Kerkoj te miren!

Koha kalon çdo dite! Rinia jone i pershtatet kohes dhe evolimit te saj, pak rendesi ka per ta se si evulon ajo... Pak rendesi ka nese ky evolim (perparim, zhvillim, emancipim, modernizem, si te doni quajeni), eshte ne demin e tyre. Mjafton qe e tille te jete shumica dhe, te gjithe, o burra pas shumices!...

Sa here qe ne arenen nderkombetare del ne skene ndonje rok-star, ndonje top-model apo ndonje seks-simbol, rinia jone mundohet dhe perpiqet qe ta imitoje ate. Perpiqet qe te vishet si ai (sipas modes, sepse ai/ajo, jane moda vete), te mbaje floket si ai, te vendosi pirse ne hunde si ai, te haje si ai, te eci si ai, te...

Po te hysh ne dhomat e shumices se te rinjve tane, shikon se muret e dhomes jane te mbushura me posterat e ketyre “shembujve”. Kalon ne rruget e qytetit, shikon te rinjte qe jane qethur (veshur, etj.) si Bred Piti, Michael Jacksoni, Cristiano Ronaldo, Elvis Prestli, etj... Pra rinia jone kerkon te imitoje dhe, keta, t’i beje ideal e busull orientimi. Keta te jene shembulli i tij, i rinise sone.

Por vertet, a jane keta njerezit e duhur per tu marre shembull?! A mund te merret si shembull nje njeri qe genjen? A mund te merret si shembull nje njeri qe mashtron, qe vjedh, qe tradhton, qe drogohet, qe vret, qe s’ka familje, qe...?! A mund te merret shembull nje njeri qe, mbi te gjitha s’ka moral?..., assesi jo! Nuk mund te merret shembull, ai nuk eshte asgje tjeter, por nje flluske qe “shpohet” menjehere, nje flluske sapuni qe shkaterron vetveten.


Rini e dashur,

Ka ardhur koha qe te mendojme e te logjikojme. Ka ardhur koha qe te mendojme e te mos gabojme ne zgjedhjen e shembullit. Ka ardhur koha qe te mires t’i themi e mire, dhe te keqes, e keqe. Ka ardhur koha qe te marrim si shembull, krenarine e njerezimit! Ka ardhur koha qe, shembelltyra jone e jete margaritari qe s’venitet kurre! Ka ardhur dita qe te pime uje nga gota e dashurise se tij! Koha erdhi, qe shembulli yne e shembelltyra jone, te jete profeti Muhammed (s.v.s)!...

Ky eshte shembulli dhe drita qe s’u shua kurre. Ky eshte krenaria e njerezimit. Ky eshte ai qe solli rrotullen e historise. Ky eshte ai qe i mahniti te gjithe, duke filluar nga shoket e tij te dashur, e me pas, personalitet e ndryshme ne mbare boten. Ky eshte ai qe, Bernard Showi e quajti: “Shpetimtar te njerezimit”. Ky eshte ai, per te cilin Gete tha: “Ne histori kerkova shembullin e nje njeriu te shkelqyer, e ate e gjeta, tek Pejgamberi Muhammed!”. Ky eshte ai qe mallengjeu princin Otto Von Bismark: “Njerezimi, vetem nje here, ka pare nje figure te tille unikale, siç ishe ti Muhammed dhe s’do te kete me rastin te shohe!”.( )

Ky eshte ai, per te cilin princer e mbreter, njerez te thjeshte e pushtetare, thane: “Muhammed, me vjen keq qe s’isha bashkekombesi yt, se do t’i laja edhe kembet!...”

Rinia jone,

Mos ngurroni te merrni shembull kete zoteri, te ecni ne rrugen e tij, te rrezatoheni prej drites se moralit te tij, te mesoni prej tij, te edukoheni prej tij, te... Mos ngurroni qe kete zoteri (s.v.s) ta beni shembelltyren tuaj me te mire, sepse ai vertet e meriton, dhe keni per te shikuar se keni marre shembullin e duhur.

* * *

Mirepo, All-llahu i Madheruar, me meshiren e dhuntine e Tij nderoi dhe, ne grada me te uleta se ato te profetit (s.v.s), beri te mundur qe ne toke te kemi edhe shembuj te tjere. Njerez te mire, dijetare qe e permendin Zotin, te cilet mund te merren shembull dhe qe rrezatojne drite. All-llahu i Meshirshem i permendi ne Kur’an duke thene: “Po All-llahut ia kane friken nga roberit e Tij vetem dijetaret, All-llahu eshte mbi gjithçka, eshte mekatfales.”( )

Pra, I Madhi Zot e nderoi kete kategori njerezish, e permendi ne Kur’anin fisnik dhe i beri shembull per te tjeret...

I Madherishmi, me bujarine e Tij, beri te mundur qe shembuj te tille te kemi edhe ne trojet shqiptare; eshte nje miresi e madhe kjo, per te cilen e falenderojme pamase Zotin e Madheruar.

Njeri nder keta shembelltyra te pastra, eshte edhe nje njeri i thjeshte. Nje punetor i madh. Nje familjar i rregullt. Nje intelektual e studiues i mirefillte; nje besimtare i devotshem, me zemer te madhe, me moral te larte, me edukate te mire. Ai eshte studiuesi dhe profesori i nderuar, z. Nexhat Ibrahimi.

Efendi Nexhati, u lind me 10 Qershor ne fshatin Zgatar, Opoje, ne rrethin e Prizrenit. Me 1974-en u regjistrua ne Medresene “Alauddin”, ne Prishtine, dhe e perfundon ate me rezultate te larta. Me pas, me 1980-en regjistrohet ne Fakultetin e Shkencave Islame ne Sarajeve, ne te cilin diplomoi me 24 Tetor 1984. Me pas, me 1981-in u arrestua, u denua dhe vuajti denimin prej 63 e diteve ne Burgun Qendror te Sarajeves. U lirua ne mungese te fakteve. Akuza ishte: “Irredentizmi shqiptar dhe klero-nacionalizmi, shfrytezimi politik dhe ekonomik i Kosoves nga Serbia, e drejta e studenteve per demonstrata, Kosova Republike, etj”. Me 1990-en ne Kuvendin e Shoqates se Ulemave ne Prishtine, u zgjodh per anetare te Kryesise se Shoqates se Ulemave te Kosoves ne Prishtine. Kryesia e SHU unanimisht e zgjodhi per kryetar. Ne vitin 1991, Ne Kuvendin e Bashkesise Islame te Jugosllavise ne Sarajeve u zgjodh anetar i Rijasetit te Bashkesise Islame te Jugosllavise, ne Sarajeve nga territori i Bashkesine Islame te Kosoves. Me 1992-in, me 14 Dhjetor, ne Prizren u arrestua ne krye te grupit politik ilegal, i njohur si afera e hoxhallareve. Me kete rast u denua me 8 vjet burg, qe ne kete periudhe kohore mund te quhej denimi me afatgjate politik per shqiptaret e Kosoves. Me 1994-en, nga burgu i Prizrenit u transferua ne burgun e Dubraves se Istogut, ku u vendos ne karantine, rreth tre muaj ne mbikeqyrje te veçante – tipi i mbyllur, tre muaj te tjere, perseri ne mbikeqyrje te veçante – tipi gjysme i mbyllur, me pak se 3 vjet ne tipin B te mbyllur, rreth 6 muaj te tipin A, gjysme te mbyllur. Ne 1998-en, me 21 Qershor, u boshatis Burgu i Dubraves, te gjithe te burgosurit shqiptar u derguan ne Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi me 17 te burgosur te tjere u dergua ne Burgun e Qarkut te Zajeçarit. Aty qendroi rreth 18 muaj, ne izolim total, me minimum ushqimi, mjekimi, informimi, etj. Me 1999-en, me 15 dhjetor, perfundoi vuajtjen e denimit pas 7 vjet e 1 dite burg. Nga Burgu e deri ne Prishtine, se bashku me disa te burgosur te tjere, i solli “Kryqi i Kuq Nderkombetar”. Ne vitin 2000, me 01. 02. 2000, pas gjithe asaj periudhe te mundimshme, rigjeti forcat dhe filloi serish punen ne Keshillin e Bashkesise Islame, ne Prizren. Pas kesaj kohe nuk eshte i angazhuar politikisht, nuk mbart funksione publike brenda dhe jashte Bashkesise Islame.

Pas daljes nga burgu, edhe si pasoje e problemeve shendetesore, ai u mor me shume me shkrime dhe botime, duke dhene nje kontribut te shkelqyer e te pashembullt, jovetem ne shtypin fetar Islam, por edhe ne ate periodik, si ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Bosnje, etj.

Ai ka bashkepunuar e botuar ne gazetat dhe revistat me ne ze te kohes, si: Gazeten “Besa” – Prizren, “Besimi” – Prizren, “Drita islame” – Tirane, “Besimtari” – Shkoder, “Epoka e Re” - Prishtine, “Elif” – Podgorice, “Koha Jone” – Tirane, “Rilindja” – Prishtine, “Preporod” – Sarajeve, etj.
Me revistat: “Edukata islame” – Prishtine, “Dituria islame” – Prishtine, “Etika” – Shkoder, “Familja” – Tirane, “Fjala” – Prishtine, “Jeta e Re” – Prishtine, “Globi” – Shkup, “Glasnik” – Sarajeve, “Hena e Re” – Shkup, “Impakt” – Tirane, “Flaka” – Shkup, “Mendimi Islam” – Tirane – Prizren, “Nacional” – Tetove, “Nurul-Kur’an” – Prishtine, “Studime Orientale”, “Takvimi” – Prishtine, “Vjetari i Arkivit” – Prishtine, “Univers” – Tirane, “Vepra” – Shkup, “Takvimi” – Shkup, etj.

Prof. Nexhati, si rralle kush, ka nje kontribut te vyer e shume te çmuar ne botimin e veprave, me tematika te ndryshme. Ai ka perkthyer e botuar mbi 80-te vepra te zhanreve te ndryshme dhe ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale. Ashtu siç e cekem perkitazi edhe me lart, ai ka botuar qindra artikuj, recensione kritike, vleresime, parathenie e pasthenie ne libra e botime te ndryshme. Ka marre pjese ne shume simpoziume, konferenca te ndryshme, sesione shkencore brenda dhe jashte vendit, etj.
Me poshte po paraqes nje pasqyre te disa veprave te botuara nga zoteria e tij:

A. Vepra autoriale te botuara:

1990:
1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78. (separat)
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamires i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36. (separat)
3. N. Ibrahimi, Muslimanet ne Ballkan ne perioden paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq. 34. (separat)

1992:
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me perkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.

1997:
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para te Islamit me popujt ballkanike ne periudhen paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njejte me titull tjeter: N. Ibrahimi, Islami ne Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.

1998:
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore te doktrines se saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
8. N. Ibrahimi, Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtine, 2000, fq. 300.

2000:
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjate shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.

2001:
11. N. Ibrahimi - Pergatiti, shkroi dhe perktheu, Mevludi ne gjuhen shqipe, Prizren, 2001/1422, fq. 150.

2003:
12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanet ne tokat shqiptare dhe ne Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 fq.

2004:
13. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
15. N. Ibrahimi, Aspekte te marredhenieve islamo-kristiane ne Mesjete, Prishtine, fq. 67.

2005:
16. N. Ibrahimi, Kronologji e historise islame dhe e popujve muslimane ne bote, Prishtine, 2005, 156 fq.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 fq.
18. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame, Shkup, 2005, 240 fq.

2006:
19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 fq.

2007:
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla te akaidit islam, Prishtine, 2007, fq. 47.
21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejte, Prishtine, 2007, fq. 72.
22. N. Ibrahimi, Sektet ne historine e mendimit islam, Shkup, 2007, 240 fq.
23. N. Ibrahimi, Muslimanet ne kerkim te Islamit, I-II, Shkup, 2007, 400 fq.

2008:
24. N. Ibrahimi, Universi i Jusufit a.s., fq. 180.
25. N. Ibrahimi, Leksikoni islam, fq. 180.
26. N. Ibrahimi, Aspekti islamo-kombetar i Lidhjes se Prizrenit me 1878, fq. 80.
27. N. Ibrahimi, Ne Islam ka vend edhe per jomuslimanet, fq. 80.

2009:
28. N. Ibrahimi, Parimet e Islamit (tre hadithe arabisht, me perkthim dhe komentim), fq. 120 (liber xhepi)
29. N. Ibrahimi, Vepra te zgjedhura te Imam Vehbi Ismailit, 1-27, Shkup, 2009.


B) Vepra autoriale te pabotuara:

30. N. Ibrahimi, Ta njohim identitetin tone musliman, fq. 250.
31. N. Ibrahimi, Çelesi i suksesit – si?, fq. 330.
32. N. Ibrahimi, Dromca nga historia e filozofise islame, fq. 80.
33. N. Ibrahimi, Disa shprehi te demshme, fq. 40.
- Nexhat Ibrahimi, Hutbe ramazani, fq. 160.
- Nexhat Ibrahimi. Premisa per dialog ndermjet oksidentit dhe orientit, fq. 50 fq.
- Nexhat Ibrahimi, Vepra, 1-10, Shkup, 2010.
- Nexhat Ibrahimi, Kujtime - Hena e Re serish ndricon, fq. 290.
- Nexhat Ibrahimi, Leksikoni islam, botim i zgjeruar, fq. 300.

Veprat e perkthyera:

A) Te botuara:

1983:
34. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtine, 1983, metni, (Edukata islame).
1984:
35. Ebu Hanife, Fikh‘ul-ekber, Prishtine, 1984, metni (Edukata islame).
1985:
36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam, (me koment), Prishtine, 1985-1986, Edukata Islame.
1986:
37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturise, (-), (-), fq. 50. (I botuar ne disa revista).
1987:
38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri ne besim, Prishtine, 1987, fq. 114; Disa botime.
1988:
39. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit, Prishtine, 1988, fq. 62: Disa botime.
1989:
40. El-Mewdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjte, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtine, 1989, (Edukata islame).
1990:
42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkeperkthyes), Prizren, 1410/ 1990, fq. 24.
43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtine, 1990, fq. 164. Disa botime.
44. M. Ikball, Poezi te zgjedhura, bashkeperkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.
45. Vexhi Demiraj, Filozofet muslimane, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102. Disa botime.
47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23. Disa botime.
49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe neser – Deklarata islame, Prizren, 1411/1990, fq. 77; Disa botime.
50. A. Izetbegoviq, Kundertheniet e Marksit dhe deshtimet e marksizmit, Prizren,1410/1990, fq.8.
1991:
51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri ne shpetim, (me koment), Prizren, 1411/1991, fq. 62.
52. Ramiq, Hutbe te zgjedhura te Muhammedit a.s., bashkeperk., Prizren, 1411/1991, fq. 126.
53. Kaleshi, Kontributi i shqiptareve ne diturite islame, Prizren, 1411/1991, fq. 120.
54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajeve, 1411/1991, fq. 166.
55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtine, 1989, (Edukata Islame).
56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturise, (-), (-), fq. 50. (I botuar ne disa revista).
57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri ne besim, Prishtine, 1987, fq. 114; Disa botime.
58. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit, Prishtine, 1988, fq. 62: Disa botime.
1992:
59. F. Sheta, Martesa islame, bashkeperkthyes, Prizren, 1992, fq. 22.
60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq.126.
61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
62. Jasini ne transkriptim e perkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78. Disa botime.
64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaçovit, Prizren, 1992, fq. 24.
1993:
54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70. Disa botime.
1995:
55. El-Mewdudi, Sistemi i jetes ne islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.
1996:
56. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, bashkeperkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
57. Grup autoresh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkeperkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
59. En-Neveviu, Rijad ‘us-salihin, bashkeperkthyes, Shkup, 1996, fq. 645. Disa botime.
1997:
60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetove, 1997, fq. 82. Botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 82.
61. El-Behij, Imani – besimi ne All-llahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116. Botimi II, Prizren, 2000/1421. fq. 116.
62. M. Hanxhiq, Hyrje ne shkencen e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
63. M. Hanxhiq, Hyrje ne shkencen e hadithit, Shkup, 1997, fq. 66.
64. Corbin, Historia e filozofise islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.
1998:
65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi, Shkup, 1419/1998, fq. 220.
2000:
66. Si ta njohim artin islam, Prishtine, 2000, fq. 64.
67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkences ne kritiken e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
68. Muslimani i vogel, I, Prizren, 2000, fq. 50. (per femije)
69. Muslimani i vogel, II, Prizren, 2000, fq. 50. (per femije)
70. Muslimani i vogel, III, Prizren, 2000, fq. 50. (per femije)
71. Muslimani i vogel, IV, Prizren, 2000, fq. 62. (per femije)
72. Ibn Hazmi, Sherimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
73. Muharrem Omerdiq, Perçarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.
74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
75. N. Ibrahimi - Pergatiti, Mevludi shqip, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit te Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
77. Hutbeja lamtumirese e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.
2002:
78. Muhammed Asad, Islami ne udhekryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
79. Grup autoresh, E verteta rreth vehabizmit dhe vehabisteve, Tetove, 2002/1423, fq.76. Bot. II, Prizren, 2002/1423, fq.75.
80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.
2003:
81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
82. Muhammed Asad, Rruga per ne Meke, Shkup, 2003, fq. 503.
83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mesimi, Prishtine, 2003, fq. 96.
84. N. Smailagiq, Halifet besimdrejte, Prizren, 2003, fq. 40.
85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r. a., Prizren, 2003, fq. 28.
86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup – Prishtine - Tirane, 2003, fq. 506.
87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale, ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.
2004:
88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e perhapjes se islamit, Prishtine, 2004, fq. 501.
2005:
89. N. Ibrahimi, Fikh’ul-ekber – parathenia, perkthimi dhe komentimi, Prishtine, 2005, 120 fq.
2006:
90. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi islam), Prishtine, 2006, fq. fq. 80.
91. Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
92. Muhammed Ikball, Riperteritja e mendimit fetar ne islam, Shkup, 2006, fq. 240.
2007:
93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, rreth fq. 220.


Vepra te perkthyera:

B) Te pabotuara:

94. Mauricie Bucaille, Bibla, Kur’ani dhe shkenca, version i zgjeruar, rreth fq. 500. (Logos-A).
95. Alija Izetbegoviq, Rober nuk do te behemi, rreth 240 faqe, ne pergatitje.
96. Jusuf El-Karadavi, E drejta islame - Aktualiteti gjithekohor dhe gjithehapesinor, fq. 250.
97. Mehmet Hanxhiq, Prehja e shpirtrave (Lutje nga Kur’ani dhe Hadithi), rreth fq. 80.
98. Ibn Haldun, El-Mukaddima – pjese te zgjedhura, rreth fq. 350 (Mbi gjysma e materialit eshte sekuestruar nga policia serbe me 14.12.1992).
99. Sejjid Hussein Nasr, Islami dhe te studiuarit e natyres, rreth fq. 50.
100. Ebu’l-Hasan El-Esh`arij, Traktati mbi arsyeshmerine e ilm’ul-kelamit (Risaletun fi istihsani’l-hawdi fi ilm’il-kelami), ne pergatitje, rreth fq. 60.
101. Muhammed Asad, Parimet e shtetit dhe te pushtetit ne Islam, rreth 200 faqe, ne pergatitje.( )
102. Grup autoresh, Fundamentalizmi islam - ç’eshte ky?, rreth fq. 280.

Periudha e burgut eshte nje histori me vete. eshte nje periudhe e zeze, plot mundime, sakrifica, tortura, vuajtje, sprova, mall dhe shqetesim per familjen e tij te ndershme...
Mundimet dhe vuajtjet me pranga ne duart e tij te pastra, nga te cilat buron miresia e te shkruarit bukur, do te shkruhej libri me kujtime: “Ky ishte dimri i madh” – (Leter familjes nga burgu u Dubraves).
Kam bindjen se kjo periudhe ishte sprove e madhe per te dhe familjen e tij te dashur. Ai e kaloi kete sprove me sukses, me bindje ndaj caktimit te Zotit, me vullnet te hekurt, me sakrifica, duke besuar ne premtimin e All-llahut te Madheruar. E ai..., e gjeti dhe do ta gjeje shperblimin tek All-llahu Premtim-mbajtes! Kush ka bere ndonje te mire, qofte sa nje therrmije, do ta shohe ate, e kush ka bere ndonje te keqe, qofte sa nje therrmije, do ta shohe ate (pra do ta gjeje tek All-llahu xh.sh)!( )

Burgu ishte i veshtire per profesorin, por ai ia kaliti durimin; ishte torturues, po ai ia shtoi shperblimin tek Zoti i Madheruar; ishte i mundimshem, por ai (Nexhati) tregoi se njeriu duhet te pajtohet me caktimin e Zotit. Burgu e thinji, por ato thinja tregojne urtesi, tregojne shume...

“Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qyteterimit Islam”, me qender ne Tirane, ne nje konkurs nderkombetar qe zhvilloi ky institut, me 2006-en, prof. Nexhat Ibrahimit iu dha çmimi fitues i konkursit per vepren e tij studimore, librin “Islami si provokim global”.( )

Ndersa, “Forumi rinor Islam”, me qender ne Shkup – Maqedoni, i dha profesor Nexhatit nje dekorate mirenjohjeje, me motivacionin: “Per angazhimin e palodhshem shkencor dhe intelektual ne drejtim te afirmimit pozitiv te vlerave madhore Islame”, Shkup, 11.01.2008.
Keto e shume vleresime te tjera jane per prof. N. Ibrahimin, qe sado pak keto dekorata e mirenjohje, shprehin mirenjohjen dhe respektin e thelle qe gezon secili per profesor Nexhatin, sepse secili ndihet borxhli ndaj tij, sepse ka mesuar, te pakten, qofte edhe nje germe nga shkrimet e botimet e tij madheshtore!...

Ai vazhdon te punoje ne Prizren mes miqve e shokeve te dashur. Vazhdon te kaloje ore te tera mbi letra, duke studiuar, shkruar e hulumtuar. Ndonese me probleme shendetesore, ai nuk ndalet, punon nate e dite, sepse e ndjen se ka shume per te dhene; me te vertet qe ka shume, ai eshte nje thesar i vyer...

Rini e dashur,

Muhammedi (s.v.s) eshte shembulli me i mire, shoket e tij besnike, njerezit e mire ne brezat pasardhes, prof. Nexhati me shoke!...

Keto jane shembelltyra dhe krenaria jone!

Me te vertete qe ia vlen per tu marre shembull nje burre si efendi Nexhati..., shembull dhe virtyt qytetarie, simbol i sakrifices dhe qendreses, edukates se mire, moralit te larte, i punes se ndershme e te palodhur, i zemres se madhe, i tolerances, i paqes, i bukurise, i devotshmerise, shembull per çdo gje!...

Ne fund, e di se nuk kam arritur te perçoj plotesisht vlerat e tua profesor, por lutem qe sadopak, te kem perçuar diçka nga ju, sado te vogel...

Selam mbi ty, o kolosi i trevave shqiptare!

Shkoder, me 25. 05. 2008

P.S.:
Redaksia e web faqes beri disa plotesime ne librat e botuara dhe te pabotuara.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme