Rëndësia e Industrisë në Islam

Gjerë me tani, nuk kemi marrë parasysh rëndësinë e jashtzakonshme të industrisë dhe kontributin e saj drejt islamit, apo muslimanëve. Ne e dimë se edhe pa Industri mund të jetojmë si muslimanë, madje edhe si muslimanë të mirë. Ç'është e vërteta, përgjatë kohës së Pejgamberit alejhi selam, nuk shohim te kenë ekzistuar Industri të ngjashme me ato të cilat operojnë në kohën moderne. Megjithatë, feja islame ishte në gjendje që edhe pa Industri të përhapej dhe të përparoj, atëherë përse ekziston nevoja e lidhjes se Industrisë më Islamin? Në fakt, çështja ka të bëj me atë se përse Industria është e rëndësishme në rend të parë?

Në të shumtën e rasteve Industrinë e konsiderojmë thjesht si një biznes, një kërkim për përfitime të shumta materiale. Si pasojë e kësaj, industrialistët i konsiderojmë si njërëz lakmitarë, të cilët janë të dhënë për të bërë një model të shtrenjtë jetese, si rrjedhojë e kësaj lakmie, ata janë të shpier në një jetë afetare. Ne gjithashtu jemi të prirë të mendojmë se çdo sipërmarrje për të grumbulluar pasuri, do të involvoj tradhëti dhe forma të tjera abuzimi dhe keqpërdorimi. Sëkendejmi, të gjitha industritë i konsiderojmë si joislame dhe penguese në drejtim te zbatimit të obligimeve tona religjioze islame, apo 'adhurimet' (ibadetet), të cilat kërkohen për t'u aplikuar në Islam.

Megjithatë, poqëse ne ekzaminojmë apo marrin në shqyrtim lëmin e Industrisë nga përspektiva e drejt Islame, do të shohim se vërtetë Industria është vetëm një sherbim. Ndonëse ky 'servis' – sherbim- mund të sjell edhe fatkeqësi dhe të liga poqëse ai keqmenagjohet apo nuk zbatohet në mënyrë të duhur, sikur që mund të jetë i dobishëm për fenë dhe i rëndësishëm për obligimet 'adhurimet' tona fetare.

Para paraqitjes dhe prezantimit te shtypshkrimit, fjala vjen, Kur'ani qe i shkruar me dorë. Edhe madje për këtë qëllim, një industri e letres do nevojitej poqëse fletët nuk do të na duheshin si material, apo si lëndë e parë e shtypit. Pasi qe Kur'ani ishte i shkruar me dorë, edhe numri i ekzemplarëve të tyre qe i kufizuar. Mundësia që këto kopje të kur'anit, të cilat i posedonte ndonjë shoqëri, ishtë mjaft e madhe për t'u humbur apo shkatërruar, si rezultat i luftërave, fatkeqësive apo zjarrit të shkaktuar. Mu për këtë qëllim, ishte shumë më rëndësi që disa nga muslimanët ta mësojnë përmendësh librin e shenjtë, Kur'anin. Arsyeja ishte që vargjet (ajetet) ku'ranore, fjalët e Lavdiplotit, të mbrohen nga ndonjë humbje eventuale dhe të pengohet çdo tentim i kësaj natyre.
Me të zbuluar të shtypshkronjës për herë të parë, shumë dijetarë islam fetvatë[2] 'religious rulings' e tyre i lëshuan në atë se Islami ndalon rreptësisht që kur'ani të futet në botim –shtypshkronjë-, respektivisht të kaloj nga dorëshkrimi në shtypshkronjë. Ndikim në nxjerrjen e kësaj fetvaje kishin edhe vet shkruesit e kur'anit, ata të cilët me dorët e tyre kishin shkruar kur'anin famëlartë. Ata ndiheshin se botimi i kur'anit atyre do t'u rrezikonte jetesën.

Si shkak i kësaj fetvaje, për shumë shekuj me radhë, muslimanët në përgjithësi, mësues të mësimbesimit dhe nënpunës fetar, nuk qenë në gjendje të zotërojnë apo të lexojnë Kur'anin. Në anën tjetër, pasi fetvaja qe tërhequr më vonë, muslimanët ishin të aftë për të zotëruar dhe njëherazi edhe për ta studiuar librin e shenjtë, kur'anin. megjithatë, muslimanët përmes studimit të kur'anit, arritën t'i shtojnë njohuritë e tyre islame. Duhet përmendur se sot është e pakapshme për mendjen që ndokush të nxirrte një fetva, përmes se cilës do të ndalonte dhe pengonte botimin e kur'ani kerimit në shtypshkronjë.

Përktheu nga gjuha angleze:
Mr. Fehim Dragusha

______________________________
[1]( Ligjeratë e mbajtur nga Hirësia e tij, Dato Seri Dr. Mahathir bin Mohamed, Ish-Kryeminister i Malajzisë, e prezantuar në Institutin Islamic Understanding, Konferenca e Malajzisë me temë "Islam and Industrialization, Banka Kombëtare (Bank Negara), Kuala Lumpur, 21 Janar 1993.
[2]) Kohëve të fundit shohim se fal interesimit të mases se gjerë rreth njohjes se islamit, shumë shprehje të gjuhës arabe kanë gjetur vend edhe në gjuhën shqipe. Fetva; shumsi i të cilës është Fetava, është një decizion apo drejtim ligjor, fetva-ja nxirret vetëm nga ata dijetarë –hoxhallarë- të cilë janë të njohur me çdo çështje te ligjit Islam. Prej kushteve që duhet plotësuar gjatë dhënies se fetvas janë: që dhënësi, apo ai që nxjerr fetva, të njeh thellësisht gjuhën arabe, të ketë njohuri mbi ajetet e fuqizuara dhe ato të shfuqizuara (En-nasih velmensuh) dhe njëherit të di mirë shkaqet e zbritjes se ajeteve kur'anore (Esbabunnuzul), (shën. i përkthyesit).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme