Mosmarrëveshjet brenda KOS-it, duke përfshirë edhe përleshjen në mes murgjve, e cila ditë më parë ndodhi në Graçanicë mund të jetë befasuese për ata të cilët nuk njohin rrjedhat brenda Kishës Ortodokse Serbe. Në realitet kundërthëniet dhe mosmarrëveshjet brenda KOS-it janë të mëdha dhe nga një herë të patejkalueshme. Një atmosferë e këtillë e përplasjeve ka disa vite që ka mbretëruar midis Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Beograd dhe Dioqezës së Rashkë-Prizren, në krye me peshkopin Artemije, për shkak të politizimit të çështjes së Kosovës dhe interesave të tyre, për t’u paraqitur para opinionit serbe si mbrojtës të denjë të djepit të serbizimit, siç e quajnë ata Kosovën.
Kjo atmosferë e nderë ka mbretërua pas ngjarjeve të 17-18 marsit 2004, kur peshkopi Atemije, në mënyrë të një anshme ka anulua çfarëdo bashkëpunimi me palën shqiptare dhe ndërkombëtarët, duke përfshirë edhe dialogun ndërfetar, i cili është zhvilluar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, deri në atë kohë ka pasur një rrjedhe normale. Kjo sjellje e peshkopit Artemije, në sy të ndërkombëtarëve krijonte nj imazh të keq për Kishën Ortodokse Serbe, në ndërkohë që krijonte nj imazh të mirë për Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike, të cilat shprehnin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në interes të të gjithë banorëve të Kosovës, në veçanti tash ku në pyetja ishte kthimi i pakicës serbe në shtëpitë e tyre. KOS-i për t’i ikur një ballafaqimi me peshkopin e padëgjueshëm Artemije, i cili nuk zbatonte urdhrat e Beogradit sajoi postin e një peshkopi të ri të Lipjanit, ku caktoi Teodosijen, i cili ishte vendosur në manastirin e Deçanit. Peshkopi Teodosije kishte për obligim bashkëpunimin dhe kontaktet me delegacionet që vinin nga jashtë, duke përfshirë këtu edhe dialogun ndërfetar. Falë angazhimit dhe përpjekjeve të tij, u mbajt Konferenca ndërfetare në Patriarkanën e Pejës më 2 maj 2006. Për rëndësinë që atë botë pati ajo Konferencë në ët mori pjesë vete mitropoliti, Amfilohije Radoviq, ushtrues i detyrës së patriarkut Pavle.
Deviza e peshkopit Artemije ishte, sa më shumë probleme për serbët në Kosovë, sa më shumë pakënaqësi aq më mirë për serbët dhe aq më keq për Kosovën. Ai nuk mund ta imagjinonte një Kosovë të pavarur nga Serbia, ku do të mbretëronte stabiliteti dhe qetësia për të gjithë banorët e saj. Për këtë ai pas shpalljes s ë pavarësisë së Kosovës nuk pranonte më të takohej edhe me ndërkombëtarët, sepse ai mendonte se ata ia dhuruan pavarësinë Kosovës. Në këtë situatë KOS-i, me ardhjen patrikut të ri në fronin e Kishës Ortodokse Serbe duhet të ndërmmerte diçka për ndryshimin e gjendjes në dioqezën Rashkë-Prizren, malverzimet financiare mund të jenë vetëm si shkas për t’u liruar prej një barre të rëndë që me vite të tëra ishte prioritet për KOS-in e që ishte peshkopi Artemije Radosavljeviq.