagjinatës tonë dhe i imagjinatës së historianëve tonë, ndërprerja e nostalgjisë për ditët e lavdishme në të cilat kanë jetuar as’habët dhe tabiinët, që t’i lëmë anash vajtimet për veten, që të pushojmë të bredhim me qafë të shtrembuar nga të shikuarit e rreptë prapthi, në vend që të presim të nesërmen më të mirë, krahas përpjekjeve gjithnjë e më produktive.
Vetëm atëherë do të mund të lirohemi, sikurse është liruar vasha në fund të romanit të Xhejmsit, duke e kuptuar deri në fund faktin e thjeshtë: nuk ka asgjë që do ta detyronte që të bëhet sikurse nëna e saj.

(Burimi: http://www.medzlis.com/textovi/selefi%20salih.doc)

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme