Komuna e Skënderajit dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të shtetit të ri të Kosovës, me tru të paralizuar, kanë bërë një gabim të pafalshëm, për një preteks fund e krye të shpifur, e cila mund të ndikojë në raportet e organizmave ndërkombëtare, e sidomos në raportet me botën islame, prej së cilës presim njohje aq shumë të nevojshëm për shtetin e Kosovës. Nga ana tjeter, tolerohen lloj-lloj çetnikësh e mitropolitësh kriminelë të KOS-it që çdo ditë të harlisen nëpër Kosovë. Përveç kësaj, dëbimi i shtetasit të huaj, nënkupton zhvillimin e një procedure të caktuar me të cilën duhet të dëshmohet e të faktohet ndonjë kundërvajtje e rendit, krim ose ndonjë delikt tjetër me të cilin ndiqet ai shtetas, procedura këto që nuk janë kryer dhe nuk është dëshmuar për asnjë vepër penale, për ç’gjë parashikohet dëbimi nga vendi. Si do të perceptohet ky dëbim kaq i paskrullt te vëllezrit tanë në Shqipëri?
Kështu ‘e han biznesi’ i medias së sotme, që për një javë shpifë e formulon gjëra të padëshmuara për një hoxhë, e nga ana tjetër fshehë për tre vjetë paturpësisht deklaratat e një ‘prifti’ me pamje njeriu, aq të turpshme e të pafalëshme, duke nxitur sherre fetare ndër shqiptarët. Nuk kanë thënë kot: “Njeriu gënjen edhe kur hesht të vërtetën”.
Në fakt, siç është bërë e njohur tashmë, para tre vjetësh, pikërisht me 13 maj 2007, prifti i Kishës katolike Shqiptare në Detroid – Dom Anton Kçira (i lindur në Gjakovë më 1939), tek po mbante një fjalim në një aktivitet të shoqatës së Intelektualëve, të organizuar në Kishën Katolike të Shen Palit në Detroit (ku shërben prej vitit 1989), me temë “Kosova në prag të pavarsisë”, i quajti ‘qenë’ shqiptarët e Kosovës, duke aluduar në ata myslimanë, dhe ‘arsyetoj’ krimet e Milosheviqit mbi shqiptarët, duke i etiketuar si ‘njerëz me bisht’, ndërkohë që shprehë hidhërim që “nuk i paska rjepur Millosheviqi ata 1,900,000 qenë”, ashtu sikur i quan edhe 280.000 myslimanët e Bosnjës të vrarë dhe të masakruar nga ushtria dhe policia jugosllave. (http://www.youtube.com/watch?v=MFX6zcSlFvg&feature=related)
Sigurisht që mesazhi i tillë i viktimizimit, si e drejtë ekskluzive e ideologjisë, assesi fetare edhepse në sfond duket e tillë, është shumë përçarëse dhe me pasoja të rënda, pasi “militantët” fetarë mund të keqkuptojnë ‘detyrat e reja’ dhe "meritat" e tyre fetare t’i personalizojnë, duke i keqpërdorur lidhjet në komunitet. A është e lejueshme për një prift katolik, që në vend të përhapjes së fjalëve të dashurisë për krijesat e Zotit, përhapë e nxitë gjenocid, hiç më pak se prifti serb që ‘bekonte’ ushtarët e tij para se të kryenin masakrat? A mund të paramendohet se në kohën kur nënat e Kosovës e të Srebenicës po përkujtonin bijtë e tyre të masakruar, një “kosovarë” me veshje prifti kërkon që edhe të gjallëve t'u ripet lëkura, bashkëkombasve e bashkvendasësve të tij, duke i quajtur viktimat ''njerëz me bisht'', siç dihet mirë të huazuar nga bashkmendimtari Vladan Gjorgjeviq. Athua ku do t’a çojë ‘bishtin’ e tij Kçira i lindur e i rritur në Gjakovë?
Një gomarllëk i tillë nuk i duhet as kombit, as kishës, as Shqipërisë, as Vatikanit. Tipat e këtillë, të zhveshur nga vlerat themelore të etikës, humanizmit e drejtësisë, që për fat të keq, kombit nuk i kanë munguar asnjëherë, kanë qenë e janë të dyshimtë si kombëtarisht, ashtu edhe fetarish, sepse “misioni” i tyre ka karakter urrejtës e vëllavrasës. Bën mirë Prekë Gjetaj që ma kujton Kçirën si “vazhdimsi e traditës së herëshme shqiptare të Pal Ëngjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit…” (http://www.zemrashqiptare.net /article/Personalitete/9005/). Ai vërtetë mund të ketë trashëguar Bogdanin i cili në bashkëpunim me Pikolominin e Karpushin hapi kryqëzatën e vitit 1689, që i solli dëm të madh shqiptarisë së Kosovës. Mund të ketë trashiguar Dom Loro Cakën, i cili në prag të “kryengritjes së Dugagjinit”, me mbështetjen jugosllave (1929), duke iu drejtua shumicës muslimane shqiptare, kishte thënë: “Popull muhamedan, të flasim kjartas. Ju ia kini shitë të hujve atë pjesën e Shqypnies të tuejën, e tash nuk keni të drejtë me u rropatë ma për kurrnji send... Ajo copë që i ka mbetë Shqypnies asht e të krishtenve e do ta sundojnë të krishtenët.. e për kët arsye do të mbeteni në sundimin e të krishtenve e pa shtetin tuej”. Ai mund të ketë trashëguar atë priftin e kohës së pushtimit fashist të Italisë (1939), që ndihej tejet i entuziazmuar dhe i kërkonte Jakomonit të nxirrte dekretin për të ndarë në shkolla fëmijët e muslimanëve prej fëmijëve të krishterë, sepse “muslimanët janë pisa e të palarë”. Kçira mund të ketë trashëguar autorin e letrës që bashkë me kryqe u shpërndanë në xhamitë e Tiranës (1941), ku thuhej ‘Muslimanë, për ju nuk ka më vend në Shqipëri’. Ose të atyre karolinave të shtypura në Bolonjë të Italisë, në shkrimin e së cilave thuhej se vetëm popullsia katolike shqiptare“mbante shenjat e pastra të racës” dhe denigronte muslimanët si “pasardhës të pushtuesve të paqytetëruar dhe shtypës...” Por edhe mund të jetë tipi i asaj dore që formuloj ‘traktet’ ilegale të shpërndara në Kosovë në krishtlindjet e 2001-tës dhe në fillim të 2003-tës, një thirrje ku kërkohej të braktiset “Islami i prapambetur” që t’i kthehemi “fesë së të parëve tanë”, thirrje e thjeshtë për një ‘kryqzatë shtrigash’ të kohës së maskarenjve për të rjepur 1,900,000 kosovarë që nuk kishte arrirë Millosheviqi t’a bënte.
A nuk do të ishte më e nderëshme për Dom Anton Kçirën të ndiqte shembullin e At Gjergj Fishtës, që ruante xhaminë e Lezhës, pasi kishe marrë vesh se një grup të rinjsh donin t’i venin zjarrin. Të ndiqte shembullin e Dedë Gjo Lulit, i cili kishte vulosur për ndëshkimin e disa provokatorëve katolikë që kishin therrur një derr në xhaminë e Rus-Maxharit në Shkodër (1897). Shembullin e ipeshkvit katolik të Prizrenit imzot Lazer Mjeda, që ndërhynë te komandanti malazez, dhe nuk pranon lirimin e kaolikëve pa liruar edhe muslimanët. Shembullin e Bajram Currit që i thotë Konsullit Austriak të zgjidhin për kishë njërën nga 18 xhamitë e vendit të lindjes së Dom Anton Kçirës – Gjakovë. Shembullin e Kupe Danes që vrau dy ushtarë osmanë për të mbrojtur një grua, bashkëqytetare katolike. Shembullin e hoxhës së Gucisë, i cili pasi u kujdes për jeimët Martin e Aleksandër Sirdanin, i mori me vete në Shkodër dhe i vendosi në shkolla për të ndjekur rrugën e priftërisë. Shembullin klerikut katolik At Pjetër Meshkalla, i cili vizitonte familjet muslimane të Shkodrës pasi ruante kujtime të mira me to në kalvarin e vuajtjeve dhe të torturave në burgjet e regjimit socialist. Shembullin e Filip Krajës, që shkaktoi largimin e gjeneralit Trolman, për shkak të raprezaljeve që u kishte bërë malësorëve muslimanë të Mbishkodrës. Do ta kishte më përnderë, sesa të ndiqte shembullin e Millosheviqëve, Gjorgjeviqëve e Çubriloviqëve.
Nëse Dom Anton Kçira nuk dëshiron të pranojë këshillën e parë të At Anton Harapit” se: “Bashkimi i tri klereve asht leva ma e fuqishme për të sigurue bashkimin e shpëtimin”, le të pranojë damkën e tij si hyzmeqarë i dorës së huaj: “i rrezikshëm për besim e shtet”. Kurse Ali Asllani do ta fuste në listën: “Koha e maskarenjve”, se ashtu më mirë do t’i përshtatej.
Një përgjigje të meritueshme ja ka dhënë Prof. Dr. Mehdi Hyseni (“Kur prifti bëhet dreq, atëherë edhe engjëjt ikin nga kisha” në http://www.albaniapress.com /lajme/11098), por çuditërisht shqiptarët në Amerikë heshtin. Ata më shumë prej të gjithëve duhet të ndikojnë që prifiti Kçira, të kërkonte falje publike e njëkohësisht të jepte llogari para gjyqit përkatës në Amerikë, që veç paradokseve antihumane, antifetare e antikombëtare, ka ofenduar edhe ‘vlerat demokratike’ duke shkelur kështu “The United States Bill of Rights” për të drejtat e njeriut në Amerikë.
Të gjithë ata, që e kanë dijtur këtë dhe nuk e kanë publikuar janë të dyshimtë, për shkak se kanë fshehur një të keqe të patolerueshme. Çka do t‘i themi Kryetarit të Komunës së Klinës – Prekë Gjetaj, që e quan këtë përbindësh “figurë e ndritur me ideal të lartë në shpirtë, atdhetarë...“, http://www.zemrashqiptare.net /article /Personalitete /9005/). Ku ishte Beqir Sina, për të cilin Kçira ishte “ambasador të kulturës... me rrënjë kombëtare...me gojën e ëmbël... e me një dashuri të madhe...” (http://www.shkoder.net/fjala/2008/bsina78.htm). Ku ishte Vehbi Bajrami, për të cilin ky kriminel me veshje prifti ishte “aktivist i palodhur i çështjes shqiptare”. (http://osdir.com /ml/politics. region. albania. Shqiperia /2004-07/msg00078. html). A nuk i takonte “Bota Sot” dhe “Iliria” që ta raporonte këtë skandal në kohen e ngjarjes? Ku janë ata sot që u bë publike? Ku janë Organizatat fetare e kombëtare, ku janë Shoqatat inelektuale? Jemi mësuar ne shqiptarët të kalojmë mbi të këqijat: “hajt se nuk u bë nami”, por nami i zi bëhet kur heshtet e keqja, sepse kështu ajo mbështetet dhe aprovohet, e pastaj edhe mund të shpërthejë.
Për medinë është shumë e pafalëshme heshtja që duhet kuptuar si “proces i rindërtimit të vlerave kinse kombëtare”, kurse prifti me të kaluar të dyshimtë, që përvidhet të manipulojë me ndjenjat e besimtarëve, duke denoncuar të tjerët në baza raciale dhe fetare, harron se ku gjendet dhe se me kërcënim vetëm që humbë përkrahje te njerëzit e arsyeshëm. Fyerja mbi baza raciale dhe fetare është gabim i rëndë jo vetëm me ligjet vendore-amerikane, por edhe me ato ndërkombëtare. Por e keqja e madhe qëndron tek fshehja e së vërtetës nga mediat e komunitetit duke i lënë hapsirë dezinformimit dhe duke neglizhuar misionin fisnik të informimit objektiv. Më e keqja e gjithë kësaj të keqeje është se ajo po shtrihet në shumë nivele, dhe si arsyetim bizar ka "patriotizmin".
Ata barinj që duan të jenë besinkë ndaj Zotit, kombit e Atdheut, nuk duhet të shkojnë në asnjë insititucion ku ofendohen vlerat kombëtare të shqiptarëve, të dënueshme moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht. Shqiptarët e kanë të qartë se tezat e “njerëzve me bishta” për shqiptarët janë teza primitive serbomadhe të KOS-it, të ASSHA-së e të LSHS-së, të Pashiqëve, Çubriloviqëve e Gjorgjeviqëve, pinjoll i të cilëve mund të jetë edhe Kçira, i cili për shqiptarët e Kosovës, si për veten e tij, ‘pasuron’ edhe me emrin “qen”. Si nuk i shkoj mendja ndonjërit nga audienca që të vepronte siç veproj prifti Fan Noli në Konferfencën e Paqës së Versajës, me ç’rast ua ktheu prapanicen auditoriumit, duke ua treguar se shqiptarët nuk kanë bishta, ashtu siç i kishin cilësuar Dom Anton Kçira (2007) dhe Vladan Gjorgjeviqi (1919). Ku ishin të gjithë ata “engjuj” të Kishës, të gjithtë ata “besimtarë” të Zotit, të gjitha ata “patriotë”, intelektualë, biznismenë miliarderë të Kombit e të Atdheut, që për tre vjetë nuk reaguan kundër tij!? Heshtja tre vjeçare e këtij skandali s’ka si spjegohet ndryshe veç se një akt miratimi i të gjithë atyre që e kanë parë “predikuesin”. Çfarë predikimi mund të ketë në mungesë të tolerances, në mungesë të respektit reciprok, në mungesë të durimit e maturisë me nëpërkëmbjen e dinjitetit fetar të pjesëtarëve të besimit tjetër. Toleranca dhe zemërgjerësia e pjesës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës, nuk duhet të nënkuptojë edhe të drejtën e fyerjeve dhe shpifjeve që i vishen sot muslimanëve shqiparë të Kosovës.
Sot na quajn “turq”, “qenër” e “me bishta”, nesër mbase do t’na quajn “ardhacakë” e pasnesër do të na thonë siç i kishin thënë shkrimtarit boshnjak më 1994: “edhe nëse shëndrroheni në Pengiunë, do tua shkrijmë edhe akullin që të mos keni vend!”. A ka më poshtërsi dhe a mbulohen qoftë edhe me një kërkim faljeje, ofendimet që u janë bërë bijëve e bijave që u flijuan për lirinë e Kosovës, një plagë e thellë për të gjithë shqiptarët.