Përhapja e vrullshme e Islamit në Amerikë

Tridhjetë apo dyzet vite më parë, pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinin gadi asgjë për Islamin; tani, Islami është bërë religjioni më i përfolur, religjioni për të cilin shkruhet dhe hulumtohet më së tepërmi në botë, si edhe religjioni për të cilin përgatiten shumica e programeve. Natyrisht, kjo gjendje e gjërave ka kontribuar që shoqëria të mësojë për Islamin. Në njërën anë, ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla kanë zgjeruar dijeninë e tyre për Islamin; në anën tjetër, atyre të cilëve u është drejtuar ky informacion mund ta kenë shfrytëzuar rastin që për herë të parë në jetën e tyre të fitojnë dijeni për Islamin. Pra, për shkak të mungesës së informimit apo informimit të gabuar njerëzit të cilët kanë pasur pak kontakt me Islamin po hyjnë në këtë fe në turma.
Kjo lëvizje vërehet mjaft në Shtetet e Bashkuara, një vend i bazuar në vlera fetare. Kur Amerikanët flasin për vendin e tyre, njëra prej gjërave që ata theksojnë është se njerëzit e çdo përkatësie fetare janë të lirë të jetojnë në paqe dhe siguri. Kjo rrethanë u ka dhënë emigrantëve Muslimanë një vend ku mund të praktikojnë fenë e tyre të lirë dhe të flasin për besimin e tyre. Si rezultat i kësaj, numri i Muslimanëve rritet përditë. Përkundër kësaj, Muslimanët me vite të tëra kanë mbetur të pakët në numër dhe ekonomikisht dhe politikisht të dobët.
Por gjatë 10 viteve të fundit, këto vështirësi ekonomike, shoqërore dhe politike kanë filluar të zhduken. Në disa shtete, xhamitë ekzistuese janë të stërmbushura dhe janë ndërtuar xhami të reja. Me qindra shkolla Islamike, që punojnë me orar të plotë dhe gjatë fundjavës, janë hapur dhe është dashur të zgjerohen për të regjistruar të gjithë ata që duan të regjistrohen. Shumë kompani kanë filluar të veçojnë dhoma për të punësuarit e tyre Musliman, shumë banka kanë filluar të hapin sektorë që veprojnë sipas ligjit Islamik dhe shumë institucione shtetërore kanë filluar të punësojnë Muslimanë në poste të larta.
Një botim i vonshëm i revistës Krishtërimi Sot, njërës prej revistave më të njohura të Amerikës përmbante një artikull të titulluar “A janë të Krishterët të përgatitur për Muslimanët në rrjedhën e përgjithshme?” Ky artikull bën këtë vlerësim të ngritjes së Islamit në Amerikë:
Islami mund të bëhet religjioni i dytë më i madh në Amerikë aty nga viti 2015, duke ia kaluar Judeizmit, sipas disa vlerësimeve. Sipas vlerësimeve tjera, Islami tashmë ka arritur atë shkallë.

Interesimi për Islamin rritet në universitetet e SHBA-ve
07.10.2001, Yeni Asya
07.10.2001, Yeni Asya
Interesimi për Islamin është rritur në SHBA
14.05.2001, Yeni Asya
Ngritet zëri i Islamit
Me 7 milionë Muslimanë që jetojnë në Amerikë, Islami është bërë religjioni i tretë më i madh në vend. Llogaritet se brenda 10 viteve të ardhshme, do të ketë më shumë Muslimanë se Çifutë në Amerikë.
Muslimanët po e ndryshojnë pamjen kulturore dhe fetare duke shkuar në Perëndim. Një spital në Detroit u ofron pacientëve Muslimanë kopje të Kur’anit; Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit ka një faltore ku Muslimanët mund të falen; Senati i SHBA-ve ka ftuar një klerik Musliman për të hapur seancën e tij me lutje; forcat ushtarake kanë punësuar katër kapelan Musliman; Shtëpia e Bardhë dërgon urime (sikurse kartpostalet e saj të Kërshëndellave) për Fitër Bajram, festën që shënon përfundimin e Ramazanit; Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington D.C. u dërgon nga 100 Kur’an në muaj burgjeve ndërsa imamët (udhëheqësit shpirtëror) dërgojnë vullnetarë për mësimin e Arabishtes. “Në Kapitol Hill … shërbimet e përjavshme të lutjeve dhe forumet Muslimane për t’ua bërë të njohura kongresistëve pikëpamjet Muslimane janë bërë një gjë e zakonshme,” shkruan Ira Rifkin e Shërbimit të Lajmeve Fetare (30 Nëntor 1999), “dhe në Kongres është paraqitur një faturë për të botuar një pullë postale që përkujton Ramazanin.”38
Këto zhvillime mahnitëse kanë tërhequr interesimin e shumë sociologëve. Një nga emrat më të rëndësishëm që është i lidhur me këtë çështje është Profesori Dianë Ek, e njohur për sajimin e emrit “Projekti i Pluralizmit” për një iniciativë për dialogun ndërfetar. Në librin e saj, Një Amerikë e re fetare, ajo jap një vlerësim për përfundimin në të cilin ka arritur ajo në lidhje me ngritjen e shpejtë të Islamit:
Me rritjen në numër të Muslimanëve dhe me bërjen e tyre më të dukshëm në shoqërinë Amerikane, zyrtarët publik kanë filluar të mos flasin më për “kisha dhe sinagoga” por për “kisha, sinagoga dhe xhami.” Zbatimi vjetor i muajit të Ramazanit të agjërimit Musliman tani njoftohet publikisht dhe bëhet arsye për përshkrimet e Muslimanëve fqinjë në Dallas Morning News ose Minneapolis Star Tribune. Vaktet që shënojnë përfundimin e agjërimit të quajtura “yftarë” në përfundim të secilës ditë janë bërë momente identifikimi. Në fund të viteve të 1990-ta kishte organizime të yftarit nga personeli Musliman në Kapitoll Hill, në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit. Në vitin 1996 Shtëpia e Bardhë ishte mikpritëse e organizimit të parë të festimit të Fitër Bajramit në fund të muajit të Ramazanit, një praktikë që ka vazhduar. Poashtu në të njëjtin vit Marina e SHBA-ve gradoi kapelanin e parë Musliman, Togerin M. Malak Abd al-Muta’ Ali Noel dhe në vitin 1998 u hap xhamia e parë e Marinës së SHBA-ve në Bazën Detare të Norfolkut në Virgjinia, ku ishte i stacionuar Togeri Noel. Kur 50 marinarë marrin pjesë në faljen e së Premtes (Xhumasë) në këtë vend, ata na bëjnë me dije të gjithë neve për fillimin e një epoke të re të jetës fetare Amerikane. 39
Ek i konsideron këto zhvillime si shenjë të fillimit të një epoke të re, në të cilën Islami do të përhapet shpejtë, jo vetëm në mbarë Amerikën por në mbarë botën.

Profesoresha Diana Ek, e cila ka bërë një punë të rëndësishme me Projektin e Pluralizmit dhe në fushën e dialogut ndërfetar, ka tërhequr vëmendjen me librin e saj Një Amerikë e Re Fetare.
Sajti në Internet i Projektit

Zhvillimet pas 9/11
Interesimi Amerikan për Islamin arriti kulmin e vet në çerekun e fundit të vitit 2001. Arsyeja më e rëndësishme për këtë ishin sulmet e 9/11 kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Disa studime të ndërmarra për të përcaktuar rrënjët e ideologjisë terroriste, si edhe hulumtimet për Islamin, kanë mundësuar që njerëzit të mësojnë se Islami është një fe paqësore që urdhëron tolerancën, drejtësinë, mëshirën dhe dashurinë. Islami papritur u bë temë kryesore e diskutimit në mbarë botën. Gjithnjë e më shumë burra shteti të njohur në botë, shkencëtarë politik, hulumtues dhe mendimtarë e marrin si të nevojshme ta kuptojnë Islamin në mënyrë të drejtë dhe kanë mbajtur fjalime që vënë në pah tolerancën Islamike dhe gatishmërinë për të arritur marrëveshje. Amerikanët ju kanë qasur organizatave Islamike për të gjetur informacionin më të saktë për Islamin dhe historinë Islamike. Si rezultat i këtij interesimi, Instituti për Hulumtimin e Mediave të Lindjes së Mesme raportoi se pas 9/11, 34,000 Amerikan u konvertuan në Islam. 40
E përjavshmja egjiptiane al-Ahram al-Arabi botoi një letër të shkruar nga Dr. Ualid A. Fatihi i Fakultetit të Mjekësisë së Harvardit. Në të, ai pohoi se kur dëgjoi për herë të parë për sulmin, mendoi se puna që kishte bërë ai për ta bërë të njohur Islamin në Amerikë do të sprapsej për 50 vjet. Mirëpo, shumë shpejtë e kuptoi se sa kishte gabuar. Ai vazhdon:
Të shtunën, më 15 Shtator, shkova me gruan dhe fëmijët e mi në kishën më të madhe në Boston, (Trinity Church – Kisha e Trinisë) në Sheshin Kopli, me ftesë zyrtare të Shoqërisë Islamike të Bostonit, për ta përfaqësuar Islamin me ftesë të posaçme të senatorëve të Bostonit. Të pranishëm ishin kryetari i Bostonit, gruaja e tij dhe krerët e universiteteve. Kishte më shumë se 1,000 njerëz atje …
Lexova një deklaratë zyrtare të lëshuar nga klerikët udhëheqës Musliman që e dënonte incidentin (domethënë, sulmet). Deklarata sqaronte qëndrimin dhe parimet Islame dhe normat sublime të tij. Pastaj, lexova vargjet Kur’anore të përkthyera në anglisht …
Njëri më tha: “Nuk e kuptoj gjuhën Arabe, por nuk ka dyshim se ato që i the janë fjalët e Allahut.”
Të dielën, më 16 Shtator, Shoqëria Islamike e Bostonit i bëri një ftesë të hapur Qendrës Islamike në Kembrixh, të lokalizuar në mes të Harvardit dhe MIT-it. Nuk prisnim më tepër se 100 njerëz, por për befasinë tonë erdhën më tepër se 1,000 njerëz, në mesin e tyre fqinjët, ligjëruesit e universitetit, pjesëtarë të klerit dhe madje edhe udhëheqësit e priftërinjëve të kishave përreth, të cilët na ftuan për të folur për Islamin. Të gjithë ata shprehën solidaritet me Muslimanët. Na u drejtuan shumë pyetje. Çdokush dëshironte të dijë për Islamin dhe të kuptoj normat e tij …
Po atë ditë, prap u ftova për të marrë pjesë në një takim në kishë dhe prap pashë po të njëjtat gjëra. Të enjten, një delegacion prej 300 studentësh dhe ligjëruesish nga Harvardi vizituan qendrën e Shoqërisë Islamike të Bostonit, të shoqëruar nga Ambasadori Amerikan në Vjenë. Ata u ulën në dyshemenë e xhamisë, e cila ishte e mbushur plot. Ne ua shpjeguam atyre normat e Islamit dhe e mbrojtëm atë prej çfarëdo dyshimesh (të përhapura në media). Unë prap u lexova atyre prej vargjeve të Allahut dhe sytë (e tyre) u mbushën me lotë. Të pranishmit u prekën dhe shumë prej tyre kërkuan që të marrin pjesë në mësimet e përjavshme për jo-Muslimanët të mbajtura nga Qendra Islamike…
Të premtën, më 21 Shtator, Muslimanët morën pjesë në një takim të mbyllur me guvernatorin e Masaqusetsit. Në takim, u mbajt një fjalim për futjen e Islamit në plan-programin shkollor, për ta informuar popullin (Amerikan) dhe për të luftuar racizmin kundër Muslimanëve që po lind nga mosdija e popullit Amerikan për këtë fe …
Ekzistojnë vetëm disa shembuj për atë që ndodhi dhe po ndodhë në qytetin e Bostonit dhe në shumë qytete tjera amerikane, gjatë këtyre ditëve. Kthimi në fe në emër të Allahut nuk është minuar dhe nuk është kthyer prapa për 50 vjet siç kemi menduar në ditët e para pas 11 Shtatorit. Përkundrazi, 11 ditët që kanë kaluar janë sikur 11 vite në historinë e kthimit në fe në emër të Allahut. Sot po ju shkruaj me bindje absolute se gjatë disa viteve të ardhshme, Islami do të përhapet në Amerikë dhe në mbarë botën, me vullnetin e Allahut, shumë më shpejtë se që është përhapur në të kaluarën, sepse e tërë bota po pyet, “Çfarë është Islami!”41



(majtas) Një raport i New York Times i titulluar “Sulmet Terroriste do të mund të ndryshonin Rrugët e Besimit” u mor me numrin në rritje të njerëzve që i kthehen fesë pas 9/11. Një hulumtim që u shfaq në raport zbuloi se pas 9/11, katër prej pesë personave lutej apo merrte pjesë në shërbimet fetare.
Në një raport të New York Times të titulluar “Islami joshë me mijëra të konvertuar, të joshur para dhe pas sulmeve,” u diskutua rritja e numrit të Amerikanëve që konvertohen në Islam. Raporti theksoi numrin në rritje të të konvertuarve pas 9/11.
Njëra prej skenave më prekëse e shfaqur nga mediumet pas 9/11 ishte ajo e Muslimanëve dhe të Krishterëve duke ndarë pikëllimin dhe duke u lutur së bashku.
Solidaritet Musliman-i Krishterë
17.09.2001, Yeni Asya Sulmi i 9/11 ashpër u dënua nga Muslimanët (lartë). Nihad Avad, drejtori ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame, theksoi në një raport se nuk kishte vend për terror në Islam.
Muslimanët në mbarë botën u lutën për ata që vdiqën në sulmet e 9/11. Muslimanët që jetojnë në Londër u tubuan për t’u lutur në Hajd Park.
Në një raport të Kansas City Star të titulluar “Besimi Musliman i kundërvihet terrorizmit, thonë ekspertët,” ekspertët deklarojnë së Islami është kundër çdo forme të terrorit. Pas 9/11, shumë gazeta dhe programe televizive raportuan për kundërshtimin e terrorit nga ana e Muslimanëve.
Në një emision të programit televiziv një javë pas 9/11, Ek rrëfeu se ç’kishte ndryshuar ajo ngjarje:
Dhe prap shumica prej nesh nuk e shohim atë në të vërtetë (ndryshimet pozitive). Mendoj se njëra prej dhuratave të vërteta, nëse mund ta quajmë ashtu, e javës së kaluar ka qenë njohja se ne jemi të ndryshëm për nga religjioni në aspektet që kurrë nuk i kishim marrë me mend…42
Ky interesim i rritur për Islamin tërhoqi vëmendjen e shtypit amerikan dhe kjo çështje u bë temë e programeve të lajmeve në televizion. Një gazetë që u mor me këtë çështje ishte The Los Angeles Times. Një artikull i titulluar “Shprehjet e përkrahjes befasuese për Muslimanët” raportoi se një prej rezultateve më të papritura ishte se Amerikanët kishin filluar ta studiojnë dhe hulumtojnë Islamin dhe se ky interesim ishte aq i fuqishëm sa që befasoi madje edhe Muslimanët:
Shumë Amerikanë po hulumtojnë poashtu, disa për herë të parë, njërën prej besimeve më madhështore të botës dhe njërin prej qytetërimeve më të vjetra. Libraritë po shesin të gjitha kopjet e Kur’anit. Ligjëratat në universitet dhe shkëmbimet e mendimeve në mes të studentëve dhe profesorëve për Lindjen e Mesme dhe Islamin janë të mbushura përplot. Dijetarët e Lindjes së Mesme po ftohen në shfaqjet e lajmeve televizive vazhdimisht dhe po dallohen në rrugë sikurse njerëzit e famshëm. Dhe shumë njerëz të Lindjes – Musliman ose jo-Musliman – po përballen me një vërshim të përditshëm të pyetjeve për Islamin prej fqinjëve, bashkëpunëtorëve dhe të huajve… “Ne jemi të stërngarkuar,” tha Mahmud Abdel-Baset, drejtori fetar i Qendrës Islamike të Kalifornisë Jugore. Që nga sulmet, qendra me bazë në Los Anxhelos ka mirëpritur një sërë titullarësh, duke përfshirë Guvernatorin Grej Dejvis, Sherifin e Qarkut të Los Anxhelosit Li Baka dhe Kryetarin e Los Anxhelosit Xhejms K. Han… Riçard Hrair Dekmejian, një profesor i USC-së për politikën për Lindjen e Mesme, tha se kjo etje për njohjen e Islamit është rezultat i ndikimit të fuqishëm të sulmeve të 11 Shtatorit dhe mungesës së përgjithshme të diturisë fetare në Amerikë. 43

Popullata Muslimane ka kaluar 7 milionë
SHBA: Islami po na bashkon
10.07.2001, Türkiye
09.05.2001, Milli Gazete
Amerika po mëson për Islamin
Në Amerikë, shumë xhami u stërmbushën për faljen/namazin e Xhumasë dhe rrugët ishin përplot me Muslimanë që faleshin.
Një sajt në internet i quajtur “Islami – Religjioni që rritet më së shpejti në botë” sjellë shumë lajme për rritjen e Islamit. (www.geocities.com/Pentagon/3016/fastest.htm)
Sot në Amerikë, interesimi filloi me 9/11 dhe vazhdon të rritet dhe të bëhet më i përhapur. Në faqet në vazhdim, do ta shohim ngritjen e Islamit në Amerikë. Kur shikojmë gjithë këto zhvillime, duhet ta kemi parasysh një fakt themelor: Zoti ka dhënë lajmin e mirë të premtimit të Tij për besimtarët se feja e vërtetë do të vendoset në mesin e qenieve njerëzore. Ngjarjet që kemi përjetuar na tregojnë se, me vullnetin e Zotit, përmbushja e këtij premtimi është shumë afër. Për këtë arsye, jemi duke jetuar në një periudhë vendimtare dhe në një kohë të ndryshimit të thellë. Besimtarët duhet ta kuptojnë vlerën e kësaj periudhe, t’u ofrojnë informacionin më të mirë dhe më të saktë atyre të cilët ngadalë po i kthehen Islamit, t’u përgjigjen pyetjeve të tyre në mënyrën më të kënaqshme dhe të jenë përfaqësues të zellshëm të Islamit. Siç thot vargu më poshtë, kjo është një përgjegjësi e rëndësishme që Zoti u ka dhënë besimtarëve:
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit. (Kur’an, 16:125)



Interesimi për Islamin rritet në SHBA
04.11.2002, Milli Gazete
28.10.2001, Milli Gazete
Islami do të përhapet në SHBA
Njëra prej temave që shpesh raportohet në shtypin Amerikan është për të konvertuarit në Islam. Një raport i ABC-së i titulluar “Një Amerikan në Mekë” rrëfen për pelegrinazhin/haxhin e Majkëll Vullfit. Nëna e tij është e Krishterë dhe babai i tij është Çifut.
Chicago Tribune merret me ngritjen e Islamit në një artikull të quajtur “Duke hulumtuar Amerikanët përqafojnë Logjikën që qëndron pas Mësimeve të Islamit.” Njëri prej vendeve në Amerikë ku diskutohet më së shumti për Islamin. Në këtë raport të Christian Science Monitor, shohim një takim të mbajtur në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT), njërit prej universiteteve më prestigjioze të Amerikës.
Si rezultat i interesimit pas-9/11 për Islamin, Muslimanët u vërshuan me pyetje për Islamin si kurrë më parë. Newsday raportoi se një xhami në Long Ajllënd po stërmbushet me njerëz të interesuar për të mësuar për Islamin. Në një raport të ABC-së në sajtin e saj të Internetit tregohen imazhe të Muslimanëve duke bërë lutjet e tyre në rrugët e Nju Jorkut.

Muslimanët në Amerikë
Ka midis 6 dhe 7 milionë Muslimanë në Amerikë sot. Me fjalë të tjera, Muslimanët i kalojnë në numër disa fe të Krishtera dhe janë të barabartë me numrin e Çifutëve. Hulumtimi i bërë në vitin 2000 nga universitetet e mirënjohura Amerikane dhe fondacionet Islamike tregojnë se numri i Muslimanëve është duke u rritur me shpejtësi dhe se Islami po forcohet dita ditës gjithnjë e më shumë.
Tema kryesore e këtij hulumtimi, të njohur si Projekti i Studimit të Xhamisë, është themelimi i xhamive në Amerikë. Arsyeja për këtë është se xhamitë zënë një vend të posaçëm në çfarëdo përpilimi statistikor të bërë në lidhje me komunitetin Musliman të Amerikës. Xhamitë në Amerikë janë si shtëpi adhurimi ashtu edhe vend takime për të biseduar me njëri tjetrin dhe për të nisur aktivitete kulturore për ta bërë Islamin të njohur më gjerë. Çdo xhami vendos marrëdhënie me shtypin për t’ia prezentuar Islamin një audience më të gjerë, flet me politikanët vendor, viziton shkollat dhe kishat, kyqet në dialog ndërfetar dhe ndërmerr aktivitete tjera të tilla. Kështu, hulumtimi i bërë në këto xhami është njëri prej mjeteve më të dobishme për të mbledhur informacion të saktë dhe të qartë për gjendjen e këtij komuniteti.
Sipas këtij hulumtimi, Amerika tani ka rreth 1,209 xhami, shumica e të cilave u ndërtuan në kohë të fundit. Tridhjetë përqind e këtyre xhamive u ndërtuan në vitet e 1990-ta dhe 32% u ndërtuan në vitet e 1980-ta. Statistikat tjera tregojnë se në vitin 1994, numri i përgjithshëm i xhamive në Amerikë ishte 962; në vitin 2000, kishte rritje të këtij numri për 25%.
Këto të dhëna tregojnë një paralele të natyrshme me numrin në rritje të Muslimanëve. Për shembull, sipas vlerësimeve të bëra në vitin 1994, numri i Muslimanëve që marrin pjesë në shërbimet e xhamive ishte 500,000; në vitin 2000, kjo shifër ishte rritur në 2 milion – një rritje përafërsisht prej 300%. Një pjesë e rëndësishme e këtij numri përbëhet prej njerëzve të cilët u kthyen në Islam. I njëjti hulumtim tregon se rreth 30% e atyre besimtarëve janë persona të cilët u kthyen në fenë Islame. Sipas këtyre të dhënave, rreth 20,000 Amerikanë pranojnë Islamin çdo vit. 44
Shifrat e mësipërme janë rezultat i hulumtimit të bërë para 9/11 dhe mbështeten në të dhënat nga viti 2000. Në vitin 2001, posaçërisht pas 9/11, këto shifra janë rritur shumëfish.

Paraqitja e grafikës më lartë tregon numrin në rritje të xhamive në Amerikë. Më poshtë shohim fotografitë e xhamive në shtete të ndryshme.
Arizonë, Nju Jork, Qendra Kulturore Islamike në Nju Jork, Brendia e Qendrës Kulturore Islamike të Nju Jorkut, Uashington D.C, Miçigen, Los Anxhelos, Kolorado, Kaliforni, Indiana, Teksas
Kjo rritje e shpejtë e Islamit në Amerikë është rrëfyer në një artikull lajmesh, “Islami po rritet në Amerikë,” në sajtin e internetit të ushtrisë Amerikane (www.defenselink.mil)
Muslimanët, ata që besojnë në Islam, janë gjithandej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata mund të jenë mjeku juaj apo të ngasin taksinë tuaj. Ata mund t’ju shërbejnë në restorante apo t’ju këshillojnë në drejtësi. Dhe ata gjithnjë e më shumë mund të jenë në të njëjtin strofull, duke mbajtur të njëjtën pozitë apo duke punuar në të njëjtin aeroplan ku ju punoni … Në Shtetet e Bashkuara, Islami është religjioni që rritet më së shpejti …45



Një tregues i rëndësishëm i rritjes së shpejtë të Islamit në Amerikë është numri në rritje i shkollave që ofrojnë edukatë Islamike. Një raport i New York Times për shkollat Islamike të Nju Jorkut flet për interesimin e madh të studentëve. Muslimanët e San Diegos, si edhe shumë të tjerë në Amerikë, u ndeshën me një mori pyetjesh pas 9/11. Kjo u shfaq në një raport të titulluar “Muslimanët mbulojnë boshllëqet fetare duke mësuar më shumë për besimin.” Një raport në sajtin e Internetit të Worldnet Daily thot se pas 9/11, studentët iu bashkangjitën programeve të posaçme edukative për të mësuar më shumë për Islamin. Prej tyre u kërkua që të mësojnë përmendësh vargje Kur’anore dhe të studiojnë historinë Islamike. Një raport në The Oregonian, i titulluar “Përqendrimi i ri: Studimi i Islamit dhe Traditave të Tij,” jap informacion të përgjithësuar për Muslimanët Amerikanë dhe Islamin. Në botimin më lartë të New York Times, një raport i titulluar “Ramazani hyn në Jetën Shkollore të Qytetit të Nju Jorkut” flet për rregullimet e posaçme për Ramazan të bëra në shkollat e qarkut të Nju Jorkut për nxënësit Muslimanë.
Një artikull i New York Times, “Islami tërheq me mijëra të konvertuar,” përmban intervista me të konvertuarit, analizon rritjen e shpejtë të Islamit në Amerikë dhe konstaton:
Me diku rreth 6 milionë anëtarë në Shtetet e Bashkuara, Islami thuhet të jetë feja kombëtare që rritet më së shpejti, e nxitur nga imigrimi, shkalla e lartë e lindjes dhe konvertimi i përhapur. Një ekspert llogarit se 25,000 njerëz në vit bëhen Muslimanë në këtë vend; disa klerikë thonë se kanë parë të katërfishohet shkalla e konvertimit që nga 11 Shtatori. 46
Një segment i ABC News,“Islami: Batica në rritje në Amerikë,” njoftoi se disa sociologë parashohin se brenda 15 viteve do të ketë më shumë Muslimanë se Çifutë në Amerikë. 47

Në këtë tabelë shohim shpërndarjen etnike të Muslimanëve Amerikanë. Pjesa më e madhe e popullatës Muslimane të Amerikës është e Azisë Jug-Qendrore. Kjo tabelë në të djathtë tregon shkallën e rritjes së pjesëmarrjes në xhami nga Muslimanët Amerikanë. Ka pasur një rritje prej 77%.
Raporti poshtë, i përgatitur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, përfshinë shifrat kryesore për jetën e Muslimanëve në Amerikë.
Ndikimi vazhdimisht në rritje i Islamit ka ofruar mundësi më të mira për Muslimanët që jetojnë në Amerikë. Një vend ku kjo rritje dhe zhvillim është më se i dukshëm është në Diërborn, në Miçigen. Një artikull në Detroit News për përhapjen e Islamit, në veçanti në Diërborn, përmendi numrin në rritje të xhamive të qytetit. Por, sipas këtij artikulli, kjo nuk është shenja e vetme e ndikimit në rritje të Islamit; efektet e kësaj rritjeje mund të vërehen në restorante, qendra tregtare dhe spitale. Për herë të parë në Miçigen, në një restorant të MekDonalds-it, ka në dispozicion ushqime me mish të prerë sipas ligjit Islamik. Supermarketet e mirënjohura në Diërborn kanë filluar të shesin mish “hallall.” Zyrtarët e Spitalit Oukvud kanë filluar ta përshtatin shërbimin e ushqimit posaçërisht për pacientët Muslimanë. Veç kësaj, gjatë gjithë muajit të Ramazanit, orët e shërbimit të mensës janë caktuar për t’iu përshtatur Muslimanëve. 48
Sikurse në Diërborn, Muslimanët në Çikago poashtu po bëhen me ndikim me shpejtësi. Këtu, komuniteti Islam dallohet për nivelin e tij të lartë të shkollimit dhe përparimit. Hulumtimi i bërë në vitet e 1990-ta tregoi se 16% e pjesëtarëve të komunitetit Musliman ishin doktor të mjekësisë, 33% ishin inxhenierë, 44% kishin tituj doktorësh, 84% ishin së paku të diplomuar në shkenca të ndryshme dhe vetëm 2% kishin më pak se shkollim të mesëm. Veç kësaj, kontributet e Muslimanëve në Çikago ishin të theksuara. Për shembull, arkitekti i Qendrës Xhon Henkok dhe Kullës Siërs (Sears Tower) ishte Musliman: Dr. Fazlur Rahman. Gadi se nuk ka spital pa një mjek Musliman në personelin e tij dhe gadi se nuk ka ndonjë prodhues i pajisjeve inxhenierike apo elektronike pa inxhenierë Muslimanë. 49

Një raport i Florida Times, “Zbulimi i besimit në Islam,” flet për mendimet dhe idetë e të konvertuarve. Një artikull i Seattle Times i titulluar “Xhamia mbushet përplot me besimtarë” raporton se Muslimanët e Sietllit po mblidhen/tubohen në xhamitë e tyre.
(poshtë) Një raport i sajtit të Internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Amerikës, i titulluar “Islami Rritet në Amerikë,” jap një vlerësim të ndikimit në rritje të Muslimanëve në jetën shoqërore të Amerikës dhe paraqet vlerat themelore Islamike.
04.08.2001, The Seattle Times
Muslimanët në ushtrinë Amerikane
Prania e Muslimanëve në ushtrinë Amerikane po rritet dita ditës. Në fillim të viteve të 1990-ta kishte 2,500 Muslimanë në ushtri; tani ka midis 15,000 dhe 20,000 ushtarë. 50 Ekzistojnë dy arsye për këtë rritje të shpejtë: rritja e përgjithshme e popullatës Muslimane në Amerikë dhe se disa ushtarë të cilët shërbyen në vendet Muslimane u konvertuan. Rritja e tyre e vazhdueshme u ka mundësuar atyre t’i kryejnë obligimet e tyre fetare në qetësi. E para prej këtyre ishte emërimi nga ana e ushtrisë e një kapelani Musliman për t’ju shërbyer ushtarëve Muslimanë, një tregues i rëndësishëm se prania e Muslimanëve në ushtri është njohur zyrtarisht. Koloneli Herman Kajzer foli për këtë fakt në një fjalim në vitin 1994: “Ky fakt reflektoi numrin në rritje të Muslimanëve në shërbime gjatë dhjetë viteve të fundit. Ky fakt pasqyron rritjen në shoqërinë e Shteteve të Bashkuara … ku Islami është feja që rritet më së shpejti në Shtetet të Bashkuara.”51

Qendra e famshme Xhon Henkok dhe Kulla e Siërsit (Sears Tower) u konstruktuan nga një arkitekt Musliman.
Si rezultat i kësaj, ushtria ka bërë disa lëshime për t’ua bërë më të lehtë jetën ushtarëve Muslimanë. Për shembull, mishi i derrit nuk hyn në ushqimet e tyre, ata mund të kryejnë faljen e Xhumasë (të Premtes) në xhemat dhe ata të cilët dëshirojnë të shkojnë në haxh (pelegrinazh) e kanë më të lehtë ta përmbushin këtë obligim. Këto lëshime u raportuan në Washington Post në vitin 1998:
Gjatë Ramazanit, kur Muslimanët përmbahen nga ushqimi dhe pirja gjatë orëve të ditës, komandantët ushtarak nxiten t’ua lehtësojnë punën ushtarakëve dhe ushtarakeve të tyre që agjërojnë – duke i liruar ata, në disa raste, nga ushtrimet rigoroze fizike. Komandantët poashtu lejojnë orë pune fleksibile në mënyrë që Muslimanët të mund të hanë yftar, vaktin tradicional që shënon përfundimin e agjërimit dhe të marrin pjesë në tubimet shoqërore dhe faljet e komunitetit që pasojnë zakonisht. 52
Pra forcat ushtarake Amerikane janë me të vërtetë të interesuara për Muslimanët dhe përpiqen t’ua plotësojnë nevojat e tyre kur është e mundshme. Njëra prej arsyeve kryesore për këtë është padyshim karakteri fetar i popullit Amerikan. Besimi i shumë Amerikanëve në Zot i ka shtyrë ata të marrin një qëndrim të respektueshëm dhe tolerant ndaj Muslimanëve, në veçanti pasiqë ata kanë mësuar për vlerat Islamike. Njëri prej shembujve më të mirë për këtë mund të shihet në një fjalim të bërë nga ish Zëvendësi i Sekretarit të Mbrojtjes Xhon Hamre:
Mendoj se si Muslimanë dhe si të Krishterë, ne e kuptojmë se ç’do të thot të jetosh në një botë të autoritetit – të autoritetit që na është shpallur nga Zoti. … Ne jemi partnerë dhe jemi shokë dhe ne kremtojmë me vëllezërit dhe motrat tona Muslimane sonte në këtë festë dhe gjatë gjithë vitit. Në një Amerikë që nganjëherë është tepër e zënë me modën më të fundit të veshjes apo me modelin më të ri të veturës apo me gjëra tjera materiale, është mirë të jesh mes njerëzve të cilët mendojnë në mënyrë më të gjerë, të cilët mendojnë për marrëdhënien e tyre me Zotin, të cilët mendojnë për bamirësi (zekatë), dhënien e lëmoshës, si për njërën prej detyrave më qendrore të jetës. Kjo është një gjë madhështore. Ju jeni një popull madhështor me të cilin është kënaqësi të jesh. 53
Islami në Mjetet Amerikane të Informimit
Sot, mjetet e informimit janë njëri prej faktorëve më me ndikim në formimin e opinionit publik, sepse ato ngjallin në njerëz ose simpati ose neveri ndaj një çështjeje të veçantë dhe i bën ata që ta pranojnë apo ta kundërshtojnë atë. Çështja për të cilin do të diskutojmë është mënyra se si kanë ndikuar mjetet e informimit në pikëpamjen e popullit Amerikan për Islamin.
Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur. (Kur’an, 3:113)
Islami dhe Ushtria Amerikane



Baza Detare e Norfolkut është baza e parë që hapi një qendër për lutje për ushtarët Muslimanë. Një raport i Pilotit të Virgjinisë flet për këtë qendër.
Kapelani i parë Musliman në Marinën Amerikane, Mangi Noel, pranon çertifikatën e duhur para se të marr detyrat e tij.
Ushtria Amerikane po e kërkon një imam
22.05.2001, Milli Gazete Thirrja e ezanit në kamp
26.01.2002, Aksam
Ushtarët e SHBA-ve duke u falur
17.10.2001, Takvim
16.09.2001, Türkiye
Një ushtar i SHBA-ve duke u falur
Togeri Abdullah Al-Mubarak shihet duke mbajtur një fjalim gjatë yftarit të dytë të mbajtur në Pentagon
Deri vonë, Islami në përgjithësi kishte një paraqitje të keqe në sektorë të caktuar të mjeteve Amerikane të informimit, të cilat u përpoqën t’i bindin njerëzit se Islami ishte një fe Arabe dhe se stereotipet negative të Arabëve ishin të vërteta në përgjithësi. Por ky informim i rrejshëm dhe pikëpamje paragjykuese kishte pikërisht efekt të kundërt: Në kundërshtim me largimin e pritur të opinionit publik prej Islamit, ai u bë religjioni që më së shpejti rritet në Amerikë. Këto raporte sollën Muslimanët dhe Islamin në jetërat e popullit Amerikan. Në këtë mënyrë, shumë njerëz që nuk dinin asjgë për Islamin u informuan dhe filluan të interesohen për të. Kjo poashtu është jetësim i vargut Kur’anor: “Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është i dëmshëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Kur’an, 2:216)
Njoftimet e mjeteve të informimit që dukeshin negative në shikim të parë u bën mjet me anën e të cilit u bën raportime më të sakta që do ta parandalonin përhapjen e informimit të rrejshëm për Islamin dhe do ta paraqitnin Islamin në mënyrë më të mirë. Mjetet e informimit u përqendruan në Muslimanët për arsye të rritjes së shpejtë të popullsisë Muslimane. Kështu, gjatë viteve të 1990-ta Islami dhe Muslimanët u bënë njëra prej temave më të rëndësishme në mediumet Amerikane.

06.09.2001, Gözcü
SHBA-të lëshuan një pullë postare që shënon Eid al-Fitr dhe Eid al-Adha
Pulla postare e SHBA-ve që shënon festat Muslimane ka qenë në përdorim që nga Shtatori i vitit 2001. Pulla e Eid-it paraqet frazën Arabe “Eid Mubarek” të shkruar në stilin kaligrafik tulut.
Pamje e udhëheqësve Musliman Amerikan me një pullë të posaçme të shtypur nga shërbimi postar i SHBA-ve.
Gati të gjitha këto raporte nxjerrën në pah me saktësi mënyrën e të menduarit të Muslimanëve dhe atë që besojnë ata dhe i informuan jo-Muslimanët për Islamin. Ato shpjeguan jetën e përditshme dhe botëkuptimet e Muslimanëve dhe u dhanë rëndësi pikëpamjeve të të konvertuarve të vonshëm. Në të njëjtën kohë, këto raporte shpesh përmbanin pjesë të posaçme për historinë Islame, bazat e Islamit dhe Kur’anin. Faqet e internetit që u takojnë radio dhe TV stacioneve gjithashtu paraqitën adresat e sajtave Islamik në mënyrë që njerëzit të informoheshin më lehtë.
Ky proces i informimit u shpejtua si rezultat i interesimit të publikut pas 9/11. Gati të gjitha gazetat kryesore filluan të pyesin nëse ishte apo jo terrorizmi pjesë e pandarë e Islamit dhe të ofrojnë raporte të hollësishme që përmbanin pikëpamjet e akademikëve, klerit, historianëve dhe shkencëtarëve social. Si rezultat i kësaj, populli Amerikan përsëri kuptoi se Islami është një fe paqësore dhe mësoi se besimet e tyre fetare kishin shumë gjëra të përbashkëta me ato të Muslimanëve.
Kjo situatë padyshim se luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e interesimit për Islamin. Gjatë kësaj kohe, shumë njerëz të cilët kryesisht nuk kishin dijeni për Islamin dhe nuk kishin kurrfarë qasjeje ndaj informimit të saktë tani mund të edukoheshin me nje lehtësi relative.
E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues. (Kur’an, 28:5)
Kur’ani është bërë Libri më i shitur në Amerikë
Tragjedia e 9/11 bëri që rritja e Islamit në Amerikë të përshpejtohet shumë. Njëri prej treguesve më të qartë për këtë është fakti se pas sulmeve, Kur’ani u bë libri më i shitur në shumë shtete për një kohë të gjatë. Interesimi i Amerikanëve për Kur’anin u rrit në atë masë sa që Penguin Books, njëri prej botuesve më të njohur të Kur’anit në Anglisht, lajmëroi se kishte botuar 20,000 kopje shtesë pas 9/11. 54
USA Today raportoi për këtë interesim të madh në artikullin “Njerëzit duan të dijnë, prandaj Kur’ani është Bestseller,” duke thënë se shitja e Kur’anit ishte rritur për pesë herë. 55 Kur u pyet për mendimin e tij në lidhje me këtë çështje, një ekspert udhëheqës në Islam, Xhon Espozito, vuri në pah një gjë të rëndësishme:
Fuqia e Kur’anit është se një Musliman, apo kushdoqoftë, mund ta hap atë në cilëndo faqe dhe të marr një mesazh që ka të bëj me kuptimin e jetës. 56



Newsweek ia kushtoi tetë faqë në botimin e Shkurtit 2001 një ekzaminimi të Kur’anit. Në raportin e titulluar “Në fillim ekzistonin Librat e Shenjtë,” theksohej se Zoti shpalli secilin libër të shenjtë dhe se nuk kishte vend për konflikt fetar. Midis çështjeve të trajtuara ishin parimet morale të Kur’anit, mënyra se si Muslimanët i trajtojnë të Krishterët dhe Çifutët dhe si i mëson Islami njerëzit të jetojnë. Raporti thekson se kur së pari lexuan Kur’anin, shumë të Krishterë u befasuan kur panë se sa shumë ishte shkruar në Kur’an për Profetë të tillë si Jezusi (Isa), Davidi (Davudi), Abrahami (Ibrahimi) dhe Jonah (Junusi), paqja qoftë mbi të gjithë ata, të cilët paraqiten në Bibël. Raporti poashtu thekson se drejtësia, mëshira dhe dhembshuria janë baza të Kur’anit. Oprah Shou, njëri prej tre talk-shou-ve më të njohur Amerikan, poashtu diskutoi për Islamin. Më 5 Tetor, 2001, kishte një epizodë të quajtur “Islami 101.” Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mbretëresha Raina e Jordanit; Prof. Akbar Ahmed, Ibn Khaldun Udhëheqësi i Studimeve Islamike dhe profesor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Uashingtonit dhe Maleeha Lodhi, Ambasadori i Pakistanit në SHBA. Qëllimi i programit ishte t’ua prezantoj Islamin shikuesve. Bashk me prezantimin e pikëpamjeve të tyre, programi u përpoq të tregoj një prerje të tërthortë të jetës së përditshme të Muslimanëve Amerikan dhe t’u ndihmoj njerëzve që ta kuptojnë më mirë Islamin. Gjithashtu, sajti i Internetit të këtij programi shpjegoi parimet themelore të Islamit.
Përveç se u bë një bestseller, disa shkolla publike kërkuan prej nxënësve të tyre të mësojnë përmendësh disa vargje Kur’anore. Për shembull, nxënësit e klasës së shtatë në Bajron të Kalifornisë, sistemi i shkollës publike u desht të përcjellin një kurs tre-javor për t’u dhënë informacion të hollësishëm për parimet e Islamit. Në këtë kurs, ata u desht të mësonin përmendësh vargje Kur’anore, të mësojnë për historinë Islame dhe për jetën e Profetit Muhammed dhe madje të mbajnë fjalime në klasë duke përdorur emra Muslimanë që ata vet i kishin zgjedhur. Dhe ky program hyri në fuqi menjëherë. Bashkë me këtë, u propozua që nxënësit të mësojnë se si luten Muslimanët dhe cilat janë obligimet fetare të Islamit. 57
Njerëzit në shtetin Mejn treguan një interesim të madh për Islamin. Pak ditë pas 9/11, kishte një rritje të madhe të shitjes së Kur’anit dhe të librave për historinë Islame.
Më 22 Shtator, Bangor Daily News (Lajmet Ditore të Bangorit) raportoi për këtë interesim të njerëzve për Islamin në artikullin “Mainerët studiojnë Parimet e Islamit.” Ky artikull thoshte, pjesërisht:
Gjersa Amerikanët po përpiqen që të kuptojnë ngjarjet e javës së fundit, banorët e Mejnit si duket po u kthehen enciklopedive, librave të historisë, biografive, librave mësimor dhe vet Kur’anit për të kuptuar se çfarë besojnë shumica e Muslimanëve. Gig Uiks nga libraria Book Marc’s në qendër të qytetit të Bangorit tha të mërkurën se libraria kishte shitur të gjitha kopjet e Kur’anit përveç njërës. … Ajo tha se disa prej titujve janë porositur dhe presin gjersa botuesit të mund t’i rishtypin ato. Personeli i Borders Books, Music and Café në Bangor raportoi se kishin shitur pesë kopje të Kur’anit që nga 11 Shtatori, krahasuar me dy kopje që ishin shitur në mes të 1 Janarit dhe 10 Shtatorit. 58



Raportet dhe dokumentarët që merren me Islamin në televizionin Amerikan dhe në gazeta luajnë një rol të rëndësishëm në lidhje me informimin e njerëzve për Islamin (poshtë). Seria e PBS mbi “Zbatimin e Islamit” ka zgjuar interesim të madh. Që prej se u transmetua, dokumentari i Robert Gardnerit Islami: Perandoria e Besimit ka zgjuar interesim të madh në Amerikë. Sajtet e Internetit për Islamin kanë zgjuar poaq interesim në mesin e Amerikanëve sa edhe dokumentarët dhe programet televizive. Ueb sajtat Islamik janë të popullarizuar në SHBA 01.01.2002, Zaman 09.05.2001, Aksam Një dokumentar Islamik në TV-në Amerikane Pas 9/11 kishte një shitje shumë më të lartë të Kur’anit 18.11.2001, Milli Gazete Kur’ani është bestseller në SHBA 03.10.2001, Aksam Me javë të tëra pas 9/11, Kur’ani ishte në krye të listës së bestsellerëve. Në një raport të Atlanta Journal të titulluar “Kur’ani bestseller çdokund,” libraritë e mirënjohura raportuan se rezervat e tyre të librave Islamik ishin zbrazur dhe se Kur’ani ishte libri më i shitur gadi në çdo shtet.
Artikulli japte informacion të mëtejshëm për këtë interesim. Për shembull, nxënësit në Shkollën Teologjike të Bangorit, të cilët zakonisht studiojnë për Islamin kah fundi i vitit shkollor, deshën ta fillojnë kursin menjëherë dhe kështu Dejna Sojer, njëra prej mësueseve të shkollës, filloi një kurs për Kur’anin dhe jetën e Profetit. Në këtë kurs, Sojer tha se shpallja e të gjithë Muslimanëve si terroristë ishte e njëjtë si të thuhej se të gjithë të Krishterët ishin përgjegjës për një krim të kryer nga një i Krishterë. 59 The Guardian paraqiti një artikull nga Xheremi Rifkin, ekonomisti i mirënjohur Amerikan, në të cilin ai shprehej se ndiehej i turpëruar që nuk kishte lexuar asgjë për Islamin para 9/11 dhe se tani nuk ishte i vetmi person i angazhuar për të mësuar për Islamin:
Më vjen turp të pranoj, por para 11 Shtatorit, nuk i kisha kushtuar vëmendje Islamit. Kisha dijeni të përciptë për luftën historike në mes të Izraelit dhe fqinjëve të tij Arab. Dija pak për luftën me perëndimin për naftë. … U desht të vdisnin 5,000 Amerikanë në një akt të tmerrshëm terrorist për ta tërhequr vëmendjen time. Sikurse shumë të tjerë, jam duke studiuar për Islamin – parimet e tij, luftërat e brendshme, … vizionet. …, ngjashmëritë e tij dhe dallimet e thella me Krishtërimin dhe Perëndimin… Nuk jam i vetëm. Shtatë prej 15 librave që prijnë në listën e librave të xhepit bestseller të New York Times i kushtohen Islamit. Kur’ani është bërë bestseller. E gjithë bota, duket, është kthyer në një klasë shkollore duke u përpjekur që ta kuptojmë arsyen e ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit dhe pasojave të tyre. 60

Në seksionin “Islami dhe Perëndimi” të revistës The Economist, u paraqit një dialog në mes të Krishterëve dhe Muslimanëve, i titulluar “Peshkopi dhe Imami pyesin: A duhet të luftojmë me të vërtetë?”
Në një artikull të Guardian të titulluar “Dialogu është Domosdoshmëri,” Xheremi Rifkin, një ekonomist i mirënjohur Amerikan, tërhoqi vëmendjen ndaj rëndësisë së njohjes së Islamit dhe të kuptuarit të tij në mënyrë të drejtë.


Të Krishterët dhe Muslimanët luten së bashku në katedrale

FALJA E XHUMASË NË KONGRESIN AMERIKAN


Një udhëheqës Musliman i drejtohet një Shërbimi Kombëtar Përkujtimor Në një shërbim kombëtar përkujtimor të mbajtur më 14 Shtator për t’i përkujtuar ata që vdiqën më 9/11, Presidenti Bush ftoi udhëheqësin Musliman Muzammil Siddiqi të mbaj fjalimin. Shërbimi në Katedralen Kombëtare u ndjek nga Xhorxh Bushi dhe Kolin Pauel, anëtarë të ushtrisë, zyrtarët dhe të afërmit e atyre të cilët humbën jetën. Në fjalimin e tij, Siddiqi u lut për ata të cilët vdiqën dhe recitoi vargje të Kur’anit.
15.09.2001, Sabah
Kur’ani u lexua në një katedrale Një xhami e vogël është ndarë për Muslimanët që punojnë në Kongres për të falur namazin e Xhumasë. Në vitin 1998, për herë të parë dhe me nismën e Suhail Khan, sekretarit për shtyp të Senatorit Tom Kembëll, Muslimanët filluan të takohen një herë në muaj për të biseduar. Pak më vonë, Muslimanët në departamentet tjera të qeverisë u bashkuan dhe filluan të falin namazin e Xhumasë në një dhomë të përshtatshme për këtë qëllim. Kur numri i tyre u bë shumë i madh, bisedimet me menaxhmentin/udhëheqjen e ndërtesës së Kongresit rezultuan me ndarjen e një dhome të vogël si xhami në të cilën Muslimanët mund të takoheshin për të biseduar dhe për të falur namazin e Xhumasë. Tani, një mesatare prej 50 – 60 Muslimanë takohen aty çdo të Premte. 1
1. “Muslimanët duke falur rregullisht Namazin e Xhumasë në U.S. Capitol,” Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, Programet Ndërkombëtare të Informimit, http:usinfo.state.gov./usa/islam/ a091099.htm

Kongresi Amerikan hapet për herë të parë me lexim nga Kur’ani

Institucionet zyrtare Amerikane mësojnë Kur’anin


04.05.2001, Milli Gazete
Kongresi Amerikan do të hapet me një lexim nga Kur’ani Në vitin 2001, ndodhi një tjetër ngjarje historike. Çdo vit kur Kongresi fillon mbledhjen e tij të re, ka lexime nga Bibla. Këtë vit, kishte lexim nga Kur’ani. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për gjithë Muslimanët dhe askush s’mund të kishte marr me mend vetëm pak vite më parë se Kur’ani do të recitohej në zemrën politike të superfuqisë së vetme botërore. Ky është një shembull i asaj se sa shumë është rritur Islami në Amerikë.
Senati i Shtetit të Merilendit hapet me një lexim nga Kur’ani. Për shkak të numrit në rritje të Muslimanëve në Amerikë dhe ndikimit në rritje të Islamit në jetën shoqërore të Amerikës, institucione të ndryshme, në mesin e tyre FBI, kanë filluar t’i edukojnë të punësuarit e tyre për Islamin.
30.09.2001, Zaman
FBI edukohet për Islamin
FBI mëson për Islamin
30.09.2001, Yeni Safak

Numri i Muslimanëve po rritet në Havai

Islami po përhapet në mesin e Imigrantëve Latino Amerikan



Sikurse në pjesët tjera të Amerikës, numri i Muslimanëve po rritet në Havai. Shumica e të konvertuarve në Havai janë personel ushtarak. Njëri prej tyre është Heather Ramaha i cili punon për marinën në Përl Harbër. Burri i saj është Musliman dhe ajo vendosi të konvertohej pas 9/11. Hakim Ouansafi, kryetar i Shoqatës së Muslimanëve të Havait, raportoi se pas 9/11, kishte një rritje të dukshme të numrit të Muslimanëve në Havai. Sipas tij, para 9/11 vetëm rreth 3 Muslimanë konvertoheshin në muaj; në dy muajt pas sulmeve, 23 njerëz u konvertuan. Raportet për Muslimanët në gazetat e Havait. Në raportin në të majtë, kryetari i Shoqatës së Muslimanëve të Havait dënon sulmet e 9/11. Raporti në të djathtë është në lidhje me rrjedhën/trendin në rritje të konvertimit në Havai që nga 9/11. 19.12.200, Yeni Safak Rrjedhat Latino-Amerikane drejt Islamit 26.12.2001, Radikal Rrjedhat Latino-Islamike Vala më e dendur e imigrimit në Amerikë është nga Amerika Latine. Në shumë shtete sot, Spanjollishtja dhe Anglishtja janë gjuhë të shumicës. Llogaritet se më shumë se 40,000 Muslimanë Latino Amerikan jetojnë në Los Anxhelos, Nju Jork, Njuark dhe Çikago. 1 Programi për asistencë publike i organizuar nga Muslimanët Latino Amerikan ka zgjuar interesim. Për shembull, Alianza Islamica (Aleanca Islamike), pjesëtarët e së cilës janë kryesisht nga Harlemi, ka arritur shumë sukses në disa vitet e fundit në luftën e tyre kundër drogës, AIDS-it dhe krimit.
1. Hisham Aidi, "Olé to Allah: Latino Muslimanët e Nju Jorkut," http:www.africana.com/DailyArticles/index_19991101.htm

Ngritja e Islamit do të vazhdojë
Të gjitha këto zhvillime tregojnë diçka mahnitëse: Islami është duke u përhapur me shpejtësi në Amerikë dhe gradualisht po fiton në fuqi. Kapitujt në vazhdim do të tregojnë se si kjo rritje nuk kufizohet me Amerikën, por se si Islami po përhapet çdokund në botë. Këto janë zhvillime shumë të rëndësishme dhe, me vullnetin e Zotit, janë shenja të shumë zhvillimeve më të rëndësishme. Prandaj, këto ngjarje janë lajm i mirë për besimtarët dhe arsye për gëzim dhe eksitim. Në Kur’an, Zoti shpall se feja e vërtetë me të vërtetë do të triumfojë, si në ajetin:
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të qartë e fé të vërtetë për ta bërë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. (Kur’an, 61:9)
Pra, ndërsa i vlerësojmë këto zhvillime nuk duhet të harrojmë se të gjitha këto janë premtime të Zotit. Një qëndrim i tillë është i rëndësishëm, poqese ato do të vlerësohen ashtu siç e meritojnë. Përndryshe, këto ngjarje do të konsiderohen si ngjarje të zakonshme në rrjedhën e përgjithshme të jetës dhe thjeshtë si rezultate të disa zhvillimeve politike. Mirëpo e vërteta është krejtësisht ndryshe. Në të vërtetë, Zoti ka përcaktuar çdo moment që ne përjetojmë në pajtim me Fatin që Ai ka përcaktuar për ne. Kur dhe si njerëzit i drejtohen Islamit, sa Kur’ana shet një shitore, si një zyrtar shtetëror fillon të interesohet për Islamin dhe kur, ku dhe si ky interesim do të vie në shprehje janë të gjitha zhvillime që Zoti tashmë i ka përcaktuar.
Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij. (Kur’an 2:139)
E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, që u dha të dërguarëve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese. (Kur’an 14:47)
Edhepse e dimë se Zoti krijon një arsye për çdo ngjarje, duhet ta mbajmë në mend gjithmonë se Ai tashmë ka përcaktuar fatin tonë. Duke marrë parasysh këtë vetëdije, ne kuptojmë se duhet ta falënderojmë Zotin për bekimin e krijimit tonë për të jetuar në këtë kohë, kur janë duke ndodhur zhvillime kaq të rëndësishme. Këtë e themi sepse çdo ngjarje që ne përjetojmë është një hap që shpie drejt zhvillimeve më madhështore dhe më të rëndësishme dhe çdo ngjarje e tillë lajmëron lajmin e mirë se koha e bekuar për të cilën Muslimanët kanë pritur me shekuj po afrohet. Falënderimi jonë për këtë mirësi duhet të marr si formën e fjalëve ashtu edhe të veprave. Me fjalë të tjera, ne duhet të punojmë për të shpejtuar përhapjen e mësimeve morale të Kur’anit, të luftojmë kundër çfarëdo ideologjie jofetare dhe ideve që pengojnë këtë zhvillim dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i transmetuar këto mësime.
Edhe një gjë tjetër duhet mbajtur mend gjithashtu: Bashk me këtë ngritje, Muslimanët do të mund të vazhdonin të përballen me presione të ndryshme prej qarqeve të caktuara. Megjithatë, shqetësime të tilla tejkalojnë shtrirjen e këtij libri. Sidoqoftë, ata s’mund t’na bëjnë ta shpërfillim faktin e rritjes së shpejtë të Islamit në mbarë botën, interesimin në rritje për Islamin dhe rrtijen e vazhdueshme të populla

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme